Posts

Showing posts from July, 2015

Në mbrojtjen e grupit të Kumanovës do të kyçen ekspertë nga SHBA si dhe nga ASHASHA

Image
Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra ka kërkuar që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni të bashkohen dhe të ulen në një tryezë debati për të diskutuar dhe për të shtruar një agjendë shqiptare me kërkesa që të jenë më pas pjesë e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Ai këtë e ka theksuar në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Sipas tij, duhet mbështetur një platformë e pastër kombëtare me kërkesat që kërkojnë zgjidhje dekada të tëra, edhe pas luftës së vitit 2001, e cila kishte si produkt një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, e cila nuk është implementuar akoma.

“Në rast se nuk ndodhë një unifikim apo bashkërendim serioz i kërkesave shqiptare, atëherë do të ndodhë një kaos dhe krizë e thellë politike në spektrin politik shqiptar, e cila do të jetë me pasoja të paparashikueshme”, theksoi prof.dr. S…

Nga Kabil Bushati : DRITËHIJET E LUFTES SË KOPLIKUT

Image
Shkak për shpërthimin e intervencionit ushtarak nga ana jugosllavëvet kunder krahinës së Shkodrës shërbeu një incident kufitar burim i të cilit ishte edhe poltika sërbomadhe e genocidit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët detyroheshin të iknin nga tokat e tyre të aneksuara me 1913,duke braktisur çdo gjë,edhe vatrat e tyre familjare dhe të hidheshin në për të shpetuar nga përsekutimi çnjerëzor i sunduesve jugosllavë. Më 26 korrik 1920 shpertheu intervencioni luftarak që ne histori ka marrë emrin Lufta e Koplikut.


Në Shkodër egzistonte kjo panoramë poltike e krijuar nga Fuqite e Medha . Sado që francezët me prapamendim nuk e deklaruan kohën e zbrazjes së Shkodrës, kjo u konstatua me tërheqjen e fuqisë së vogël me qëndrim në Obot. Komiteti i Shkodrës, i ndodhur para kësaj gjëndjeje, dërgoi njerëz në Tiranë për t’u marrë vesh me qeverinë, që të merrte masat e nevojëshme për një rast të tillë, për të evituar hyrjen e malazezëve në Shkodër. Komiteti, kur pa tërheqjen e francezëve prej Obotit, f…