Posts

Showing posts from September, 2012

Rexhep Shahu: PROFESOR ARTAN FUGA KËRKON SHUMË

Image
Profesor Artan Fuga shkruan bukur e saktë si askush tjetër rreth vendimit të autoriteteve të fesë katolike për shkishërimin e atyre që vrasin dhe shpifin se vrasin gjoja në emër të Kanunit. Vrasjet që kanë ndodhë në këto dy dekada në Shqipëri janë në masën mbi 90 përqind vrasje mafioze dhe jo vrasje në bazë të rregullave të arta të kanunit. Krahas vrasjes së njerzve, krahas privimit të lirisë për gratë e fëmijët e ngujuar, krejt antikanunore, ata që kanë bërë vrasje në këto dy dekada kanë therë me thikë me helm edhe vetë Kanunin e Lekë Dukagjinit, këtë vlerë të pallogaritshme të trashëgimisë sonë kombëtare. Sa here është vrarë një njeri gjoja në emër të kanunit, aq plumba i janë ngulë edhe Kanunit. Po aq herë sa plumba janë derdhë mbi njerëzit në emër të Kanunit, aq plumba janë derdhë në fytyrën e në zemrën e Kishës katolike, urës që lidh shqiptarët me qytetërimin perendimor. Mendoj se keto vrasje në këto dy dekada, siç kanë ndodhë, përveçse kanë marrë jetë njerzish, janë ngujuar fëm…

NË TAKIMET E DOM MIKELIT 2012 KUVENDI I STUBLLËS I NGJAU KUVENDIT TË LEZHËS

Image
Stublla e stolisur për festën e madhe në Jubileun e Madh Në Stubëll të Vitisë, në edicionin XXIII-të të manifstimit tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, u mblodhën mijëra shqiptarë të të gjitha trojeve tona etnike dhe, në kishën e Shën Jozefit, ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji bashkë me kryehoxhën e Vitisë Imam Feim Abazi, bekuan flamurin tonë kombëtar, që i parapriu aktit të shenjtë të nënshkrimit të Paktit të Bashkimit Kombëtar, në Jubileun Shekullor – 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë akt të shenjtë ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të familjeve tona të shenjta – Jashari, Ramadani dhe Rugova. Manifestimi pastaj vazhdoi me Orën madhe letrare, ku sivjet lexuan mbi 40 poetë të të gjitha hapsirave arbërore dhe nga diaspora dhe u ndanë gjashtë çmime – tre me emrin e emblemës së prishjes së kufirit përmes tokave shqiptare, Agim Ramadani (luftëtar, poet e piktor) dhe tre të tjerë me emrin e Shën Jeronimit Ilir. Edhe programi artistik sivjet…

Tri mënyra për ta parë historinë

Image
FATOS BAXHAKU Meqë 100-vjetori i Pavarësisë sa vjen e po afrohet, është e kuptueshme që historia të jetë një nga kryefjalët e ditës. Sapo del pak “kohë e lirë” nga reforma zgjedhore, nga 12 kushtet e BE-së, apo nga të tjera procese të “sportit” tonë më popullor, politikës, atëherë merremi me historinë. Deri këtu jemi në rregull, madje bëjmë mirë, sepse nëse merremi si duhet me të, atëherë do të na largohet ca turbullira që na ka shtrënguar keq në këtë periudhë vape. Puna është se si merremi ne me historinë dhe a kemi të drejtë të sillemi me të kështu si po sillemi. Me sa duket ne kemi tri mënyra për ta parë historinë. Mënyra e parë, e cila mund të quhet edhe “Kryeministrore”, pra zyrtare, është që t’ia fusësh… kot, thjesht kot, me besimin e pabazë se po bën detyrën ndaj paraardhësve dhe shqiptarëve të sotëm. Që Kryeministri ynë flet për të gjitha, kudo e gjithherë, kjo tashmë dihet. Vetëm para do kohësh ai pohoi me gojën e tij se varietetet e rrushit shqiptar tashmë u njihkan anë e kë…

40 vrasës anonimë

Image
Dyzet vrasësit Të vrasin pa vrarë. Të vrasin me të vërtetë. Të vrasin për 40 aspra, ose për 40 milionë. Janë anonimë ose kanë emër, me kollare ose me tuta sporti. E mbi të gjitha, po lënë pas pasardhës që nuk dinë gjë tjetër, veç vrasjes Nga Koloreto Cukali11 Korrik 2012 Vrasja e parkut nga ana e Rrugës së Elbasanit, më detyron edhe një herë t’i kthehem Ali Babës me 40 hajdutë, që në të vërtetë ishin po aq hajna sa dhe vrasës. Nuk më intereson Ali Baba, se ai nuk ka asgjë për të fshehur. E kam me të 40-tët anonimë, që në fakt janë më të rrezikshëm se vetë Aliu. Sepse, Ali Babën dhe mund ta vrasin, burgosin, mallkojnë ose më e pakta ta tregojnë me gisht, por, të 40-tët, ata që e bëjnë Ali Babën të ndjehet e të jetë Ali, janë ata që kalojnë gjithmonë pa lagur. Ata janë 40 kalorësit e zinj të Apokalipsit. Do thoni që, kalorësit e zinj janë katër. Eh… sa janë shtuar. 40 të pandëshkueshmit Disa muaj më parë gjeta sinjalet e motorit të thyera. Sipas një roje parkingu aty pranë, mi kishte t…

SHISH PËRGJON RRJETËT SOCIALE

Image
Ndryshimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror duket se ka sjellë rezultatet e para në një prej sektorëve më të rëndësishëm të shërbimeve sekrete, siç janë përgjimet.

Kjo strukturë nuk do të quhet më sektor, por një autoritet përgjegjës për përgjimet e ligjshme elektronike, çka reflekton rolin që do të marrë tashmë zyra e përgjimeve që funksionon pranë shërbimeve sekrete.



Një fakt i tillë theksohet në vendimin e djeshëm të qeverisë për miratimin e ndryshimeve në ligjin për përgjimet, por edhe në relacionin e firmosur nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo.

Sipas vendimit të qeverisë thuhet se, përveç emërtimit të ligjit për përgjimet, ndryshon edhe emri i strukturës përgjegjëse. “Sektori i përgjimeve në SHISH”, zëvendësohet me “Struktura Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH”, – thuhet në VKM. Ky ndryshim i emërtimit, sipas relacionit bashkangjitur propozimeve, lidhet me ndryshimet strukturore të Shërbimit Informativ Shtetëror, por pa dhënë shpjegime të detajuara. Më tej sqarohet…