Shumë i dashur dhe i respektuar miku im Flori,
Jam shumë i revoltuar për shpifjet e hedhura në qarkullim kundër jush dhe familjes suaj të nderuar. Të gjithë ata që shpifin kundër jush dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë armiq të betuar të kombit shqiptar. Unë e kam thënë publikisht në publicistikën time se ju përfaqësoni një figurë të shquar të kulturës shqiptare. Mbarë krijimtaria juaj në shërbim të kombit shqiptar, e organizuar në shumë fusha të dijes, dëshmon pa mëdyshjen më të vogëlo se ju përfaqësoni një enciklopedi të mendimit shqiptar. Pikërisht figura të tilla të kompletuara të kombit shqiptar i kanë halë në sy armiqtë tanë shekullor në trekëndëshin Athinë-Moskë-Beograd.
Tani, pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare nga Kosova, e cila përfundoi më 08 shator 2012, armiqtë tanë të trekëndëshit të lartpërmendur, kanë hedhur në veprim llojlloj tradhtarësh të maskuar, me të vetmin qëllim që të denigrohet epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fushatë e fëlliqur që kanë ndërmarrë përsipër tradhtarër e paguar për hedhjen baltë mbi figurat atdhetare dhe mbi veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, financohet me shumë kujdes nga Athina, Moska dhe Beogradi. Sesi dinë të financojnë të tre këndet e këtij trekëndëshi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, gjithkush e pa qartë në nxitjen që ata i bënë Karla del Pontes dhe senatorit Dik Marti për të hedhur në tregun mediatik shpifje të fëlliqura kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky njeriu ish-ushtarak me emrin Spiro Butka pse nuk shkruan për bashkëpunimin e ngushtë të kriminelëve grekë kundër popullit të pafajshëm boshnjak? Pse nuk hulumton ky ish-ushtarak për krimet e banditëve grekë në Srebrenicë, të cilët, në bashkëpunim me bishat fashiste të Millosheviçit, masakruan 8 mijë qytetarë boshnjakë dhe i groposën në varre masive? Gazetarja e talentuar holandeze, zonja Ingeborg Beugel, ka shkruar se mercenarë grekë morën pjesë në masakrën e Srebrenicës. Ajo deklaron:
"Mercenarët grekë që morën pjesë në vrasjet e Srebrenicës njihen se kush janë, por nuk janë çuar para drejtësisë" (Citohet sipas: Greqia, kjo bishë e Ballkanit". Marrë nga faqja e internetit. 08 prill 2008. Përgatiti:Albert Hitoaliaj).
Ky ish-ushtaraku Spiro Butka pse nuk merret pikërisht me hulumtimin e këtyre krimeve që kanë kryer banditët grekë në Srebrenicë? Jo, ai nuk merret me zbulimin e krimeve greke në Srebrenicë, sepse ai është rekruturar nga Athina, Moska dhe Beogradi për të njollosur luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër bishës tjetër të Ballkanit, me emrin Serbi. Pikërisht për këtë vepër tradhtare që ai po kryen kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai duhet demaskuar publikisht, ndërsa ju, i nderuar zoti Flori, duhet të ngrini edhe padi kundër tij për shpifjet në adresën tuaj.
Nderim dhe respekt të veçantë për ju.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
21 shtator 2012