
Eshref Ymeri
(Pse e vranë
Ilir Konushevcin?Një krim i rëndë
në traditën e
tradhtisë kombëtare)

E Nderuara Zonja Kryetare,
Në faqen e internetithttp://kuvendikosoves.org/lexova dy
shënime Tuaja, kushtuar 22-vjetorit të vrasjes së Ilir Konushevcit (05 maj
1999) dhe 21-vjetorit të zhdukjes së dhunshme të Ukshin Hotit (16 maj 1999).
Heroi i lirisë dhe demokracisë : Ukshi Hoti
Në
të dyja këto shënime, më bëri pështypje të veçantë ideja kryesore që Ju shtroni
aty: “Liria pa drejtësi nuk ka kuptim”.
Heroi i luftës : Ilir Konushevci
Këtë ide, Prof.dr. Mehdi Hyseni,
akademik, intelektual i shquar i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, historian erudit me formim të shkëlqyer nacionalist, e ka shtjelluar
në analizën me titull “Vjosa Osmani:
liria pa drejtësi nuk ka kuptim”, të botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 16 maj 2020.

Mehdi Hyseni
Ju, si një intelektuale dhe politikane
me emër të nderuar në Republikën e Kosovës dhe si një juriste e talentuar, keni
shtruar një problem mjaft të rëndësishëm që përbën një shqetësim të përhershëm
qoftë në Kosovë, qoftë në atdheun amë: kur
mungon drejtësia, atëherë liria është fasadë.
Ju meritoni respektin më të madh nga ana
e popullit të thjeshtë të të dyja shteteve tona, sepse ngrini zërin për
vendosjen e pushtetit të drejtësisë, e cila duhet të zbulojë kriminelët që
vranë heronjtë e vërtetë të Kosovës.
Kontributi i Ilir Konushevcit dhe i
rrjetit të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, për sigurimin e furnizimit me
armatime nga Republika e Shqipërisë, ka qenë i jashtëzakonshëm. Këtë kontribut
të shquar për armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armë të të gjitha
llojeve, e dëshmojnë më së miri më shumë se tridhjet hyrjet e Ilirit në Kosovë,
duke shoqëruar makina të ngarkuara në Shqipëri me municionet e nevojshme.
Po atëherë pse e vranë Ilir Konushevcin?
Nënkuptohet që edhe strukturat sekrete të
shovinizmit serb, punonin me ngarkesë të plotë për sabotimin e luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Prandaj Beogradi, që pa dalë në skenë Ushtria Çlirimtare
e Kosovës, gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj, në qëndrimin ndaj Kosovës,
ndoqi të njëjtën taktikë që pati ndjekur edhe ndaj Shqipërisë gjatë viteve
1941-1948. Siç e ka theksuar historiani i talentuar Kastriot Dervishi,
Boegradi, përmes emisarëve të tij Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, themeloi
partinë komuniste në Tiranë më 08 nëntor 1941, me tre objektiva kryesorë:
shndërrimin e partisë komuniste shqiptare në agjenturë të shovinizmit
serbokriminal, futjen e Shqipërisë në luftë civile dhe shfarosjen e
përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar. Këto tre objektiva titizmi
jugosllav i realizoi plotësisht, në saje të krerëve komunistë, argatë të bindur
të Beogradit, me në krye kriminelin Enver Hoxha.
Xhafer Leci
I njëjti skenar u zbatua edhe në Kosovë. Atje u krijua Partia
Demokratike e Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, i cili, siç e ka theksuar në internet përfaqësuesi i njohur i diasporës kosovare në
Gjermani, zotëria Xhafer Leci, qe vënë kokë e këmbë në shërbim të Beogradit. Me
këtë rast, ai ka deklaruar:
“Hashimi
me shokë janë zënë peng nga Beogradi dhe këtë ata e dinë vetë pse?Pse Hashim Thaçi u tregua aq lojal ndaj
kërkesave të Beogradit, gjithëherë duke pranuar, plotësuar e nënshkruar
kërkesat serbe, me dokumente-garanci përmes Brukselit, në dëm të Prishtinës e
në dobi të Beogradit?!”(Citohet
sipas: Xhafer Leci. “Thaçi nën hijen e
Millosheviçit”. Faqja e internetit“Zemra
Shqiptare”. 22 prill 2014).
Në këtë mënyrë, tërë veprimtaria
atdhetare e Ilir Konushevcit ka qenë nën vëzhgimin e pandërprerë të agjentëve
të Beogradit, të rekrutuar me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb. Ky rrjet
agjenturor brenda Kosovës domosdo që kishte mbështetjen e fuqishme të rrjetit agjenturor
të Republikës së Shqipërisë, po në shërbim të Beogradit. Prandaj edhe lëvizjet
e Ilir Konushevcit për transportimin e armatimit nga Shqipëria drejt Kosovës,
janë ndjekur me shumë kujdes nga ana e të ashtuquajturit “Shtabi i Rognerit” në
Tiranë.
Pra, objektivi i parë i Beogradit ishte sabotimi luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës dhe vënia e drejtuesve të saj kryesorë në shërbim të
shovinizmitt serb, përmesnjë mbikëqyrjeje të rreptë. Kjo strategji e Beogradit kishte si pikësynim
që krejt përfaqësuesit me formim nacionalist në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës,të zhdukeshin fizikisht që gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj.
Prandaj edhe Ilir Konushevci u vra në një pritë, të organizuar në një mënyrë të
pabesë, kur gjatë natës, duke u gdhirë 09 maji i vitit 1998, në veri të
Shqipërisë, ashtu si shumë herë të tjera, ishte duke transportuar armë me një
kamion për në drejtim të Kosovës.
Pra,zhvillimi tragjik i ngjarjeve në
Kosovë gjatë dhe pas luftës, ishte një kopje e zhvillimit po aq tragjik të
ngjarjeve në Shqipërinë Londineze të viteve 1941-1948. Dhe s’mund të ndodhte
ndryshe.
Idriz Zeqiraj
Prandaj nacionalisti i nderuar i diasporës kosovare në Gjermani,
zotëria Idriz Zeqiraj, deklaron:
“Serbia i kishte
argatët e vetë të gatshëm. Ajo kishte planifikuar, që, sido që të rrjedhin
ngjarjet në Kosovë, donte që njerëzit e saj të vihen në pozicione favorizuese
për atë, Serbinë. Por, asaj nuk i mjaftonte vetëm ndihma e social-komunistëve
të Tiranës.
Arnaud Danjean
Bëri si bëri, koordinoi me miken tradicionale të Serbisë, Francën,
e cila do t’ia ofronte Hashim Thaçit “mikun” e gatshëm, Arnaud
Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES.

Pierre Siramy
Kurse, ish-shefi i shërbimit
francez, Pierre Siramy, në një kanal televiziv, ka thënë: “Hashim Thaçi është
agjent i Francës”…
Lista
emërore e ekzekutimeve vijoi me vrasjet serike… për
të arritur kuotën shifrore të 1820 viktimave politike, të ekzekutuara nga
komandantët dhe bandat e tyre, të cilët sot vazhdojnë pushtetin e tyre të përgjakur
në Kosovën, kinse, të “lirë” e “demokratike!”.

Gazetari i parë i UÇK-së:Ali Ukaj nga Lumbardhi i Deçanit
Vrasjet politike në Kosovë
janë masive, madje shifra e tyre tejkalon numrin e dëshmorëve faktikë, të rënë
në luftën e Kosovës (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj.“Hashim Thaçi u arrestua për
vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit”.

Faqja e internetit “MekuliPress.Kritikë për media dhe për
retorikë”.14 gusht 2017).
Kjo është arsyeja kryesore që
Ilir Konushevci, si një përfaqësues i shquar i nacionalistëve shqiptarë në
Kosovë, duhej të vritej nga dora tradhtare e shërbëtorëve të UDB-së jugosllave,
të cilët, me rrjetin e tyre agjenturor, i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i
shërbejnë shovinizmit serbokriminalme një zell të jashtëzakonshëm.
Kolonel Ahmet Krasniqi
Prandaj “Shtabi
i Rognerit” dhe krerët e politikës mecenariste në Tiranë e kishin të koordinuar
veprimtarinë e tyre të përbashkët kriminale për shfarosjen e nacionalistëve
kosovarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jashtë radhëve saj, në
mënyrë që të shtrohej rruga për ardhjen në pushtet të Hashim Thaçit dhe të
bandës së tij.
Nënkuptohet vetvetiu që deklarata që lëshoi asokohe nga Lisbona
kryetari i partisë socialiste Fatos Nano se “kryeqyteti
i Kosovës është Beogradi”, nuk ishte absolutisht e rastësishme.
Ajo
deklaratë ishte sinjal i hapur për organizimin e veprimeve të koordinuara të
Tiranës zyrtare, të rrjetit të saj agjenturor dhe të rrjetit agjenturor kosovar
në shërbim të Serbisë, me të vetmin objektiv përjetësimin e sundimit kolonial
të Beogradit në Kosovë.
Pikërisht në saje të punës intensive të këtyre dy
rrjeteve agjenturore, nën regjisurën e kryepolitikanëve të sotëm tradhtarë të
Tiranës dhe të Prishtinës, Kosova e ditëve tona përfaqëson thjesht një “koloni
të pavarur” të Serbisë.
Vrasja e Ilir Konushevcit
është një krim i rëndë në vazhën e traditës së tradhtisë kombëtare nga ana e
krerëve të politikës shqiptare.Por situata bëhet edhe më e rëndë për heshtjen
tërësore të sistemit të drejtësisë shqiptare për vrasjen e Ilir Konushevcit.
Ekzekutimi mafioz i Ilir Konushevcit duhet ta kishte shqetësuar drejtësinë
shqiptare për arsye se ai u vra brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fatos Klosi & Ahmet Krasniqi
Por drejtësia shqiptare nuk ndërmori asnjë hap për zbulimin e vrasësve në veri
të Republikës së Shqipërisë.
Madje ajo nuk e vuri ujin fare në zjarr as për
vrasjen disa muaj më vonë të ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u
ekzekutua në mes të Tiranës më 21 shtator të vitit 1998.
Moszbulimi i vrasësve
të Ilir Konushevcit dhe të Ahmet Krasniqit, është një damkë turpi në ballin e
organeve ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë, të cilat e kanë vënë veten
kryekëput në shërbim të politikës tradhtare dhe tërhiqen zvarrë pas saj, duke
braktisur misionin e shenjtëruar për vënien në vend të drejtësisë.

Unë, e Nderuara Zonja
Kryetare, ushqej ndaj Jush respektin më të madh, sepse si Juriste, Ju kërkoni
që drejtësia të vihet në vend përmes nxjerrjes në dritën e diellit të krimeve
të pazbardhura, sepse vetëm në këtë mënyrë do të respektohet liria.Gjatë njëzet
vjetëve që kanë kaluar, qytetarit të thjeshtë në Kosovë i është mohuar liria,
si pasojë e mungesës së drejtësisë.Por liria e mohuar pjell varfërinë.

Kjo gjendje e qytetarit
shqiptar, të katandisur në prehrin e varfërisë për fajin e politikanëve të
babëzitur neokomunistë mercenarë, armiq të drejtësisë, qoftë në Kosovë, qoftë
në atdheun amë, më sjell në kujtesë një thënie të artë të Alber Kamysë (Albert
Camus - 1913-1960):
“Njeriu i sotëm, në të vërtetë, është ai që vuan jo pak mbi sipërfaqen e
ngushtë të kësaj toke, njeriu i lënë pa zjarr e pa ngrënë, për të cilin liria
s’është veçse një luks që mund të presë; dhe s’mbetet tjetër për këtë njeri veç
të vuajë edhe ca më shumë, sikundër s’mbetet tjetër për lirinë dhe dëshmitarët
e saj të fundit veç të shuhet edhe ca më shumë”.
Në këndvështrimin tim, është
fat i madh që në Republikën e Kosovës kanë dalë në krye të politikës dy
intelektualë të shquar, si Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ju, si
Kryetare e Kuvendit, dy intelektualë të pandotur absolutisht nga myku i
korrupsionit, në të cilin e ka zhytur veten garda e vjetër e politikanëve
mercenarë në shërbim të Serbisë.
Ju, me shumë të drejtë, kërkoni të vendoset
“sistemi i mbretërimit të drejtësisë”, të cilit gardat e politikës së vjetër
oligarkike dhe mercenariste në të dyja shtetet tona i tremben si djalli
vetëtimës, sepse e kuptojnëfare mirë se sa e madhe është forca e grushtit të
saj.
Le të shpresojmë që karriera
Juaj politike dhe e zotërisë Albin Kurti të ndikojë sadopak që edhe në atdheun
amë të dalin në skenë politikanë të formatit tuaj, për ta shpëtuar vendin nga
bërlloku i korrupsionit të neokomunistëve enveristë që popullin e kanë
braktisur në mëshirën e varfërisë.

Dëshiroj dhe kam shpresë që
Ju, me simpatinë dhe përkrahjen e admirueshme që gëzoni në radhët e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, si intelektualja më me dinjitet dhe më e votuara për
moralin e lartë politik që Ju karakterizon, të ushtroni ndikimin tuaj të
fuqishëm për rikthimin e autoritetit të dikurshëm të kësaj partie, që Isa
Mustafa e ka shndërruar në një celulë të partisë së Hashim Thaçit, i cili varet
kokë e këmbë nga Beogradi, siç e ka deklaruar publikisht Aleksandër Vuçiçi.
Me respekt dhe mirënjohje të
thellë ndaj Jush.
Eshref Ymeri
Sinsinati, Ohajo
17 maj 2020
No comments:
Post a Comment