Posts

Showing posts from August, 2013

Një brez alienësh

Image
Nga Umberto Eco


Çfarë veprash letrare mund të shijojnë ende këta të rinj kur nuk njohin jetën fshatarake, të korrat, pushtimet, përmendoret e të rënëve, flamujt e shpuar nga plumbat e armikut, nevojën e ngutshme të një morali në jetë?


Mendoj se Michel Serres është, sot për sot, filozofi më mendjehollë në Francë dhe, si çdo filozof i mirë, di të ulet dhe të reflektojë për të sotmen. Po e nxi faqen duke përdorur (përveç ndonjë komenti personal) një artikullin e tij, shumë të bukur, botuar në “Le Monde” më 6-7 mars të këtij viti, ku ai na kujton gjëra që, për lexuesit e mi më të rinj lidhen me fëmijët, ndërsa për ne më të vjetrit, me nipërit.


Sa për të hyrë në temë, këta bij dhe nipër nuk kanë parë kurrë derra, lopë apo pula (më kujtohet një sondazh amerikan i para 30 vjetëve, nga doli që shumica e fëmijëve të Nju-Jorkut mendonin se qumështi që blihej në supermarket, i futur në kuti, prodhohej në rrugë artificiale, njëlloj si Coca-Cola). Të rinjtë nuk janë mësuar të jetojnë në natyrë, a…

Infeksionet spitalore

Image
Janë infeksione që nuk janë të pranishme (as në inkubacion) në momentin kur i sëmuri hyn në spital (shtrohet) por që merren gjatë periudhës së shtrimit. Këto infeksione mund të verifikohen pas 3 ditësh nga shtrimi, por edhe pas largimit të pacientit nga spitali. Pak histori mbi infeksionet spitaloreNë mesin e 1800-ës, I. Semmelweiss dhe J. Simpson ishin pionerët e mbledhjes sistematike të të dhënave mbi infeksionet spitalore: Semmelweiss demonstroi se, spitali mund të përbënte një rrezik për pacientët (gratë që nuk lindnin në spital kishin një risk për sepsi lehonor dhe vdekshmëri më të vogël se ato që lindnin në spital), se ky risk kishte origjinë infektive (agjentët patogjenë transmetoheshin nga mjekë dhe nga studentë që përpara se të asistonin femrat që po lindnin kishin kryer autopsi), dhe se një ngjarje e tillë mund të parandalohej (duke larë duart me klorur kalciumi). Infeksione spitalore Në vitin 1955, Colebrook propozoi gjetjen apo evidencimin e infeksioneve në çdo spital të madh. N…

Dy kulturat, dhe një paralele e sforcuar mes rastit italian dhe atij shqiptar

Image
Për më tepër që, të paktën mua personalisht, nuk mund kurrsesi të më shpëtonte një shprehje si kjo “Për këtë mbetet e domosdoshme kultura e përgjithshme, por edhe gjuha si mjet shprehjeje.”. Unë e shoh të sforcuar një shprehje të tillë, ku termi kulturë uzurpohet nga kultura thjeshtë e vetëm humaniste, për të mos thënë vetëm letrare apo filozofike, (kjo e fundit aq më tepër e një lloji të caktuar)…
Pa dashur ta zgjas shumë, duket se vazhdohet kokëfortësisht të lihet jashtë kulturës së përgjithshme, kultura shkencore. Kjo ndodh jo aq me eksponentët e lartë, të moderuar sesa me disa qarqe të caktuara që ecin me inerci dhe pa sens kritik. Dua të them, dhe jam i bindur, sikundër shumë të tjerë, se ka ardhur koha që kultura e përgjithshme, edhe në konceptimin e profanit të ketë të brendatrupëzuar kulturën shkencore.

Nuk e kam me shkrimin e Pishakut, aspak, sepse ngre një shqetësim që duhet medoemos të ekzistojë, por e kam me frymën e përgjithshme, apo forma mentis-in që mbizotëron në masa…

Rindërtimi i protogjuhëve (gjuhëve të lashta)

Image
Sipas një studimi të publikuar së fundi në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), rindërtimi i gjuhëve të lashta është i mundur nëpërmjet një programi informatik.

Programi shfrytëzon fjalë moderne dhe nëpërmjet analizave statistikore probabilistike mund të rindërtojë protogjuhë, pra gjuhë të lashta nga të cilat kanë dalë familje gjuhësh.

Risia, në këtë rast, është koha e shkurtër që i nevojitet programit kompjuterik. Sepse këto llojë studimesh, që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, kryhen në mënyrë “manuale” duke krahasuar tinguj dhe fjalë të gjuhëve që i përkasin të njëjtës familje gjuhësore. Një punë e tillë zgjat disa vite.

Sistemi i sofistikuar kompjuterik për rindërtimin e protogjuhëve është ndërtuar nga një grup kërkuesish shkencorë të Universitetit të British Kolumbia në Vankuver dhe të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Sistemi bazohet mbi teknika statistikore të përdorura në biologjinë kompjutacionale për të rindërtuar pemët filogjenetike të organizmav…

Skandali i Talidomidit dhe eksperimentimi mbi kafshët

Talidomidi është një ilaç që u jepej grave shtatëzënë mes viteve 1957 dhe ‘61-’62. Talidomidi shërbente për të qetësuar të vjellat gjatë shtatëzanisë. Vetëm më pas u zbulua se, ilaçi talidomid, kishte disa efekte anësore të tmerrshme mbi fetusin, të cilit i bllokonte zhvillimin e gjymtyrëve.

Nga talidomidi mund edhe të vdisje; në vende të ndryshme të botës pati me qindra (deri mijëra) viktima, derisa ilaçi u hoq nga qarkullimi.

Vetëm pas 50 vitesh nga tragjedia, shtëpia farmeceutike gjermane, Gruenenthal – që prodhonte talidomidin – kërkoi publikisht falje.

“Na vjen keq – tha administratori i deleguar i firmës – Kërkojmë falje që për 50 vite nuk gjetëm mënyrën për të komunikuar me ju si njeriu me njeriun”.

Por, kjo deklaratë, e të tjera, nuk do të mund kurrë të shpërblejnë mijëra nëna dhe fëmijët e tyre që ishin viktima të pafata të ilaçit në fjalë.

Nënat si kavie

Tamam, pas skandalit të Talidomidit, në vitet ’60, fillimisht në Gjermani e më pas në të gjithë botën u futën rregullat…

Kollona e dytë e papirusit kirurgjik të Edwin Smith

Image
Ky papirus, i shkruar në shekullin e VII para erës sonë, përmban referimin e parë mbi trurin, të regjistruar deri më sot në një dokument të prodhuar nga Njeriu. Në fakt, fjala tru shfaqej brenda disa dokumenteve mjekësore të grekëve, por kjo rreth 2500 vite pas këtij traktati egjiptian.

Kollona e dytë e papirusit të Edwin Smith-it

Papirusi është i veçantë edhe për sa i përket mënyrës të trajtimit të çështjes mjekësore. Ndërsa papirusët e tjerë egjiptianë janë tekste të bazuara në magji, papirusi i Edwin Smith paraqet për herë të parë një përqasje shkencore ndaj mjekësisë në Egjiptin e lashtë. Fjala “tru”, në papirus. Sipas James Breadsted, që ka përkthyer e botuar këtë dokument në vitin 1930, fjala “tru” është e pranishme vetëm tetë herë në dokumentet e Egjiptit të lashtë, gjashtë prej të cilave vijnë nga këto faqe papirusi, që përshkruajnë simptomat, diagnozën dhe prognozën e dy pacientëve me fraktura të shumëfishta të kafkës. Traktati i plotë, është i ekspozuar në Rare Book Room të New Y…

Shprehja e emocioneve në librat e shekullit të XX

Image
Në bazë të analizave statistikore të kryera mbi disa tekste letrare, gjatë 50 vteve të fundit shoqëria njerëzore duket se është bërë gjithnjë e më pak e interesuar për të komunikuar, shprehur emocionet në tekstet letrare, me një përjashtim, frikën.Studimi është realizuar duke analizuar frekuencën e përdorimit të fjalëve që transmetojnë ndjenjat, në libra të botuar në shekullin e kaluar. Librat u analizuan në formatin e vet dixhital nga baza e të dhënave Ngram e Google, që përmban dixhitalizimin e mbi pesë milion librave të botuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe mes viteve 1900-2000. Çfarë u analizua? Mes miliarda e miliarda fjalëve u analizuan/kërkuan ato që shprehnin apo komunikonin një gjendje emocionale dhe që lejonin të klasifikoheshin në kategori si: inat, përshtirosje, frikë, urrejtje, lumturim, trishtim, shtypje. Disa nga rezultatet… Periudhat historike me humor të “pozitiv” dhe humor “negativ”. Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi) Rezultati kryeso…

Origjina e qytetërimit minoik – origjina e Agamemnonit

Image
Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe grekë përdorën analizën e ADN-së mitokondriale të mbetjeve skeletike minoike, për të përcaktuar origjinën e paraardhësve të mundshëm të këtyre popujve antikë.

maska e agamemnonitRezultatet u botuan, para disa ditësh, në revistën Nature Communications, dhe sugjerojnë se qytetërimi minoik ka lindur 5,000 vite më parë në Kretë, nga një popullatë ancestrale neolitike që kishte mbërritur në rajon rreth 4,000 më përpara. Studimi tregon edhe se, popullata neolitike që qëndron në origjinë të minoikëve, është e njëjta që u ka dhënë origjinë popujve të tjerë modern europianë.

Diçka mbi mitokondritë dhe mtADN

Mitokondritë janë organele qelizore, që kanë funksionin e centraleve energjitike të qelizave, dhe përmbajnë ADN (mtADN).
ADN-ja mitokondriale mund të trashëgohet vetëm në linjën mëmësore, pra nga nëna, kjo sepse, kur qeliza vezë bashkohet me spermatozoidin (pllenimi) mitokondritë e këtij të fundit nuk derpëtojnë në brendësi të vezës.
Kështu mitokondri…

Sfida e re e transplantit të kokës

Image
Sergio Canavero, neurokirurg me famë botërore, është gati për transplantin e parë të kokës.

Sergio Canavero ësthë një doktor me famë ndërkombëtare. Në vtin 2008 arriti të zgjonte nga gjendja vegjetative prej dy vitesh një njëzetëvjeçare. Sot prezanton një ekskluzivë botërore, transpalantin e kokës, që me siguri do të ndez një debat të ri etik.

“The impossible of today will become the possible of tomorrow“

-Tsiolkovsky AT (1857-1935; Father of Astronautics)-

Teknikisht transplanti i kokës është i mundur

gray headËshtë një projekt që hap skenarë të denjë për një roman apokaliptik fantamjekësor. Transplanti i kokës tek njeriu është teknikisht i mundur. Dhe pas pak vitesh mund të kthehet në realitet – kështu deklaron doktor Sergio Canavero, neurokirugr në Torino, i cili i është imponuar komunitetit shkencor që prej 2008, kur “rizgjoi” me anë të “elektrostimulimit” një njëzetëvjeçare në gjendje vegjetative permanente nga 2006. Një sukses unik në botë që i mundësoi klasifikimin e pacienti…

“Music and spatial task performance"

Efekti Mozart dhe keqinterpretimi i studimeve shkencore

Me efektin Mozart i referohemi shpesh një teorie shekencore, që mund të quhet mjaft kontroverse. Teoria lind në vitin 1993 si pasojë e keqinterpretimit të një eksperimenti të famshëm të realizuar nga fizikantët Gordon Shaw dhe Frances Rausher, dhe botuar në revistën shkencore Nature. Titulli i studimit shkencor ishte: “Music and spatial task performance”.

Në studim u futën 84 studentë të cilët u ndanë në tre grupe të ndryshme që dëgjuan tre lloje të ndryshme muzike; një nga grupet dëgjoi muzikën e Mozartit, një grup tjetër muzikë minimaliste, ndërsa grupi i tretë, në heshtje.

Pas dëgjimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, nga ata për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, pra një test inteligjece: studentët që kishin dëgjuar Mozartin, dhe në veçanti sonatën K448, tregonin një rritje të kuocientit intelektual me 8-9 pikë krahasuar me studentët e dy grupeve të tjera që nuk kishin pësuar asnjë përmirësim në ekzekutimin e provë…

Përse bebet ndalojnë së qari kur merren në krah?

Image
Për herë të parë një kërkim shkencor ka dhënë prova eksperimentale të faktit se të porsalindurit ndalojnë së qari kur merren në krahë dhe sillen vërdallë mbajtur në krahët të nënës së vet.

Po i njëjti efekt (apo efekti analog) është dokumentuar, nga autorët e studimit, edhe tek të minjtë e porsalindur. Këta kur kapeshin nga nëna e vet për qafe nuk emetonin më ultratinguj thirrës. Duket se kapja prej qefe nga miu-nënë ka një efekt qetësues.
Pra lëvizja apo transportimi që nëna i bën të voglit ka tek ky i fundit një efekt pozitiv.

Këto rezultate sugjerojnë se ndalimi i të qarit vjen si përgjigje imediate ndaj lëvizjes së nënës. Është një sjellje që është konservuar gjatë rrugëtimit evolutiv dhe ka një domethënie të rëndësishme për mbijetesën e llojit.

Infant Calming Responses during Maternal Carrying in Humans and Mice - Gianluca Esposito, Sachine Yoshida, Ryuko Ohnishi, Yousuke Tsuneoka, Maria del Carmen Rostagno, Susumu Yokota, Shota Okabe, Kazusaku Kamiya, Mikio Hoshino, Masaki Shim…

VLERA E SHTATËLARËSISË NË NJË POPULLATË

Image
Teoria e modelit (1)

Teoria e modelit

Në anatomi: studimi i modeleve teorike (që nuk ekzistojnë në realitet).

Në antropologji: studimi i variacioneve krahasuar me modelet teorike (variante që përbëjnë popullatën reale).

Luhatjet nga modeli përbëjnë popullatën reale që, për çdo karakteristikë të konsideruar (metrike ose jo metrike), tregon një variabilitet të vetin.



Luhatjet nga modeli ndodhin edhe për karakteristikat jo metrike (morfologjike jo të vazhdueshme).

Tërësia e karakteristikave të ndryshueshme përbën biodiversitetin njerëzor, që përfaqëson avantazhin më të madh selektiv të zotëruar nga specia (lloji) ynë.

Çdo zvogëlim (reduktim) i biodiversitetit njerëzor (përfshirë rikombinimin gjenetik) ngushton biodiversitetin njerëzor dhe zvogëlon mundësinë për mbijetesën e llojit tonë.

Biodiversiteti është një avantazh!

Teoria e modelit dhe ndryshueshmëria normale.

Reduktimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet zvogëlimit të biodiversitetit është një fenomen që verifikohet (ndodh, realizohet) …

Antropologjia dhe moderniteti shqiptar

Etnografia shqiptare është përqendruar te studimi i kulturës tradicionale në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pa mohuar përpjekjet për të studiuar socializmin dhe post-socializmin.


A duhet ende të rendim në kërkim të ekzotikës duke rrezikuar që ta krijojmë vetë këtë produkt i imagjinatës dhe steriotipeve?


Antropologjia socio-kulturore në Shqipëri njihet më tepër me emrin etnografi. Ndodh që njerëzit ta asociojnë atë me folklorin. Kjo ka një histori.


Por nuk po ndalemi te kjo pikë. Ajo që ka më shumë rëndësi dhe duhet shtruar për diskutim është në njërën anë imazhi që ka shoqëria për këtë shkencë dhe së dyti vetë bashkësia e studiuesve.


Duket se të dyja konvergojnë në pikën që etnografia, përkatësisht antropologjia socio-kulturore merret me studimin e kulturës tradicionale ose primitive. Në përgjithësi në etnografinë shqiptare është kritikuar dhe është shmangur përdorimi i shpeshtë i termit kulturë primitive. Kjo ka ardhur për disa arsye.


Së pari se studiuesi ka qenë vendas, …