Posts

Showing posts from May, 2012

NJOFTIM ZYRTAR NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS PËR FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN

Image
KRYESIA E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE 
TË KOSOVËS KA MARRË KËTË 


VENDIM

Juria përkatëse e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor 2012, në Prizren, poezitë e lexuara para publikut do t’i vlerësojë me tri çmime, pavarësisht ku do të lexohen, por është i domosdoshëm leximi nga vetë autori.

Në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” marrin pjesë me poezi:

Më 9 qershor 2012, në orën 20, në orën letrare “Lira magjike”, në pallatin e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren:

Adem Zaplluzha
Agim H. Berisha
Anna Kove
Arben Rashkaj
Arif Haliti
Arsim Halili
Bedri Neziri
Behram HOTI
Brahim AVDYLI
Delvina KËRLUKU
Dren Shala
Edit Dibra
Flori Bruqi
Gëzim Ajgeraj
Halil XANI
Ibrahim Berjashi
Ibrahim Skënderi
Ilam Berisha
Ilir Paja
Ismet LECAJ
Kozeta Zavalani
Kristina RRASI
Kujtim MORINA
Lejla Hoti
Liman Zogaj
Lulzim HAJDARI
Mirvete Leku
Nebih BUNJAKU
Nezir PROKSHI
Nikolla SPATHARI
Petrit RUKA
Raimonda MOISIU
Riza Lahi
Rushit Ramabaja
Sabahate Byci
Safete S…

Fahredin Shehu""Pleroma’s Dew"

Image
Nga Flori Bruqi


Librin që e botoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës /"Pleroma’s Dew"/, poeti i mirënjohur shqiptar nga Rahoveci ,z. Fahredin Shehu e promovoi në Prishtinë.

                                                            Daut Demaku & Fahredin Shehu
Sipas kritikëve, Fahredin Shehu e ushqen mendjen dhe shpirtin e tij për gjeneratat që vijnë në formën e pastër esenciale të artit. I botuar para disa javësh në New York, nga shtëpia botuese "Inner Child Press", libri me poezi ‘Pleroma’s Dew’ i shkrimtarit Fahredin Shehu u promovua edhe në Prishtinë.


Në amfiteatrin e Shkollës Amerikanë në Kosovë u mblodhën njerëz të fushave të ndryshme të kulturës. Ata erdhën aty për të dëgjuar deklamimin e poezive të Shehut në anglisht dhe në shqip, si dhe për të dëgjuar vlerësimet e kritikëve mbi poezinë e tij, por edhe për të dëgjuar përvojat e tij letrare.

 Fahredin Shehu & Ilire Zajmi

Shkrimtari Daut Demaku foli për sakrifikimin për artin, apo si e quajti ai, vetëv…

Hamit Xhaferi:Shqyrtime letrare

Image
Lindi ne fshatin Zajaz te Kercoves, R. Maqedonise.Shkollen fillore e kryen pjeserisht ne vendlindje dhe ne Tetove.

1961 - Jeton familjarisht ne Tetove.

1969 - Maturoi ne Gjimnazin e Tetoves ne paralelen pedagogjike.Qe nga ky vit e fillon punen e tij edukativo arsimore si mesues.

1973 - E kryen Shkollen e Larte Pedagogjike ne Shkup pa shkeputje nga puna.

1978 - Kreu studimet per Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Fakultetin Fililogjik ne Shkup.Po kete vit, me rastin e dites se arsimit, Keshilli drejtues i Ministrise rajonale - Tetove i ndane Mirenjohje per rezultatet e jashtezakonshme qe ka arritur ne lemin e arsimit dhe edukimit.

1981-2001 - Emerohet profesor i Gjuhes dhe Letersise Shqipe ne Gjimnazin e Tetoves ku punoi panderprere gjer me tetor 2001.

1985 - Mbaroi studimet pasuniversitare ne Universitetin e Prishtines dhe merr graden magjister i shkencave filologjike.

1986 - Anetar i Keshillit te takimeve nderkombetare te perkthyesve letrare qe jane organizuar ne Tetove.

1991 - Eshte nder …

Leximi i poezisë së Flutura Açkës

Image
Prof.dr.sc.Emin Kabashi

Kishte një periudhë kohore në zhvillimin e poezisë shqipe, e cila nuk ishte e zonja të bëjë pjesë në trashëgiminë shpirtërore as në vlerat e të mëdhenjve të Rilindjes sonë Kombëtare, siç ishte rasti me veprën poetike të Jeronim De Radës. Nuk ishte e zonja kjo poezi, niveli i saj artistik dhe kulturor ende të komunikonte me kulmet e këtyre vlerave. Duhej të priteshin vitet '60 që të bëhej e mundur krijimi i urave të tilla, të bashkëkrijimit të tërësisë së vlerave shpirtërore të kulturës kombëtare. Në këtë kohë ishte botuar vëllimi me poezi i "Shekulli im" i I. Kadarëse. Po të kësaj kohe janë edhe veprat e para të rëndësishme të poetit Dritëro Agolli e ndonjë bashkëkrijuesit të tyre.

Që nga ajo kohë e deri në ditët tona, poetesha dhe romancieja Flutura Açka, është njëri ndër zërat më të rëndësishëm të poezisë shqiptare. Kur lexohet një poezi, një vëllim poetik, zakonisht shprehja e parë që na kujtohet është "më pëlqen", ose "nuk më pë…

Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga shkrimtari nobelist serb Ivo Andriq

Image
Hivzi Islami (Letovicë e Bujanocit, 1946), shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Preshevë (1965), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi (1973), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1974 ligjërues, docent dhe profesor i demografisë në Universitetin e Prishtinës; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie.Mori pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkol…

POEZIA SI AKT I QËNDRESËS DHE I PËRKUSHTIMIT ATDHETAR

Image
Dr. sc. Besim MUHADRI:



Në vend të parathënies


Poezia e Brahim Avdylit erdhi në një kohë kur në artin poetik të Kosovës kishin shpërthyer edhe një numër krijuesish të talentuar, si Basri Çapriqi, Tahir Desku, Abdullah Konushevci, Milazim Krasniqi etj., të cilët sot janë bërë emra të shquar të letërsisë së gjithmbarshme shqiptare, jo vetëm si poet, por edhe si studiues dhe historianë letërsie.
Ndonëse që në moshën e hershme të rinisë i mërguar larg vendlindjes, larg atdheut, poeti Brahim Avdyli asnjëherë s’pushoi së krijuari dhe së vepruari si poet dhe si atdhetar. Në poezinë e tij, jo rrallë, ndihet pesha e mungesës së atdheut. Ai është i ngërthyer nga malli, dhimbja, por edhe vetmia dhe kujtesa që përshkohet nga një shqetësim përmanent, i cili më pas shkrihet në artin poetik të këtij poeti. Shpirti dhe mendja e poetit të mërguar, është e lidhur fort në idealin e çlirimit të atdheut dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, të ndara padrejtësisht nga fuqitë e mëdha në fillim të shekulli…