Posts

Showing posts from December, 2012

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve...

Image
http://floripress.blogspot.com/2012/12/zef-pergega-eshte-lapidar-i-drites-se.html





Nga Flori Bruqi

Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /...

    Zef Pergega 


I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinaj…

Urime,shëndet e shumë gëzime për vitin 2013 të gjithë miqëve dhe lexuesve të Agjencionit Floripress

Image
Urime,shëndet e shumë gëzime për vitin 2013 të gjithë miqëve dhe lexuesve të  Agjencionit Floripress

Me 15 janar 2013 fillojnë ligjëratat për studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës

Image
Më 15 janar të vitit 2013 do të fillojnë ligjëratat në studimet e doktoratës, në programet të cilat janë akredituar. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, bëri të ditur për Radio Kosovën, se numri i kandidatëve të pranuar do të dihet i saktë kur të mbyllet edhe konkursi i fundit në tri programe të tjera të doktoratës. Sipas tij, numri i kandidatëve për gjashtë programet e doktoratës mund të jetë rreth 100.

Në gjashtë programe të doktoratës, tri të akredituara më herët dhe tri që janë akredituar ndërkohë, do të fillojnë ligjëratat më 15 janar të vitit 2013. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahm Gashi, tha për Radio Kosovën, se nga 15 janari deri më 15 shkurt në mënyrë intensive do të plotësohet koha e humbur, pasi gjatë kësaj periudhe profesorët nuk kanë angazhime të tjera.



Prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi
Rektor i Universitetit të Prishtinës
“Është menduar që mes dy semestrave, ku profesorët nuk kanë angazhime të tjera, të angazhohen në programet e doktoratës. Pra…

Në BKUK u promovua libri i Prof.dr.Jakup Krasniqit“Pavarësi dhe personalitete”

Image
Sot  më 30 dhjetor në orën 12, në BKUK  u promovue  vepra më e re e  Prof.dr.Jakup Krasniqit, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Historiani, politikani, publicisti, veprimtari dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së në librin e nëntë të tij, “Pavarësi dhe personalitete” merret me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të përbashkëtat dhe të veçantat e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.






Libri sistemohet në tri njësi (pjesë): Pjesa e parë: Dy pavarësitë shqiptare; pjesa e dytë: Personalitete, dhe e treta: Dokumente, materiale dhe fotografi (album).

Autori me këtë libër jep ndihmesë pikërisht në vitin e madh të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, por që gjen momentin që në përmbyllje të këtij viti festiv ta promovojë librin, pikërisht më 30 dhjetor, datë që përkon edhe me 21-vjetorin e sulmit barbar serb në Prekaz, i cili do të kulmojë në marsin 1998, tragjedi kjo që sensibilizoi gjithë opinionin botëro…

HULUMTIMI ETIMOLOGJIK I TË VËRTETAVE HISTORIKE

Image
From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: letrat2@yahoo.com
Sent: Sunday, 30 December 2012, 12:28
Subject: Parodizim - Hulumtimi etimologjik i te vertetave historike

Si e quajti Kolumbo kontinentin e ri, Amerikë? Bill Clinton nuk lindi në Irlandë (lexo: Ilirlandë)


(Parodizim i vjeter, 1997 - shkeputur nga Lista e vjeter e State University, NY - lidhur me "shkencën" dhe eseistiken shqiptare... e cila shkencë vazhdon nga disa autorë dhe sot e kesaj dite me te njëjten qasje "shkencore"!

Dmth atehere kur akoma s'kishte Internet në kuptimin e plote te fjales në Tirane e Shqiperi, kur lehte mund te thuhet se shqiptaret vetem zerin ia paten degjuar Internetit. Qasja e shkallezuar (masive) ne Internet erdhi vetëm pas vitit 1997. Operatori i parë ishte Intellectual Communication Center-Albania e më pas në vititn 1998 Abissnet dhe Adanet. Së bashku me operatorë të tjerë ato filluan të shtrijnë shërbimin e internetit fillimisht në Tiranë, në përfaqësitë diplomatike, ato sh…

Letër e hapur drejtuar zotit Jakup Kraqsniqit kryeparlamentar aktual i Kosovës, intelektual ,luftëtarë dhe politikan i denjë!

Nga Asllan Dibrani                 L e t ë r    e   h a p u r !  Drejtuar  : Zotiti Jakup Krasniqit  kryetar i Parlamentit të Kosovës, Luftëtarit, ish të burgosurit  politik ,intelektualit, historianit dhe  veprimtarit  për çlirimin e Kosovës. Për çështjen aktuale   në  skenën politike pas   hendekut të krijuar në Partinë Demokratike  si pasojë e skandalit  të publikimit të  përgjimeve  telefonike.
Fort i nderuar  Zoti Jakup Krasniqi!

I nderuari  zoti Kryetar i Parlamentit të Kosovës  ,Jakup Kerasniqi ,   po e shkruaj  këtë letër   nga  një  përjetim  i rëndë shokues nga afera e përgjimeve skandaloze,  që e përjetoj  populli liridashës i Kosovës martire . Jam emigrant në Gjermani si pasojë e  okupatorit  serb mbi trojet tona , ish i burgosur politik  një gazetar dhe  veprimtar i pa ndashëm  për çështjen  atdhetare.
Edhe unë e ndjeva si plagë të rëndë   publikimin e përgjimeve që tani u bë  aktuale në mediat  kosovare dhe ma gjerë  si plagë e re   në masën e popullit që  dita ditës  orga…