2016-08-31

Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën

Limaj Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit



Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
Dy krerët e partive opozitare në koalicion, Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, ju kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës , që nesër t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur krerët më të lartë të shtetit që nesër mos të guxojnë të shesin Kosovën. Haradinaj ndër të tjera i ka quajtur Isa Mustafën e Kadri Veselin shpirtra të këqinjë.
Ai ka kërkuar nga ata, që mos të fshehën parapa votës së fshehtë dhe miqësisë ndërkombëtare. Ndërsa, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, pret që nesër deputetë e Kuvendit do të veprojnë komfor Kushtetutës dhe betimit të deputetit duke i thënë jo marrëveshjes për demarkacionin.
Të dy krerët e opozitës në një konferencë të organizuar sot për këtë çështje kanë konfirmuar edhe një herë se ata nuk do të jenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes por ata kanë thënë se do të marrin pjesë në seancën e nesërme.
Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
“Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur , Hashim Thaçit, Kadri Veselit , Isa Mustafës , të shitur e të prishtë, shpirtrave që janë edhe hajna që mos të guxojnë me e shitë një pjesë të Kosovës . Mos të guxojnë me shitë Rugovën , gjysmën e Rugovës edhe mos të guxojnë me ja bërë këtë të keqe vendit . Është gabimi më i madh që mundem me e bërë . Kjo thirrje është për shkak se kemi ardhur në fund . Ne s’kemi lënë gurë pa lëviz për të shpjeguar se nuk është luftë për pushtet , se nuk është provincializëm , se s’ka të bëjë me asgjë të agjendave kush bijën e kush qohet nga qeverisja por është për tokën e shenjtë për Kosovën , për Rugovën . Nuk mund me u fsheh këta shpirtra të shitur , këta shpirte të prishtë , këta hajna që e kanë vjedhur Kosovën deri në palcë . Nuk munden me u fsheh as prapa miqësisë me Amerikën , as prapa përcaktimit pro Evropë e in tegrim euroatlantik të Kosovës. Kjo është ai kulmi i shpirtrave të tyre të shitur i shpirtrave të tyre hajna edhe i shpirtrave të tyre të prishtë”, tha Hradinaj.
Limaj ndër tjerash, ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të veprojnë sipas betimit të deputetit.
Limaj: Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit

“Aleanca dhe Nisma, nesër do të shkojnë në Parlamentin e Kosovës , do të votoj kundër këtij varianti të demarkacionit dhe i ftojmë , të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës , që nesër ti kalojnë shabllonet partiake , bindjet partiak dhe të jenë në nivelin e detyrës ashtu siç e kërkon , ligji, kushtetuta si dhe deputeti i Parlamentit. Ne presim që deputete do të jenë në përputhje me betimin , që ata e kanë dhënë kur janë bërë deputet dhe të mbrojnë interesin nacional . Nesër përmes votës tona ta unifikojmë Kosovën . Ta heqim një herë e mirë këtë problem nga rendi i ditës problematik të krijuar të pa nevojshëm nga ky pushtet. Dhe kjo është ftesa jonë . Ftojmë të gjithë deputete e Parlamentit të Kosovës që nesër fuqishëm të votojnë kundër këtë variant5ë të demarkacionit”, tha Limaj.
Haradinaj e Limaj kanë thënë se deri nesër ka kohë që të vetëdijesohen deputetët dhe pushteti, që t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit. /P.Musa/
***
Dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, duke u bërë thirrje deputetëve që t mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.
Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin. Dy liderët opozitarë I kanë ftuar edhe deputetët tjerë që ta kundërshtojnë përmes votës së tyre, vijën e re kufitare me Malin e Zi.
Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të shitur, Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që mos të guxojnë ta shesin asnjë pëllëmbë të Kosovës. Ata përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën”, ka thënë Haradinaj. Dy liderët thanë se mënyra e fshehtë e votimit është kontrabandim.
“Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Qeveria ka kohë deri nesër ta tërheq vendimin për ta vënë në votim çështjen e demarkacionit.
“Ne nuk mundemi ta mashtrojmë askënd. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të punojmë me deputetë. I përkulemi deputetëve që janë tërhequr nga ai mendim i partisë. Kush voton pro, mos të harrojë se po voton me nda Rugovën për gjysmë”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës

Beogradi kerkon paqe nga shqiptaret, por nuk jep paqen per Kosoven.

Fotografia e profilit të Enver Bytyci

Dr.sci.Enver Bytyçi

Banoret e Mishtishtit ne Komunen e Suharekes ne Kosove kane kthyer sot mbrapsht dy autobuze me qytetare te etnise serbe, te cilet do te vinin ketu per here te pare pas luftes per te marre pjese ne ceremonine e rindertimit te kishes ortodokse.
Shqiptaret e Mushtiishtit jane perleshur me policine dhe nuk i kane lejuar serbet te behen pjese e kesaj ceremonie. Kjo ka ngjall debate e diskutime dhe Serbia e perfaqesuesit serbe ne qeverine e Kosoves po thone se "Kjo ndodh vetem ne Kosove ne shekullin e XXI".
E megjithate po ne shekullin e XXI Serbia ne Beograd e serbet ne Kosove ende nuk kane kerkuar ndjese per krimet e shemtuara kunder Kosoves dhe shqiptareve banore shumice te saj. Te dy palet po e bllokojne shtetesine e Kosoves dhe nuk po e njohin ate shtet te pavarur e sovran.
Pasi e vrane dhe e dogjen Kosoven, pa i dhene askujt denimin qe meriton e pa iu skuqur askujt faqja, akuzojne shqiptaret. Vetem ne fshatin e Mushtishtit me 1999 serbet vrane17 banore te saj, plagosen me dhjetra te tjere, dogjen 1061 shtepi, shkaktuan dhjetra milione euro deme materiale dhe Kosova sot ende nuk i di eshtrat e viktimave te shumta qe Serbia shkaktoi ne kete vend.
Tash, mbas ketij genocidi kerkojne paqe. Por nuk japin paqe. Ate e kerkojne vetem nga shqiptaret, ndersa per vete rrijne me arme te Ura e Ibrit e kudo neper Kosove.
Ne keto kushte banoret shqiptare te fshatit ne fjale une do t'i quaj njerez qe me guxim mbrojne vlerat e tyre si shqiptare dhe si qytetare te civilizuar. Vrasesit duhen denuar e ndeshkuar. Nese nuk e ben kete Serbia dhe bashkesia nderkombetare, me e pakta mbetet qe populli i Kosoves te mos pajtohet me padrejtesine. Prandaj dhe policia e Kosoves duhet te jete e kujdeshme. Per hater te Serbise e ne shenje servilizmi te politikes se Prishtines ndaj nderkombetareve policia nuk duhet te deshmoje dhune e te sjelle hijet e Miloshevicit ne Kosove. Arrestimet e policise ne Mishtisht jane arbirtrare. Banoret e ketij fshati nuk kane kryer asnje krim. Thjesht kane bllokuar perfaqesuesit e vrasesve e zjarrvenesve per te marre pjese ne nje ceremoni te nje kishe qe eshte deshmuar si strehe dhe ushqim shpirteror per kriminelet e Milosheviçit. Keto jane fakte qe i di gjithe bota, por ne Beograd nuk duan t'i pranojne.
Por jane fakte tronditese, te cilat as Thaçit e Isa Mustafes nuk po ju pelqen shume t'i permendin. Prandaj qytetaret e Kosoves detyrohen t'i dalin zot vetes. Nese beheshin vertet zoter te Kosoves institucionet legjitime te saj, nuk do te kishte nevoje per protesta e bllokada te tilla nga qytetaret e ketij vendi.
Por eshte ne doren e Beogradit pajtimi i shqiptareve te Kosoves me serbet e Kosoves ne radhe te pare e me pas me ata te Serbise. Beogradi ka per detyrim ta njohe shtetin e Kosoves, te kerkoje falje per krimet qe ka kryer kunder shqiptareve ne Kosove dhe bjere ne gjunje me garanci se kurre me nuk do te perseritet historia tragjike e shekullit XIX e te XX. Atehere autobuzet me serbe e kane udhen te lire ne Kosove. Por jo duke shkelur mbi varret, mbi te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves.
Ne Beograd duhet heç dore nga manovrat. Dielli me shoshe nuk mbulohet. Beogradin e Serbine nuk e shpeton askush, as diplomacia e saj e shkathet nga pergjegjesia qe ata kane per genocidin e kryer ne Kosove. Nuk i shpeton as miqesia me Edi Ramen.

__________________

"Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" me autor z. Enver Bytyqi

Enver Bytyçi na  dhuron të plotë figurën e  Ibrahim Rugovës dhe se njerëz si  akedemik Ibrahim Rugova fatkeqësisht lindin rrallë, por fatmirësisht nuk vdesin kurrë.Libri "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" i publicistit  Enver Bytyçi është një hulumtim i thuktë i veprës së Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës. Autori në veprën e tij i shërben kujtesës historike.

SDR@ SHQIPTARET SERBET DHE GREKET ENVER BYTYÇI
Autori  Bytyçi në 291 faqe, sa i ka libri, na jep një pikëpamje të filozofisë, të cilat afirmuan vlerat më sublime të popullit të Kosovës. Nga shqyrtimi i librit konstatojmë se ai paraqet interes të veçantë për opinionin.Autori  Enver Bytyçi është njeri ndër  njohësit  e shkëlqyer të historisë nacionale shqiptare. Në  librin "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës"  autori  Bytyç i konstaton se kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion i qartë e me një profil aq dinamik sikur ai që kishte dizajnuar Ibrahim  Rugova për vendin e tij. Libri jep shumë përgjigje për shumë pyetje dhe jep analizë të thuktë...



Enver Bytyqi është autor  i  disa librave të tjerë: “Shqipëria peng i një diplomacie të manipuluar”,  “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, “E drejta e vetëvendosjes, rasti i Kosovës” dhe libri “Rikthimi i Marti Ahtisaarit”. Etj.

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi:Presioni i orëve të fundit nga partitë dhe ambasadat mbi deputetët, është antinjerëzor

Image result for avni arifi


Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi thotë se kundërshtimi i ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është luftë për pushtet, por është bindje se ky version i demarkacionit është I gabuar.

Arifi e ka quajtur antidemokratik dhe antinjerëor, presionin që sipas tij po bëjnë partitë politike dhe ambasadat mbi deputetët për votimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk është luftë për pushtet nëse ke pasiguri e edhe më shumë kur je i bindur se demarkacioni është i gabuar. Shumica e popullit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, e din se ky version i demarkacionit, është i pasaktë. Presioni që po bëjnë partitë në pushtet dhe ambasadat, këto orët e fundit te deputetët, është antidemokratik dhe antinjerëzor dhe në tërësi nuk është në funksion, as të stabilitetit në rajon e as të stabilitetit të brendshëm”, ka thënë Arifi.

Arifi ka shtuar se si qytetar i thjeshtë i Kosovës, dhe si njeri që një pjesë të jetës akademike e ka kaluar në një vend demokratik dhe perëndimor, kjo çfarë po ndodh me këtë presion ndaj deputetëve s’ka të bëjë asgjë me vlera, as evropiane e as perëndimore.

Forcat serbe ushtarake, xhandarmeria dhe policia serbe janë ne gjendje gatishmërie.


Jo vetem shqiptarët në Kosovë po edhe ushtritë e vendeve fqinje po e presin 1 shtatorin, se si do të rrjedh situata. Kështu, Forcat sllave rrethojnë Kosoven. Pas malazezeve, forcat serbe zbarkojnë me shefin e armatës gjeneral Ljubisha Dikovic i cili po viziton bazat ushtarake në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë.

Image

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe gjen. Lubisha sot ka vizituar pjesë të njësive të Forcave të Përbashkëta të ushtrisë dhe policisë të vendosur ne Luginën e Preshevës.

Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Serbisë deklaron se Dikovic ka thënë se “forcat serbe ushtarake, xhandarmeria dhe policia serbe janë ne gjendje gatishmërie. Ushtria serbe me forca dhe mjete shtesë për sigurinë kufitare, nëse është e nevojshme’, ka thënë ai.

Ambasadori Donald Lu: “Reformen ne drejtesi nuk e duan ministrat dhe deputetet kriminele”

Ambasadori Donald Lu: “Reformen ne drejtesi nuk e duan ministrat dhe deputetet kriminele”

Ambasadori amerikan Donald Lu ka theksuar  nevojen per nje reforme rrenjesore ne sistemin e drejtesise ne Shqiperise, si e vetmja menyre per te larguar qeveritaret e korruptuar dhe minimizuar gjyqtaret e prokuroret “qe mbushin xhepat me para”, kurse ambasadorja e BE-se, Romana Vlahutin, paralajmeroi se reforma edhe mund te deshtoje, por nuk eshte politiken e vendeve te BE-se te heqe dore nga reformat duke nenkuptuar se politikanet duhen nxituar per ta realizuar patjeter ate ne drejtesi.

Ambasadoret e disa shteteve ishin te ftuar ne konferencen per reformen ne drejtesi, organizuar nga Ministria e Drejtesise ne Tirane.

Ambasadori Lu tha ne fjalen e tij:

“Kush i trembet me shume reformes ne drejtesi? Ministrat e korruptuar, deputetet kriminele, gjykatesit e paafte dhe prokuroret qe marrin parate tuaja e kurre nuk ndiqen penalisht. Keta persona duan te vazhdojne te mbushin xhepat me parate e popullit shqiptar.

Nxis si shqiptaret dhe partneret nderkombetare qe jane ne diskutime per kete reforme, se SHBA i mbeshtesin plotesisht.

Kjo eshte nje reforme rrenjesore qe per here te pare duhet te marre masa per te minimizuar gjyqtaret e dhe prokuroret e korruptuar nga sistemi i drejtesise se Shqiperise.

Pr.ligji vuri ne diskutim se ndryshimet kushtetuese do te kompromentonin pavaresine e gjyqesorit. Po te gjithe shqiptaret e dine se sistemi i drejtesise nuk eshte i pavarur.

Kjo reforme do t’i jape Shqiperise shansin e vertete per te bere sistemin e drejtesise te pavarur per here te pare,” theksoi ambasadori amerikan.

NGA FJALA E AMBASADORES SE BE, ROMANA VLAHUTIN:

“Ne rastin e reformes, çeshtja e dyte eshte midis llogaridhenies dhe pavaresise… Idealisht, kjo nuk duhet te ekzistoje fare sepse nje sistem e merr te mireqene qe vetem gjyqtare dhe prokurore te pakorruptuar marrin pjese, ndaj do te duhet te merret parasysh se kush gjyqtar e prokuror e meriton te marre pjese. Pyetja eshte kush do te largohet? Do qendrojne me te miret!

Çeshtja e trete: Ju lutem, mos hiqni dore. eshte e qarte prej nesh qe kjo reforme mund te me deshtoje, mund te mos jete aq e thelle per hir te atyre grupeve te interesit qe nuk jane te interesuar, por per BE-ne nuk eshte ne politiken e saj te heqe dore. eshte e drejta juaj qe t’ua beni te qarte atyre qe ju zgjidhni se kerkoni gjithperfshirje te plote dhe radikale.”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri : Nëse keni respekt e dashuri për vendin, votoni kundër



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se kundërshtimi i ratifikimit të këtij versioni të demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është domosdoshmëri.

Ymeri thotë se çdo gjë do të kërkohet nesër në protestën e 1 shtatorit, është një proces I drejt dhe transparent I demarkacionit, sipas ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Ymeri ka shkruar në Facebook se u bënë thirrje të gjithë deputetëve që në emër të respektit dhe dashurisë për vendin, të votojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Gjithçka që ne kërkojmë është një proces i drejtë dhe transparent i demarkacionit, në respekt të ligjeve vendore e ndërkombëtare. Sot i bëj thirrje gjithë deputetëve që e kanë një fije respekti e dashurie për vendin, ta ndajnë mendjen kundër këtij procesi që është faktuar e argumentuar gjerësisht si i padrejtë”, ka shkruar Ymeri.

Nga ana tjetër, ai thotë se është i sigurt se qytetarët do t'i përgjigjen ftesës së VV-së, për protestë paqësore, por me vendosmërinë maksimale.

“Politika e frikës, e kërcënimeve, e shantazheve dhe e inskenimeve nuk mund t'i shpëtojë kriminelët e "Prontos" dhe hyzmeqarët e tyre. Protesta e nesërme është mundësia më e mirë për t'i thënë jo kësaj qeverie shtet-kapëse. Pa i hequr këta kriminelë prej pushteti kurrë s'do të kemi zgjedhje të lira, marrëdhënie të mira ndërkombëtare, luftë ndaj korrupsionit, zhvillim ekonomik e mirëqenie. Ndaj, shihemi aty ku ka nisur demokracia, në shesh”, ka shkruar ndër të tjerash Ymeri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri : Nëse keni respekt e dashuri për vendin, votoni kundër



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se kundërshtimi i ratifikimit të këtij versioni të demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është domosdoshmëri.

Ymeri thotë se çdo gjë do të kërkohet nesër në protestën e 1 shtatorit, është një proces I drejt dhe transparent I demarkacionit, sipas ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Ymeri ka shkruar në Facebook se u bënë thirrje të gjithë deputetëve që në emër të respektit dhe dashurisë për vendin, të votojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Gjithçka që ne kërkojmë është një proces i drejtë dhe transparent i demarkacionit, në respekt të ligjeve vendore e ndërkombëtare. Sot i bëj thirrje gjithë deputetëve që e kanë një fije respekti e dashurie për vendin, ta ndajnë mendjen kundër këtij procesi që është faktuar e argumentuar gjerësisht si i padrejtë”, ka shkruar Ymeri.

Nga ana tjetër, ai thotë se është i sigurt se qytetarët do t'i përgjigjen ftesës së VV-së, për protestë paqësore, por me vendosmërinë maksimale.

“Politika e frikës, e kërcënimeve, e shantazheve dhe e inskenimeve nuk mund t'i shpëtojë kriminelët e "Prontos" dhe hyzmeqarët e tyre. Protesta e nesërme është mundësia më e mirë për t'i thënë jo kësaj qeverie shtet-kapëse. Pa i hequr këta kriminelë prej pushteti kurrë s'do të kemi zgjedhje të lira, marrëdhënie të mira ndërkombëtare, luftë ndaj korrupsionit, zhvillim ekonomik e mirëqenie. Ndaj, shihemi aty ku ka nisur demokracia, në shesh”, ka shkruar ndër të tjerash Ymeri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi:Nesër kalon Demarkacioni, Kosova nuk humbë asgjë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi është një e arritur e vendit. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje nuk e humb asnjë metër Kosova.

Presidenti I Kosovës në një intervistë në “Rrokum” ka thënë se Komisioni Shtetëror e ka kryer punën mirë dhe ka dëshmuar se Kosova është në rregull me territorin. Ai është shprehur i bindur se Demarkacioni nesër do të votohet.

Thaçi, një ditë para se të votohet ose jo Demarkacioni në Kuvendi i Kosovës, ka siguruar qytetarët se Kosova nuk humbë asnjë metër territor. Madje ai ka thënë se Opozita dhe disa ekspert kanë ngritur teza të panevojshme mbi këtë çështje.

“Askush nuk ka afruar fakte se Kosova humbë territor. Unë i besoj hartave të NATO’s dhe hartave qe kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës. Nuk u besoj hartave jugosllave dhe ruse. Mund të them se ka pasur interpretime të gabuara, se i a kanë bërë ata këto qëllimshëm apo jo, e dinë ata vetë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se është i bindur se Demarkacioni nesër do të kalojë.

“Kam besim të plotë se Demarkacioni do të kalojë. Do të hapët rruga edhe për liberalizmin e vizave”, është shprehur Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se deri tash Kosova është përballur më shumë sfida të tilla dhe janë kaluar, dhe se edhe Demarkacioni do të kalojë.

“Jam shumë i bindur në këtë. Kjo do të kalojë. Nesër do të ndodh votimi dhe ai do të jetë në favor të demarkacionit”, është shprehur Thaçi.

Ish kryetari i VV-së, Albin Kurti: Tradhtia e krimi s’do të legjitimohen në Kuvend


 Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë e ka konfirmuar organizimin e protestës së një shtatorit për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Ish kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë në një konferencë për medie se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është marrëveshje e Thaçit, Mustafës, Hysenit e Mehës dhe jo e qytetarëve të Kosovës, andaj sipas tij kjo nuk do të lejohet të kalojë.

Kurti: Nuk do ta lejojmë të kaloj tradhtia për demarkacionin

“VV ka paralajmëruar demonstratë, protestë gjithëpopullore paqësore për nesër, të enjten e 1 shtatorit, sepse ne nuk mund të lejojmë që tradhtia dhe krimi të legjitimohen në Kuvendin e Republikës. Pra ky demarkacion i kufirit me Malin e Zi është marrëveshje personale e Thaçit, Mehës, Hysenit, Mustafës por kurrsesi e popullit të Kosovës, kurrsesi e Republikës sonë dhe e kombit shqiptar në përgjithësi. 205 mijë nënshkrime të qytetarëve, dhjetëra aksione opozitare, qindra tubime publike e manifestime për Republikën, qindra mijëra qytetarë anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj, në protesta e demonstrata të ndryshme përfshirë këtu edhe ato më të mëdhatë në Kosovën e pasluftës që u mbajnë pikërisht në këtë vit, tregojnë e dëshmojnë që e drejta edhe fuqia janë në anën tonë. Kjo e drejtë dhe kjo fuqi kundër këtij regjimi në fuqi, i cili po na e sjellë këtë demarkacion të padrejtë, do të vije në shprehje nesër në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta ndaluar legjitimimin e krimit dhe tradhtisë”, ka thënë ai.

Kurti është shprehur se në ata tetë hektarë tokë të Koosvës, të cilët sipas tij Kosova do t’ia falë Malit të Zi, janë zhvilluar beteja të rëndësishme dhe kanë ra edhe dëshmorë, por ka edhe bukuri dhe pasuri natyrore.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë në VV, Boiken Abazi, i cili ishte dëbuar nga shteti i Kosovës para disa muajve për shkak të shkeljeve të ligjit që i ka bërë.

Abazi: Të rinjtë e arrestuar nuk blihen e as tuten regjimit

“Dje pushteti i arrestoi gjashtë aktivistë të VV-së, Frashërin, Adean, Atdheun, Atritin, Egzonin, Petritin. Është e qartë pse ky regjim arrestoi pikërisht këta aktivistë të rinj, regjimi nuk i duron dot të rinjtë e përgatitur dhe të ditur që as nuk blihen dhe as nuk i tuten regjimit. Me angazhimin e tyre në komunitet këta janë shembull jo vetëm për bashkëkombësit e tyre por edhe për bashkëmoshatarët e tyre edhe në Evropë dhe më gjerë. Prandaj edhe arrestimi i tyre nga regjimi ishtebrutal dhe duke zbatuar praktikat e montazhit që zbatonte një herë e një kohë Serbia në Kosovë”, është shprehur Abazi.

Mirëpo, Abazi ka deklaruar se hyrjen e tij në Kosovë e ka mundësuar një polic, i cili nuk është i kapur nga pushteti dhe i cili sipas tij e zbaton ligjin në vend.

Abazi i cili nuk tregoi se në cilën pikë kufitare ka hyrë, tha se polici i cili ishte në kufi madje e ndali që të fotografohej me të.

Abazi: Erdha që ta organizoj protestën e një shtatorit

“Unë erdha nga Tirana për të ndihmuar në organizimin e protestës historike të një shtatorit që do të mbahet nesër në Prishtinë kundër demarkacionit me Malin e Zi. E quaj protestë historike, sepse data 1 shtator do të mbahet mend dhe do të shënohet në historinë e popullit shqiptarë, ose si dita e tradhtisë ose si kthesa e madhe drejt çlirimit të dytë të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti e Abazi janë shprehur se nesër protesta do të jetë gjithëpopullore, paqësore dhe e cila do të mbahet në mend për kthesën që do t’i bëhet vendit tonë.

****

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference për media është shprehur i vendosur në lidhje me protestën e nesërme kundër demarkacionit si dhe i bindur që do të arrijnë ta ndalojnë marrëveshjen si të tillë.

“Edhe e drejta edhe fuqia janë në anën tonë, kjo e drejte edhe kjo fuqi kundër këtij regjimi në fuqi, që po e sjell demarkacionin e padrejte do të vijë ne pah nesër në shesh në Prishtinë”.

“Kosova nuk ka tokë e as gjak për të falur. Nuk mund të heqim dorë nga ai territor që ka pasuri e bukuri natyrore e edhe peshë të madhe historike për Kosovën. Secili prej nesh duhet ta pyesin veten se ku kemi qenë më 1 shtator të 2016-ës, të gjithë kemi përgjegjësi ta ndalim krimin dhe tradhtinë e këtij pushteti”.

“Kjo është betejë e gjithë popullit të Kosovës që nuk e do krimin e korrupsionin e tradhtinë e mashtrimin. Kjo është beteja e brezit tonë.”

Në lidhje me sigurinë në protestën e ditës se nesërme, Kurti ka theksuar që protesta do te jete e qetë dhe masive, dhe se do te ndërmarrin veprime brenda dhe jashtë kuvendit.

“Do të jetë protestë e qetë, do të jetë protestë masive, dhe me vendosshmërinë tonë do të arrijmë ta ndalojmë demarkacionin”

Sa i përket ardhjes se Bojken Abazit në Kosovë, Kurti ka thënë që kanë të drejtë dhe se kjo është legale ngaqë kane kaluar 130 ditë dhe gjykata nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Bojkeni ka të drejtë që është këtu. As nuk e presim e as nuk e mirëpresim policinë këtu”


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami : “Florim ISUFI dhe Shpejtim BULLIQI, ish studentët e mi, më vonë dhe bashkëpunëtorë e kolegë, nuk i dija për ekspertë për kufij, me njohuri teorike, nuk kisha parë të ishin marrë me këto çështje dhe të kishin zhvilluar hulumtime në zonat kontestuese në terren.

Akademik Hivzi Islami,gjeograf


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami, në një tekst të botuar në një revistë ka plasuar hartat në doktoraturat e Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, në të cilat qartësisht janë lënë jashtë kufijve të Kosovës Çakorri dhe 8.000-9.000 hektarët e pretenduar prej tyre.

Akademik Islami, i ka quajtur diletantë, keqpërdorues të botimeve dhe ekspertë në thonjëza Bulliqin dhe Isufin, duke i demantuar shumë pretendime të ngritura nga ta deri më tani.

Sipas tij, me këto pretendimet e ngritura këta dy po përpiqen që të dalin nga anonimiteti dhe se e gjithë lufta politike zhvillohet jo për territor të Kosovës dhe kufi të drejtë, por për puro pushtet të individëve dhe grupeve.


Image


Në këtë shkrim, Islami fillimisht thekson se shumë studime të studiuesve të njohur kosovarë në harta gjeografike apo tematike, që nga vitet e 60-ta e prezantojnë Kosovën në kufij të njëjtë dhe sipërfaqe të njëjtë, me 10.887 km2, pra pa Çakorrin dhe këto 80-90 km2 të “ekspertëve”!

Më tutje, Akademik Hivzi Islami flet për diletantizmin në funksion të profiterëve dhe konflikteve politike duke theksuar se ata i kanë keqpërdorur edhe botimet e prof. Asllan Pushkës para dhe pas vdekjes së tij dhe duke ngritur pyetjen se kur këtu spekulojnë aq shumë, pse të mos gënjejë për kufijtë!

“Florim ISUFI dhe Shpejtim BULLIQI, ish studentët e mi, më vonë dhe bashkëpunëtorë e kolegë, nuk i dija për ekspertë për kufij, me njohuri teorike, nuk kisha parë të ishin marrë me këto çështje dhe të kishin zhvilluar hulumtime në zonat kontestuese në terren. Jam shkëputur nga Departamenti ka 5 vjet dhe mendova se paskan ecur në fushën e gjeopolitikës dhe të gjeografisë politike të Kosovës, prandaj u shtrëngova të freskoja njohuritë e mia duke parë CV-të e tyre. Gjëja më serioze që gjeta si botim (i shaptilografuar, çudi për “ekspertët” e GIS-it, sepse ka 30 vjet që shaptilografi nuk përdoret!) nga ta ishte studimi “Llapi veçoritë fiziko-gjeografike”, që në fakt ka qenë tema e magjistraturës e Bulliqit (këtë e dija), por tani me koautor Florim Isufin! Ky i fundit duhet të mbajë përgjegjësi shkencore, akademike dhe morale, sepse me këtë punim të huaj është avancuar; kështu i ka keqpërdorur edhe botimet e prof. A. Pushkës para dhe pas vdekjes së tij)! Kur këtu spekulon aq shumë, pse të mos gënjejë për kufijtë!”, thotë Islami,

Ndërkohë, që më poshtë Akademik Hivzi Islami thekson se këta dy kolegë, për të dalë nga anonimiteti, po thonë se Kosova me këtë vijë kufitare po humbë 8.000-9.000 ha, ose 80-90 km katrorë.



“E kam të vështirë dhe të pamundur që këtë pohim ta marr të gatshëm, sepse po bazohen vetëm në disa harta të APJ-së dhe në ato të enciklopedike me përmasa 1:500.000, 1:1.000.000 etj. dhe kanë një qasje selektive dhe ekstensive ndaj tyre, i lexojnë në një mënyrë specifike, të pazakonshme në hartografi e topografi dhe në gjeoshkenca! Kritikën kryesore ndaj Komisionit Shtetëror për Demarkacion këta dy kolegë (dhe juristët e bllokut opozitar), e drejtojnë te mbështetja vetëm në parimet e kadastrit. Po pse atëherë gjatë gjithë këtyre viteve në hartat e doktoratave të tyre, që janë në internet (në faqen ueb të UP-së), e përdorin bazën kadastrale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës? Florim ISUFI është magjistruar me temën “Roli i kushteve natyrore dhe faktorëve shoqërorë në zhvillimin e veprimtarive ekonomike në komunën e Gllogocit” (isha në Komision), që nuk ka të bëjë me kufij. Doktorata e tij është “Krijimi i GIS-it në Kosovë” (më tepër çështje teknike sesa shkencore!). Ndërsa Sh. Bulliqi ka magjistruar në temën “Veçoritë fiziko-gjeografike të Llapit (2011) dhe ka doktoruar në temën “Veçoritë morfologjike të pjesës verilindore të Kosovës” (2006). Pas luftës erdhën përfaqësuesit e UNHCR-it dhe i kërkuan dy veta për të punuar tek ata. Si përgjegjës i Departamentit dërgova dy asistentë, Florimi ishte njëri prej tyre. Qëndroi gjatë aty dhe kurrë nuk sinjalizoi se po ndodhte diçka rreth territorit tonë - po rrudhej hapësira në dobi të fqinjëve apo jo? Edhe Florim isufi, edhe Shpejtim Bulliqi, nuk kanë asnjë njohuri teorike për kufij dhe, sipas vetë deklarimeve të tyre, nuk e kanë shkelur kurrë terrenin e komunave kufitare me Malin e Zi (Peja, Deçani, Burimi dhe Juniku). Në doktoratat e tyre të pabotuara (që i detyroi rektori R. Zejnullahu t’i hedhin në internet) i përdorin hartat, ku Çakorri dhe këto 8.000-9.000 ha janë jashtë Kosovës, ose siç tha ambasadori amerikan (duke u mbështetur në vlerësimet shkencore amerikane), G. Dellawie në debatin e orkestruar nga organizatori dhe drejtuesit e tij më 3 gushtit 2016, “Kufiri është aty ku ka thënë Komisioni, rrejshëm po thonë se humbin 8.000 ha”, tha Islami.

Ai më tutje ka shpalosur edhe një varg hartash të Isufit dhe Bulliqit në doktoraturat e tyre pa Çakorr dhe 8.000-9.000 ha!

“Edhe Isufi, edhe Bulliqi, njëri si “ekspert”, e tjetri si deputet, e kanë mbështetur projektin “Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna”, pa 8.000-9.000 ha dhe pa Çakorrin. Ligji për këtë Park është votuar dhe në Parlamentin e Kosovës më 13 dhjetor 2012, pa Çakorrin dhe hektarët “e humbur”! Ky fakt tregon se e gjithë lufta politike zhvillohet jo për territor të Kosovës dhe kufi të drejtë, por për puro pushtet të individëve dhe grupeve! Këta dy “ekspertë” të kufijve, po të ishin marrë me studime të themelta për kufijtë e Kosovë-Mali i Zi do t’i kishin studiuar “Planet e zhvillimit hapësinor” të këtyre komunave nga 1945 e deri më sot për të parë deri ku janë shtrirë territoret e tyre. Sipërfaqet e këtyre komunave (Pejë, Istog Burim, Deçan, Junik), siç po raportohet, janë po ato që kanë qenë. Territori i komunës së Pejës, si më i problematizuari, p.sh. është 603 km2 të rrumbullakuara në të gjitha publikimet statistikore të pasluftës II Botërore....” thotë Hivzi Islami.

Akademik Hivzi Islami, këtë shkrim e ka ilustruar edhe me disa dhjetarë harta të tjera të profesorëve si Akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Qasim Lleshi, Prof. Dr. Asllan Pushka, Prof, Dr. Ruzhdi Pllana, Akademik Minir Dushi, dhe dhjetëra harta tjera të viteve të ndryshme të cilat konfirmojnë vijën kufitare të tanishme
Image result for hivzi islami
          Kush eshet Hivzi Islami ?

(Hivzi Islami (Letovicë, Lugi­na e Preshevës, 1946), shkollën fi­llo­re e mbaroi në vendlindje, gji­m­nazin në Preshevë (1965), ndër­sa diplomoi në Fakultetin Filo­zofik të Prishtinës, Dega e Gjeo­grafisë (1970). Gjatë studimeve ish­te bursist i Universitetit dhe drej­tonte revistën shkencore të stu­dentëve Dituria. Studimet pas­universitare i kreu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Zagrebit, ku dhe magjistroi (1973), ndërsa doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1971 është asistent, ligjërues, docent dhe profesor i demo­grafisë në Universitetin e Prishtinës. Mban mësim në studimet pas­dip­lomike, ku në kuadër të tyre themeloi drejtimin e demografisë në Depar­tamentin e Gjeo­grafisë; udhëhoqi magjistrantë dhe doktorantë. Ishte prodekan i FSHMN-së në periudhën 1979-1981 dhe shef i Departamentit të Gjeografisë në vitet 1999-2001. Në vitin shkollor 1981/82, si bursist i qeverisë frenge, qëndroi në Universitetin e Toulouse-it (Francë) për perfeksionim profesional dhe shken­cor. Në vitin 1996 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt; prej vitit 1999 e deri më 2002 ishte edhe sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore. Në vitet 2002 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie, të cilin funksion e ushtroi deri më 2008, kur u zgjodh nënkryetar i Akade­misë. Në fund të vitit 2011 u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të cilin funksion e ushtron sot.

Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra shkencorë dhe më se 120 studime, artikuj dhe trajtesa në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë dhe e disiplinave të afërme; botimet kapin kryesisht çështjet demografike të Kosovës dhe shqiptarëve. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë, me kumtesa dhe diskutime. Në cilësi të profesorit të ftuar (Professeur invité), në vitin 2001 u mbajti ligjërata studentëve të Uni­versitetit të Toulouse-it për çështjen e Kosovës dhe të Ballkanit; në vitin 2003 përsëri u ftua nga ky Universitet për ligjërata, ndërsa në vitin 2009 në cilësi të profesorit të ftuar mbajti ligjërata në Universitetin e Parisit 8. Për qëllime studimore qëndroi dhe në universitete të tjera të jashtme. E ka përfaqësuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në takimet me akademitë simotra në rajon dhe në Evropë, si dhe në asociacionet e tjera të shkencave.

Ishte kontribues në fushën e arsimit universitar dhe veprimtar politik e shoqëror. Në vitet ‘90 ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare dhe në vitet 1990-1995 drejtonte një parti politike. Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 qe zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ishte anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e Londrës (1992), i Delegacionit kosovar në Konferencën e Gjenevës lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës, të cilat qëndruan në vende të ndryshme evropiane, pastaj në SHBA dhe në Kanada.



Bibliografia

a) Librat e botuar:

Popullsia e Kosovës (Studim demografik), dy botime, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë; dy botime: 1980 dhe 1981, ff. 1-378 (parathënia: dr. Vladimir Klemençiç); (në shtojcë: 39 harta sipas komunave kadastrale, 19 tabela dhe 22 shtojca të tjera grafike).

Fshati i Kosovës (Kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural të Kosovës), Rilindja, Prishtinë, 1985, ff. 1-277 (në shtojcë: 6 tabela).

Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike), Pena, Prishtinë, 1990, ff. 1-244.

Demographic reality in Kosova (për të huaj), Kosova Information Center, Prishtinë, 1993, f. 53; botuar edhe në Zürich më 1995 me titull Die demographische Realität in Kosova (Bearbeitung: Dr. Suzanne Auer), Seite 50, si dhe në revistën italiane Religioni e Societa, Firenze, nr. 29, 1997, me titull “Realtà demografica del Kossovo”, ff. 39-57 (Përkthyes: Dr. Alberto ).

Gjeografia e Kosovës (koautor), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1994, ff. 1-164.

Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, Pejë 1994, f. 1-269.

Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 1997, ff. 1-279 (parathënia: dr. Fehmi Agani).

Evolucioni dhe transicioni demografik, Dukagjini, Pejë, 1999, ff. 1-273.

Spastrimet etnike, Dukagjini, Pejë, 2003, ff. 1-389.

Lindshmëria - sjellja riprodhuese dhe shoqëria (koautor), Dukagjini, Pejë, 2006, ff.1-291.

Studime demografike (100 vjet të Zhvillimit demografik të Kosovës), ASHAK; dy botime: 2005 dhe 2008 (botimi i dytë i plotësuar), ff. 1- 590.

Kosova – Vështrim monografik (autor, redaktor dhe bashkërendues), ASHAK, Prishtinë, 2011.

Aspekti etnik i migrimeve (Shqiptarët në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme), ASHAK, Prishtinë, 2012, ff. 1-380.

Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës, (koautor me Arsim Ejupin), ASHAK, Prishtinë, 2015, ff. 1- 633.


b) Studime dhe artikuj:

E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, Nr. 1, Prishtinë, 1971, ff. 63-92.

Skema e rajoneve të përhershme për hulumtime demografike dhe rëndësia e saj, Përparimi, Nr. 8, Prishtinë, 1971, ff. 666-675.

Bujanovci dhe komuna e tij- kontribut njohjes së gjendjes dhe problematikës socialo-gjeografike, Dituria, Nr. 2-3, Prishtinë, 1972, ff. 27-60.

Kërkimet antropogjeografike në Kosovë, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, I-1971, Prishtinë, 1972, ff. 115-162.

Reperkusionet e lëvizjeve ekonomike dhe sociale në ndryshimet regjionale të Zhvillimit demografik të Kosovës, Përparimi, Nr. 2-3, Prishtinë, 1973, ff. 95-115.

Odražaj drustveno-ekonomskog i demografskog razvitka na promene u gustini naseljenosti Kosova, Zbornik radova PMF-a, 1, Priština, 1973, ff. 165-176.

Regionalne osobenosti razvoja stanovnšstva Kosova kao funkcija socijalno-ekonomskih kretanja, Jugoslovenski simpozijum o stanovništvu, Ohrid, 1973.

Disa elemente të situatës dhe të Zhvillimit demografik rë RP të Shqipërisë, Përparimi, Nr. 6, 1973, ff. 500-513.

Disa karakteristika të migracioneve të popullsisë së Kosovës në periudhën 1961-1971, Përparimi, Nr. 10, 1973, ff. 913-922.

Ndryshimet në strukturën e burimeve të të ardhurave të familjeve të Kosovës, Përparimi, Nr. 11-12, 1973, ff. 1045-1052.

Transformimet strukturale të familjeve të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, III-1973, Prishtinë, 1975, ff. 41-53.

Problemi i lëvizjes ditore të fuqisë punëtore si indikator i proceseve shoqërore-ekonomike të Kosovës, Përparimi, Nr. 5-6, 1974, ff. 383-391.

Për kriter dhe objektivitet shkencor - vështrim librit të dr. K. Ristiqit Malo Kosovo - antropogeografska studija, Zajednica nau?nih ustanova Kosova, Knj. 21, Pristina, 1971, ff. 1-278, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, II/1972, Prishtinë, 1974, ff. 246-256 (koautor me R. Ismajlin).

Elementi demografskog razvitka NR Albanije, Ekonomska misao, Br. 3, Beograd, 1974, ff. 154-172.

Zhvillimi i komponenteve të dinamikës natyrore të popullsisë së Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, IV-1974, Prishtinë, 1976, f. 55-73.

Neke karakteristike i problemi stanovnišstva NR Albanije, Geografski horizont, Br. 1-2, Zagreb, 1974, ff. 38-46.

Emigrimi i përkohshëm ekonomik i kosovarëve në botën e jashtme dhe disa veçori regjio­nale dhe strukturale të diferencuara, Economia, Nr. 3, Prishtinë, 1974, ff. 581-590.

Preobražaj poljoprivrede i sela NR Albanije, Sociologija sela, Br. 43, Zagreb, 1974, ff. 139-147.

Pogled na regionalne varijacije prirodnih komponenata kretanja stanovništva Kosova, Zbornik radova PMF-a, 2, Pristina, 1974, ff. 291-304.

Neke zna?ajnije karakteristike novijeg razvoja porodice i doma?instava Kosova s osvrtom na prošireni tip, Socioloski pregled, Br. 2-3, Beograd, 1974, ff. 279-288.

Aspects ethno-sociaux du développement de la famille et des ménages à Kosovë après la guerre, III-ème Congrès International des études de sud-est européennes, Bucarest, 1974.

Aspekte etnosociale dhe demografike të Zhvillimit të familjes në Kosovë, Përparimi, Nr. 3, 1975, ff. 191-201.

Mobiliteti hapësinor i popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Përparimi, Nr. 6, 1976, ff 663-669.

Shtrirja dhe numri i shqiptarëve, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VI-1976, Prishtinë, 1978, ff. 19-48.

Emigracionet dhe imigracionet e popullsisë në mes të Kosovës dhe viseve tjera të Jugosllavisë, Buletini i FSHMN-së, 4, C, GJeografi, Prishtinë, 1976, f. 65-73.

Pokusaj demografske tipologije podru?ja Kosova, Stanovništvo, Br. 3-4, 1-2, Beograd, 1975/76, ff. 208-216.

Ndikimi i rrethanave etnosociale në formimin e disa elementeve të strukturës demografike të shqiptarëve në Jugosllavi, Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977, ff. 265-268.

Poljoprivredno stanovnistvo Kosova, Sociologija sela, Br. 55-56, Zagreb, 1977, ff. 37-47.

Osvrt na razvitak stanovnistva Kosova, Sociologija, Br. 1, Beograd, 1977, ff. 153-175.

Transformimi i strukturës ekonomike të popullsisë aktive të Kosovës, Economia, Nr. 1, Prishtinë, 1977, ff. 91-98.

Ndryshimet në shkallën e aktivitetit të popullsisë së Kosovës, Economia, Nr. 2, Prishtinë, 1977, ff. 187-190.

Lëvizja e analfabetizmit te shqiptarët në Jugosllavi, Fjala, Nr. 12, Prishtinë, 1977.

Regionalni razvoj ekonomskih i društvenih aktivnosti Kosova, Zbornik X Jubilarnog Kongresa geografa Jugoslavije, Beograd, 1977, ff. 208-212.

Rajonizimi demografik i Kosovës, Përparimi, Nr. 5, ff. 537-546.

Promene agrarne i ratarske naseljenosti u SAP Kosovo, Obeležja, Br.2, Pristina, 1978, ff. 79-87.

Pregled rasprostranjenosti i porasta broja Albanaca u svetu, Stanovništvo, Br. 1-4, Beograd, 1978, ff. 187-211.

Kretanje nepismenosti u Albanaca u Jugoslaviji, Sociologija, Br. 2-3, Beograd,, 1978, ff. 313-321

Tendencat më të reja të lëvizjes natyrore të popullsisë së Kosovës, Përparimi, Nr. 5, 1978, ff. 682-702.

Emigracija stanovnštva iz Rugove, Sociologija sela, Br. 61-62, Zagreb, 1978, ff. 11-20.

Shqyrtime mbi ndryshimet në pjesëmarrjen e popullsisë bujqësore të KSA të Kosovës pas luftës, Përparimi, Nr. 2, 1978, ff. 205-217.

Problemi i analfabetizmit në KSA të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Problemi društvenog razvitka Kosovskog sela, Sociologija, br.4, Beograd, 1979, ff. 397-418.

Veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Madhësia, përbërja sipas numrit të anëtarëve dhe struktura sociale e ekonomive familjare të Kosovës, Përparimi, Nr. 1, 1979, ff. 23-41.

Le développement démographique du Kosovo (Yougoslavie), Revue géographique de l'Est, No 1-2, Nancy, 1979, pp. 87-100.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në botë, Kërkime gjeografike, Nr. 1, Prishtinë, 1979, ff. 75-88.

Migrimet e popullsisë dhe fuqisë punëtore të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, VIII-1978, ff. 293-320.

Disa karakteristika shoqërore-kulturore të fshatit të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, ff. 47-77.

Shtrirja, migrimi dhe numri i shqiptarëve në botë, Përparimi, Nr. 3, 1979, ff. 351-365.

La croissance démographiques du Kosovo, Population, No 4-5, Institut national d'études démographiques, Paris, 1979, pp. 915-919.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi, Nr.4, 1979, ff. 517-539.

Razlike u nivou urbanizacije izmedju stanovnistva nacionalnosti Kosova, Geographica Slovenica, 10, Ljubljana, 1980, ff. 177-183.

Rrjedhat dhe karakteristikat e inkuadrimit të përkohshëm të fuqisë punëtore të Kosovës në botën e jashtme, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, IX, 1979, Prishtinë, 1980, ff. 237-266.

Urbanizimi dhe nacionalitetet e Kosovës, Përparimi, Nr. 4, 1980, ff. 449-459.

Migrimet si faktor i ndryshimeve në kulturën shoqërore dhe materiale, Fjala, Nr. 8, Prishtinë, 1980.

La diaspora d'un peuple méditerranéen: le cas des Albanais, Peuples Méditerranéen, No 15, Avril-Mais, Paris, 1981, pp. 73-84.

Pri?ini i posledici od intenzivnata emigracija na naselenieto od Rugovo kako specifi?no agrarno-sto?arsko podra?je, Zbornik na trud vi od Republi?kiot simpozium, Prirodni i socio-geografski problemi na ridsko-planinskite podra?ja, Skopje, 1981, ff. 194-199.

Migrimet e popullsisë së Rugovës dhe ndikimi i tyre në transformimin e kulturës popullore, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, XI-1981, Prishtinë, 1982, ff. 117-130.

Socijalno-demografske promene u kosovskom selu, në librin Problemi socijalistickog razvoja poljoprivrede i sela, Izd. centar komunist - Jugoslovenski centar za za teoriju i socijalistickog samoupravljanja, Beograd-Ljubljana, 1983, ff. 641-657.

Tranzicioni demografik dhe rrjedhat e tij në vendet e Zhvilluara perëndimore, Kërkime gjeografike, 4, Prishtinë, 1983, ff. 45-54.

Efekti emigracija stanovništva iz Rugove na preobražaj narodne kulture Rugovljana, Sociologija sela, Br. 75-76, Zagreb, 1982, ff. 53-66.

La population albanaise de Yougoslavie: accroissement numérique et répartion spatiale, Population, INED, No 1, Paris, 1983, pp. 66-173.

Diffusion of innovations in non-urban areas of Kosovo, Proccedings of the 3-rd Yougoslav-Polich Geographical Seminar, Ljubljana-Maribor, 1983, pp. 186-189.

Ndikimi i migrimeve të popullsisë në transformimin e jetës popullore të Rugovës, në librin Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore, Prishtinë, 1983, ff. 147-160.

Determinantet shoqërore dhe ekonomike të transicionit të vonuar demografik në Kosovë, Thema, Nr. 1, Prishtinë, 1984, ff. 103-117.

Strukturat e reja socialo-profesionale në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 5, 1984, ff. 75-81.

Problemi urbanizacije i standarda ruralnih naselja Kosova, Sociologija, Br. 3-4, Beograd, 1984, ff. 317-324.

Neki aspekti nepismenosti ruralnog stanovništva Kosova, Opredjeljenja, Br. 6, Sarajevo, 1984, ff. 93-104.

Çështje të transformimit të fshatit kosovar, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 14-1984, Prishtinë, 1985, ff. 29-51.

O nekim metodološkim pitanja migracija, Sveske, Br. 7-8, Institut za proucavanje nacionalnih odnosa, Sarajevo, 1984, ff. 171-176.

Motivisanost poljoprivrednog stanovništva za ostajanje na selu i posedu, Zbornik radova jugoslovenskog simpozijuma Geografski aspekt prirodnih i ljudskih resursa Jugoslavije, Pristina, 1984, ff. 145-150.

Zakasnela demografska tranzicija na Kosovu u okviru demografskog prelaznog razdoblja u Jugoslaviji i Evropi, Sociologija, Br. 3, 1985, ff. 361-378.

Zapažanja o preobražaju i problemima socijalno-demografske strukture seoskog stanovništva SAP Kosovo, Stanovništvo, 1-4, Beograd, 1984/85, ff. 99-114.

Problemi i analfabetizmit në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 6, 1985, ff. 41-50.

Zadnja demografska tranzicija u Evropi: primer Kosova, ?asopis za kritiko znanosti, st. 79-80, Ljubljana, 1985, ff. 29-45.

Nataliteti dhe determinantet e tij te popullata shqiptare në Jugosllavi, Thema, Nr. 5-6, 1986, ff. 137-177.

Problem nataliteta pri Albancih, ?asopis za kritiko znanosti, St. 89-90, Ljubljana, 1986, ff. 37-67.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes: shumëdimensionaliteti, Zhvillimi, qëndrimet, Fjala, 7, 1977, f. 4.

Çështja e natalitetit te popullata shqiptare, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 16-1986, Prishtinë, 1987, ff. 107-139.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes - probleme shumëdimensionale, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 17-1987, Prishtinë, 1988, ff. 83-94.

Albansko obi?ajno pravo in socijalisti?ke norme, ?asopis za kritiko znanosti, St. 103-104, Ljubljana, 1987, ff. 36-45.

Nataliteti te shqiptarët, Çështje të studimeve albanologjike, II, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, ff. 403-421.

Albanci: razporeditev, migracija in demografski rast, ?asopis za kritiko znanosti, St. 105/106/107, Ljubljana, 1987/88, ff. 76-108.

Plagjiati si privilegj, Thema, Nr. 11-12, Prishtinë, 1988, ff. 199-216.

Demografski problemi Kosova i njihovo tuma?enje, Zbornik Kosovo - Srbija - Jugoslavija, Ljubljana, 1989, ff. 39-66.

Ri (kolonizimi) i Kosovës, në librin Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët, Tiranë, 1989, ff. 283-318.

Alcune questini demographiche circa gli Albanesi. Natalità e mortalità, Le minoranze etniche e lingiustiche, II, Palermo, 1989, ff.817-826.

Problemet demografike të Kosovës dhe interpretimi i tyre, në publikimin E vërteta mbi Ko­sovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1990, ff. 477-503.

Realiteti etniko-demografik i Kosovës dhe aspiratat serbe, Thema, Nr. 11, Prishtinë, 1993, ff. 87-96.

Kosova's Demographic Ethnic reality and the targets of Serbian hegemony, Kosova, Historical/Political Review, 1/1993, Tirana, 1993, pp. 29-34.

The demographic problems of Kosova and their interpretation, në librin The Truth on Ko­so­va, The Academy of Sciences of the Republic of Albania, Tirana, 1993, pp. 261-276.

Demografska stvarnost Kosova, në publikimin Sukob ili dijalog (Srpsko-albanski odnosi i integracija Balkana), Subotica, 1994, ff. 29-51. Ky publikim, i financuar nga Fondacioni Soros, është përkthyer edhe në shqip dhe anglisht. Punimi në anglisht botohet me titull Demographic reality of Kosovo, Conflict or Dialogue (Serbian-Albanian relations and integration of the Balkans), Subotica, 1994, pp. 30-53, ndërsa në shqip me titull Realiteti demografik i Kosovës, Konflikt apo dialog (Marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe integrimi i Ballkanit), Suboticë, 1995, ff. 29-50.

Manipulimet në fushën e demografisë me synime të rrudhjes së dimensionit demografik shqiptar, në librin Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1995, ff. 197-205.

Shqiptarët në diasporë, Studime, 1/1994, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1995, ff. 55-78.

Demographic problems of Kosova and otherethnic Albanian territories, në librin The Kosova issue - a Historic and Current Problem, Tirana, 1996, pp. 139-145.

Kolonizimet serbe të Kosovës dhe eksodi i shqiptarëve, Studime, 2/1995, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 1996, ff. 27-49.

Problemet demografike të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, në publiki­min Çështja e Kosovës - një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996, ff. 261-267.

Aspekti sociodemografik i mortalitetit të popullsisë së Kosovës, Thema, nr. 14, Prishtinë, 1996, ff. 83-106.

Nataliteti dhe riprodhimi biologjik në shoqërinë kosovare, Studime, 3/1996, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1997, ff. 7-38.

Kosova dhe Serbia: një paralele në raportet demografike sot dhe në të ardhmen, Studime, 4/1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1998, ff. 131-146.

A paralel between Kosova and Serbia in a Demographic Perspective, Kosova, Historical/Political Review, 7/1999, Tirana, 1999, p. 25-33.

Kontraverzat rreth planifikimit të familjes dhe riprodhimit të popullsisë, Studime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2001, ff. 95-114;

Rjedhat demografike në Kosovë dhe shoqëria civile, Antologjia e shoqërisë civile, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Prishtinë, 2001, ff. 95-111 (botuar dhe anglisht);

Le Kosovo: un centre névralgique de la péninsile balkanique, Bulletin de la

Société de géographie de Toulouse, No 281, Toulouse, 2001, pp. 104-119;

Gjenocidi serb mbi qenien ertnodemografike shqiptare, Gjenocidi i pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, ASHAK, Prishtinë, 2001, ff. 179-190.

Kosova: un noeud géopolitique dans les Balkans, Studime, 8-9, ASHAK, Prishtinë, 2002, pp. 199-215.

Probleme të bashkësisë urbane të Kosovës, Studime, 10, ASHAK, Prishtinë,. 2003, ff. 149-164.

Disa aspekte të Zhvillimit të popullsisë në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, Studime, 12, ASHAK, Prishtinë, 2005, ff. 209-230.

Vetëm një solucion: Kosova e pavarur me të gjitha të drejtat dhe obligimet ndërkombëtare, në publikimin Statusi i ardhshmëm i Kosovës, ASHAK, 2005, ff. 101-107.

Evolucioni i lindshmërisë në shoqërinë shqiptare në transicion (koautor), Studime, 13, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 149-186.

Decentralizimi i imponuar si ndarje sui generis e Kosovës, në publikimin Kosova shtet i pavarur dhe sovran, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 67-86.

Atlasi gjeografik i popullsisë - botim shkencërisht i paqëndrueshëm, Studime, 13, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 315-326.

Politika e planifikimit të familjes dhe kontrollit të lindjes: nga qasja humaniste deri te ajo raciste (koautor), Studime, 14, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007, ff. 221-249.

Transicioni demografik në aferën e mortalitëetit: shembulli i Kosovës, Studime, 15, Prishtinë, 2008, ff. 33-64.

Objektivat hegjemoniste serbe të fundit të shekullit XX për ndërrimin e kompozicionit etnodemografik të Kosovës, Prishtinë, 2009-2010, Studime 16-17, ff. 327-370.

Amat kombëtare dhe diaspora e sotme shqiptare: problemet, dilemat dhe perspektivat, Konferenca shkencore: Identiteti, ndërgjegja kombëtare dhe integrimi evropian, Tiranë, 5 tetor, 2011.

Le Kosovo: de la colonie classique serbe à l’indépendance, Prishtinë, 2011, Studime 18, pp. 63-84 (Communication présentée au Colloque Lire et comprendre la géographie des Balkans en 2010, journée d’études en hommage à Michel Roux, 25 novembre 2011, Lyon, France).

Lufta kundër faktorit demografik shqiptar si strategji afatgjate e politikës serbo-jugosllave, Akademi Solemne kushtuar 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2013, ff. 81-95 ; botuar edhe në Studime, 19, ASHAK, 1912, ff. 109-122.

Një vit i madh jubilar – 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca shkencore: "Pa­va­rësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas", Studime,19, ASHAK, 2014, 291-295.

Migrimet e jashtme, konteksti etnik dhe krijimi i diasporave, Studime Shoqërore 1, ASHAK, Prishtinë, 2014, ff. 47-65.

Lugina e Preshevës: përbërja etnike dhe evolucioni i saj, Studime Shoqërore, 2, ASHAK, Prishtinë, 2015, ff. 11-33.

Përveç punimeve të shënuara më lart, ka hartuar dhe shumë studime (interne) për nevoja të planeve të villimit hapësinor dhe shoqëror në nivel të Kosovës dhe të disa komunave të saj, pastaj studime për planifikimin e familjes, si dhe ka botuar një numër të madh shqyrtimesh, vështrimesh, recensionesh e kritikash në revista të ndryshme profesionale-shkencore dhe në shtypin e përkohshëm e ditor.)

Marc Weller: Kufijtë nuk vendosen nga gjeografia, kufijtë vendosen nga burra e gra që veprojnë në emer te shtetit



Qeveria e Kosovës ka postuar me rrugë elektronike një opinion ligjor të profesorit të së drejtës ndërkombëtare dhe të studimeve kushtetuese ndërkombëtare, Marc Weller, lidhur me Vlefshmërinë e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi siç përcaktohet me demarkimin e kufirit të ndërmarrë nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe reflektimi në Marrëveshjen e Vjenës të 26 gushtit të vitit 2015.

Duke pasur parasysh se ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi do të jetë nesër para deputetëve të Kuvendit, ndërsa opozita dhe një pjesë e deputetëve të pozitës kanë paralajmëruar se nuk do ta japin votën për të, e në anën tjetër janë paralajmëruar edhe protesta në kundërshtim të saj, po e publikojmë të plotë këtë opinion.

O P I N I O N L I GJ O R E K S P E R T

(I përkohshëm, në pritje të dokumenteve shtesë në përkthim e sipër)

VLEFSHMËRIA E KUFIRIT MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI SIÇ PËRCAKTOHET ME DEMARKIMIN E KUFIRIT TË NDËRMARRË NGA KOMISIONI SHTETËROR PËR SHENJIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E KUFIRIT SHTETËROR DHE REFLEKTUAR NË MARRËVESHJEN E VJENËS TË 26 GUSHTIT TË VITIT 2015

Përmbajtja:

Përmbledhje e gjetjeve
Mandati i Opinionit Ligjor Ekspert dhe Kualifikimet e Autorit të tij
Prapavija e kontestit
Kufijtë dhe burimet e kufijve në të drejtën ndërkombëtare
Data kritike në raport me Kosovën dhe Malin e Zi
Shtetet e reja, Uti Possidetis dhe kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi
Ushtrimi efektiv dhe paqësor i autoritetit shtetëror (Effectivite)
Rëndësia e hartave
Ndikimi i procesit të demarkacionit dhe Marrëveshjes së Vjenës
Të drejtat e përcaktuara të popullsisë të vendit
Përfundime

Kapitulli XI.

Përfundime

Kufijtë nuk vendosen nga gjeografia, ato vendosen nga burrat dhe gratë. Ose, për të qenë më të saktë, kufijtë vendosen nga ata burra dhe gra që veprojnë në emër të shtetit—veprimet e të cilave janë manifestim i vullnetit të të shteteve.

Në rastin specifik, ekzistojnë kujtime për luftëtarë heroik të cilët kanë mbrojtur njërën apo tjetrën anë të territorit para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ekziston një traditë e gjatë dhe e gjallë e përdorimit të tokës nga ana e Kosovës për kullotje dhe e përdorimit të resurseve të pyjeve, lumenjve, dhe liqeneve. Dhe gjithashtu ekzistojnë edhe argumente të bazuara në gjeografi natyrale, siç janë vendndodhjet e ujëndarësve dhe pellgjeve përgjatë kurrizit të kreshtave të mëdha malore.

Të gjithë këta faktorë dhe përvoja janë të kapshme dhe reale. Megjithatë, në mënyrë që të përcaktohet një kufi, një element tjetër shtesë duhet t’i shtohet këtij. Konflikti i armatosur mbi një territor mund të ketë një rezultat në terren, por në mënyrë që ai rezultat t’i qëndrojë dhe mbijetojë historisë, ky rezultat duhet të ri-hidhet në një marrëveshje paqësore apo kufitare në përfundim të këtij konflikti. Përdorimi i tokës nga individë privatë, apo madje pronësia private mbi një tokë nuk është e barasvlershme me pretendimet për territorin apo fletën poseduese të atij territori nga ana e shtetit amë. Gjeografia natyrale mund të ndikojë në atë se ku jetojnë njerëzit, si ndërveprojnë ata apo madje edhe në formën e organizimeve politike që ata zhvillojnë. Por në fund, është mu përdorimi i karakteristikave të tilla në funksion si shërbyes të vullnetit të burrave dhe grave në krye të shtetit që përcakton kufirin aktual. Një kreshtë ujëndarëse mund të shërbejë si një pikë e përshtatshme për të shënjuar një kufi, veçanërisht në territore të largëta. Por, në anën tjetër, mund edhe të mos shërbejë si e tillë. Ajo që vlen është qëllimi dhe praktika e shteteve në përcaktimin e kufijve.

Në rastin e Kosovës, për këtë arsye, është e nevojës që të ndahet historia, me gjithë heroizmin e saj, përdorimi privat i tokës dhe të drejtat pronësore, pa marrë parasysh se gjatë janë të përcaktuara, dhe gjeografia natyrale, pamarrë parasysh sa e përshtatshme për shënjimin e kufijve, nga procesi më teknik i delimitimit dhe demarkimit të kufirit.

Ekziston një numër i burimeve për posedimin mbi një territor. Në konceptin klasik, këto përfshinin zbulimin dhe okupimin e një toke të pabanuar. Ekziston gjithashtu edhe shtimi—procesi natyral me anë të së cilit deti i shton tokë një territori të caktuar. Më e rëndësishmja, ekziston mundësia e heqjes dorë nga një territor, apo transferimi i një territori nga një sovran tek tjetri. Këto burime të posedimit nuk janë relevante për rastin në fjalë.

Në vend të kësaj, rasti i parë që është konsideruar ndërlidhet me historinë unike të Kosovës. Historia e bërjes së Kosovës shtet ka implikime shumë të fuqishme ligjore, të cilat janë marrë në konsideratë në pjesën e parë të këtij studimi, duke shpier në diskutimin mbi parimin e uti possidetis.

Çështja e dytë që është konsideruar në këtë kontekst ka të bëjë me administrimin efektiv të atij territori. Edhe nëse ekziston një fletëposedim i një territori, a është shpjerë përpara ai posedim, apo konfirmuar, nëpërmjet dëshmive të administrimit efektiv të tij?

Së treti, ekziston edhe çështja e hartave. Deri në çfarë mase janë palët të kufizuara apo të detyruara nga hartat jozyrtare apo madje ato zyrtare.

Së katërti, ekziston pyetja e sjelljes pasuese të palëve, në këtë rast në kontekst të negociatave dhe të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Vjenës. Një pyetje tjetër ka të bëjë me pyetjen e mbylljen e vijës kufitare. A mund të ri-hapet dhe adresohet prapë çështja nëpërmjet negociatave apo madje arbitrazhit?

Pasi të jenë zgjidhur këto çështje, pyetja e trajtimit të të drejtave historike apo praktikave të popullatës vendore del në sipërfaqe. Si mund të përputhen këto të drejta me përcaktimin e vijës kufitare?

Shtetësia e Kosovës dhe Kufijtë

Shtetësia e Kosovës është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, por jo edhe pa kushte. Shtetësia e Kosovës është kushtëzuar me pranimin nga ana e saj e të disa realiteteve territoriale, ashtu siç i përfitoi ajo në përfundim të luftës së vitit 1999.

Lufta përfundoi me anë të të ashtuquajturës “Marrëveshje e Kumanovës”, apo Marrëveshja ushtarako-teknike në mes të NATO-së dhe autoriteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë me 9 qershor të vitit 1999. Marrëveshja vendosi procedurat dhe modalitetet e tërheqjes nga Kosova të forcave të sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ). Ajo gjithashtu vendosi një zonë të sigurisë pesë kilometra jashtë kufijve të Kosovës në pjesën tjetër të territorit të RFJ-së, si dhe një zonë të sigurisë ajrore, që shkonte deri në 25km jashtë kufirit të Kosovës. Marrëveshja ishte e përcjellë me një hartë ku përcaktohej vija kufitare prej së cilës këto zona do të mateshin.

Ajo hartë, që më vonë do t’i shërbente NATO-së gjatë zbarkimit të saj në Kosovë (KFOR) dhe do të shfrytëzohej nga ana e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), vendosi një vijë kufitare me Malin e Zi që pasqyrohet tërësisht në atë të Komisionit Shtetëror në raportin e tij.

Më 26 mars të vitit 2007, i Dërguari i Posaçëm i OKB-ve Martti Ahtisaari prezantoi propozimin e tij për zgjidhjen e statusit final të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-ve.[1]Propozimi përfshinte, në Nenin 1 (8) dispozitën në vijim:

Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë, shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 3.2 i Aneksit VIII (Sektori i Sigurisë së Kosovës) i propozimit adreson çështjen e kufirit të Kosovës. Neni thotë:

Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.

Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ) miratoi kushtetutën e fundit të saj, që përcaktonte identitetin e njësive konstitutive, më 1974. Propozimi i Ahtisaarit e përcaktoi dhjetorin e vitit 1988 si data vendimtare për vlerësimin e kufirit të Kosovës si pjesë e ish-Jugosllavisë, meqë qeveria e Millosheviqit kishte suprimuar pjesët kryesore të statusit dhe fuqive të Kosovës, të përcaktuara ma kushtetutën e vitit 1974, njëanshëm pas asaj date.

Propozimi i Ahtisaarit ishte pranuar nga Kosova por jo nga autoritetet në Beograd. Për shkak të pozicionit të Federatës Ruse propozimi, në fund, nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nuk iu imponua palëve. Megjithatë, Kosova plotësisht pranoi të gjitha kufizimet mbi sovranitetin e saj që zinte fill të përmbajtura në pakon e Ahtisaarit dhe e bëri këtë në mënyrë të njëanshme. Kur ajo deklaroi pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova konfirmoi në mënyrë eksplicite që do të ‘pranonte plotësisht detyrimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit’. Edhe më qartë, Deklarata e Pavarësisë shtoi se:

Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë.



Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit



Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.[2]

Kjo deklaratë e pavarësisë paraqet një kufizim unik, origjinal të sovranitetit të shtetit të sapoformuar të Kosovës. Kosova qartazi pranoi kufijtë e saj siç ishin vendosur në kushtetutën e vitit 1974 dhe të konsumuara e përdorura në kuadër të ish-Jugosllavisë deri më 31 dhjetor të vitit 1988. Ky përkufizim territorial është “i parevokueshëm” dhe Kosova obligohet që t’i përmbahet atij pa kushtëzime.

Është e qartë se njohja e Kosovës nga ana e shteteve tjera do të kushtëzohej me respektimin e këtij vetë-kufizimi. Për më tepër, të gjitha shtetet tjera, pa marrë parasysh a e kanë njohur Kosovën apo jo, kanë të drejtë ligjore të kufizohen në këtë zotim. Ky obligim erga omnes kësisoji është efektiv edhe kundër Malit të Zi (i cili, natyrisht, ka njohur Kosovën).

Për më tepër, statusi territorial i Kosovës i definuar në Deklaratën e Pavarësisë, dhe me referencë tek Plani i Ahtisaarit, gëzon mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare. Obligimet ligjore ndërkombëtare të lidhura me kufijtë gëzojnë status të veçantë ligjor në kuadër të doktrinës të ‘stabilitetit dhe përfundimit’ të regjimeve kufitare. Sapo të është pranuar njëherë një kufi, një shtet nuk mundet lehtë të përdorë dispozitat e ofruara nga e drejta e përgjithshme ndërkombëtare për të zhvendosur, ndryshuar apo anuluar bazën relevante ligjore për kufirin. Ndryshimet në një marrëveshje për kufijtë, pas finalizimit të saj, mund të ndërmerren vetëm me pajtim të shtetit apo shteteve të përfshira në atë marrëveshje. Një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm në mënyrë paqësore dhe mund të refuzohet nga ana e shtetit prej të cilit po kërkohet një ndryshim i tillë.

Kësisoj, përkufizimi territorial i Kosovës siç përcaktohet në Planin e Ahtisaarit bëhet i përhershëm dhe i rezistueshëm ndaj çfarëdo sfide apo ndryshimi të tij me anë të tri bllokadave ligjore që janë aplikuar: Nëpërmjet efektit të vetë-kufizimit origjinal të përmbajtur në Deklaratën e Pavarësisë, nëpërmjet pranimit të efektit erga omnes të atij kufizimi dhe kushtëzimi të njohjes së shtetësisë së Kosovës, dhe nëpërmjet aplikimit të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së OKB-së.

Në të vërtetë, një bllokadë e katërt është e aplikueshme në këtë rast. Kushtetuta e Kosovës përcakton në nenin e saj të parë mbi definicionin e shtetit se:

Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.[3]

Doktrina e Uti Possidetis

Referenca në kufijtë administrativë të entiteteve të cilat përbënin ish-Jugosllavinë, është në fakt referencë në principin utis possidetis të ligjit ndërkombëtarë. Ashtu si? u tha në këtë studim, ky princip rrjedh nga Amerika Latine nga praktika në Amerikën Latine të shekullit të XIX, e cila mandej është pranuar si një princip i vlefshëm në procesin e dekolonializimit kryesisht në Afrikë në mes të shekullit XX, dhe në fund ky princip u shpall si tërësisht i aplikueshëm nga ana e komisionit të Badinter-it në kontekstin e shpërbërjes së ish-RSFJ-së.

Parimi e Possidetis Uti thonë se kufijtë e brendshëm krahinorë ose federalë shndërrohen në kufij ndërkombëtarë të njësive territoriale përkatëse. Këta kufijë në mënyrë automatike bëhen të mbrojtshëm nga ligji ndërkombëtarë dhe doktrina e integritetit territorial. Këta kufij nuk kanë nevojë që të konfirmohen nëpërmjet marrëveshjeve kufitare, edhe pse në disa raste është parë e nevojshme që të merren shpjegime shtesë të vijës uti possidetis nëpërmjet trraktateve apo arbitrimit. Kjo posaçërisht u bë në rastet ku territori në fjalë nuk ishte eksploruar deri në fund dhe ishte përgjegjësish i panjohur gjatë kohës sa ky territor ishte nën administrimin e një shteti më të madh, siç ishte rasti me vendet e Amerikës Latine të cilat përmbanin territore të largëta të xhunglës.

Natyrisht, nuk ka pasur probleme të tilla në rastin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Territori në fjalë ka qenë i administruar me dekada të tëra në kuadër të ish-Jugosllavisë dhe kufiri administrativë në mes të këtyre dy entiteteve mendohej se ishte mjaftueshëm i qartë.

Edhe pse kufijtë uti possidetis mund të bazohen në praktika vendore, megjithatë identifikimi i vijës kufitare uti possidetis, i përket sferës së ligjit ndërkombëtarë. Megjithatë, identifikimi i vijës kufitare uti possidetis, për sa i përket ligjit ndërkombëtarë duhet të merr parasysh burimet vendore nga koha e ish-Jugosllavisë, të cilat identifikonin vijën kufitare në mes të Republikës së Malit te Zi dhe Krahinës Autonome të Kosovës në kuadër të RSFJ-së. Ky kufi, shprehet nëpërmjet kufijve territorial të komunave të cilat gjinden pranë kësaj vije kufitare. Legjislacioni i Kosovës konfirmon shprehimisht se kufijtë komunal korrespondojnë me ndarjet kadastrale.

Rrjedhimisht, komisionet e dy shteteve janë fokusuar në të dhënat kadastrale të komunave përkatëse, për të vendosur, ose konfirmuar, vijën kufitare. Të dhënat kadastrale përmbajnë të dhëna mbi pronësinë e tokës sipas ligjit civil. Të drejtat pronësore sipas ligjit civil, nuk janë domosdoshmërish të barasvlershme me të drejta territoriale të juridiksionit në kuadër të ligjit publik. Kjo sa është e aplikueshme për komunat, është aq e aplikueshme edhe për krahinat autonome, republikat me federate ose në mes të marrëdhënieve në mes të shteteve sovrane.

Për këtë, përkatësia e të dhënave kadastrale nuk qëndron në përcaktimin nëse individët nga Kosova ose Mali i Zi, ose autoritetet publike nga këto shtete, kanë pasur titullar pronësorë civil ose privat në ndonjërin territor. Por, të dhënat kadastrale janë të vlefshme në një kontekst tjetër, atë të doktrinës së ligjit ndërkombëtare të shfaqjes të autoritetit shtetërorë ose publik në mënyrë paqësore, të pandërprerë dhe të papengueshme.

Ushtrimi efektiv dhe paqësor i autoritetit shtetëror

Doktrina e ushtrimit paqësor të autoritetit shtetëror, apo e administrimit efektiv të territori nga një autoritet publik, fiton në rëndësi në të drejtën ndërkombëtare në ato raste kur kufijtë territorial nuk burojnë nga një posedim i caktuar me një marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë këtu marrëveshjes e heqjes dore nga ato territore, apo kur vija kufitare është kundërshtuar edhe pse ekzistojnë marrëveshje për vijën kufitare. Administrimi efektiv i territorit nuk tejkalon apo zhvendos vetvetiu një posedim të vendosur më herët, përveç nëse një administrim i tillë është ndërmarrë përgjatë një periudhe të gjatë, ishte i mirënjohur (për shembull, i njohur, apo duhej të ishte i njohur nga fletë poseduesi), dhe që ka mbetur i pa kundërshtuar.

Në këtë rast, vija kufitare uti possidetis është vendosur qartazi si burim i posedimit të territorit për Malin e Zi dhe Kosovën sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe në relacion me Kosovën, gjithashtu me kushtëzimet në pavarësinë e saj. Për më tepër, pavarësia e të dyja entiteteve është mjaft e vonshme. Kështu, administrimit efektiv nuk ka pasur rastin të pjeket përgjatë një periudhe më të gjatë për ta zhvendosur nga rëndësia vijën uti possidetis.

Sido që të jetë, në këtë rast, administrimi efektiv, do të ishte relevant në përcaktimin e vijës së sakt uti possidetis aty ku është lënë e paqartë ndarja kufitare në mes të entiteteve administrative të ish-Jugosllavisë.

Duke e parë nga kjo perspektivë, të dhënat kadastrale të cilat kanë tërhequr shumë vëmendje në këtë rast, janë relevante, pasi që japin indikacionin më të saktë të shtrirjes së jurisdikcionit që komunat në fjalë pretenduan, ose menduan se e gëzojnë. Kjo është e vendosur qartë dhe në mënyrë konsistente në legjislacionin jugosllav dhe atë pasues, përfshirë këtu Ligjin për Anketimin Kadastral të Tokës së vitit 1973, rregulloren e UNMIK-ut 2000/43 të vitit 200, dhe Ligjit të Kosovës për Kufijtë Administrativ Komunal të vitit 2008. Ky i fundit konfirmon në mënyrë eksplicite, në pajtim me praktikat e mëhershme, se:

Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrative shtetëror të Republikës së Kosovës.

Më së voni, më 2013, gjatë periudhës së punës së Komisionit Shtetëror, Kosova miratoi edhe një ligj tjetër për kadastrën. Ky ligj obligon të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që ndërlidhen me tokën të përdorin të dhënat dhe njësitë kadastrale të përfshira në regjistrin e Kadastrës. Për më tepër, ligji gjithashtu konfirmon përsëri, në Nenin 8, se komunat janë të ndara në zona kadastrale. Me ndryshim të definicionit territorial të komunës, ligji thotë, ndryshon edhe përgjegjësia për zonat përkatëse kadastrale, dhe e kundërta.



Këto dy komisione i kanë rishikuar të dhënat kadastrale ne detaje dhe përgjegjësi të plotë. Qeveria e Kosovës është regjistruar se ka pranuar konfirmimin që të dhënat në anën e Kosovës dhe të Malit të Zi, janë gjithëpërfshirëse dhe të plota: Nuk ka “zona të bardha” të cilat nuk mbulohen nga ndonjëra nga komunat, ose nuk ka zona ku pretendohet të ketë ankesa të juridiksionit.

Është aprovuar tashmë nga Komisioni ad hoc i cili ka rishikuar punën e komisioneve të të dyja shteteve dhe ka përmbledhur që nuk ka gabime teknike në kohën e mbledhjes së të dhënave me qëllim të përcaktimit të vijës kufitare, gjithashtu në zonat Kulla dhe Cakorr. Megjithatë, disa pohojnë se ky rezultat nuk është konsistent me dëshmi tjera të administrimit efektiv.

Kundërshtuesit e marrëveshjes së Vjenës kanë identifikuar disa raste dhe dëshmi të ushtrimit të fuqive të administratës së Kosovës në këto dy vende. Kjo thuhet të përfshijë leje, taksa dhe gjoba të lëshuara nga autoritetet komunale të Kosovës në lidhje me aktivitete në këto dy vende, dhe potencialisht edhe aktivitete të ndërtimit të rrugëve nga ana e autoriteteve të Kosovës në këto vende.

Megjithatë, këto dëshmi, për aq sa janë ofruar për qëllime të këtij studimi, janë relativisht të ralla dhe janë kundërshtuar nga tjerët. Këto kundërshtohen nga dëshmitë e ofruara nga Qeveria e Kosovës, me anë të cilave pretendohet se ofrohet një pamje më e qartë e përreth 37 rasteve të kosovarëve që u kanë paguar tatime dhe pagesa të ndryshme autoriteteve relevante komunale të Malit të Zi në lidhje me këto dy pjesë të territorit në fjalë.

Nga materialet e shikuara në kontekst të këtij studimi dëshmitë që sugjerojnë një administrim konsistent të Malit të Zi mbi zonat relevante duket të jenë më të fuqishme. Edhe po të ishin dëshmitë më të balancuara, rezultati nuk do të ndryshonte. Nëse Kosova do të kishte shpresë të pretendonte seriozisht mbi këto dy territore në fjalë, ajo do të detyrohej të prezantojë një rast më të fuqishëm të administrimit të saj efektiv mbi këto territore nga administrata qendrore apo ato komunale që të zhvendosnin fuqinë e uti possidetis që është në favor të kufijve komunalë të konfirmuar me anë të dëshmive kadastrale.

Dëshmitë hartografike

Është bërë shumë, gjithashtu, edhe për sa i përket dëshmive hartografike. Edhe një herë, jurisprudenca ndërkombëtare konfirmon se hartat kanë pak vlerë si dëshmi e të drejtës territoriale në vetvete. Në të vërtetë, ekziston një skepticizëm mjaft i madh kur konsiderohen dëshmitë hartografike, veçanërisht kur një dëshmi e tillë është e prodhuar në një farë masë. Shumë shpesh, del se një hartë kopjon linjat e një tjetër harte, pa i vlerësuar plotësisht dhe në mënyrë të pavarur kufijtë e shënjuar të asaj harte. Kështu duket të jetë rasti në lidhje me një numër të hartave jozyrtare, apo hartave të përdorura brenda-përbrenda Kosovës, për shembull hartat e përmbajtura në librat shkollorë apo edhe në atlaset me përmbajtje më shkencore.

Situata është ndryshe, në rastet ku hartat janë përdorur si një mjet për të shprehur vullnetin e shteteve përkatëse, në rastet kur i bëhet referencë këtyre shteteve në marrëveshjet kufitare. Marrëveshja e Vjenës është një rast i tillë. Ajo i referohet hartave të bashkangjitura asaj si pasqyrimi më autoritar i vijës së synuar kufitare, si shtesë e listës së referencave të koordinatave dhe përshkrimit tekstual.

Gjëndja hartave në përgjithësi varet nga pyetja nëse, dhe si, palët i kanë përdorë ato në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare. Nëse, për shembull, një shtet vazhdimisht ka shfrytëzuar një hartë si një përshkrim autoritar të vijës kufitare, mund të vazhdojë të mbajë këtë pikëpamje, edhe nëse ekzistojnë burime konkurruese të së drejtës në favor të atij shteti.

Në këtë rast, edhe pse, këto harta do të duhej të ishin harta zyrtarisht të mbështetura nga Mali i Zi, duke treguar kufirin në favor të Kosovës dhe në dëm të Malit të Zi. Do të jetë më pak bindëse që hartat të mbështesin një pretendimin e paraqitur apo edhe të pranuar nga Kosova, pasi që kjo do të shihej si një produkt i mundshëm i interesit vetjak.

Në këtë rast, është pohuar se linjat e përvijuara në Flamurin dhe në simbolet e shtetit të Kosovës konfirmojnë pretendimin e Kosovës për territoret. Megjithatë, qeveria ka treguar se, përkundrazi, kjo linjë është në përputhje me vendimin e Komisionit Shtetëror.

Ndërsa dëshmitë e mëhershme hartografike ndryshojnë, është e qartë se shumë prej hartave të paraqitura së fundit janë në pajtim me linjën kufitare siç të përcaktuar nga komisionet shtetërore. Përsëri, vlen të përmendet se kjo nuk vlen për të gjitha hartat. Megjithatë, në masën që dëshmitë mund të konsiderohen në këtë studim, nuk duket të jetë një rast për të sfiduar linjën e përcaktuar kufitare në bazë të dëshmive hartografike që do të kishin qenë të shfrytëzuara si autoritare nga secila prej dy palëve në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare.



Statusi i Marrëveshjes së Vjenës, pranimi i heshtur dhe heqja dorë nga e drejta (“Acquiescence and Estoppel”)

Marrëveshja e Vjenës është rezultat i punës së njëkohshme të dy komisioneve shtetërore të që kanë punuar veç-e-veç dhe së bashku për një periudhë tre vjeçare. Komisioni Shtetëror i Kosovës përbëhet nga një numër ekspertësh të shquar në fushat e gjeografisë, historisë, ligjit, dhe zbatimit të kufijve, etj. Rezultati i punës së Komisionit në vetvete ka disa implikime në pretendimet e mundshme që mund të bëhen në emër të Kosovës.

Komisioni, që është një organ i shtetit të Kosovës, është i angazhuar në mënyrë shumë të vendosur për përcaktimin e vijës kufitare sipas marrëveshje. Qeveria e Kosovës, fillimisht përmes ministrit të saj për punë të jashtme, dhe pastaj kryeministrit, është angazhuar për zgjidhjen e propozuar, duke pretenduar se Kosova nuk humb as edhe 'një inç' (ose centimetër) të territorit të saj. Qeveria e Kosovës e ka përkrahur marrëveshjen e Vjenës pa mëdyshje, dhe është deklaruar tejet zyrtarisht se ajo është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Natyrisht, Marrëveshja nuk hyn në fuqi deri sa të ratifikohet nga Kosova. Sipas ligjit të traktateve, një shteti i kërkohet të mos e pengojë objektin dhe qëllimin e një traktati pas nënshkrimit dhe para ratifikimit. Vënia në pikëpyetje e vijës kufitare të vendosur në një marrëveshje të kufirit mund të rezultojë një akt të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të përfunduar procesin e sjelljes së traktatit në fuqi.

Megjithatë, miratimi i qartë i linjës së përmbajtur në traktat do të merret për të përjashtuar mundësinë që Kosova ta vë në pikëpyetje atë në një fazë të mëvonshme. Për këtë arsye, sjellja e Kosovës pak a shumë ka përfunduar të gjitha diskutimet ligjore për këtë çështje, edhe nëse Marrëveshja ratifikohet apo nuk ratifikohet tani.

Mund të thuhet se Kosova ka marrë këtë pozicion përkundër disa kundërshtimeve brendapërbrenda Kosovës. Megjithatë, në të drejtën ndërkombëtare është qeveria ajo e cila bën zotime në emër të shtetin në kuptimin ligjor. Dhe qëndrimi i qeverisë ka qenë i qëndrueshëm dhe i qartë në këtë çështje. Madje edhe një ndryshim në qeveri nuk do ta ndryshojë këtë situatë.

Mundësia e rishikimit ose shqyrtimit?

A do të ketë ndonjë mënyrë ligjore për të sfiduar marrëveshjen? E drejta ndërkombëtare është shumë në mëdyshje kur bëhet fjalë për pranimin arsyeve për të hedhur poshtë detyrimet ligjore në lidhje me kufijtë. Doktrina e stabilitetit dhe përfundimit të regjimeve kufitare i bën traktatet e këtilla edhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve të njëanshme në tentativë ose ndërprerjen e tyre. Në kuptim faktik, nuk do të ishte e lehtë të përdorej argumenti i gabimit, mashtrimit apo korrupsionit te zyrtareve shtetërorë gjatë arritjes së marrëveshjeve për traktate te kufijve në këtë rast si bazë për ndërprerje të procesit.

Është pohuar se në rast të zbulimeve të reja të fakteve në lidhje me vijën kufitare, mund të kërkohet një rishqyrtim i marrëveshjes. Megjithatë, në rast se ratifikohet marrëveshje kjo nuk mund te qëndrojë. Doktrina e “ndryshimit rrënjësor të rrethanave” vështirë se do të ishte e zbatueshme në një rast të tillë. Përsëri, konsideratat mbi stabilitetin dhe përmbarimin e kufinjëve me shumë gjasë do merrnin precedentë në këtë rast. Për më tepër, asnjë rrugë e veprimeve ligjore nuk do te ishte e mundshme për Kosovën. Kjo përfshin edhe çfarëdo hapa ligjorë që Kosova do të mund të merrte. Marrëveshja Vjenës ofron vetëm një mjet diplomatik për zgjidhje të mosmarrëveshjes. Referenca qe i behet mundësisë se arbitrimit do te bie përderisa Mali i zi nuk do te pajtohej shprehimisht për një rrugë te tillë apo për çfarëdo juridiksioni tjetër lidhur me mosmarrëveshjen e mundshme.

Ligji për ratifikim e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës thotë:

Dispozitat e marrëveshjes mbi përcaktimin e kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nënshkruar në Vjenë, më 26 gusht 2015, në rast se ofrohen argumente të reja ligjore, mund të ndryshohen me miratimin e palëve. Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje mund të ndryshohen duke ndjekur të njëjtat procedura që janë të parapara për miratimin e saj. Me pëlqimin e palëve, mund të kërkohet arbitrazh ndërkombëtar për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes.[4]

Kjo dispozitë nuk është një rezervë - traktatet dypalëshe nuk lejojnë ndërhyrje të njëanshme që pretendojnë të përjashtojnë ose modifikojnë marrëveshjet. Nuk do të kenë efekt juridik. Për më tepër, substanca e kësaj dispozite thjesht përmban atë që tashmë është dhënë në të drejtën ndërkombëtare. Natyrisht marrëveshja mund të ri-hapet dhe të ndryshohet me pëlqimin e të dy palëve. Çdo marrëveshje mund të ndryshohet, nëse palët bien dakord. Por, në një afat të zakonshëm të operimit të gjërave një marrëveshje e tillë nuk do të mbërrihet në qoftë nga ndryshimet e propozuara njëra palë humbet dhe tjetra fiton,. Në mënyrë të ngjashme, kjo dispozitë nuk përcakton një burim të juridiksionit për arbitrazh (ose me fjalë të tjera, të drejtën e njëanshme të Kosovës për të sjellë në procedurën e arbitrazhit, nëse janë dhënë argumentet e reja ligjore). Përsëri, palët janë gjithmonë të lira të bien dakord për procedurën e arbitrazhit, por pse do të binte dakord pala tjetër, në qoftë se ajo vetëm mund të humb përmes një procesi të tillë. Edhe në qoftë se Mali i Zi do të bie dakord, për shembull, në interes të marrëdhënieve miqësore me Kosovën, nuk është e qartë se si do të mund ta hedh poshtë vijën tashmë të rënë dakord kufitare një tribunal i arbitrazhit, përderisa nuk i është dhënë mandat specifik për të shpërfillur deklaratat dhe parashtresat e Kosovës të bëra në lidhje me marrëveshjen e kufirit.

Në fund, ekziston një mekanizëm i parashikuar në vetë Marrëveshjen. Të dyja shtetet bien dakord për të shënuar kufirin e përcaktuar nga marrëveshja në terren, brenda dy viteve, nëpërmjet një Organi të përbashkët punues të dy komisioneve shtetërore. Në funksion të kushteve lokale, gjeografike dhe ekonomike, Organi i përbashkët punues ka mundësi për të bërë korrigjimet e nevojshme dhe të balancuara në përputhje me pëlqim të dyanshëm.

Megjithatë, termi "i/e nevojshme" sugjeron se këto do të duhet të jenë korrigjime të diktuara pozitivisht nga kushtet lokale, gjeografike apo ekonomike. Megjithatë, kjo nuk është një dispozitë që ofron mundësinë e rihapjes së debatit për sa i përket vijës kufitare në baza ligjore apo në baza të tjera përgjithshme. Për më tepër, termi “i/e balancuar” lë të nënkuptohet se fitimi në territor i njërës palë do të kompensohet nga fitimet në vende të tjera për palën tjetër. Për këtë arsye, duket se kjo dispozitë ofron vetëm një hapësirë të kufizuar për ndryshime dhe nuk heq asgjë nga theksi i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare për stabilitetin dhe përmbarimin e kufijve.

Kjo gjetje është sforcuar me nenin 11 të marrëveshjes i cili parashikon se ndryshimet e marrëveshjeve mund të arrihen vetëm përmes një marrëveshje të përbashkët 'të Palëve', domethënë, jo nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët brenda Organit të përbashkët punës. Kjo është konfirmuar nga kërkesa që një marrëveshje e tillë e përbashkët për ndryshime do të kërkojë të njëjtën procedurë të parashikuar për miratimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjes (domethënë, ratifikimit).

Qëllimi i përfundimit/përmbarimit të linjës kufitare siç të përcaktuar nga marrëveshja është konfirmuar edhe nga fakti se marrëveshja është përfunduar "për një kohë të pacaktuar", në nenin 10.[5]

Alternativa të politikave

Kosova tani do të shikojë të kërkojë ratifikimin e marrëveshjes. Nëse kjo del të jetë e pamundur për shkak të qëndrimit të opozitës dhe ndoshta edhe të disa deputetëve që u përkasin partive shumicë që mbështesin qeverinë në Kuvend, çfarë janë mundësish ekzistojnë?

Mundësia e parë është që të mohoj marrëveshjen (të tërhiqet nënshkrimi) dhe bile të përmbahen nga përcaktimi i kufirit siç të paraparë me marrëveshje duke kërkuar një zgjidhje të re. Ligjërisht, kjo do të jetë shumë e vështirë për ta bazuar për shkak të shumë linjave të ndryshme, marrë parasysh mbështetjen e fuqishme të Kosovës dhënë versionit aktual të marrëveshjes. Për këtë arsye, Kosova do të duhet të angazhohet si të thuash në politika të fuqisë. Kjo mund të llogarisë në faktin se Mali i Zi duhet të rregullojë kufirin e saj me Kosovën nëse dëshiron të përfundojë rrugën e saj të integrimin euro-atlantike, në veçanti në lidhje me NATO-n. Kështu, Mali i Zi mund të jetë i gatshëm që të ofrojë një zgjidhje tjetër. Ose, ndoshta do të jetë e mundur të negociohet një marrëveshje kompromisi, në formën e ushtrimit të sovranitetit të përbashkët të zonës në fjalë.

Por ky opsion, megjithatë, do të rrezikonte që të vë në rrezik marrëdhëniet me Malin e Zi në një afat të gjatë, dhe kjo do ta vë Kosovën përballë kritikave të shumta dhe ndoshta edhe veprimeve nga qeveritë që zakonisht e mbështesin atë. Duke pasur parasysh gjendjen delikate të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, një kurs i tillë i veprimit mund të jetë i pamatur, përderisa nuk ka tregues të qartë se Mali i Zi është i gatshëm për të ri-negociojë linjën kufitare. Për më tepër, ky veprim do të japë një justifikim të përshtatshëm për institucionet Europiane dhe për qeverinë për të mohuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Një mundësi e dytë do të ishte që të zgjedhin të dërgojnë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Përsëri, ky hap do të kërkonte një qasje pozitive, vullnet të mirë dhe pëlqimin e Malit të Zi. Ky veprim do të marrë shumë kohë. Dhe, siç u tha më lart, Kosova me shumë gjasë do ta humbiste rastin në arbitrazh, meqë sjellja e saj duket se e pengon atë që ta vë në pikëpyetje linjën e kufirit që do të ishte caktuar/rregulluar në marrëveshje. Edhe në qoftë se, në një farë mënyre, ai aspekt do të zhvendosej përtej sferës së arbitrave. Për shembull, palët mund të pajtohen se tribunal ndërkombëtar mund vetëm të shqyrtojë zhvillimet që kanë ndodhur para fillimit të punës së Komisionit Shtetërorë në vitin 2012. Sidoqoftë, bilanci i argumenteve dhe analizës ligjore të ofruara në këtë studim kanë qenë se linja kufitare me shumë gjasë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Natyrisht, konstatimi nga një gjykatë e pavarur që konfirmon se vija kufitare mund të zgjidh çështjen. E vërteta është se, ajo nuk do t’i caktojë këto dy territore në fjalë Kosovës, siç i kërkojnë kundërshtarët e marrëveshjes.Megjithatë, mund t’i bindë ata që kundërshtojnë marrëveshjen e tanishme që linja kufitare është, në fakt, në rregull, siç është konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe nëpërmjet një procesi ligjor. Megjithatë, do të humbet shumë kohë në këtë proces.

Një mundësi e tretë do të jetë që të kërkohet një marrëveshje e përdoruesve me Malin e Zi para ratifikimit. Kjo marrëveshje do të ruajë të drejtat dhe praktikat e vendosura të kosovarëve në lidhje me territoret, dhe do të siguronte se Mali i Zi është i zotuar në mënyrë të përhershme në një administratë "të butë" të vijës kufitare në ato zona. Një marrëveshje e këtij lloji mund të arrihet në mënyrë joformale, në një shkëmbim letrash, ose nëpërmjet të një dokumenti të sigluar nga të dy palët. Marrëveshje të tilla shtesë nuk kanë nevojë për ratifikim, por janë tërësisht të detyrueshme në të drejtën ndërkombëtare.



Çështjet që mund të adresohen mund të përfshijnë një angazhim apo zotim të Malit të Zi:

Për tu garantuar kosovarëve të cilët janë pronarë të tokave në anën malazeze të kufirit sigurinë e vazhdueshme mbi të drejtën e tyre për ato prona dhe qssje të plotë në tokat e tyre dhe vlerën që ato përfaqësojnë;
Për të garantuar shfrytëzimin e vazhdueshëm të tokës, të tilla si kullosat, peshkimin dhe pyjet, nga individët shtetas të Kosovës dhe, nëse aplikohet, kompanitë, në të dy fusha, në përputhje me praktikat historikisht të vendosura;
Për të garantuar trajtimin e barabartë të kosovarëve që aplikojnë për licenca dhe koncesione në lidhje me prerjet, peshkimin, minierat, përdorimin e ujit dhe aktivitete të tjera;
Për të administruar pikat kufitare në këto dy zona edhe pse me një sistem të lehtë kontakti, në përputhje me kërkesat përkatëse të BE-së. Kjo mund të përfshijë dokumentacion të veçantë për banorët vendas, të cilët rregullisht kalojnë kufirin, për të lehtësuar një kalim të tillë, dhe hequr të gjitha kërkesat që mund të zbatohen në rrethana të tjera (sigurimi, dokumentacioni shëndetësor, etj), dhe për të siguruar se kjo marrëveshje mund të jetë e qëndrueshme nëse Mali i Zi ndryshon regjimin e saj kufitar në funksion të integrimit në BE.
Pëe të konsideruar ndryshimin e lokacionit të pikave përkatëse kufitare përtej dy zonave në fjalë, duke i lëvizur më brenda territorit malazezë, pa cenuar të drejtën ligjore mbi territorin;
Për të aplikuar, në mënyrë të ngjashme, një sistem të lehtë në lidhje me zbatimin e juridiksionit nëpërmjet policisë, zyrtarëve të kufirit dhe forcave ushtarake në të dy zonat, si dhe të shmangë praninë e madhe dhe të dukshme të forcave të tilla si në rrethana të zakonshme. Të konsiderojë sugjerimin e patrullimit të përbashkët në zonat ku kosovarët vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari historikisht të njohura dhe përcaktuara;
Për të vendosur një pikë kontakti në dy komunat përkatëse për të adresuar ndonjë çështje që të dalë në lidhje me situatat e lartpërmendura dhe për të fuqizuar dhe udhëzuar zyrtarët përkatës që veprojnë në pikat e kontaktit për të adresuar çështjet në kompetencë të tyre në mënyrë efektive dhe me dashamirësi;
Për të formuar dy komisione të përbashkëta të komunave kufitare, respektivisht, për të adresuar bashkërisht çështjet me interes të përbashkët në lidhje me përdorimin e burimeve të këtyre zonave, qasjen në dhe rreth-e-përqark zonave, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e parkut natyror, dhe çdo çështje tjetër që mund të dali në lidhje me to. Komisioni do të mblidhet çdo tre muaj dhe do të përfshijë një anëtar të deleguar nga secila prej dy qeverive qendrore.



Natyrisht, kjo nuk do të jetë e mundur që të arrihet një marrëveshje të tillë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore që duket të jetë në dispozicion për ratifikim. Megjithatë, kur të përballen me mundësinë e dështimit të procesit të ratifikimit, ose të grindjeve të shumta të brendshme në Kosovë lidhur me këtë çështje, mund të mendohet si veprim i mençur për ta shqyrtuar nëse një shtyrje apo vonesë e shkurtër e ratifikimit mund të mjaftojë për të sjellë një marrëveshje të llojit apo modelit që është parashikuar këtu. Mali i Zi deri më tani ka treguar se do të respektojë të drejtat e vendosura të kosovarëve lokalë, dhe gjithashtu ka një interes që ta shohë ratifikimin e suksesshëm të Marrëveshjes.

Në qoftë se nuk ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për një gjë të tillë, Kosova mund të konsiderojë një ratifikim të kushtëzuar. Që do të thotë, Kosova mund të shtojë një paragraf të mëtejmë në ligjin për ratifikimin. Ai paragraf mund të deklarojë se ratifikimi do të hyjë në fuqi sa menjëherë pasi që qeveria e Kosovës të vërtetojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës se është arritur një marrëveshje ekzekutive shtesë, së bashku me linjat kufitare të propozuara këtu.

Kosova, gjithashtu, mund të ftojë qytetarët e saj ql të depozitojnë kërkesa për korrigjime më të vogla që mund të bëhen nëpërmjet Organit të përbashkët punues të dy komisioneve shtetërore të themeluar në pajtim me marrëveshjen. Kjo pastaj do të përfaqësojë kërkesat e tilla në Komision. Në mënyrë të qartë, kjo nuk do të mbulojë dy zonat si të tëra. Megjithatë, mund të ketë rregullime të vogla që mund të lehtësojnë jetën e popullsisë lokale që mund të realizohet në një mënyrë të balancuar. Siç u përmend më lart, korrigjimet të tilla më të vogla mund të bëhen në qoftë se ato janë të nevojshme për arsye lokale, gjeografike apo ekonomike me pëlqimin e ndërsjellë në kuadër të Komisionit dhe nuk kërkojnë ri-negocimin e marrëveshjes së përgjithshme.

Rreth Autorit

Profesori Marc Weller është eksperti kryesor i të drejtës ndërkombëtare dhe profesor aktual i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit. Ai shërbeu për gjashtë (6) vjet si drejtor i Qendrës Lauterpacht për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit. Profesori Weller shërbeu gjithashtu si Vincent Wright Profesor në Shkencat Po në Paris, dhe si Profesor me korrespondencë në Kings College, Londër, në Universitetin e Parisit (X) dhe në Universitetin Keio në Japoni. Ai ka shërbyer edhe si Drejtor i Studimeve në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare, dhe ka dhënë Kursin e Përgjithshëm në Akademinë Xianmen të së Drejtës Ndërkombëtare në Kinë, përveç kësaj ai ka ligjëruar në Akademinë e Venedikut për demokratizim dhe të drejtat e njeriut dhe në Universitetin Aristotelian, Greqi. Profesori Weller mban tri tituj të ndryshëm të doktorit të shkencës (PhD), në shkencat ekonomike dhe sociale, në drejtësi dhe në të drejtën dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 2014, ai u nderua me Çmimin prestigjioz Halsbury për arritjet e tij të shkëlqyeshme në të drejtën ndërkombëtare.

Profesori Weller është autor, redaktor dhe bashkautor i rreth 25 librave në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë në takime të nivelit të lartë në cilësinë e Këshilltarit ligjor dhe Ekspertit të lartë ndërmjetësues për Kombet e Bashkuara dhe organe të tjera në shumë procese paqësore ndërkombëtare dhe është një ekspert i njohur në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare. Në këtë funksion ka shërbyer si këshilltar ligjor për një sërë të të dërguarve special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke përfshirë, Kofi Anan-in, Lakhdar Brahimi-in, Jamal Benomar-in dhe Stefan de Mistura-në.

Ekspertiza e Profesorit Weller përfshin, në veçanti, ish-Jugosllavinë, duke përfshirë posaçërisht Kosovën. Ai ishte këshilltar ligjor i Delegacionit të Kosovën në negociatat e Rambujesë dhe gjatë negociatave të procesit të udhëhequr nga Ahtisaari për statusin përfundimtar të Kosovës. Ai gjithashtu këshilloi për sa i përket aspekteve të kushtetutës së Kosovës dhe ishte i përfshirë në hartimin e ligjeve të rëndësishme të Kosovës. Për më tepër, ai ka udhëhequr aktivitetet e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë përafërsisht për një dekadë, ndërsa shërbente si Drejtor në selinë e Qendrës në Flensburg, Gjermani. Profesor Weller është autor i trajtimit më të madh të pozitës së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare deri më sot, “Shtetësia e Kontestuar: Lufta e Kosovës për pavarësi” (Oxford University Press, 2009, botuar edhe në shqip nga KOHA, në vitin 2009).

[1]Propozimi Gjjithëpërfshirës për Marrëveshjes për Statusin e Kosovës, dok i OKB-së S/2007/168/Add.1, 26 mars 2007.

[2]Republika e Kosovës, Deklarata e Pavarësisë, 17 shkurt 2008.

[3]Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1(3).

[4]Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, 4 gusht 2016, paragrafi 2.

[5] Also note Article 3, holding that the line shall remain ‘unchanged’ in cases of natural or artificial changes to geographic features (water-courses).