Posts

Showing posts from November, 2015

“Aksidenti” i Kadaresë përkthehet në portugalisht

Image
“Aksidenti” i shkrimtarit Ismail Kadare është botuar së fundmi edhe në Portugali. Shtëpia botuese “Quetzal” në faqen zyrtare të saj ka shkruar se letërsia shqipe prezantohet në shkrimtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave


“Aksidenti” i Kadaresë përkthehet në portugalisht


“Aksidenti” i shkrimtarit Ismail Kadare është botuar së fundmi edhe në Portugali. Shtëpia botuese “Quetzal” në faqen zyrtare të saj ka shkruar se letërsia shqipe prezantohet në shkrimtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare. Në prezantimin që botuesi i Kadaresë në Portugali i ka bërë librit ka shkruar se “Aksidenti” sjell një rrëfim “për intrigat politike dhe historia e dashurisë mes Rovenës dhe Besfort Y. plotësojnë njëra-tjetrën”. “Aksidenti” është botuar në gjuhë të ndryshme dhe ka qenë ndër librat më të komentuar të shkrimtarit këto vitet e fundit, pasi siç thotë dhe Jean Paul Champseix në parathënien e librit, “Aksidenti” pa dyshim do ta befasonte lexuesin e zakonshëm të Kadaresë. …

Elvira Dones : “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin)

Image
Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm.





























































Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm. Elvira Dones, një nga autoret më të spikatura në letërsinë shqiptare, shqyrton gjininë, artin, kulturën e identitetin në novelën e saj ku parathënien e ka shkruar autori i madh Ismail Kadare.

Libri është përkthyer nga Clarissa Botsford dhe është publikuar nga “And Other Stories”.

Hana Doda është një studente letërsie ambicioze në Tiranë. Mark Doda është një pijanec i cili jeton në malet shqiptare.

Në fakt, ata janë i njëjti person. Hana përfundon një virgjëreshë e përbetuar, dhe e kalon pjesën tjetër të jetës si mashkull.
Hana ka një mundësi për tu larguar nga Shqipëria. Hana tash është Marku, por a do të largohet ajo në një botë ku do të duhet të kthehet në një femër? Libri ka të tillë fabul brenda tij, n…

Peter Morgan: Jeta kontradiktore e Kadaresë, kundër nën thundrën e komunizmit

Image
Vepra e re do të bazohej në rolin historik të Hoxhës në prishjen epike me Bashkimin Sovjetik. Kadareja studioi literaturë psikanalitike, duke u përpjekur të kuptonte sjelljen e Hoxhës, me qëllim që ta zinte diktatorin me “çarkun” e tij, duke zbuluar më në fund qëllimet e tij (Pesha e kryqit, 346).






Vjen në shqip "Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990".

PETER MORGAN

Morgan: Lidhjet mes familjes së Kadareve dhe Hoxhave.

Ekzistenca e Kadaresë qëndron në dyzimin e tij. Ai është një alter ego e diktatorit”.

“Gjatë katër viteve të fundit kam zbuluar se e vërteta mbi ekzistencën e Kadaresë qëndron në kontradiksionet e tij. Ai është zëri i Shqipërisë moderne dhe këngëtar i identitetit të lashtë. Ai është një alter ego e diktatorit dhe i ndëshkuar prej tij. Ky dyzim është kyçi i jetës, reputacionit dhe veprave të tij". Kështu shkruan prof. Peter Morgan, drejtor i European Studies Program në Universitetin e Sydney-t në librin e tij “Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990",…

Femrat që skandalizuan shoqërinë e kohës kur jetuan

Image
Joanna Hiffernan krijoi mjaftueshëm skandal si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler




Sidonie Gabrielle Colette, e njohur thjesht me emrin e saj artistik Kolet, ishte një noveliste dhe performuese franceze në fillim të shekullit të 20

Luisa Casati mahniti Europën për disa dekada dhe ka frymëzuar shumë piktorë, shkrimtarë, krijues mode dhe regjisorë filmash me stilin e çuditshëm të jetës saj

Joanna Hiffernan krijoi mjaftueshëm skandal si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler

Kleopatra, faraonia e fundit legjendare e Egjiptit të lashtë, është e njohur për fuqinë e saj, joshjen dhe hakmarrjen. Ajo diti ta përdorë joshjen për të marrë atë që donte

Gruaja & historia

Nga Kleopatra te lezbiket dhe ato që ngisnin kuaj lakuriq, shumë femra kanë bërë jetë luksoze dhe të shfrenuar mes flirteve, lidhjeve jashtëmartesore dhe shkeljes së moralit shoqëror t…

Kleopatra, mbretëresha që gjunjëzoi dy perandorë

Image
Pamja e saj e jashtme për të cilën thuhet se kishte qenë e papërballueshme, karakteri i saj për të cilën është thënë se ishte aq sugjestionuese, e mbi të gjitha, joshjet e saj që tundonin këdo- këto, pra, kanë ardhur nga koha në kohë nga historianë të ndryshëm, për njërën nga femrat më moderne të antikitetit,- Kleopatra, e cila në histori ka hyrë si gruaja- mbretëreshë e Egjiptit, por që trazoi perandorinë më të madhe të kohës, Romën. Disa historianë të tjerë i kanë kundërshtuar fjalët që janë thënë për bukurinë e saj, madje edhe e kanë portretizuar atë. Me gojë pak më të madhe se një mesatare, hunda e gjatë dhe pak e kthyer, por historia i ka dhënë asaj një mitikë të madhe dhe kështu ajo hyri në histori- gruaja më moderne, më joshëse dhe me sa duket, kjo për faktin se u bë një zë i vetëm në atë shkreti kohe, dhe, për më tepër, tërhoqi me sharmin dhe hiret e vet dy nga perandorët më të mëdhenj të kohës, Cezarin dhe Mark Antonin. Historia e saj është e madhe. E mbushur me intriga e af…

Nefertiti dhe Kleopatra/Të fshehtat e recetave të bukurisë të princeshave egjiptiane

Image
Si në ato kohë gratë realizonin atë lloj truko-grim dhe modele të flokëve, të cilat shërbejnë edhe në ditët tona si frymëzim për stilet moderne. Atëherë trukoja arrihej me përbërës natyral–bojëra të përgatitura prej mineraleve të ndryshme, yndyrat prej gjalpit nga nënproduktet e qumështit, nga ulliri. Qëllimi kryesor i trukos në Egjiptin e Lashtë para 5000 vjetësh ka qenë mbrojtës nga rrezet përvëluese të diellit e më pas u kthye në art i grimit dhe i parfumerisë.
Niveli i lartë i shoqërisë si aristokratet dalloheshin nga të tjerët nga modeli i ndërlikuar i flokëve, bizhuteria dhe truko e dukshme. Një nga ekspertët egjiptolog dëshmon se Mbretëresha Kleopatra lahej edhe me qumësht…në këtë mënyrë mbante të freskët dhe të pastër lëkurën e trupit dhe të fytyrës. Nëpër papiruset e gjetura Kleopatra ka shkruar për efektet e kripërave të Detit të Vdekur, të cilën e vendoste në vaskë. Në njw litwr ujë deti përmban 35% minerale, që ndihmon për heqjen e stresit, kundër sëmundjeve të lëkurës-si …

Egjipti i Vjetër dhe koha e duhur për dashuri!

Image
Egjiptasit e vjetër kishin marrëdhënie seksuale në disa muaj të veçant, tregojnë arkeologët. Koha më e popullarizuar ishte në mes të Korrikut dhe Gushtit, që dmth se 20% bebe më shumë, kishin lindur në Mars dhe në Prill.
Poashtu, edhe vdekjet më të shpeshta të grave shtatzëna kanë ndodhur në këta muaj. Arkeologët të cilët po punojnë në varret Dakhla Oasis të Egjiptit, kanë zhvarrosur 765 varre dhe ishin në gjendje të konstatojnë sakt muajin e vdekjes të atyre njerëzve, sepse varret i kishin të punuara kah lindja e diellit.

Kleopatra, gruaja që i mbante burrat vetëm një natë dhe të nesërmen i vriste

Image
Poeti i mirënjohur Ali Asllani në një nga librat e tij të botuar shpejt, në hyrje të njërës prej vjershave erotike, tregon shkurt historinë e Kleopatrës që i mbante burrat vetëm një natë në shtrat dhe pastaj i vriste, një luks i madh për një femër, sikur edhe perëndeshë të ishte, por nga ana tjetër, poeti ynë i njohur e justifikon Kleopatrën, ia bën hallall, kur thonë turqit dhe bëhet me të kur shkruan: Ashtu si unë dhe ti unë poet, ti poezi, Atë sy e atë vetull, dhe m’u bëftë kurban një shekull… Historitë e femrës së famshme, dashnores së perandorit romak Antoni, janë të shumta, ashtu siç janë të shumta edhe historitë e fundit tragjik, të zgjedhur nga vetë Kleopatra, me helmin nga gjarpri; por ai që hedh dritë mbi jetën dhe aventurat dashurore të Kleopatrës, është shkrimtari dhe historiani bashkëkohës, që i ka parë gjërat me sy, Plutarku, i cili thotë se ajo bashkëpunoi edhe me Çezarin, por që s’tregohet asnjë histori apo aventurë me të.
Historia klasike e mbretëreshës famëmadhe Kleo…