Nga Flori Bruqi
Cramon tha se në këtë kohë pandemie, Kosovës i duhet një Qeveri funksionale dhe forca të përgjegjshme politike.
“Vërtet shtrohet pyetja nëse votimi i mosbesimit apo mocioni janë sinjal i mirë, dhe nëse vërtet ka qenë e nevojshme në këtë situatë. Për mua në përgjithësi, kjo ka qenë një lëvizje tërësisht e panevojshme nga shefi i partisë, zoti Mustafa, nga LDK-ja. E besoj se ka qenë e pikëllueshme ngase shumë njerëz nga shumë anë, francezët, gjermanët e gjithashtu edhe Kuinti, shumë OJQ të ndryshme po bënin thirrje që të mos ndërmerrej ky hap dhe tash jemi në një situatë të cilën unë nuk e njoh mirë, se çfarë lejon Kushtetuta e Kosovës apo çfarë hapësirë jep. E di se zyrtarisht Presidenti duhet t'ia japë mandatin grupit më të madh në Kuvend, e kjo do të ishte VV-ja.
Se çfarë domethënie ka tash dhe si të tejkalohet kriza pas prishjes së koalicionit, vërtet nuk e di”, tha von Cramon.
Sipas saj, kjo nuk i shërben popullit në Kosovë, e as shtetit në nivelin ndërkombëtar.
Ajo ka vlerësuar gatishmërinë e kryeministrit, tashmë në detyrë, Albin Kurti, për heqje të tarifës.
Ajo thotë se nuk kishte asnjë nevojë për rrëzim të Qeverisë, meqë i kishte vetëm 50 ditë dhe u shpreh e gatshme për bashkëpunim.
“Për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk kishte nevojë që të shkarkohej qeveria apo të kërkohej mocioni i mosbesimit. Por nga ana tjetër vinin ‘cicërimat’ e ambasadorit Grenell që e kërkonte heqjen e taksës. SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur qëndrime të kundërta për zhvillimet e fundit në Kosovë”, tha ajo.
Von Cramon nuk ka dashur të flasë për mungesën e kohezionit në këtë rast, por ka shtuarës politika e jashtme e presidentit të SHBA-së, Donald.
Trump është shumë e veçantë dhe se “është shumë vështirë të planifikohet apo të kalkulohet se cili do të jetë hapi i ardhshëm”.
“Për ne është me rëndësi të flasim me një zë si Bashkësi ndërkombëtare, si donatorë të jashtëm dhe sa kam parë nga deklarata e Kuintit një ditë para votimit të mocionit, ekzistonte qëndrimi unik dhe nuk e kuptoj se pse qe e nevojshme që ambasadori amerikan të dilte me porosi të kundërt të njëjtën ditë apo të nesërmen.
Për mua qe vështirë e kuptueshme ashtu si për shumë njerëz në Kosovë”, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.
Një ditë më parë kreu i shtetit ka paralajmëruar se në javën që tashmë ka nisur do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë “për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit”.

Kësaj ia ka shtuar deklarimin se masa e reciprocitetit kundër Serbisë, e vendosur nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, duhet të bjerë.
Në kërkesën e kreut të shtetit ka reflektuar menjëherë LDK-ja.

Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie, pas një takimi që ka pasur të hënën me Kryesinë e ngushtë të këtij subjekti politik, ka thënë se hapi i parë i një qeverie të drejtuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Ai edhe ka konfirmuar se partia është e gatshme ta drejtojë Qeverinë, sapo kreu i shtetit t’ia ofrojë asaj mundësinë për ta propozuar mandatarin. Ai ka rikujtuar se tashmë e ka “aminin” e të gjitha organeve të partisë për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Nismën Socialdemokrate, me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me partitë e komuniteteve pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe
****

Padrejtësi ndaj partisë së tij, e ka cilësuar kryeministri në detyrë Albin Kurti tentimin për formim të qeverisë së re nga Lidhja Demokratike e Kosovës e presidenti Hashim Thaçi.
Sipas Kurtit, presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij dhe është duke tentuar të krijojë vullnet politik, të ndryshëm nga ai i zgjedhjeve të 6 tetorit 2020.

E për vendimin e Hashim Thaçit për mandatarin, kreu i Qeverisë shumë shpejt do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Njohës të Kushtetutës janë të bindur se me kërkesën për mandatar drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje.
Në anën tjetër, sipas prof.dr.Riza Smakës, nga Kushtetuesja duhet të kërkohet edhe vendosja e masës së parakohshme, në mënyrë që të mos procedohet me formimin e Qeverisë së re, pa u bërë i ditur vendimi i gjykatës.
Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka dërguar emrin e kandidatit për kryeministrin e ri, presidenti Hashim Thaçi një gjë të tillë e ka kërkuar nga partia, e cila ka dalë e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit 2020, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Një gjë të tillë, sipas Kushtetutës, presidenti mund ta bëjë vetëm në rast se partia e parë refuzon të propozojë një emër të ri.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se sot në Kosovë po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues.
Sipas tij, me thirrjen që presidenti Hashim Thaçi u ka bërë partive politike për të nisur konsultat për formimin e qeverisë së re, pa Lëvizjen Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet, “po shkatërrohet gjithçka që është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje”.
“Sot për mendimin tim po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues në Kosovë. Po shkatërrohet gjithçka është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje. Ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ketë alternative në një të ardhme të afërt. Pa konsumimin e të drejtës së partisë fituese për të formuar qeverinë, ose pa refuzimin e partisë së parë për të dërguar propozimin për mandatarin për të formuar qeverinë apo pa një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, nuk mundet Presidenti të thërras partitë në konsultim për formimin e qeverisë. As partitë politike nuk duhet të bëhen pjesë e formimit të qeverisë në këtë formë. Kushtetuta dhe rendi kushtetues duhet të jenë mbi interesat e partive politike, apo çdo interesi tjetër personal”, ka shkruar ai në Facebook.
Thaçi i ka dërguar disa letra kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të dërguar emrin e mandatarit, pasi qeveria që ai udhëheq u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars 2020. Albin Kurti i është përgjigjur letrave duke thënë se kërkon zgjedhje pasi të kalojë pandemia e koronavirusit.
Aktivistët e VV-së mobilizohen për protesta, qytetarët s’duan në kohë pandemie
Në kohën kur Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, një protestë kundër formimit të Qeverisë së re është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale më 4 maj 2020.
Më pak se 24 orë shumë persona i janë përgjigjur thirrjes për protestë në Facebook nga grupi i përkrahësve të Vetëvendosjes #mekryeministrin.
Aty, disa kanë marrë shembull protestën që është mbajtur në Izrael.
Megjithatë, të tjerë qytetarë thonë se në këtë kohë nuk duhet të ketë protesta, por mobilizim ndaj luftës me koronavirusin.
Ditën kur është planifikuar protesta më 4 maj 2020 përfundon vendimi për kufizimin e lëvizjes, por sipas mikrobiologut Prof.dr.Lul Raka edhe pas kësaj date pandemia nuk është se kalon.
Ai ka thënë për televizionin se çfarëdo grumbullimi i njerëzve është kërcënim serioz për shëndetin publik në Kosovë.
Prof.dr.Lul Raka ka theksuar se pas 4 majit 2020, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe vazhdon grumbullimi, vala tjetër e pandemisë mund të jetë po aq e keqe si e para.
Në anën tjetër, nga Vetëvendosje, e cila aktualisht është në Qeveri, kanë thënë se nuk kanë në plan të organizojnë protestë.
“Qëndrimet dhe organizimet zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE shprehen përmes faqeve tona zyrtare dhe përfaqësuesve tanë. Ditëve të fundit janë hapur shumë evente, të cilat burojnë nga shqetësimi i madh qytetar mbi zhvillimet në vend. Duhet ta ritheksojmë që ne jemi me fokus të plotë në menaxhimin sa më të mirë të situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, ka thënë Arlind Manxhuka nga LVV-ja.
Por, organizatorët e kësaj proteste përmes rrjeteve sociale, kanë paralajmëruar anulimin e protestës, në rast se pas 4 majit masat do të ashpërsohen.
Distancimi social dhe vendosja e dorëzave e maskave janë ndër rekomandimet kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për mbrojtje ndaj koronavirusit, nga i cili deri tash në Kosovë kanë vdekur 19 persona.
Nominimi i Hotit: LDK-ja ia jep besimin kandidatit të 2017-tës, të pestit me vota në parti
Sot herët në mëngjes, kreu i LDK-së, Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, mblodhi Kryesinë e partisë(LDK)
Aty anëtarët e kësaj partie u panë në disponim të mirë, para se të niste mbledhja për të vendosur kandidatin e ri për kryeministër.
Zëvendëskryeministri i shkarkuar në Qeverinë Kurti,Prof.Dr. Avdullah Hoti është i propozuari i kësaj partie për kryeministër të Kosovës.
Kjo edhe pas letrës që presidenti Hashim Thaçi ia dërgoi LDK-së për të propozuar emrin e ri për shef të mundshëm të ekzekutivit kosovar.
Prioritet e tij nëse bëhet kryeministër tha se do të jenë: dialogu me Serbinë, përballja me pandeminë dhe efektet ekonomike të saj.
Për heqjen e reciprocitetit shtoi se do të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare.
Abdullah Hoti tha se për procedurat kushtetuese të zgjedhjes së Qeverisë i takon të sqarojë Zyra e presidentit të Kosovës.
Shefi i tij, Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa, pranoi se dëshironte të bëhej kryeministër, por këtë, siç tha ai, ia pamundëson shëndeti fizik.
Ka folur edhe për deklarimet e Vetëvendosjes se do të bëjnë rezistencë ndaj krijimit të qeverisë së re.
Isa Mustafa pati fjalë të mira për Prof.dr.Avdullah Hotin, i cili u përzgjodh për të qenë kandidat për kryeministër, karshi dy eksponentëve të LDK-së, Lutfi Hazirit e Akademik Prof.Dr. Kujtim Shalës.
Edhe në këtë mbledhje të LDK-së, nënkryetarja e kësaj partie, Prof.Dr.Vjosa Osmani, nuk mori fare pjesë.
Isa Mustafa tha se do të varet nga partia e parë në zgjedhje nëse Ptof.dr.Vjosa Osmani të mbetet edhe më tutje kryetare e Kuvendit.
Duke qenë kandidat për deputet, i renditur numër 3 në listë, Prof.dr.Avdullah Hoti në zgjedhjet e 6 tetorit 2020 ka qenë i pesti më i votuar në LDK, me më shumë 26 mijë vota.
Ndërkaq, në zgjedhjet e 2017-s, Abdullah Hoti ishte kandidat i LDK-së për kryeministër, por partia e tij në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën doli e treta, pas koalicionit PAN dhe Vetëvendosjes.

“E vemja kandidate legjitime për kryeministër nga LDK është Vjosa Osmani”
Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se e vetmja kandidate legjitime për kryeministër nga LDK-ja deri në zgjedhjet e ardhshme është Vjosa Osmani.
Ajo tutje thotë se legjitimitetin për kryeministër, nuk e jep iza e Hashim Thaçit por vota e sovranit.
Ky është postimi i plotë:
Mashtrim!
E VETMJA kandidate legjitime për kryeministër nga LDK-ja deri në zgjedhjet e ardhshme është Dr. Vjosa Osmani. Vetëm ajo e ka marrë nga kjo parti besimin qytetar në zgjedhjet e kaluara. Askush tjetër! Të tjerët janë manipulim vote dhe rrënim besimi. Legjitimitetin për KM nuk e jep iza e Hashim Thaçit por vota e sovranit.
Organizoni zgjedhje të reja, kandidoni dikë tjetër dhe nëse i merr votat, le të bëhet kryeministër.
Deri atëherë ulni kokën dhe punoni që të mund të riktheni pak nga besimi që e keni humbur. Nuk latë koalicion joparimor pa bërë në dëm të qytetarëve dhe të LDK-së. Tash edhe me Coronën .
Demokracia pazar nuk është dhe as ne dele që t’i hamë këto marrëzi.

PDK nuk e voton Qeverinë e re: Hoti është produkt i një marrëveshje të dështuar VV-LDK
Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se ky subjekt partiak nuk do jenë pjesë e Qeverisë së re.
Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se as nuk do ta votojë për Kryeministër, të nominuarin e LDK-së për mandatar, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova.
”Pozicioni i PDK-së është i qartë, i bërë publik tashmë nga Kryetari Kadri Veseli”.
”Ne nuk kemi qenë pjesë e mocionit për ta rrëzuar Qeverinë, nuk do të jemi as pjesë e Qeverisë dhe kemi deklaruar se as nuk do ta votojmë një Qeveri të tillë”.
”Ndërsa do të presim të shohim si do të zhvillohen procedurat e mëtutjeshme dhe varësisht prej zhvillimeve ne do ta japim pozicionin tonë. Duam të japim një mesazh që PDK e ka një identitet në veti: Nuk do të jemi pjesë e Qeverisë se ardhshme dhe as nuk do ta votojë”.
A është Avdullah Hoti njeriu që mund t’i çojë përpara proceset e Kosovës siç është dialogu me Serbinë?
”Ai është i nominuar i LDK-së dhe nëse e mendojnë ashtu mbetet përgjegjësia e tyre dhe obligimi i tyre që të japin kontributin në këtë çështje. Ne nuk do të paragjykojmë apo s’do të japim ndonjë vlerësim për perfomancën të cilën pritet ta shohim”.
Shaqir Totaj ka deklaruar që si profil politik ndaj Avdullah Hotit nuk pret ndonjë performancë meqë thekson që është rezultat i një marrëveshjeje të dështuar që pasoi nga VV e LDK, njofton Klan Kosova.
”Nuk pres performancë superiore, sepse ky është produkt i një marrëveshje të dështuar ne kemi parë një marrëveshje e cila mezi është arritur mes VV-se e LDK-së”.
”Tani po shohim që partia e dytë që ka qenë formues i atij koalicioni do të nominojë një kandidat tjetër. E unë nuk shoh aty ndonjë performancë spektakulare nga e cila mund të presim”.
Si PDK në opozitë Totaj në Info Magazine deklaroi se nuk do ta bllokojnë Qeverinë e re në proceset e rëndësishme për Kosovën.
”Ne do të jemi opozitë konstruktive, në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me tema të mëdha, ne nuk do të jemi bllokues të proceseve”.
”Do të jemi opozitë konstruktive, do ta luajmë rolin tonë në mënyrë konstruktive – jo duke kritikuar por duke dhënë zgjidhje për temat që janë me interes publik me qytetarët e Kosovës”.
”Në asnjë mënyrë nuk do të bllokojmë çështjet që janë me interes nacional, sidomos atë të dialogut e të tjerat në relacione ndërkombëtare, për çka si shtet dhe si popull, ne kemi interes”.
Ai komentoi edhe thirrjen për protestë për qytetarët në kohën e pandemisë kur dhe Qeveria dha masa për kufizim të lëvizjes.
”Kjo çështje është shumë e ndjeshme, jemi duke e analizuar në Kryesi të PDK-së, dhe nesër do të dalim me komunikatë për të dhënë mendimin tonë rreth këtyre çështjeve”.
”Ne mendojmë që thirrja për protestë në kohë të pandemisë, thirrja e një numri të madh të njerëzve është në kundërshtim me masat që ka marrë kjo Qeveri e cila tani më është në ikje e sipër. Kemi një veprim kontradiktor”.
Sa i përket largimit të rrethojave nga oborri i objektit të Qeverisë së Kosovës, Totaj shton se PDK nesër do të dal me një informacion publik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës u takua me ambasadorët e pesë vendeve mike të Kosovës, ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë.
Këta tha që i njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe Qeverinë e re.
E derisa nga Vetëvendosje po vihet në pikëpyetje kushtetuetshmëria e vendimit për Qeveri të re pa zgjedhje, Thaçi në njoftimin pas takimit me ambasadorët e Kuintit tha që “Çdo hap i ndërmarrë është dhe do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës!”.
Megjithatë, tash kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët ambasadorët e këtyre pesë vendeve.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-ve, dëhsirojnë të njoftojnë se ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, thuhet në këtë deklaratë.


Prof.Dr.Hysamedin Feraj i VV’së paralajmëron përplasje të qytetarëve
Kyrtari kontrovers i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj, është lajmëruar sërish me akuza të rënda për kundërshtarët e liderit të tij, Albin Kurtit.
Feraj, që ditë më parë pranoi se ishte enverist dhe mori pjesë i mërzitur në varrimin e diktatorit, thotë se me zhvillimet aktuale në Kosovë mund të ketë përplasje qytetare. Ai e akuzon Thaçin dhe të tjerët se me këto veprime po dëshirojnë t’i bëjnë shërbim Serbisë, duke i dhënë territor.
Shkrimin e tij e nis duke paralajmruar përplasje të qytetarëve.

“Kosova drejt perplasjes qytetare?
Hashim Thaçi po nxiton si pa krye me i krye shërbimin e radhës Serbisë e Rusisë.

Në ketë vrap rrezikon me u përplasë me popullin shqiptar. Si parashikim nga e kaluara, prej saj nuk mund ta shpëtoj as vetë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese, as regjimet me pushtet.
Në realizimin e vullnetit për vetëvendosje popullin shqiptar nuk e ka ndaluar:
– As kushtetuta e Jugosllavisë + e Serbisē + e Kosovës më vonë, as me 1968, me 1981, me 1990, e as me 1997.
– As regjimi i LKJ+ LKS+LKK nuk a ka ndalur LDK-ën, as regjimi paqësor i LDK-së nuk e ka ndalur luftën e armatosur te UÇK-së, as regjimi i Hashim Thaçit fitoren e LVV-së.
– Nuk e kanë ndalur as hafijet e Rankoviçit, as tankset e Millosheviqit, prandaj ka gjasë mos ta ndalojnë as veglat e Vuçiqit.
I gjithë ky skenar ogurzi vetëm për dy shërbime ndaj Serbisë:
1. Me heq reciprocitetin me Serbinë!
2. Me i dhënë territor shqiptar Serbisë!”, shkruan Feraj.
No comments:
Post a Comment