Posts

Showing posts from June, 2018

A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarrë, do arratinë të marrë, merr nja dhjetë Kosovarë!

Image
Poezi nga Fan Noli
A të duhen luftëtarë, Gjithë botës t’i vësh zjarrë ? Do arratinë të marrë ?
Merr nja dhjetë Kosovarë!
Njerez të zgjuar me lezet që i gjen në ç’do anë, të bëjnë hallv’ e salep,
keta janë mjeshtrit Dibranë.
A do njerëz për ahengje, Për tryez’ e për kuvende ? Burra e gra kërcejn’ në lodër ?
Keta i gjen veç në Shkodër!
A të duhen gënjeshtarë, matrapaz’ e kokëtharë, që rërën shesin për farë ?
Merr Krutanë dhe je i larë!
Po qefli a të duhen që me jevga din’ e kruhen, Zonja që pjellin çdo vit ?
Vetëm Elbasani rrit.
Do ministra Kolonjarë, se mbahen burra me mënd, duan kudo të jenë të parë
në mexhlis’ e në kuvend !
Do budallenjë që veç hanë, e hajvanë me dy këmbë, pasuri s’dinë të vënë ?
E ke gjithë Myzeqenë!
A do te rruash florinë, katandinë e shtëpinë, me dy qofte mbush sininë ?
Ec’ e merr Gjirokastrinë !
Do të hash e të besh qejf, Sofra shtruar si për mbret ? Pastërti e për hyzmet ?
Të tillë gjen në Përmet
A do male me dëborë, Trima t’ fortë e malësorë, fort bujar’ e burrërorë ?
I ke n’ Kukës, i ke me dorë !
Mat…

LIDHJA E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE SHQIPTARE NGA COPËTIMI

Image
SHKRUAN: XHAFER SADIKU

• Shkaqet e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe objektivat e saj
Pa analizuar shkaqet e luftës Ruso – Turke, duhet theksur se në përfundim të saj, ushtria ruse u duk në portat e Stambollit duke e detyruar Perandorinë Otomane të nënshkruante traktatin e Shën Stefanit, i cili u jepte pavarësinë e plotë Serbisë, Malit të Zi e Rumanisë. Përsa i përkiste Shqipërisë, traktati në fjalë e cungonte territorin e saj në favor të Bullgarisë, Malit të Zi e Serbisë. Në zonën lindore, vija kalonte në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Rekë, Dibër, Ohër, gjithë kazaja e Korçës gjer te mali i Lenies dhe nga gjithë prefektura e Korçës, mbetej vetëm kaza e Kolonjës.

Rreziku i coptimit të Perandorisë Osmane dhe rritja e ndikimit rus në Mesdhe cënoi interesat e Anglisë dhe Austro-Hungarisë. Ato kërkuan me urgjencë rishikimin e traktatit të Shën Stefanit dhe për këtë arsye u thirr Kongresi i Berlinit, i cili i filloi punimet më 13 qershor 1878.
Për të kundërshtuar projektet e fuqive të mëd…

Britania dhe Lidhja e Prizrenit

Image
Daut Dauti
Në fillim të janarit të vitit 1878, Tivari u pushtua nga malazezët gjatë një armëpushimi që ishte nënshkruar në mes të Portës dhe Rusisë, por të cilin malazezët nuk e respektuan. Me 10 janar, komandanti i Ushtrisë malazeze, Misho Vrbica, i informoi autoritetet otomane në Shkodër për kapitullimin e Tivarit dhe për përzënien e ushtarëve së bashku me tërë popullsinë nga qyteti. Disa ditë më herët, popullsia shqiptare katolike ishte evakuuar dhe vendosur në Budvë nga austro-hungarezët. Ushtria malazeze e okupoi edhe Ulqinin dhe vazhdoi duke e masakruar dhe përzënë popullatën vendase të atij rajoni. Shkodra, brenda pak ditësh, u vërshua me refugjatë.

Problemi i refugjatëve u bë çështje ndërkombëtare dhe e vuri në pozitë të rëndë Portën dhe Fuqitë e Mëdha. Në Stamboll, ambasadori austro-hungarez, konti Zichy i deklaroi ambasadorit britanik Henry Layard-it se qeveria në Vjenë ndjehej e turpëruar për faktin se 30 000 refugjatë shqiptarë u gjenden papritmas në territor austro-hungar…

Kongresit të Berlinit dhe çështja shqiptare

Image
Mr. Sc. Safet Hasani
Para se të filloj të bëjë një analizë më të ndërlikuar të natyrës shkencore, do të mundohem ta trajtoj këtë çështje nëpërmjet fakteve dhe shkrimeve historike, për ta kuptuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij Kongresi. Kriza Lindore parapriu Fuqitë e Mëdha për mbledhjen e Kongresit të Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). E gjithë ajo manovër diplomatike ishte skenuar nga fuqitë imperialiste evropiane, për planin dhe hartimin e hartës së re të Gadishullit Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane për zgjerimin e territore në kurriz të shteteve dhe kombeve të vogla. Kriza në Gadishullin Ballkanik ishte një problem i ndërlikuar, ku në rrethana problematike ishte shfaqur edhe Kriza Lindore e manifestuar edhe në Paqen e Shën Stefanit, e cila peshën e vetë e arriti me fuqizimin në Kongresin të Berlinit pikërisht me 13 qershor 1878.


Nga apetitet e disa shteteve evropiane dhe ballkanike pësuan disa nga popujt e Ballkanit. E gjithë ajo që mund të fokusohej në K…

Gjendja e shqiptarëve në kohën e Krizës Lindore

Marrëveshja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit Pëlqej0 Marrëveshja e Shën Stefanit (1878)

Gjatë periudhës së shkatërrimit të Perandorisë Osmane dhe Krizës Lindore, shqiptarët refuzuan të marrin pjesë në anën e Portës në luftimet kundër popujve fqinjë, megjithatë viset e banuara me shqiptarë ishin objekt i interesimit të vendeve fqinje dhe ideve të tyre për zgjerim tokësor. Pozitën e shqiptarëve posaçërisht e komplikoi ajo që një pjesë e Fuqive të Mëdha (Austro-Hungaria dhe Italia) shprehnin pretendime të drejtpërdrejta ndaj viseve shqiptare, ndërsa një pjesë (Rusia) i përkrahnin vendet fqinje në aspiratat e tyre tokësore.

Gjatë viteve 1876-1877 në Mirditë shpërtheu kryengritje kundër osmane. Kjo kryengritje u shua nga forcat osmane dhe nuk arriti të zgjerohet në pjesët tjera të banuara me shqiptarë, megjithatë tregoi se populli shqiptar nuk mund të lihet pas dore në projektet të cilat kishin lidhje me rendin e ri të Ballkanit.

Lufta ruso-turke dhe Paqja e Shën Stefanit

Në vitin 1…

Traktati i Shën Stefanit” ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar!

Dr. Nijazi Halili

Paqja në Shën Stefan ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar .Të copëtuar në katër shtete, krijim i kushteve për një asimilim të plotë, por edhe pamundësia për të krijuar ura lidhëse qoftë politike e organizative.

Tani shtrohej një nevojë e ngutshme për të mbrojtur tërësinë territoriale për të mos lejuar shkëputjen dhe ndarjen në katër shtete siç parashihte Traktati i Shën Stefanit i 3 marsit 1878.

Nga dokumentet e gjetura thuhet se Abdyl Frashëri shkroi tre artikuj në tri gjuhë të ndryshme në Turqisht, në Greqisht dhe Frëngjisht. Një në Stamboll, një në Vjenë dhe një në Trieshtë, në adresa të organeve periodike. Këta artikuj bartin një mesazh; qëndrimin e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe pretendimeve të shteteve fqinjë.

Ky rilindës shkruante rreth ndarjes së territoreve shqiptare “Letër nga Janina” e cila u botua në gazetën e Stambollit “Basiret” më 21 prill 1878 me nënshkrim të deputetit nga Jan…

Vendimet territoriale te Traktatit te Shen Stefanit

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit.

Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekul…

Marrëveshjet e fshehta për copëtimin e Shqipërisë.

Image
Adil FETAHU
Pas shumë luftërave e kryengritjeve shqiptare kundër pushtimit afër pesëshekullor otoman, pasi fqinjët tanë sllavë e grekë ishin pavarësuar e pranuar si shtete të pavarura në Kongresin e Berlinit (1878), me ç’rast iu dhanë shumë territore shqiptare,- edhe shqiptarët në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912, të organizuar e udhëhequr nga Ismail Qemali, e shpallën pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse vendi ishte akoma i pushtuar nga Perandoria Osmane, dhe nga ushtritë e shteteve fqinje: Serbi, Greqi, Mali Zi, të cilat pretendonin që pas largimit të forcave të Perandorisë, të copëtonin dhe aneksonin territoret shqiptare shteteve të tyre. Pushtuesit bënin masakra të papara mbi popullsinë shqiptare. Krimet që bënë pushtuesit sllavë e grekë, përveç autorëve shqiptarë i kanë përshkruar edhe shumë autorë të huaj, ndër të cilët Edit Durham, Leon Trocki, Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Leo Frendlich, Fondacioni amerikan Karrnegy, shtypi i huaj i kohës. Mis Edit Durham, pas vizitave…