Posts

Showing posts from May, 2013

Sintezat kimike të një lulzimit veror ...(Dr.Zef Mulaj)

Image
Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i leges botrore të poetve contemporen (world poets Society W.P.S.). Antar i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Speci…

Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës

Image
Është anuluar Samiti i vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Njoftimin e ka bërë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas vendimit të disa shteteve si Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Kroacia për të bojkotuar këtë Samit rajonal.

Ai tha se Republika e Maqedonisë ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet dhe rregullat si kryesuese e përgjegjshme me këtë proces.

“Për fat të keq paragjykimet e vjetra ballkanike sërish erdhën në shprehje para mbajtjes së Samitit. Nuk do të lejoj që pas shpinës së Maqedonisë të thyhen këto paragjykime ballkanike. Sfidat duhet të zgjidhen me dialog jo me bojkot”, deklaroi presidenti Ivanov, transmeton REL.

Ai theksoi se vendimi për anulimin e Samitit ka të bëjë edhe me shmangien e manipulimeve të mundshme.
"Këtë vendim e solla që të mos manipulohen qytetarët e Maqedonisë si dhe qytetarët e shteteve të rajonit. Përfundimisht erdhi dita kur dikush duhet haptazi të pranojw se bashkëpunimi rajonal ndodhet para një sfide …

FIASKOJA SLLAVO-MAQEDONE!

Image
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar dështimin e Samitit të Ohrit si dëmtim të imazhit të shteteve të rajonit dhe të vet Bashkimit Europian.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Jashtme ka përshkruar në detaje se si ka rrjedhur i tërë procesi i përgatitjes së Samitit të Ohrit e deri te dështimi i sotëm.

Aty thuhet se është vërtetuar se pa Kosovën nismat rajonale nuk kanë karakter kuptimplotë.

“Po dëshmohet edhe njëherë se bashkëpunimi rajonal pa Kosovën është i paplotë, dhe i papërfunduar”, thuhet në dokumentin e MPJ’së.

MPJ konsideron se mos-përfshirja e Kosovës në këtë Samit, përkatësisht dështimi për të siguruar ftesë zyrtare për Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Jashtëm, janë karakteristikë e trashëgimisë së vjetër të tendencave përjashtuese dhe paragjykuese për popujt dhe shtetet e caktuara në Ballkanin Perëndimor.

“Tendenca e Serbisë për të mbajtur peng rajonin, përmes metodave të bllokimit dhe mung…

KUSH TALLET ME EDI RAMEN NË DRENICË

Image
REXHEP SHAHU
Nga rrjetet sociale mësova se Edi Rama është bërë Qytetar Nderi i Komunës Skënderaj në Kosovë. Për ata që nuk orientohen, Skenderaj është qendra e Drenicës, Drenica është krahinë e Kosovës, Kosova sipas një libri të rekomanduar për nxënësit e cilklit të ulët të Shqipërisë është “fisi ynë i madh…”.
Gëzimin për dhurimin e këtij titulli z. Rama e shpreh kështu : “Mirënjohje e thellë për kë e propozoi & votoi në komunë këtë titull kaq të lartë për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun Sami Lushtaku” shkruan z. Rama. “Çfarë suprize fantastike për mua : Qytetar Nderi i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari”.
“E pas 23 qershorit do të hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri – Kosovë model i ri zhvillimi” përfundon teksti i shkruar nga z. Rama për vetën e tij. E para gjë që më shkoi në mendje kur lexova këtë gallatë është se skenaristët dhe regjizorët e kësaj gallate janë tr…

Bojkotohet samiti i Ohrit

Image
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, nuk do të marrë pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të rajonit, i cili do të mbahet më 1 e 2 qershor 2013 në Ohër, raporton rtk. Për shkak të mosftesës së Kosovës në këtë ngjarje, samiti do të bojkotohet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa ka reaguar ashpër edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.



Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore.

Ai do të shkoj një ditë më parë në takimin e Ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 31 maj në Ohër dhe menjëherë në mbrëmje do të udhëtojë drejt Brukselit, pa takuar pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit.

Presidenca maqedonase paraprakisht kishte paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e Fyles në Samit, por mund të jetë vendimi i shtetit maqedonas për mos të ftuar Kosovën, që i ndryshoi mendjen në momentin e fundit diplomatit Fyle.

Samiti do te b…

TAKIM PROMOVUES LIBRI

Image
E diel me 2/06/2013 ne ora 7-te pas dite ne “The Imperial Hause”
Diten e diel me 2 qershor 2013 ne The Imperial Hause organizohet takimi promovues i librit te fundit “ORA E RODIT” i krijuesit te komunitetit te Detroitit, Z. ZEF PERGEGA



Ky liber eshte botuar nga shtepia botuese “Albin” ne Tirane dhe qarkullon ne librarite e Tiranes dhe ne eliten krijuese te Kosoves. Ne kete botim permblidhen ne formatin e nje libri te vecante PRILLI NE BRONX me 35 tregime nga jeta e veshtire e emigracionit, PERTEJ LOTIT ku perfshihen 29 poezi te zgjedhura me nje tematike te larmishme, VALESI I DELFINEVE, me 24 fabula dhe vete ORA E RODIT me publicistike te kohes.
Gazetari Zef Pergega, si nje vezhgues e vemendshem i jetes se emigracionit dhe pjesmarres aktiv, ka patur prurje te reja persa i perket gjinive te letersise artistike, duke i kushtuar nje kujdes temes se historise se vjeter te mergates, per te ndricuar sa eshte e mundur kontributin e pazevendesueshem te diaspores dhe te eksponenteve te saj per…

Misionarja e dashurisë botërorer-Nëna Terezë shqiptare

Image
Nёnë Tereza iu përkushtua si askush tjetёr dashurisë pёr tё afёrmin. Nё Kalkutё ajo u mor me mё tё varfёrit e tё varfёrve, me tё sёmurët nga lebra. Ajo nderohet nga njerёzit anembanё botёs. Pёr shumё vetë, ajo është njё shenjtore moderne: "The Saint of the Gutters". Angazhimi i saj pёr dinjitetin njerёzor u nderua nё vitin1979 me Çmimin Nobel pёr Paqe. Ndёrsa kritika e saj radikale kundёr çdo forme tё abortit e bёri atё edhe person tё kontestueshёm. Urdhëri i themeluar nga Nёna Terezё"Misionaret e Dashurisё" pёrfaqёsohet nё shumё vende tё botёs.


Jeta dhe vepra: Njё biografi e shkurtёr pёrshkruan stacionet kryesore nё jetёn e Nёnё Terezёs. Citate dhe fjalime: Pёrveç fjalimit me rastin e pranimit tё Çmimit Nobel dhe citateve tё shkurta, nё kёtё faqe mund tё gjeni edhe njё pёrmbledhje me lutje. Sfond: Varfёria nё Kalkutё është sfondi i veprёs sё Nёnё Terezёs. Materiale: Nekrologji dhe raporte shtypi pas vdekjes sё Nёnё Terezёs nё vitin 1997sqarojnё rёndёsinё e saj. Linklis…

Njohja e tё drejtave tё popujve indigjenё-Rigoberta Mençu

Image
Rigoberta Mençu nga Guatemala fitoi nё vitin 1992 Çmimin Nobel pёr Paqe si e para përfaqësuese e popujve indigjenë dhe fituesja mё e re nё historinё e dhënies sё tij. Dhёnia e Çmimit indianes Quichéishte shumë i kontestueshёm. Qёndrimi i saj mbi rezistencёn e dhunshme nё vendlindjen e saj Guatemalё, shtet i cili bёn pjesё nё vendet me shkelje mё tё mёdha tё tё drejtave tё njeriut, pёr disa kritikё nuk ishte i qartё sa duhet. Suksesi i autobiografisё sё saj tё publikuar nё vitin 1983 "Yo, Rigoberta Menchú" jo vetёm qё ka tёrhequr vёmendjen e bashkёsisё ndёrkombёtare mbi gjendjen katastrofike nё Guatemalё, por ajo shёnoi edhe fillimin drejt njohjes sё tё drejtave tё popujve indigjenё nё të gjithё botёn.
Jeta dhe vepra: Prindёrit dhe njёri vёlla u vranë nga ushtria, dy vёllezёr vdiqёn tё rinj nga varfёria - Rigoberta Mençu u arratis nё Meksikё. Citate dhe fjalime: Pёrveç fjalimit me rastin e ndarjes sё Çmimit Nobel, nё kёtё pjesё është nё dispozicion ndёr tё tjera edhe njё interv…