Posts

Showing posts from April, 2012

Pse harrohen shkrimtarët e vdekur nga Kryesia e LSHK-së....

Image
Nga Flori Bruqi-Prishtinë




Më duaj, mos më duaj...


Në vend të in memoriamit për poetin dhe mikun    Iljaz Prokshi...
Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.
 Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi
. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.
Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.
 Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete.
 Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.


Aktiviteti letrar


Poezitë e par…

Ç'është profilizimi psikologjik.

Profilet Psikologjike të Fajtorëve të Dhunshëm
Nevoja e profilizimit psikologjik në sistemin e drejtësisë. Skica e profilit psikologjik në hetim.Adolf Hitleri - një profilizim psikologjik.

1. Nevoja e profilizimit psikologjik në sistemin e drejtësisë.

1.1. Përdorimi i gjerë i profilizimit psikologji.

Profilet psikologjike sjellin një pamje historike të sjelljes së individit. Ai përfshin sjelljet dhe preferencat që i përkasin jo vetëm së shkuarës, por edhe të tashmes së kohëve më të fundit të tij. Profilet përbëhen nga të dhëna që përfshijnë informacionin më të mundshëm dhe të disponueshëm deri në atë moment, si p.sh., të dhënat publike, të dhëna mbi historinë e sjelljes, veprimtarinë prodhuese, veçoritë si konsumator, historitë e blerjeve, anëtarësimin në këtë apo atë organizatë, frekuentimin e këtij apo atij klubi të çfarëdo lloji, të dhëna gjyqësore, demografike, fakte personale, të dhëna nga media, të dhëna private, apo nga agjencitë e informacionit, mendime të shprehura në intern…

Psikologjia e kriminelit sadistito- seksual.

1. Kuptimi mbi çrregullimin antisocial të personalitetit.

Çrregullimi antisocial i personalitetit ndodh për shkak të ndryshimeve midis sjelljes dhe normave ekzistuese sociale. Si të tilla mund të përcaktohen kur plotësojnë të paktën tre nga gjatë pikat e mëposhtme:

1) qetësi e ngurtë ndaj ndjenjave të tjetrit,
2) qëndrim vulgar dhe qëndrueshmëri në papërgjegjshmërinë dhe shpërfilljen ndaj normave sociale, rregullave dhe detyrimeve të kësaj natyre.
3) paaftësi për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe vështirësi për t’i vendosur ato.
4) tolerancë e pakët ndaj dështimeve dhe një prag i ulët për shkarkimin e agresionit, përfshi dhe dhunën.
5) paaftësi për të përjetuar fajin dhe për të përfituar nga eksperienca, veçanërisht nga ndëshkimet.
6) dhe tendenca për të dalluar dhe fajësuar të tjerët, apo për të sjellë arsyetime bindëse për sjellje që e çojnë personin në konflikte me shoqërinë.
7) Mund të ketë dhe acarime të qëndrueshme të ndonjë veçorie shoqëruese, si dhe çrregullime …