Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.
Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”.
Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup.
Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002.
Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë
|
Kopertinat e disa librave, nga poeti Adem Zaplluzha |
BOTIME TË AUTORIT
1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
84.“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot,2013
Etj....
Mbi flokët e ullukëve
Kur patëm kohë t’i shprehim
Dobësitë tona
I vramë stinët para se të vinte bora
Dimri ishte një trishtim i ri për ne
Kallkanët e kristaltë vareshin buzë çative
Adem Zaplluzha
Kur acari kalonte lakuriq
Nëpër shëtitoret e qytetit
Vashat i gjuanin në kontejner
Qeskat e najlonit me shiringa të përdorura
Si pjalm bore lëshohej një lloj shtreze
Mbi flokët e ullukëve
Dimri veç kalonte rrugën e tij të gjatë
Kishte disa punë të pakryera me pranverën
Me një pallto të bardhë prej bore
Një dorë e fuqishme
I mbulonte mollët te kajsishtat
Pranvera si një lulebore
Pritet diku në fund të rrugës
Të çeli sërish një lule e re
Në shpirtin e madh të një peme
DIKU NË NJË HAN TË VJETËR
Medet nuk isha në gjendje
Që t’i shalojë kuajt e egër
Nata më rrëmbeu
Trishtueshëm më rrëmbeu
Si nëna foshnjën
Dhe iku me një grusht malli në shpirt
Mëngjesi ishte diku larg
Shumë më larg
Se sa mendimet e mija të këputura
baballarët pritnin në shtigjet e fjalëve
Që sa më parë
Të kthehen mërgimtarët
Ky gur i murrmë në trastën e kujtesës
Mbrëmë i përjetoi
Ofshamat e Drinit të Bardhë
Qante si një fëmijë ky lumë mitik
Nën rrënjët e shelgut të pikëlluar qante dita
Në shtegun e fjalës s’pushonte një tupan
Qante edhe honi i mbushur
Me pikëllim
Diku në një han të vjetër
Si trishtimi i shpirtit të lahutarit
Cijate një lahutë e vjetër
POETI I VËRTET
Fjala e poetit
Peshon më shumë se guri i Sizifit
Ai në heshtje bluan shpirtin e erës
Dhe nga fjalët e tij lindin vetëtimat
Kalorësve të verbër ua dhuron sytë e vet
Dhe si mjegullat hingëllon
Kur takohet me padrejtësinë
Më shumë se çdo gjë
I urren lajkat
Si uragani qesh
Me dyfytyrësinë e njerëzve
Është në gjendje ta pështyj diellin
Nëse nuk i ndriçon
Të gjitha pemët mbi tokë
Gjuan zotin me gur të stralltë të atdheut
Askujt nuk i përkulet për pekule
Shqelmon kurorën e famës
E cila s’ekziston në mendjen e tij
Poeti i vërtet
Edhe kur është në qivur
Ecën vertikalisht
Si rrapet e atdheut të tij
NË NJË DIMËR TË TILLË
Kur binte ajo borë e kuqe
Ne si minjtë vraponim nëpër shtëpi
Magjet ishin të djegura
Si kallamishtet e misrit në vjeshtë
Më shumë luteshim për një kafshatë buke
Se sa për Zotin
I cili na dukej i huaj
Ose as që nuk ekzistonte
Në zorrët tona të zbrazëta
Mbase ishte i ngimë
Sa që kur binte terri i zi i dimrit
I dëgjohej gogësima
Si ulërima e ndonjë bishe të tërbuar
Në një dimër të tillë
E të gjatë
Kishim kohë ta bluanim
Edhe strallin
I urituri nuk pyet se si ta kapërdij kafshatën
Por a mund të gjejë diku
Në grumbujt e mbeturinave
Ndonjë krodhe buke
Që në netët e gjata t’i bëjë ballë dimrit
***
Një grusht dashuri
në shpirtin e gruas
i shkrin kallkanët!..
***
Mbi shpatullat e stinës
rri vjeshta,
dimri hyri në shpirt.
***
Një lule buzëvarur
i hapi petalet
përpiu mjegullat.
***
Ngricat mbi çati
i mëkojnë,
zogjtë e pranverës.
***
Një zog në fluturim
i pyet mjegullat,
për rrugën e qumështit!
***
Kur trishtili,
zgjohet në mëngjes.
Stina veç përfundon!?..
***
Në syrin e plepit
rrënjët çelin
lule të bardha mimoze.
***
Nëse arrin...
të bisedosh me gjethet.
Shndërrohesh në lule!
***
Në shpirtin e vaut
lahet nata,
yjet xhelozojnë njëri - tjetrin.
***
Kur vdes njeriu
arkivoli bisedon
me dhëmbët e tokës.
***
Po që se mjegullat
mashtrojnë ylberin
lind dita e buzëqeshur.
***
Në këtë degë molle
paska mbetur peng
puthja e Evës.
VETËM NJËHERË NË JETË
O etja ime e madhe
Sa më dhemb shpirti
Kur nuk të ndjej
Nën thundrat e ditës
Dy zogj pretar
Ëndërrojnë hënën lakuriqe
Shirat nuk erdhën mbrëmë
Te majat e plepave
Zgjohen trishtimet
Si mund t’i ndali këto pak fjalë
Të mos i vrasin arkivolet
Dy zogj si dy njerëz të rritur
Bisedojnë
Për disa ëndrra klandestine
Vetëm një herë në jetë
Shirat kanë të drejtë të flasin me drurët
Për prejardhjen e frikës
Vetëm njëherë në jetë
Zogjtë e ikur të vendlindjes
Fluturojnë hapësirave
Për t’u ballafaquar me lisat
Dhe arkivolet që dënesin te varret
NJË PALË DIZGJIN TË VJETËR
Kuptoni miqtë e mi
Ende nuk qenkan ndalur krakëllimat
As të trokiturat e hijeve
Te portat e vegimeve
Në mendjen e erës
Një ëndërr rri pa gjumë
Kurse troku i kalit të egër
Me shekuj nuk ndalet në këto troje
Nuset dalin te çezma
Për t’i mbledhur copëzat e shtambave
Era i theu mbrëmë
Duart e lodhura të mjegullave
Një palë dizgjin të vjetër
Qeshin në bejlegun e trishtimit
Kuajt e drunjtë menatë
Fshehurazi hynë nëpër portat e hekurta
Degët e thara të mushmollës
Me nostalgji shikojnë lindjen e diellit
Kurse diku në perëndim
Asnjëherë nuk pushuan daullet
KY BALSAM I TEJDUKSHËM
Mbrëmë kuptova
Se duart e mia vetmonin
Diku te përgjumja e baladave
Një serenatë e fjetur me vite
Në kreshtat e këndesit
E zgjoi mëngjesin e lodhur
Qante era me ngashërim
Diku te një arkivol i hapur
Qanin edhe akaciet
Në shpirtin e vrarë të erës
Derdhej një grusht lot prej luleve
Ky balsam i tejdukshëm
Që pikon në trurin tim
Mbase i shëron
Trishtimet e gjelbërimit
Një hënë e zhveshur te kiçi i anijes
I ushqen shpresat e pulëbardhave
Kjo kohë e ndrydhur dhe e shtrydhur
Për çdo ditë i mpreh dhëmbët
Një qyqe e zezë
Nga majat e bjeshkëve të mira
I thërret shirat
ME KUKULLAT E VITRINAVE BLU
Mos më thuaj
Asnjëherë mos provo të thuash
Se heshtja e jote
Bisedon si stërkalat e shiut
Dimrat në qytetin tonë
Përherë i përngjajnë Lumëbardhit
Sa herë që dalin vashat në qytet
Pashmangshëm krahasohen
Me kukullat e vitrinave blu
Netët këtu janë të gjata
U përngjajnë atyre netëve
Që s’duhet t’i përmendim asnjëherë
Ju nuk do të më kuptoni
Se si nga rrënjët e zambakëve
Zgjohen baladat e përgjumura
Por ato edhe ashtu kurrë nuk flenë
Në djepin e gurtë të kujtesës
Ju kam folur edhe më parë
Për xhelozin e dallgëve të ujit
Sa herë që hidhërohen ato
Sa ora qohen peshë
Dhe bashkohen me shpirtrat e etërve
MOS M’I MBYLLNI SYTË
Kur një ditë do të më vendosni
Në arkivol të akullt
Ju lutem
Mos m’i mbyllni sytë
Dua të shoh
Se si rritet atdheu im
Unë nuk pata fëmijëri
Më kujtohet vetëm kukulla e motrës
Me të cilën luaja fshehurazi
Kur të gjithë flinin
Më përqeshnin
Kur e shikoja këmishën e portokalltë
Dhe sandalet e kuqe
Me këmbë të drunjta
Më thoshin se djemtë
Nuk duhet të lozin kukullash
Por unë nuk e qaja kokën
Për askënd
Asnjëherë nuk më kanë bezdisur
Fjalët e të tjerëve
I doja kukullat po aq shumë sa e doja
Edhe pushkën e babait
2.
Kisha një ndjenjë
Se edhe lufta është loja e të rriturve
Atë çast
Kur m’i drejtoni këmbët
Ju lutem
Lëreni një vërrimë
Në arkivolin tim të kaltër
Dua ta shoh mugullimin e gjelbërimit
Dhe zogjtë kah fluturojnë
Prej një dege në tjetrën degë
Se përndryshe
Si mund të rritet atdheu
Mbase nuk jam duke kërkua
Të pamundurën prej jush
Vetëm sytë mos m’i mbyllni
S’keni nevojë të shkruani
Asnjë epitaf te varri im
Nuk është me rëndësi
Se kush prehet
Në atë copë toke të atdheut
Me arkivol të hapur
O ju lutem
Vetëm sytë mos m’i mbyllni
Me lëni ta shoh vendin tim
Se si rritet e përtëritet
Në ashtin e tokës mëmë
I SHTRIRË NË PARKUN EVJETËR
I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja
Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat
Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve
Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara
I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji
I shtrirë në parkun e vjetër
Me problemet e reja
Jeta papërfillshëm kalon në procesion
Kënd po e përcjellin
Miqtë e mi
Varrin e kujt e hapën mbrëmë
SA ËSHTË NUMRI I KËMISHËS SIME
Kjo kafkë e thyer
Dhe kjo dorë
Të kujt janë këto gjymtyrë
Në këtë ekspozitë njerëzish
Po sytë
Që më shikojnë me mallëngjim
Çfarë mendojnë
Për prejardhjen time
O ju lutem njerëz
Merreni vetën pak me të mirë
Një ditë
Druaj që nuk shkon larg
Do të pendoheni
Nxirreni nga burgu
Veshin tim të prerë
Çfarë është ky eksperiment
Që lozni me ndjenja njerëzore
Sërish ju lutem
Më tregoni
Kur erdhën këpucët e mia këtu
Sa është numri i këmishës sime
Që rri varur
Në kujtesën e juaj
BRETKOSAT
Një flutur
Iku nga azili i pleqve
Me qindra zogj
Deri te këto porta dhembjesh
Po i bartin mëkatet e ditës
Janë çmendur telat e kitarës
Muzika mortore
Papërfillshëm fle
Në kupolën e orës së vjetër
Këndojnë bretkosat
Në portretin e harruar
Asnjë cicërim fjalësh
Ecte para të gjithëve
Me artist të dështuar
Perdja e shqyer e teatrit
Indiferenca e njerëzve
Po i kalon kufijtë e durimit
Në kafenenë përballë plepave
Nga një etje e paparë
Bretkosat
vdesin për pak dashuri
NË GJUMIN E TË RESHURAVE
Kam parë edhe lot të tërbuar
Më kujtohet
Kur qante një qen
Qanin edhe fëmijët
E sokakëve të varfanjakëve
Turbullira ikte
Me tërë dhembjen e dallgëve
Vetëm peshqit e ngordhur
Buzë limanit të harruar
I kishin zbardhur sytë
Dita ikte në disa drejtime
Të panjohura
Nuk pash njeri askund
Me kofinin e frikës
Uji doli nga palca e çezmës
Tejmatanë luadheve
Vrapuan kaprojtë e egër
Asnjë grusht uji
S’kishte mbetur
Nëpër ullukët e çative
Kur dolëm t’i mbledhin
Copat e shqyera të veladonëve
Nga xhepat e shpirtit
i shtrydhëm mjegullat
Dhe akoma kemi mbetur peng
Në gjumin e të reshurave
DHËMBËT E SEDEFTA
Ti nuk më beson miku im
Por mbrëmë
Me tërë shqetësimin e jetës
Më erdhën në gjumë tim
Guralecët e Jonit
Erdhën dhe trokitën
Në ëndrrën e kahershme
Njëri më tërhiqte
Kah Janina
Kurse tjetri kah molla e kuqe
Arta mbeti si molla e ndaluar
Ec e mos e përfill
Plagën që nuk shërohet
Ec e kafshoje
Këtë dhembje kur ajo të mbytë
I hapa sytë
Në mua një det i turbullt
Njëqind vjet kacafytet me valët
Guralecët e bardhë të Jonit
Vajtonin një këngë të vjetër
Dhëmbët e sedefta
Të nuses sime
Kafshuan lotin duke rënë
Mbi mermerin e murrmë
Të bahçes pa asnjë lule
MË PRITNI
I kujt është ky vegim
Që ma paska zënë stolin
Mos ka ikur
Nga azili i pleqve
Vallë
Sonte kjo natë
I paska humbur të gjitha rrugët
Ju lutem
Shtrijeni dorën e mëshirës
Hijes
Që po galopon si meteorët
Pas yjeve të këputura
Kemi mbetur të vetmuar
Po na bezdisin mizat
Duke pirë ujë
Nga kujtesa e jonë
Gllënjkat e vuajtjeve
Akoma na mbesin në grykë
si shtëllungat e trishtimeve
Më pritni
Nëse nuk më pengojnë mjegullat
Do të vij në parkun e vjetër
S’dua të lë në vetmi
Stolin e drunjtë të qytetit
NË GRAHMËN E FUNDIT
Ne të gjithë e njohim atë njeri
Më kujtohet
Kur në majat e plepave
I prekte degët e ajrit
Dhe e përbuzte vdekjen
I kalëronte rrufetë
U dilte përballë vetëtimave
Besa edhe këndonte
Deri në mëngjes serenata
Vashave
Që dilnin në penxhere
Dhe na gjuanin
Me shikimet e tyre joshëse
Ishte një ndër të parët
Që shijoi aromën e guximit
Sa herë që kollitej
Dridheshin malet
Pas tij vërshonte hukama e lumit
Nuk e duronte padrejtësinë
Edhe në grahmën e fundit
Qeshi me vdekjen
Dhe eci vertikalisht nëpër kohë
Dhe eci vertikalisht
Nëpër vetëdijen e ndërgjegjes
NUK DINË SE KU SHKOJNË
Kur më largojnë
Që askush nuk di se ku
Në gishtin e madh të këmbës
Mund të lexoi etiketën
Ku shkruan
Njeriu që e deshi jetën
E di
Kanë me më degdisur
Diku në ndonjë skutë
Ku as qentë e rrugëve
Nuk ndalen të pshurren
Ju mos u merakosni
Kështu ka qenë çdoherë
Jeta është si fati i elefantëve
Heshtazi niset diku
E nuk di se ku mbërrin
Dhe ku përfundon
Kjo odise
kalon përtej mundësisë
së ujit
Në lagjen e skeleteve
Ndalet për pak pushim
Nëse mund të ecë
Vazhdon
Askush nuk thotë
Udha e mbarë
Këtu s‘përshëndeten lisat
Kur fillojnë t’i shkundin degët
Ecin deri sa përfundojnë
Diku në cepat e kthesës së parë
Para se të ndalen
I urinojnë kaçubat
Pastaj nëse vazhdojnë
Më besoni
As vet nuk dinë
Se çka ka pak më përtej
Asaj shkurre ku shkojnë