2018-06-29

Flori Bruqi: Ja cila eshte frika ime me e madhe si shkrimtar ?

Fotografia e Flori Bruqi

Agjencioni  prestigjioz "Floripress" ka marrë një intervistë shkrimtarit shqiptar nga Prishtina zt.Flori Bruqi. Në rubrikën për “Kulturë” të gazetarit Prof.dr. Astrit Kastrati, Bruqi ka rrëfyer për jetën e tij si shkrimtar.

 Edhe pse intervista është e një modeli i shkurtër, Bruqi ka treguar aty më shumë se sa do të tregonte në një intervistë të gjatë. Kështu, shkrimtari  ka treguar nga se ka frikë në jetë, libri që i ka ndryshuar jetën, dhe se cili është lexuesi i tij i preferuar.

 Në intervista e mëarshme, Bruqi thotë se nuk ka frikë nga njerëzit dhe vdekja. Të qenit shkrimtar i madh. i ka siguruar atij pavdekësinë. Por megjithatë edhe gjenitë e kanë një pikë të dobët dhe për Bruqin është vetë-censura. Pasi sipas tij kjo e vret letërsinë.

Cili është lexuesi juaj i përsosur?

Një lexues që pëlqen Tolstoin , por që nuk e shijon si Don Kishotin – apo si Hygon , dhe nuk merr të njëjtën ndjenjë kur lexon Dostojevskin apo Kadarenë.

Çfarë hani kur shkruani?

Unë shkruaj çdo ditë . Punoj me shumë se 5 orë në ditë. Pi vetëm kafe dhe qajë ,asgjë tjetër.

Cila është krenaria juaj nga të gjitha shkrimet?

Vrasësit e Liridonëve . U shkrua ne vitin 1990 dhe u publikua 6 vite më vonë, gjatë periudhës se monizmit në ish Jugosllavi. Ishte një libër kundër tiranisë…për vrasjen mizore të Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës.

Çfarë ju frikëson?

Unë kam krijuar letërsi gjatë kohës se sistemeve politike diametrikisht të kundërta: një tirani që zgjati për mua 1974-1999, dhe 20 vite liri. Në të dyja rastet, vetëm diçka mund të shkatërroje letërsinë vetë-censura.

Cilët libra keni mbi tavolinën tuaj para se të flini?

Libra që unë aktualisht nuk i hap, por që vetë prezenca e tyre të rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë është krejt e ndryshme nga ajo që përjeton kur i lexon. Por kjo është ndjenja për të cilën unë kam nevojë.

Keni një rutinë të shkruari?

Ndërmjet orës 11 dhe mesditës ,pothuaja çdo ditë. Në Prishtinë dhe në fshatin tim të lindjës (Isniq) punoj në shtëpi.

Cili libër ka ndryshuar jetën tuaj?

Sikur t'isha djalë .Unë e lexova atë në moshën 12 vjeçare. Megjithëse nuk kuptoja gjithçka, e doja kaq shumë saqë fillova ta kopjoja në dorë. Një vit me vonë, doja te beja të njëjtën gjë me Lulja e kujtimit , i cili megjithatë ishte me pak i kuptueshëm.

Si relaksoheni?

Unë eci. Në Gërmi eci pothuaja çdo ditë…

Cilat janë influencat tuaja letrare?

Të tre gadishuj e Europës: Apeninët, me Dante Alegierin ; Ballkani me tragjeditë greke dhe Homerin ; baladat mesjetare shqiptare; gadishulli iberik me Don Kishotin. Ishujt Britanike me William Shakespeare,. Rusia dhe literatura e Europës Qendrorë (Tolstoji ,Kafka,Dostojevski).

Kur e morët vesh se do të bëheshit shkrimtar?

Kur isha 21 vjeç. Atëherë ishte e lehtë ta imagjinoje veten një shkrimtar të rëndësishëm...


Cili prej romaneve të pëlqen më së shumti që ke shkruar ?


Pas vëllimit poetik me titull “Zjarri I Diellit” (1995), romanit “Ndërgjegja”(1995), “Vrasësit e Liridonëve (1996), që e botova në Prishtinë, në Tiranë botova  romanin “Ringjallja”. Tema e romanit “Ringjallja”qon në një kohë këtu e shumë vite më parë. Është koha e “kundërrevolucionit”, e shthurjeve të sistemeve, thyerjeve e digresioneve në një ambient të caktuar, të cilat shkaktojnë dramën e individit dhe kolektivitetit. “Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes ides themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Unë si prozator nuk e  kam përcaktuar fatin e një populli të lënë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve, dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e Çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën e Anadollit. “Ringjallja”  është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni i proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin.


Poashtu edhe libri “Guxim shqiptar“  është një libër  sipas meje i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj. Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,..e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik  libri shpalon shtresat e errësirës, urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku.Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut. Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku, pa një të rënë në rrënjë të fjalës. Alfabeti i lirisë është ai i moçmi, me pushkë, me dije, me guxim.Pa pushkën maje krahu të trimave , liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri im “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.Në këtë libër me kujdes  janë shkruar rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia, politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia…!”



Në romanin tim  “Pallati i Akeronit”, është zëri im i guximshëm që shkrova  mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij.Këtu kam prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së. Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike. Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, por në epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini, që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disa gazetarëve të pa ndërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin, duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diçka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”, të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë. Në roman  prekën  edhe  shumë çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante. Alergjia e narratorit  është e ndjeshme, sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lë vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve. Është pra, Uran Dugagjini  i cili perjeton ngjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme, sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin. ..”


Sa i përket librit  "Triumfi shqiptar", po shkëpus atë çfarë shkruan Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri i cili thotë "...Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf.

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar" shkruan Ymeri .

Prof.dr. Astrit Kastrati


29.06.2018          

No comments:

Post a Comment