Posts

Showing posts from September, 2015

Zbulohet dokumenti që Sigurimi i Shtetit i dërgon Enver Hoxhës për arrestimin e poetit Xhevahir Spahiu

Image
Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar.Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori ”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Tituj të vepraveMëngjes sirenash (1970 )Ti qytet i dashur (1973)Vdekje e perendive (1977 )Dyer dhe zemra të hapura (1978 )Bashkohësit (1980)Agime shqiptare (1981 )Zambakët e Mamicës (1981 )Kitaristët e vegjël (1983 )Nesër jam aty (1987)Heshtje s´ka (

Farmacistët një rol të rëndësishëm kundër ndotjes së barnave

Grumbullimi i principeve aktive në ambient, edhe pse në koncentrate shumë të ulta, mund të derivojë në risqe të mëdha  që nuk duhen nënvlerësuar. Në këtë kontekst është i rëndësishëm veprimi i operatorëve të shëndetësisë, mes tyre edhe farmacistët, të cilët mund të kenë një rol aktiv në sensibilizimin e qytetarëve drejt ripërdorimit ose shpërbërjes korrekte të barnave të skaduara, por edhe orientimin drejt një përdorimi të përshtatshëm të tyre. Reflektimi vjen nga Giampaolo Velo, aktualisht profesor i farmakologjisë në Universitetin e Veronës, i cili shpjegon: ''Përdorimi i produkteve farmaceutike nga njeriu në nivel botëror është i madh: flitet çdo vit për qindra-mijëra tonelata barnash të konsumuara dhe mes vendeve që kanë përdorimin më të madh të tyre janë Shtetet e Bashkuara me 43.6%, Japonia me 11.6%, Franca dhe Gjermania të dyja me nga 5.9%,  Italia me 3.4%''. Çështja është se barnat derdhen në lumenj, liqene, dete dhe mbërrijnë edhe në ujin e pijshëm''. 

Bari për diabetin që favorizon humbjen në peshë te pacientët obezë

Rezultatet e një studimi të fundit të publikuar në "New England Journal of Medicine" sugjerojnë se liraglutide, analoge e GLP-1, e aprovuar për trajtimin e diabetit të tipit 2, mund të ndihmojë për humbjen në peshë dhe përmirësimin e kontrollit glicemik te pacientët në mbipeshë ose obezë, por që nuk janë diabetikë. Studimi klinik që ka përfshirë 3.731 persona, ka zbuluar po ashtu se pjesëmarrësit që morën liraglutide kanë manifestuar një incidencë shumë më të ulët të pre-diabetit pas 56 javësh dhe kanë zhvilluar diabetin e tipit 2 në një normë shumë më inferiore krahasuar me pjesëmarrësit që morën placebo.
Janë marrë në vlerësim pacientët me indeks të masës trupore (BMI) të paktën 30 të prekur edhe nga hipertensioni apo dislipidemia. Atyre u është administruar në mënyrë rastësore një injeksion ditor me liraglutide 3.0 mg ose me placebo. Të dyja grupeve u është dhënë konsulencë mujore për humbjen në peshë që përfshinte dietën dhe ushtrimet fizike. Më shumë se 60% e grupeve të…

Metformina në komplikacionet e diabetit, ul nivelet e TSH-së

Te pacientët me hipotiroidizëm marrja e metforminës, një hipoglicemizues oral që zakonisht përdoret në menaxhimin e diabetit të tipit 2 (i pavarur nga insulina), mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të niveleve qarkulluese të hormonit tiroid-stimulues (TSH).
Faktin e sugjeron një studim i thelluar i publikuar në të përjavshmen ''Canadian Medical Association Journal''. Metformina është një biguanide sintetike që vepron duke i rritur aktivitetin insulinës si në nivel hepatik dhe në nivel periferik, duke ngadalësuar përthithjen e glukozës dhe frenuar prodhimin e tepruar të saj nga ana e mëlçisë.
Studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e 74.300 diabetikëve (të mbledhura për një periudhë prej 25 vjetësh), të cilët kishin marrë metforminë dhe i krahasuan ato me një tjetër hipoglicemizues, sulfuonilurea-n. Nga numri i përgjithshëm i personave të regjistruar, 5.689 ishin trajtuar për hipotiroidizëm, ndërsa 59.937 nuk kishin shfaqur asnjëherë anomali në funksionin metab…