Posts

Showing posts from March, 2012

Nga Fatmira Çeliku: Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjes

Image
Bota është si një pasqyrë; shikon ti me inat, të shikojnë ty me inat, shikon ti me të qeshur, të shikojne ty me të qeshur…








Jeta që na përket ne është e shenjtë dhe me plot befasi. Le të mësojmë ta jetojmë me entuziazëm dhe pasion të madh.








Fletët e një ditari.

 26 Mars


Në çdo moment të jetës unë mund të gjejë
një arsye të vlefshme për të qenë e lumtur...
në çdo cep të botës ka bukuri,
kënde të natyrës së mrekullueshme...
oazë e qetësi...
Faleminderit Zot për dhuratën e madhe të jetës...
Faleminderit për ylberin
që ngjyros jetën time plot lumturi...
Faleminderit për qiellin e pafund që më mbulon me bekimin tënd...
Faleminderit për detin që më përfshinë në pafundësinë e tij...
faleminderit për diellin, hënën, yjet
dhe faleminderit për dritën e shpirtit tim
që hap derën e mirënjohjes,
Optimizmit... gëzimit të jetës dhe dashurisë ...
Një javë të mrekullueshme miqt e mi








Mendjet e medha diskutojne idete...Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet,dhe Mendjet e vogla diskutojne Njerezit...




Mirëmëngjesi për ata që du…

Marshim global për Jeruzalemit

Kur trupat e para izraelite hynë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë Luftës "Gjashtë-Ditore", në vitin 1967, ata u detyruan të mbështeten në të thënat e një kalimtari - një arabo-izraelit në moshë të thyer - për t'i udhëzuar drejt Murit Perëndimor, aty ku Herodi shkatërroi tempullin e shenjtë. Pra, si është e mundur që këta ushtarë çifutë nuk dinin rrugën që të çon në vendin më të shenjtë të të gjithë Judaizmit? Kjo ndodh sepse askush nuk e kishte vizituar atë më parë. Në kohën kur jordanezët sundonin Jeruzalemin, vizitorët hebrenj ishin persona "non grata" të padëshiruar dhe sinagogat ishin të ndaluara. I citova këto fakte në pritje të 30 Marsit, data e zgjedhur nga aktivistët, e quajtur si "Marshi Global në Jeruzalem". "Ky Marsh do të bëjë thirrje për lirinë e Jeruzalemit dhe të popullit të tij dhe për t'i dhënë fund aparteidit, spastrimit etnik dhe politikave të Judaizmit, të cilat "prekin" "Njerëzit, tokën dhe shenjtë…

Në vend të përkujtimit:Tonino Guerra

Image
Skenaristi italian Tonino Guerra, i cili nisi të shkruajë në një kamp burgu gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Guerra është më së shumti i njohur për bashkëpunimin e tij të gjatë me regjisorin Michelangelo Antonini. Ai ka shkruar më shumë se njëqind skenarë dhe tri herë ka qenë i nominuar për “Oscar”, duke përfshirë punën për filmin “Blow Up” të Antoninit dhe filmat “Amarcord” e “Casanova 70” të Frederico Fellinit.

“Tonino ka jetuar për gati një shekull në kulturën italiane. Ne kemi humbur një poet, gjeni dhe person të mrekullueshëm”, ka thënë ish -ministri italian i kulturës, Walter Veltroni. I lindur më 1920, Guerra, i cili ishte po ashtu poet dhe skulptor, nisi të shkruajë skenarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhej në një kamp përqendrimi në Gjermani. Ai ka qenë bashkautor në disa nga filmat më të njohur italianë të viteve ‘60 dhe ‘70, që janë realizuar nga regjisorët italianë Frederico Fellini, Vittorio de Sica dhe Luchino Visconti. Karri…

Musa Ramadanit iu dorëzau Çmimi Kombëtar "Azem Shkreli"

Image
Musa Ramadani më 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga bangat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.

Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike

Musa Ramadani është prezentuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë Çmimesh. Talentin e tij prej krijuesi pluridimensional, e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i …

Botuesit, nuk ka fuqi blerëse për dy panaire

Image
Edhe këtë vit, në një periudhe kohore prej një muaji, në Prishtinë do të mbahen dy panaire të librit. Në maj nga Unioni i Botuesve të Kosovës, që do të mbajë edicionin e dytë, dhe ai i qershorit i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, i cili po bëhet gati për edicionin e tij të 14-të. I pari, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinës, i organizuar nga Unioni i Botuesve të Kosovës, do të mbahet nga 2 deri më 6 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe i dyti, Panairi i Librit në Prishtinë, i organizuara nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të mbahet nga 4 deri më 10 qershor po në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Mungon marrëveshja për orarin e panaireve

Mbajtja e dy panaireve në nivel kombëtar në një periudhë kohore prej 30 ditëve po shihet si një problem serioz nga botuesit, ngase, sipas tyre, jo vetëm që po krijon probleme, por edhe shpenzime që pastaj nuk mbulohen. Botuesit kosovarë janë shprehur se do të ishte mirë që njëri prej këtyre të mbahet në vjeshtë. Panairi Ndërkombëtar i Lib…

Mbulesa dhe zbulesa

Image
E para, në disa shkolla të Kosovës, por edhe në qytetin tim, është duke u ripërsëritur diskursi mbi raportin kulturë, respektivisht religjion dhe arsim laik. Disa nxënëse me mbulesë të identifikimit islam, janë përjashtuar nga shkolla.

E dyta, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë punojnë me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që interpretohet si e ndalueshme bartja e uniformës me ngjyrime fetare, gjegjësisht atij islam. Drejtorët thirren në këtë udhëzim administrativ dhe thonë se po e zbatojnë ligjin, gjegjësisht udhëzimin administrativ. Ndërsa disa drejtorë edhe më shumë po e shkelin ligjin kur po bëhen aq "kreativ" dhe po thonë se duhet përjashtuar nxënëset me shami, ndërsa në fund të vitit shkollor mund të hyjnë në provime, sikur të ishin në fund të semestrit universitar. Madje, në një qytet të Kosovës, vetë kryetari i komunës është prezantuar në medie se ka bërë një marrëveshje me degën lokale të Bashkësisë Islame …

Pro et contra dr. të UÇK-së Craig Jurisevic-it

Image
Përgatiti :Flori Bruqi



T THE AUTHOR — CRAIG JURISEVIC CRAIG JURISEVICCraig Jurisevic was born in Adelaide, South Australia in 1965 and is married with three children. He is a cardiothoracic and trauma surgeon and has worked in many conflict zones. These include Israel and Gaza (1992–93), Albania and Kosovo (1999), and with the Australian Army in East Timor (2006) and Afghanistan (2008). He is a member of the International Humanitarian Law Committee of the Australian Red Cross. He currently works full-time as a surgeon in Adelaide and is a Senior Lecturer at the University of Adelaide.






















Craig Jurisevic asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhet gjithashtu i famshëm kur iu bashkua aradheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999. Të bëhesh vendor, nuk është shumë e popullarizuar te punëtorët humanitarë në raste të situatave konfliktuoze. Craig u ndje se nuk mjafton vetëm të shërohen të plagosurit në Spitalin e Kukësit, me kushte të vështira, por Kosovës i duhej më shumë se aq dhe…