Posts

Showing posts from May, 2015

Një deklaratë absurde e presidentit italian Serxho Matarela

Image
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri


Para pak ditësh, presidenti italian bëri një vizitë në Beograd. Përmes shtypit është dhënë një njoftim për një deklaratë absurde që ai paska bërë në parlamentin e Serbisë. Në atë njoftim thuhet:

“Presidenti italian në fjalën e rastit në Parlamentin e Serbisë ka thënë një të pavërtetë të madhe.

Të qëllimshme apo jo, por ai, ndër të tjera, thotë:

“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit”.

Që kur paska qenë Konstandini serb???!!! Ndoshta presidenti Matarela ka nevojë për t’u thelluar pak më shumë në histori, ose ngatërron serbët me ilirët” (Citohet sipas: “Presidenti italian bën çorbë historinë: Konstandini serb!”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 28 maj 2015).

Pas kësaj deklarate absurde të presidentit italian në parlamentin e Serbisë më 25 maj 2015, çdo lexues apoteleshikues, normalisht, shtr…

Cikël poetik nga Përparim Hysi

Image
Përparim Hysi

KU JE SOT?
Them me vete:- Eh, çfarë fati! Që të njoha mike, moj! Në lëkurën si bojëmjalti Unë jam ulur dhe "pushoj"
Hundë të hollë e buzë të plota Dhëmbë të bardhë krejt si fildish Ti më ishe e tërë bota Dhe një tjetër si ti s'kish.
Ato vetulla të harkuara Përmbi sytë të mbushur qiell Mua më çojnë në moteshkuara Kur të dy shkuam në "esfel"
Tash u kthehem viteve tutje Dhe të tëra i kujtoj Heq me shpirt e heq me supe Ku do jesh, o mike, moj?!!!


MOJ DIANË!
Moj Dianë që po kthehesh nga "gjuetia" Me atë trup të drejtë si fidan Punuaka me "hile" dhe Perëndia Enkas për t'na bërë duman.
Bukuria jote është aq "agresive" Sa silem para teje si i "pambrojtur" Po unë di të "lexoj" përmjet syve Ata sikur më bëjnë pakëz të "njohur"
Gjithçka mbi trupin tënd vezullon Tek ecën me hapin tërë gaz Unë pas të ndjek si barbon Jam gati për ty të pëllcas.


PËR NJË MIKE
Mikja ime ka marrë prrallën Po ngjit shkall…

Adem Zaplluzha, "Nëpër plasaritjet e mureve"

Image
NËPËR PLASARITJET E MUREVE

Librin me poezi të autorit Adem Zaplluzha, "Nëpër plasaritjet e mureve"  mund ta shkarkoni falas në sektorin
„Literaturë“




(E falënderojmë përzemërsisht autorin)





(Adem Zaplluzha: “Nëpër plasaritjet e mureve”, poezi Shoqata e Shkrimtarëve “,“Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014)

Kur e merë në dorë librin me qëllim që ta shqyrtosh, të duket se para vetes ke një pyll të rrëpinjtë që nuk kapërcehet lehtë për të arritur në një pikë ku t’i dëshiron, veçmas kur ke të bësh me një vepër multidimensional, jo vetëm për nga dendësia e përmasave shpirtërore, të vlerave, por edhe për nga shumësia e çështjeve ideo – estetike që trajtohen në një mal temash e kohësh të cilat brumosen në një tersi sa të gjerë të cilat nga vargu në varg, nga strofa në strofë, e pse jo edhe nga libri në libër, që flasin në një hapësirë e kohë e që fillon e lëviz në vetëdije e ndërdije duke bredhur valëve të jetës ku amplituda e dhembjes dhe e harlisjes është e mbetet evidente.
Me të lexuar …

AUTOSTRADA NISH - PRISHTINË, PSE DUHET TË FIRMOSË EDI RAMA?

Image
     REXHEP SHAHU


Lajmi se brenda dy javësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë Vuçiq, do të nënshkruajnë projektin e ndërtimit të autostradës Nish - Prishtinë - Durrës, projekt që kushton 1 miliadrë euro dhe që do ta financojë Europa, po fluturon plot hare në qiejt e qeverisë.

Është lajmi më i mirë, lajmi më i duhur që ofron shpresë për rajonin, për integrimet rajonale, që njerzit të mos "ndërtojnë" shëpitë e tyre në avionë, trena, anije, çadra, por të rrinë në atdhe.

Po pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti Rama me Vuçiqin?


Pse Rama e jo Isa Mustafa?

Mirë Vuçiqi se 80 km rrugë është ne teritor administrative serb, po Edi Rama pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti?



Nëse nënshkruan Edi Rama këtë projekt që zbatohet në Kosovë, ai nënshkruan para kryeminstrit serb mosnjohjen e shtetit të Kosovës, shpërfilljen e liderëve të Kosovës.




Ose ndoshta Serbia e ka lejuar e pranuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe kryeministri Vuçiq nënshkruan kësht…

Luftëtarët e Kumanovës nuk janë Terrorist as ekstremist,por thjesht janë kryengritës!

Image
Këta duhet të mbesin me epitetin kryengritës ,luftëtar dhe simbol i çlirimtarëve për trojet shqiptare nën okupimin maqedon . Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë, disa zyrtarë kosovarë dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre ti shndërrojnë ne viktimizim, vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve shqiptarë në Kumanovë.

Nga Asllan Dibrani
Ngjarjet e dhe aksionet kundër shqiptarëve nuk po ndalen edhe ne ketë shekull. Ne si komb po i paguajmë haraçet e padrejtësive historike qe u bënë ndaj shqiptareve !.Luftërat shekullore për tu çliruar nga pushtuesit po vazhdon. Gjyshërit ,stërgjyshërit dhe baballarët tanë rezistuan në format e veta për ta mbrojtur vlerën tonë kombëtare, po pushtuesit qe na servuan robërinë po shkallëzohen me dhunë terror dhe vrasje edhe këto ditë në Maqedoninë e vockël sllave të ndikuar nga qarqet e Beogradit dhe Moskës dhe Atinës. Lufta heroike ishte gjithmonë ballash por kësaj here kjo luftë nuk i ngj…

Piktura Rron

Image
Toni Milaqi "The Bone" -detail (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)

Toni Milaqi "The Bone" (acrylic on paper, 69.5x49.5 cm, 2010)

Kohët e fundit, nuk mund të mos bjerë në sy, tendenca e lobeve të ndryshme që kontrollojnë jetën dhe produktin artistik-vizual në rang global, për një lloj rikthimi tek piktura. Një shembull i këtij fenomeni ishte ekspozimi por edhe zhurma që shkaktoi prezantimi i punës gjigande të David Hockneytek Tate Britain. Dhe nëse Hokney pak a shumë përgjatë rrjedhës së viteve, ka mbetur besnik ndaj artit të pikturës, një surprizë akoma edhe më e madhe ishte ekspozita personale me titull "No Love Lost", tetor 2009, e Damien Hirst.

Nuk dua të shqyrtoj këtu cilësinë e veprave të artistëve të sipërpërmendur, as mosekzistencën e risive nga punët e tyre, as mungesën e personalitetit artistik që është kaq e dukshme, por kahjen etregut global të artit drejt pikturës. Përse vallë kjo nevojë për rikthim tek kjo gjuhë vizuale, që kaq keqazi është k…