2016-08-07

Krenaria e Artë - Majlinda Kelmendi nga Peja , bëri në Rio 2016 - historinë e xhudos botërore.




Kampionia e botës dhe Evropës, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio2016’, duke mundur sonte në finale italianen Odette Giuffrida.


Xhudistja e përfaqësues sonë, edhe në finalen e madhe të Rios, ka treguar performancë të lartë, duke fituar të artën, të parën për shtetin tonë që për herë të parë është pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet. Gëzimi i Majlindës ishte i papërshkruar dhe i përcjellur më lot pasi këtij suksesi jashtëzakonisht të madh.






Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi e ka nisur furishëm aventurën në ‘Rio 2016’.


Kampionia e botës e ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp vetëm 25 sekonda, duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’.Xhudistja jonë, e cila llogaritet favorite për ta fituar medaljen e artë në Rio, është treguar më e mirë se zvicerania, duke bërë hapin e parë në rrugën për medalje.





Majlinda Kelmendi sfidon xhudisten japoneze Misato Nakamura në gjysmëfinale Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’.

Xhudistja jonë është në rrugë të mirë që ta fitoj medaljen e artë në ‘Rio 2016’, ku Kosova për herë të parë është pjesë e ngjarjes më të madhe në planet.Sfida mes xhudistes sonë dhe japoneze do të zhvillohet dikur rreth orës 21:00



Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur.


Xhudistja jonë mposhti Christianne Legentil në çerekfinalen e Lojërave Olimpike ‘Rio 2016, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale.Kampionia e botës i është hakmarrë në mënyrën më të mirë Christianne Legentil për disfatën e pësuar në ‘Londra 2012’.





Në gjigantin brazilian ‘Maracana’ në një atmosferë madhështore ka nisur ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’.


Në një atmosferë fantastike dhe në një organizim përfekt, ku po marrin pjesë personalitete të shumta shtetërore, e në mesin e tyre edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të parakalojnë 207 delegacione, e në mesin e këtyre shumë shteteve do të defilojë edhe flamuri i Kosovës të cilin do ta mbajë kampionia e botës, Majlinda Kelmendi.

Tetë sportistë të Kosovës për herë të parë do të jenë pjesë të ngjarjes më të madhe sportive në rruzullin tokësore. Krenaria e sportit tonë,

 Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite për të rrëmbyer medalje në ‘Rio 2016’, e që do të ishte medalja e parë për Kosovën nga një ngjarje kaq masovike.

 Në Rio të Brazilit, Kosovën po e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në xhudo, në not Lum Zhaveli dhe Rita Zeqiri, në atletikë Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari, në shenjëtari Urata Rama, kurse në çiklizëm Qëndrim Guri.


Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, e cila po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike, ka fituar sot garën e parë, duke mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, me rezultat 100 me 0.

Ajo ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Lojërave Olimpike, të cilat po zhvillohen në Rio de Janeiro të Brazilit.

majlindafiton

Majlinda Kelmendi në Olimpiadë

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se garat në të cilat do të marrë pjesë Majlinda Kelmendi fillojnë sot në orën 10 sipas kohës lokale.

“Garat ne kategorinë ku garon Majlinda Kelmendi fillojnë sot, në orën 10:00 me kohen lokale të Brazilit. Kelmendi është e lirë në luftën e parë, ndërsa lufta e dytë është paraparë në orën 11: 24, që me kohën e në Kosovë është 16:24”, ka bërë të ditur Hasani.

Ai ka shtuar se: “Majlinda Kelmendi është e përgatitur për këtë moment dhe unë personalisht mendoj se do të shkëlqejë”.

Majlinda Kelmendi është kampione botërore në vitin 2013, në xhudo për femra, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova paraqitet për herë të parë.

Kosova përfaqësohet në Lojërat Olimpike në RIO nga 8 sportistë të disiplinave të ndryshme.

Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar para më pak se 2 viteve dhe është anëtarja më e re që i shtohet familjes olimpike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...