Posts

Showing posts from November, 2014

Adem Nimani :Runiku nga Neoliti, pushtimi romak, bizantin, otoman e sllav

Image
Rune-t e Runikut...

Tashmë dihet se Runiku është emërtim i vjetër, karakteristik, krejt unik, i një vendbanimi pellazgo-iliro-shqiptar që nga Epoka e Gurit, me gjurmë civilizimi të vjetër, shumë herët me ujësjellës e shtëpi të banuara të ngjitura me njëra-tjetrën, i cili shtrihej nga Syrigana deri në Kopiliq të Drenicës së Epërme. Runiku me rrethinë, gjatë pushtimeve të ndryshme, u dogj shumë herë, për t’u ringjallur nga hiri po aq herë. U dogj i tëri edhe në luftën e fundit kundër pushtuesit serb për t’u ngritur sërish si feniksi.  Pak ndonjë trevë shqiptare apo qytet mund të mburret me erudit e luftëtarë, zejtarë, e intelektualë, të rinj dhe studentë të cilët dinë dhe guxojnë të dalin në skenë sa herë ka nevojë atdheu.