
“Ora e ligë” vjen si romani i tretë i gazetarit Enkel Demi, i cili në botimet e tij letrare përfaqësohet me emrin Tom Kuka. Sali Kamati, shtyrë nga zakonet e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani. Në një duel të egër burrash, Kamati e shtrin Çelon me një të shtënë, por kënga e do që ta vrasë me goditjen e tretë. I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë të gjitha punët e kamjen e vetë që kur t’i vijë ora e vdekjes, ta lërë çdo gjë prapa të rregulluar. Por, kur në shtëpinë e tij vjen si mysafire mbesa e së shoqes, Tusha, vatra familjare mbushet me frymë të re, gaz e hare, gjë që ia çel zemrën e i jep jetë të zotit të shtëpisë. Megjithatë, urrejtja, turpi e thashethemnaja do t’ia mpakin aq shumë ngazëllimin sa të mos të dijë t’i japë udhë as zemrës, as mendjes. Një përzierje e atmosferës epike e lirike, Tom Kuka e shtyn rrjedhën e rrëfimit në një epokë të largët, në gjenezë të motit.
No comments:
Post a Comment