Posts

Showing posts from December, 2014

PSE BËHET VJEDHJA E IDENTITEVE NË FACEBOOK.COM...

Image
LUS MODERATORET E FACEBOKUT QË TË BLLOKOJNË TASH NJËFARË ABDULLAH SHAQIRIN E RREMË I CILI NË VAZHDIMËSI PLASON SHKRIME TË RREME KUNDËR MEJE NË FACEBOOC.COM.KY NJERI KA SHUMË IDENTITETE I CILI NË VAZHDIMËSI PLASON  SHKRIME FALLSO.

JA TASH NE FACEBOOK KA HAPUR IDENTITETIN E RREMË:

Abdullah Shaqiri ju ka dërguar një kërkesë për shoqërim.Konfirmo kërkesënFshije Abdullah Shaqiri Përgjigjuni kësaj kërkese për shoqërim Dërgo një mesazh
Kohështri

Si lindi dhe si festohet Viti i Ri

Image
Sot më 31 Dhjetor në orën 00:00 në mesnatë lëmë pas një vit dhe kapërcejmë tek viti i ri, 2015. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh familjarë, miq e shokë në tryeza të përbashkëta. Me dollitë, traditë kjo sidomos tek shqiptarët urohet mirëseardhja e Viti të Ri dhe urimi për mbarësi në vitin e ardhshëm. Edhe Agjencioni informativ FLORIPRESS nga Prishtina , iu uron gjithë shqiptarëve kudo janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2015!”



Si lindi dhe si festohet Viti i Ri


Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale. Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.


Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinj…

Adem Zaplluzha: Kur vdes njeriu arkivoli bisedon me dhëmbët e tokës.

Image
Nga Flori Bruqi

Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.



Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”.



 Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup.


 Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës…