2011-09-30

Gjon Neçaj - Poeti i Alpeve Shqiptare


POETË, EJANI NË VENDLINDJEN TIME

  Nga Flori Bruqi







Gjon Neçaj lindi me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet per finance ne Tirane. Me krijimtari letrare  eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare. Bashkepunon me disa te perditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkepunon  edhe me shtypin kosovar.


Deri me tash ka botuar:

  1. Ne hijen e mrizave - poezi, Tirane, 1994
  2. Ne foleze te kenges - poezi per femije,Tirane, 2003
  3. Hijet e shpirtit - novele, Tirane, 2005
  4. Ju qe me shihni cdo dite - poezi, Tirane, 2006
  5. Pezull-haiku, Elbasan, 2007
  6. Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, bashkeautor, Tirane, 2008
  7. Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi,Tirane, 2008

Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje, anetar i Haik-Klubit Shqiptar, anetar i Lidhjes se Poeteve Bashkekohore (W.P.S.).

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Gjon Neçaj, jeton dhe punon ne Bajram Curri, Tropoje.

1.ÇBURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarte absurde,
Miklojmë vitet e sotme moderne;
Ne,bijtë e Jezusit të murosur në kryq
Tash  dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë
Na duhen për t’u çburrëruar.


2.MORFOLOGJIA E FJALËS…

Ngarendje përditë n’vitrinat ndjesore,
Prej antikitetit deri në palcën e gurit;
Gjymtyrët kockorë të endjeve rrugëtare,
vallëzojnë trishtueshëm në token e nemun…
Ndërsa morfologjia e fjalës mat kutin galaktik,
Në rrugët e fjetura të vendlindjes sime…
Mbaruan fjalët,
e tashmë flasin vetëm egërsirat…


3.SINUS

Nuk është ndonjë formulë shkencore,
As prirje për të vazhduar studimet im bir;
Me sinuse ka rrjedhur shekujve galaktika e jetës,
Derisa një ditë u zhduk shkrimi hënor…


4.POTPURI DHE LËMSHI I MACEVE


Dikur motit macet ishin zonjat e shtëpisë,
Plakat tallaziteshin n’prushin e zjarrit vjeshtor;
Duke rikujtuar se prekja me lëmsh e kokës së maceve,
qetësojnë  mendjen e tyre të trazuar,
Për t’u larguar nga punët e shumta në kullat çatibrejtur.
Vetën kur ndihej potpuria e minjve në trarët e moçëm,
Macet kërkonin lëmshin e plakave…
Sot ndodh fenomeni i dyzimit.

Haiku nga libri ''Pezull''


1.

Arome bjeshke
Ne nje degez boronice.
Fluturat kendojne haiku.

2.

Me lulebore
Bleta thur fjongo
Ne ditelindjen time.

3.

Qershite kuqloshe
I bejne serenata
Djalit ne ditelindje.

4.

Si ortek bjeshke
Vershen haiku
Mbi fleten e bardhe.

5.

Shoh bjeshket
Dhe me kujtohet im ate
I gdhendur ne shkembej…

6.

Gjakova-
Jete e pasosur
Ne Bjeshket e Nemuna.

7.

Cabrat!
Gjithe jeten te enderrova
Sot te shoh shkrumb e hi.

8.

Kjo piramide
Rrezuar ne qafe Morine
Jete e ndare pergjysem.

9.

Prarim dielli
Mbi kullen time me Mserr.
Visari ende fle…

10.

Udheve te botes
Me nje cope bjeshke
Ne gjak.

11.

Nikaj-Mertur
Ndjehem zog
Ende pa lindur.

12.

Korrik djegagur.
Maja e Hekurave
Shkrin hekurin.

13.

Eci drejt pavdekesise.
Jezu Krishti
Udherrefyes i perjetshem.

14.

Mes librave te mi,
Nje fletore me haiku
Rri pezull.


Nga vellimi “Hena pikon mbi Alpet e mia”


POETE, EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poete, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si  musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.

Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…

Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore mallet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…

S’JE ME

Puthje e embel qe vjen nates genjeshtare,
Puthje e embel prej endrres e gatuar,
Puthje qe te shijoj deri ne mengjes,
Pastaj me tretesh e me le te vetmuar.

C’ESHTE AI  ZE…

C’eshte ai ze qe pisket mbi alpet kreshtebardha?!
Piskama e tij mbi nje shekull oshetin,
ne gryken e Kacanikut e s’ka te sosur…

Jakup Ferri ne Bjeshket e Nemuna,
Portreti i tij i permotshem,
I pa varrosur…

MOS E VONO MBREMJEN

Mos e vono mbremjen
muzgu i veres.
Baresha Bjeshke dirgjet roges se livadhit;
Syri i diellit fshihet pas majes.
Sokoli i djalit mrizave kesaj dite,
Me qerpik te syrit e ndoqi Bjeshken.

Bjeshka si zane i prin ogicit,
Djali kete dite e paditi veten…

Mos e vono mbremjen,
O muzgu i veres!

Takoj dy zemra kete mbremje bjeshke,
Se papushim rrahin n’rrenjet e mrizit te mocem,
E dashuria rrjedh e bardhe si qumesht delje…

Ardita Jatru:Pёr ty, Shpirtin e lashё jetim E jotja nuk u bёra kurrё!




Ajo ishte njё kitarё


Ajo ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё.

Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.

Ajo ishte veçse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me çdo kёngёtar.

Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!

Pёr ty...

Unё njё Zhan d’Ark e pakuptimtё,
Skelet qё digjet çdo ditё nё turrёn e druve.

Pёr ty,
Njё putanё e padenjё nё haremin tёnd,
Atёherё kur isha ende e virgjёr

Pёr ty,
Mbaja thasё me gurё mёkatesh mbi shpinё,
Mёkatesh qё kush s’mund t’i falte.

Pёr ty,
Çdo ditё ngrija njё mur kalaje honeve,
Po Rozafё nuk u bёra kurrë.

Pёr ty,
Unё, njё fytyrё ёngjёlli i braktisur,
Ku djalli nё udhёkryq mё kish dhёnё udhё.

Pёr ty,
Shpirtin e lashё jetim
E jotja nuk u bёra kurrё!

Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
T’u fshihemi syve kureshtare
T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
Sonte nga epshi yne tё çmendet

Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
Qirinjtё e ndezur si me parё
Nё bёfshim zhurmё qent’ kalimtarё
do themi,zgjuar le tё rrijnё komshinjtё

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
Fike dritёn e bjer mbi mua
Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet


Ju rrёfej kёngёn e plakut Duk pёr njё cigankё

“Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dёndur
Ciganka ime,e bukura Dalina
E nёn pemёn e bajames,
Pёr tё parёn herё tё shoh hijeshin
E lёkurёs tёnde tё thekur
Se je e imja,e imja.e imja….

O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.

Eja ciganka ime,o yll i sapo rёnё
Kёmbёzbathura ime, belthyer,trupёpakta.
Gushёs tёnde do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
E gjoksit tёnd perfekt puthjet mё tё gjakta.”


Kёrkomё tek ndonjё varg

Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.

Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.

Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.

Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...

Mërzinë time e fsheh thellë

Mërzinë time e fsheh thellë
në një qoshëz të zemrës e mbyt
pastaj bëhet kotkë në stomak
E kockat me dhëmbë ia përtyp

Mërzinë të shkretën e bëj hi
E djeg me një cigare buzëve
Atëherë kur fundi i vjen i zi
Varrin ia bëj në rrënjë të luleve

Mërzinë time e ndaj me veten
Pa kuptim mërzia ime si gjithnjë
Kështu dhe sot kjo natë e premte
Të grindem nuk paskërkam askënd

Sa nuk do desha

Asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje.

flas hidhur,

lendoj,

me qellim

dhe nuk ndjej me turp

kur shaj me fjale të ndyra.



Preva dhe floket

c’shemtim...

Vetem pasqyra me tregon te verteten

ndaj i shmangem gjithnje e me shume.

Tymos cigare si burre

Si burre dhe vishem

Me e keqja, sillem si burre.

Sa nuk do desha....



Asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje.

urreja furtunen por

cmenduria ime ia kalon per shkaterrim asaj.

Pa gjume…

O perendi, kam kohe endrra pa pare.



Ne kete dite të vrenjtur pa ere e pa shprese

ta them eshte e trishte

por kjo toke nuk me frymezon me per bese

kjo toke po me shterr…

po me tradheton dhe vetja

c’shaka,

asgje nuk ka mbetur nga ajo qe isha dje



Zgjodhe te ikje mengjesit sot

dhe bash dje mallkova vetmine…

Antony


Antony, mos vdis kësaj vjeshte.
Se ky pikëllim i kuqërremtë i natyrës duhet ndjerë në asht,
dhe muzgun kur ngjit fytyrën qelqeve me brymë,
eh, dhe liqenin e hirtë e të heshtur, pa një shpend.
Por asnjë vjeshtë nuk është njësoj,
as dashuritë.
Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetë.

Në fund të fundit, Antony
Kjo është jeta,
I njëjti diell që lind
Të njëjta dhe perëndimet.
Fati ynë nuk është i njëjtë.
Ndaj kur të zgjohesh mëngjesin tjetër
eja më trego historitë e tua, i kthjellët,
Për zhgënjimin tënd me zonjën Mina
E për natën e ndarjes që u rrahët paq.
Për të shtunën që desh vrave veten për pak.
Tregomë gjithçka…

O Zot më dhimbsesh.
Ta marrë e mira, sa shumë që ngjajmë…


Kënga e fundit
Gjithcka e merr era kaq cuditshem
dhe vuajtjen time te embel, atehere
Dhe te qeshuren tende pa arsye sot.
O thonj te padukshem
qe po me grisni shpirtin frikshem!

Mos plas po deshe…mos derdh nje perrua lot

Degjo atehere, nga une te fundit kenge.
Deshira jote kjo i dashur a nuk ish?
Por ne qofte keshtu , sa keq me vjen,
Gjithcka qe desha e akoma nuk kam bere.

Mos plas po deshe…veten mos e vraj

Kjo ishte e gjitha….Fillim dimri,
nje qiell qe shkrepetimash u hap
Nje zemer e mbledhur grusht dhe
aureola qe si mjegull u shpernda

Mos plas po deshe….ne vend mos vdis

Nuk e di se c’ze nga shpirti do t’me dale
apo buzet a do t’me binden lehtesisht?
Por nese kenga nuk zbret fare permbi to,
Nga te carat, do te zvarritet ndonje fjale,
……se deshira jote kjo i dashur ish’.

(Ardita Jatru, është e lindur ne Tirane, 1972. Aktualisht jeton në Selanik-Greqi.Në poezitë e saj zënë vend dashuria për njeriun,jetën dhe gjithçka të bukur që qëndron pranë njerëzve.Është autore e dy vëllimëve poetike, “Jetës i falem” dhe “Alter Ego”…,që janë mirepritur nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.


Lexoni: http://blogshqip.blogspot.com/2007/11/alter-ego-ardita-jatru.html


http://mel-ard.blogspot.com/

(Përgatiti Flori Bruqi)

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...