Posts

Showing posts from October, 2016

NGA REXHEP SHAHU: GJERMANËT NË ARRËN TE HALIT OSMANI

Image
REXHEP SHAHU
“Asnjë kopsë prej uniformave tona nuk do të ishte kthyer më në atdhe!”, po të luftonim me këta malsorw shqiptarë, shprehet oficeri gjerman...

(Fragment nga libri i komandantit gjerman Hermann Frank – Lufta e çetave ne Shqiperi)
Grupi luftarak nis marshimin dhe ngjitet përpjetë drejt Arrnit përgjatë shpateve të maleve. Në buzë të një pylli të lartë e të mrekullueshëm drejtimin dhe sigurimin e marshimit e marrin përsipër grupe të armatosura prej tre katër vetash të çetave shqiptare.
Pyjet e lartë janë shumë të rrallë në Shqipëri. Ky këtu u kujton ushtarëve atdheun në Gjermaninë e jugut. Pemë të moçme ahu me kurorat e gjëra, mjaft të shtrira pengojnë rrezet përvëluese të diellit, por lejojnë sidoqoftë të depërtojnë në truallin e pyllit aq dritë dhe ngrohtësi, saqë aty mund të shpaloset një vegjetacion i harlisur, nga myshku modest e pa pretendime deri tek shkurret e kaçubet. Lëndina malore me ujitje natyrore, të cilat u ngjajnë kullotave alpine, ushqejnë dhenë, dhi dhe bagëti…

Pasurimi i liderëve me djersën e të varfërve

Image
Nga: Islam Krasniqi

Jemi lodhur nga deklaratat boshe të qeveritarëve tanë, ku çdo ditë dalin nepër intervista për të bërë show dhe thonë së Kosova ka rritje ekonomike 2% , 5%, 10%, në këtë vitë, me të lartën në Ballkan, ndoshta ka rritje edhe 100%, por jo Kosova, s’ka zhvillim ekonomik Kosova, por ekonomia familijare e bosave qeveritarë, se për popullin ndryshime ka zero %.


Papunësia dhe varfëria e kanë lodhur këtë popullin, papunësi e madhe, varëfria, skamje me e larta në Europë, taksat dhe obligimet ndaj shtetit më të lartat në Ballkan, ku kjo klasa politike po ua pin gjakun me pambuk, pak e nga pak, duke i mashtruar ende që dhimbja e popullit të zgjatë me vite të tëra.



Thirren në vlera demokratike, thirren në kontributin e rrejshëm të tyre, për të plaçkitur edhe më shumë, ku xhirollogaritë e tyre janë mbushur e stërmbushur përplot me para. Kësaj klase politike i ka ardhur fundi së turpri do e mbys edhe popullin një ditë që i kanë votuar këta individë, që e kanë sjellë vendin në kë…

ÇËSHTJA E GJUHËS ME FËMIJËT SHQIPTARË NË EMIGRIM

Nga Prof. Zymer Mehani
Mësimi i gjuhës zakonishtë është ekperiencë e rëndë për tërë familjen. Shumë gjëra ndërrojnë shpejt dhe rrënjësisht dhe për t’u adaptuar në vendin e ri shkojnë vite të tëra.

Shumica nga emigrantët përjetojnë stres gjatë kësaj periudhe, gjithashtu migrimi çdoherë ndikon në familje. Rrolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësishtë dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njejta gjë ndodhë edhe në raportin ndërmjetë prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët nëpërmjetë çerdhes dhe shkollës shumë më shpejt e përqafojnë kulturën e huaj. Dallimi në mes kulturës etnike dhe kulturës së huaj mund të krijojë keqkuptime në shtëpi. Fëmijët zakonisht e mësojnë edhe gjuhën më shpejt se prindërit.

Prindërit mund të kujtojnë se nga ndikimi i kulturës së huaj do t’i humbasin fëmijët e tyre. Nëse fëmijët detyrohen të interpretojnë në gjuhë të huaj për prindërit e tyre, rolet në familje do të ndryshojnë rrënjësisht. Prindërit në ato raste do të mendojnë se do ta humbasin vlerën e rolit të prindit.

Gënjeshtrat prej komunisti të Fatos Klosit !!!

Image
Nga Skënder MULLIQI

Shumë nga ata që erdhën në krye të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë erdhën falë organizatës famëkeqe të SHISH-it. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët më së paku i takonin politikëbërjës.

Deklarata e fundit shumë irrituese dhe skandaloze e ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, së “Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga Ibrahim Rugova, dhe së politika e Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar”, është edhe një tregues tjetër, se SHISH ka qenë e interesuar të fusë vëllavrësjen se sa t’i mbrojë interesat shtetërore të Shqipërisë dhe t’i shërbejë për së mbari luftës çlirimtare kundër Serbisë në Kosovë.



Fatos Klosi ndoshta më mirë do të ishte të sqarohet para opinionit për mëkatet që bien mbi supe të tij dhe organizatës SHISH, karshi vrasjeve politike, të cilat e dëmtuan rëndë kauzën e përbashkët të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. I vogël je shumë ti farë Klosi të përshkruash së cila i…

Cikël me poezi nga Mark Kuzhnini

Image
STINË E BUKUR Ti erdhe kur s’të kam ftuar,
Dhe ke ikur si e trembur…
Gjith më than që jam i dashuruar,
Dhe ti këtë gjë ma ke përmendur.
Kisha frikë dhe ta shihja vetën,
Edhe koha të tillë më emroi…
Po si mos ta dashuroja jetën,
Kur lumturi ajo më shtoi.
Pasi që kthyem shpinën,
Ndihesha më i lumtur…
Sepse ti ma dhurove stinën,
Vetën tënde si stinë më t’bukur. Akuzë Dashurie Duhet ti flasim fjalë të ngjajshme
mos të përqeshemi nga përkuroria e as nga gjykata
le të dëshmojm që të dy një gënjeshtër të sajuar
si për shembull kurr s’jemi parë as kurr s’jemi prekur
e aq më shumë që u përqafuam
ah! përqafimi ku shpirti ngjizet me shpirtin
dhe shëndrohet në një embrion
e me pas lind një foshnje vajz
është Ndjenja… vajza e dy të pandehurve, vajza jon
shpresoj që s’do të deklaroj të vërtetën vajza
se do përfundojm me shekuj prapa grilave që të dy
uroj që mos të na përqesh koha e as kujtimi
mos më shiqo në sy në seancen gjyqsore
se do më bësh me lotë, e lotit do ti dal fjala
që ne njihemi, shumë e fuqishme është fjala e l…

POEZI NGA IBRAHIM GASHI

Image
E IMJA GJITHMONË

Tani nuk mund
tē ikësh zemra ime
Edhe pse erërat
e egëra kanë nisur
Ta rrethojnë kështjellën tonë
të mrekullisë
Tani nuk mund të ikësh
Me ëndrratë tua
Për një qiell më të ndritur
Në hapësirat ku nuk
Do të jem unë
Sepse gjysma ime
Në TY është ngjitur.
TI nuk mund tē ikësh
Shpirti im
Edhe nēse tërmetet
E kërcënojnë
Dashurin tonë.
TI mund të ikësh
Lumturia ime
Vetëm atëherë
Kur unë iki nga kjo
Jetë e mërzitshme
Me veti do ta marrë
Magjinë tënde përvëluese.

I VETËM

Në hapësirën
E shtratit ku flenë
Përqafova fort
Këmishën e natës
I rëndë plumb
U përpëlita
Në gjumē
Humnerës
Plot labirintha.
Në galaktikën pa yje
Mbërthyer mbas TEJE
U zgjova në krah
I lagur në djersē
Do vijë prapë nata
Me TY të më ngrit
Në gjithësi me yje.

DASHURIA IME NUK VDES KURRË

Dashurisë ëmbël
I buzëqeshi
O ëndërrat e mija.
Jetën nuk do ta kuptoj pa te…
Në kopshtin
E zemrës sime
U rrit me shumë
Sakrifica
Mundime…
E përjetshme
Do të jetë ajo
Nuk dua
Të më humb
Do të kalëroj
Atje ku jeta
nuk do të qesh
D…

Ese për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“

Nga Rrustem Geci 



Shkrimtari, publicisti, dhe ish i burgosuri politik, veprimtari dhe patriot i radhëve të para për çlirimin e Kosovës, Kadri Rexhaj, këto ditë doli me libër të ri, „Pikëtakime letrare“. Me këtë libër të eseistikës moderne shqiptare, shkrimtari Kadri Rexhaj, e begaton letërsinë tonë të bukur me një vepër të mirëfilltë letrare. Veçanti të librit, „Pikëtakime letrare“ janë; stili i shkrimit, estetika e kuptimeve, dramaturgjia e përgatitjeve dhe përmbajtja e veprimit për luftën finale. Esetë e shkrimtarit Kadri Rexhaj, janë mesazhe veprimi dhe kulturimi. Ku fshihet e vërteta, të pavertetës i biem grushta në fytyrë.

Rruste, jam i dashuruar i së së bukurës, shprehet poeti Rexhaj. Poetikë e kam kokën, shpirtin dhe zemrën. Kosovë, shprehet Kadri Rexhaj, unë i kam dy të dashur të mishit dhe të gjakut tim; Atdheun dhe motrën e tij, Lirinë. Pa këta dy të dashur të shpirtit dhe të mendjes sime, mua do më merrej goja, dhe do të më më zihej fryma…Ky libër i botuar nga Radio Kosova …

Arsimi në kohën e regjimit komunist

Nga Prelë Shytani

Nëse pati ndonjë gjë pozitive regjimi njëpartiak i para nëntëdhjetës, ndër kryesorët ishte arsimimi i popullit, zhvillimi cilësor e sasior i sistemit arsimor. Arritjet në këtë sektor qenë shumë të prekshme edhe në zonën e Dukagjinit. Mbas zhdukjes për një kohë rekord të analfabetizmit, u hapën shkolla fillore në çdo fshat. Ne vitin 1968 u bë i detyrueshëm arsimi 8-vjeçar e në këtë kuadër u hapën 14 shkolla 8-vjeçare vetëm në Shalë, Shosh dhe Pult ku kishte edhe 4 konvikte për sistemimin e nxënësve që e kishin larg shkollën më të afërt, me pamundësi frekuentimi për çdo ditë.

Pika kulmore në masivizimin dhe zhvillimin e arsimit ka qenë hapja e shkollës së mesme bujqësore në Breglumi në vitin 1973 me drejtor të parë të ndjerin Reshat Gruda. Për atë kohë ishte e vetmja në Dukagjin ku krahas nxënësve me shkëputje nga puna pati edhe shumë pa shkëputje nga puna, punëtorë të thjeshtë apo kuadro drejtues të ekonomisë të niveleve të ndryshme. Fillimisht në vitin e parë u regji…

NDERIME DHE KUJTIME PËRHERË PËR JETËN DHE VEPRËN E KOLONEL AHMET KRASNIQIT

Image
Shkruan Abas Fejzullahi

Lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit më datën 21-09-1998, në Tiranë, në kryeqytetin e Shtetit Shqiptar, është dhe do të jetë përherë ligësi dhe dobësi e njollë e zezë dhe në vazhdimsi do të jetë dyshimi gjithnjë i pranishëm për qeveritarët e veçantë në vende dhe detyra të veçanta në institucionet shtetërore dhe politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, për heshtjen e deritashme, për mos zhvillimin e hetimeve, për kapjen dhe dënimin e kriminelëve vrasës dhe urdhëdhënësit e tyre…!



Kolonel Ahmet Krasniqin e njoha përmes Agim Mehmetit

Agim Mehmeti, zëvends Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARKU-ut, i cili ndërroj jetë para një viti, më 3-08-2015, në librin e tij „E VËRETA PËR FARK-un“ në faqe 156-157, me rastin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, mes tjerash shkruan edhe për tre vrasësit:

„ …Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duk…

Hakmarrja e vajzave ‘të vogla’… si vajza e videoskandalit…

Image
Një e katërta e vajzave që rriten pa praninë e babait kalojnë në depresion. Nuk ka rëndësi mosha e tyre për aq kohë sa vitet e tyre kalojnë mes trishtimit dhe vetmisë, që nuk e kanë zgjedhuar vetë ato!


Sipas një studimi britanik, fëmijë të cilët rritën me prindër të divorcuar, apo që nuk kanë një jetë familjarë të shëndetshmë kalojnë një fëmijëri të vetmuar dhe me probleme. Por ajo që është më shqetësuese është se shenjat e një depresioni të mundshëm i shfaqin vetëm 23% prej tyre. 50% apo edhe më shumë kanë probleme me shëndetin mendor, pasi kalojnë në moshë madhore, gjë që mund t’i çojë në kryerjen e krimeve të ndryshme.

Depresioni nuk njeh gjini, por sipas studimit është zbuluar se femrat janë ato të cilat preken më shumë nga mungesa e babait në shtëpi. Shoqëria i dënon dhe i paragjykon ende familjet e divorcuara, gjë që ndikon keq në rritjen e këtyre vajzave, të cilat mbyllen edhe më tepër në vetvete, duke mos pasur mbështetjen e askujt.

E kundërta ndodh me meshkujt! Djemtë të cil…