Prgatitië Flori Bruqi
Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës më shumë përkushtim në zbardhjen e fatit të tyre.
“Edhe pse për familjarët e viktimave të luftës aplikimi i ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre në aspektin e realizimit të drejtës në pension është i rëndësishëm, më i rëndësishëm do ishte zbatimi i ligjit për persona të zhdukur, respektivisht neni i 5-të i tij i cili ka të bëjë me të drejtën e familjarëve për t’u informuar për fatin e personave të zhdukur”, thuhet në një komunikatë të FDH-së.
Sipas saj, edhe pse Qeveria e Kosovës ka krijuar disa mekanizma të cilët duhet të merren me hulumtimin dhe gjetjen e personave të zhdukur rezultatet e punës së këtyre mekanizmave nuk janë të kënaqshme. “Këta mekanizma gjithnjë thirren në faktin se kanë mungesë të informacioneve për vendndodhjen e varrezave. Këto institucione janë të obliguara që të gjejnë zgjidhje dhe të gjejnë mënyra që të vijnë tek informacionet mbi varrezat masive apo individuale, në mënyrë që të zbardhet fati i sa më shumë personave të zhdukur, dhe në këtë mënyrë t’u lehtësohet ankthi i familjarëve të personave të zhdukur”, vazhdon komunikata.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës kishte premtuar se kjo çështje do të jetë temë e dialogut me Serbinë por meqë deri më tani kjo nuk ka ndodhur FDH Kosovë kërkon që çështja e personave të zhdukur të jetë tema e radhës për diskutim sepse kjo temë vazhdon të mbetet tejet aktuale në shoqërinë tonë dhe është hap i rëndësishëm i shoqërive që të ballafaqohen me të kaluarën e tyre.
“Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin themelimin e KOMRA-s, Komision i cili në masë të madhe do ndihmonte në procesin e bërjes publike të fakteve mbi krimet e luftës, duke përfshirë edhe çështjen e personave të zhdukur. FDH Kosovë rikujton se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1750 personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet mbetet ende i panjohur”.
The New Yorker: Trafikimi i organeve, dëshmitarët gënjeshtarë patologjikë
Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, e sjell një shkrim të gjatë rreth akuzave të bëra nga Dick Marty për trafikim të organeve në Kosovë. Dëshmitarët e prokurorisë serbe portretohen si rrenacakë patologjik.Në një shkrim të gjatë plotë nëntë faqe magazina e njohur amerikane The New Yorker, në numrin e saj të fundit, është marrë intensivisht me akuzat që kanë defiluar viteve te fundit rreth mundësisë që UÇK të kishte kryer krime dhe posaçërisht për rastet e trafikimit te organeve.
Në këtë shkrim të dendur me intervista dhe me fakte gazetari e ka portretuar si gënjeshtar patologjik dëshmitarin kryesor që prokuroria e Serbisë e ka për rastin e trafikimit të organeve.
Pse rrenë Bruno Vekariq
”Ky dëshmitar mund të jetë rrenacak, por në rastin e rrëfimit të tij për trafikimin e organeve ai ka të drejt”, citon revista zëvendës kryeprokurorin serb për krime të luftës Bruno Vekariq.
Gazetari i The New Yorker e ka intervistuar katër herë këtë dëshmitar, i cili thotë se ka thënë se ka qenë ushtar i UÇK-së, mirëpo ky gazetar nuk ka arritur të gjejë fakte për ta dëshmuar dëshminë e tij, transmeton RTK.
”Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riut dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme”, ka thënë për New Yorker një kardiokirurg i spitalit të Harvardit.
Dëshmitari, që gazeta e quan Adrian - emër i shpikur - ka treguar se kur e kishin sjell një të ri serb për t’i marrë zemrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, të njëjtin e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbësh e duarsh.
”Ai po bërtiste në serbisht ‘Boze pomozi mi’. Ne e lidhëm e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjalle dhe madje e pashë teksa po i rrihte zemra dhe të njëjtën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje”, ka treguar dëshmitari.
”Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool”, i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi. ”
Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion”.
Gënjeshtari pathologjik Dick Marti
Gazeta ka sjell edhe fakte të tjera kundërthënëse të akuzave të prokurorisë, ndonëse aty gjerësisht përmenden edhe vrasjet e dëshmitarëve në rastin e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe presioni i dëshmitar në rastin e Fatmir Limajt.
”Nëse e konsideroni te nevojshme unë mund të jap dorëheqje tash”, e citon The New Yorker një diplomat në Prishtinë, i cilin e citon reagimin e kryeministrit Thaçi fill pas raportit të Dick Marty.
Ramush Haradinaj: Edhe në Lufë edhe në paqë mbetet Hero
”Hashim Thaçi ka qenë Mick Jagger i UÇK-së”, i ka thënë magazinës, ish ambasadori francez, Francois Fitou.
Në këtë rrëfim të gjatë gazetari i The New Yorker është marre gjerësisht me rastet e krimeve të luftës ku protagonist kanë qenë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe rasti Medicus.
Fatmir Limaj: Edhe në Lufë edhe në paqë mbetet Hero
”Unë do të jam në anën e drejtësisë në çdo kohë”, thotë kryeministri Thaçi, të cilin gazetari e përshkruan si njeri me stil dhe njeri të trendeve.
”Në jetën time vetëm një herë e kam shkelur ligjin, atë të Milosheviqit. Dhe për këtë jam krenar”, ka theksuar Thaçi.
Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës më shumë përkushtim në zbardhjen e fatit të tyre.
“Edhe pse për familjarët e viktimave të luftës aplikimi i ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre në aspektin e realizimit të drejtës në pension është i rëndësishëm, më i rëndësishëm do ishte zbatimi i ligjit për persona të zhdukur, respektivisht neni i 5-të i tij i cili ka të bëjë me të drejtën e familjarëve për t’u informuar për fatin e personave të zhdukur”, thuhet në një komunikatë të FDH-së.
Sipas saj, edhe pse Qeveria e Kosovës ka krijuar disa mekanizma të cilët duhet të merren me hulumtimin dhe gjetjen e personave të zhdukur rezultatet e punës së këtyre mekanizmave nuk janë të kënaqshme. “Këta mekanizma gjithnjë thirren në faktin se kanë mungesë të informacioneve për vendndodhjen e varrezave. Këto institucione janë të obliguara që të gjejnë zgjidhje dhe të gjejnë mënyra që të vijnë tek informacionet mbi varrezat masive apo individuale, në mënyrë që të zbardhet fati i sa më shumë personave të zhdukur, dhe në këtë mënyrë t’u lehtësohet ankthi i familjarëve të personave të zhdukur”, vazhdon komunikata.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës kishte premtuar se kjo çështje do të jetë temë e dialogut me Serbinë por meqë deri më tani kjo nuk ka ndodhur FDH Kosovë kërkon që çështja e personave të zhdukur të jetë tema e radhës për diskutim sepse kjo temë vazhdon të mbetet tejet aktuale në shoqërinë tonë dhe është hap i rëndësishëm i shoqërive që të ballafaqohen me të kaluarën e tyre.
“Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin themelimin e KOMRA-s, Komision i cili në masë të madhe do ndihmonte në procesin e bërjes publike të fakteve mbi krimet e luftës, duke përfshirë edhe çështjen e personave të zhdukur. FDH Kosovë rikujton se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1750 personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet mbetet ende i panjohur”.
The New Yorker: Trafikimi i organeve, dëshmitarët gënjeshtarë patologjikë
Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, e sjell një shkrim të gjatë rreth akuzave të bëra nga Dick Marty për trafikim të organeve në Kosovë. Dëshmitarët e prokurorisë serbe portretohen si rrenacakë patologjik.Në një shkrim të gjatë plotë nëntë faqe magazina e njohur amerikane The New Yorker, në numrin e saj të fundit, është marrë intensivisht me akuzat që kanë defiluar viteve te fundit rreth mundësisë që UÇK të kishte kryer krime dhe posaçërisht për rastet e trafikimit te organeve.
Në këtë shkrim të dendur me intervista dhe me fakte gazetari e ka portretuar si gënjeshtar patologjik dëshmitarin kryesor që prokuroria e Serbisë e ka për rastin e trafikimit të organeve.
Dëbimi masiv i shqiptarëve gjatë Luftës në Kosovë
Sipas shkrimit, ky dëshmitar, i cili flet deri në detaje se si i është hequr zemra një serbi ti ri në një fshat të Shqipërisë, përpara se të rekrutohej nga prokuroria serbe si njeri i tyre i besueshëm ka qenë i akuzuar nga shteti serb për vjedhje.Pse rrenë Bruno Vekariq
”Ky dëshmitar mund të jetë rrenacak, por në rastin e rrëfimit të tij për trafikimin e organeve ai ka të drejt”, citon revista zëvendës kryeprokurorin serb për krime të luftës Bruno Vekariq.
Gazetari i The New Yorker e ka intervistuar katër herë këtë dëshmitar, i cili thotë se ka thënë se ka qenë ushtar i UÇK-së, mirëpo ky gazetar nuk ka arritur të gjejë fakte për ta dëshmuar dëshminë e tij, transmeton RTK.
Ja krimet e kriminelëve serb në Kosovë
”Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riut dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme”, ka thënë për New Yorker një kardiokirurg i spitalit të Harvardit.
Dëshmitari, që gazeta e quan Adrian - emër i shpikur - ka treguar se kur e kishin sjell një të ri serb për t’i marrë zemrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, të njëjtin e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbësh e duarsh.
Hajnat serb duke vjedhur arkivin gjatë Luftës në Kosovë
”Ai po bërtiste në serbisht ‘Boze pomozi mi’. Ne e lidhëm e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjalle dhe madje e pashë teksa po i rrihte zemra dhe të njëjtën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje”, ka treguar dëshmitari.
Masakrimet e Policisë Serbe në Kosovë
”Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool”, i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi. ”
Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion”.
Gazeta ka sjell edhe fakte të tjera kundërthënëse të akuzave të prokurorisë, ndonëse aty gjerësisht përmenden edhe vrasjet e dëshmitarëve në rastin e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe presioni i dëshmitar në rastin e Fatmir Limajt.
Hashim Thaçi:Edhe në Lufë edhe në paqë mbetet Hero
”Hashim Thaçi ka qenë Mick Jagger i UÇK-së”, i ka thënë magazinës, ish ambasadori francez, Francois Fitou.
Në këtë rrëfim të gjatë gazetari i The New Yorker është marre gjerësisht me rastet e krimeve të luftës ku protagonist kanë qenë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe rasti Medicus.
”Unë do të jam në anën e drejtësisë në çdo kohë”, thotë kryeministri Thaçi, të cilin gazetari e përshkruan si njeri me stil dhe njeri të trendeve.
Daut Haradinaj: Edhe në Lufë edhe në paqë mbetet Hero
"Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999" dhe "Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999", të cilët janë botuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Me këtë rast, autori prof.dr.Jusuf Osmani shpalosi fotografi të dëbimeve masive të shqiptarëve që nga shekulli i 19-të dhe fillimi i shekullit 20.
Pastaj, foli edhe për kolonizimin e Kosovës nga kolonët serbë pas 1945-ës. Vazhdoi me shpjegimin për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet e popullatës shqiptare nga vendi i tyre autokton në vitet 1998-1999.
Bashkpëjesëmarrës në fshehjen e krimeve serbe janë edhe këta udhëheqës serb në Beograd
Autori, përveç shumë fotografive (që flisnin vetë), solli edhe shifrat e sakta të dhunës së ushtruar mbi popullin tonë nga dora barbare serbe.
Janë së pari të ekzekutuarit (burra, gra e fëmijë me numra të saktë), femra të dhunuara seksualisht, të helmuar, fëmijë të rrëmbyer e të sakatuar, rrënime të objekteve gjithfarë.
Librat e Osmanit ofrojnë fakte rrëqethëse për krimet serbe në Kosovë, sidomos për ato në vitet e fundit të luftës në Kosovë.
Veçmas shqetësuese janë vrasjet e fëmijëve, me pjesëmarrje në numrin e viktimave të luftës me 11% , si dhe dhunimet me 20.400 femra që janë të dhunuara.
Autori shpjegoi se deri më tash ka arritur të regjistrojë 11.840 viktima shqiptare, prej të cilave 1379 janë femra dhe 1392 fëmijë. Nga ky numër 293 viktima janë nën moshën deri 5 vjeçare.
Krimet serbe janë vazhdimësi!
Nga Fahri Xharra
Gjakovë 12.01.13
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe” (Strategu për ç’farosje)
Pas botimit të një fotoje shumë të tmerrshme nga krimet serbe në Kosovë në luftën e fundit, nga lexuesit e mi e morra këtë përgjigje: “…po ky skizofreni nuk mund te indetifikohet me Serbinë….ai e meriton plumbin ndoshta dhe pa gjyq se duket si killer serial…po ai nuk është Serbia…..Serbia po i fut kriminelet ne burg….Shqipëria ende jo……” Shumë e çuditshme!
Kurse, një “gazetare” na shkruan : “Jemi një tokë që vazhdon të prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë më se njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës.” Edhe më e çuditshme,dhe ajo vazhdon: “Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve? Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre.
Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore. Dhembshuri, nga mosdija apo nga…?
Por më e çuditshmja është kjo: “A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. “Ky është fundi i hipokrizisë, ky është fundi i marrëzisë i (ndo) një shqiptari!
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij… porosiste një strateg”.
Po ne, pse duam t’ia fshijmë vetë kujtesën kombit tonë? Kush po na shtyn?
Shkojmë më tutje, larg e jo fort larg, ndoshta e pa ndoshta vetëm 100 vjet përpara : “Atëherë të vejmë dikë të na shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re.” dhe të jemi “larg nga mitet dhe shkrimet muzeale” ? Nuk po flas me fjalë të mija por me ato të Dimitrije Tucoviqit (1913):” Mu këto ditë po bëhet një vit që kur kombi shqiptar po e qojnë kryqin e tyre në Golgotë. U bë një vit i zhbërjes sistematike të popullsisë arnaute (shqiptare F.Xh) në të gjitha anët që e ka ndërmarrë ushtria serbe. Gjatë këtij viti u derdh shumë gjak njeriu nëpër fushat ,fshatrat dhe qytetet shqiptare. Por çka këto krime i vulosë është lufta më barbare e më e përgjakur që i gjason luftërave të Mesjetës, këto nuk janë vetëm proçkat e gjakut në një anë por edhe trupat e shprishur të tetë vrarëve, fëmijëve të pafajshëm, grave dhe të pafuqishmëve të popullit të Serbisë së vjetër ( Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakut e deri në Nish, F.Xh) faji i vetëm i tyre që është se i luten një zoti tjetër ,e flet një gjuhë tjetër e mbanë një emër tjetër dhe jeton në vatrat e veta shekullore… Këto krime të pafalshme nuk janë vepra të individëve nga urrejtja e tyre vetjake por pjesë përbërëse e e politikës nacionale të Serbisë, me një bindje kriminale që nëse e zhbëjmë këtë botë të pafajshme (shqiptarët pra, F.Xh) do ta heqim qafësh armikun me të cilin në të ardhmen do të kemi problem” (Krvna osveta soldateske ,Iz arbanskih pisama, Dimitrije Tucoviq).
Pra: Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe” …po ai nuk është Serbia… Serbia, po i fut kriminelet ne burg….” ??? Ishin, janë dhe mbesin bisha të rrezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminel ashtu janë vërtet të gjithë serbët, jo-jo nuk dallojnë kur jemi në pyetje në shqiptarët ngase me ju ardhë dita përsëri do e bëjnë të njëjtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se deri sa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njëjtë mbesin.( Xhevat Rexhaj)”
“Pastaj thoshin dëshmitarët të tanët( serbët, F.Xh) e krijuan shkretërimin më të madh të mundur në mesin e tyre( shqiptarëve, F.Xh). Shqiptarët binin në grumbuj, si duejtë e tallës. Më shumë ndiheshin britmat e viktimave se sa krismat e topave. Nëpër ajër fluturonin duar ,këmbë, koka dhe pjesë të mishit të trupit të shqiptarëve. Dhe kur zbrazja e topave artileri ndaj vendeve të sulmuara, dukeshin të shkreta dhe të lyera me ngjyrë të kuqe ( po aty).
Jo ore! Çfarë ngjyre e kuqe ? Gjaku ore gjaku:.. “kombi që të mos harrojë se çfarë është dhe çfarë qe”
“Gazetarja ” e porositur na këshillon : “Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi.” Shumë gabim e keni. Aspak nuk jemi të ngjashëm, por kumtesa e saj është në vazhdën e idesë së strategut: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij.” Presidenti i madh, Klintoni pas luftës së 1999-ës na thoshte: “Falni por mos harroni !”
“Por edhe kur mendonim se e paramenduar u krye, ajo nuk po përfundon as sot e kësaj ditë. E pa besueshme është se çka ky sistem ( sistemi serb i viteve 1912-13 F.Xh) ka mundur të bënë mbi popullin shqiptar. Si të dëgjohet ndonjë lëvizje për rreth kufirit ,menjëherë fillojnë prerjet shtazarake në fyt. Mbi popullatën e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit ndihet vetëm ndenja e vdekjes. Nëse të zë gjumi të gjallë, nuk dihet se ç’të pret në agim. Sepse mu natën, ishte koha e përzgjedhur që të kryhen krimet më të tmerrshme njerëzore; mbledhja e njerëzve nga burgjet dhe shtëpitë për ti dërguar në fushat e vdekjes. Natën nuk ndihet asgjë ,por çdo natë shqiptarët zhduken mu sikur çakejtë dhe hienat që dalin nga birucat e tyre dhe futën në shtëpitë e tyre që të marrin njerëz, të bartin dhe ti mbysin. Këta gjakpirës, edhe hienat i kishin vrarë në mënyrën e tyre të njeriut. (serb, F.Xh) ( Radničke novine nr.. 223, 22. Tetor 1913. Dimitrije Tucović, Sabrana dela, Beograd 1980)
Shqiptarët nuk e kanë një histori me triumfe të mposhtjes se popujve, por e kemi historinë më të lashtë në Europë. Gjurmët ton a gjinden kudo, edhe aty ku deshën të na i zhbëjnë.
Raporti i Komisionit ndërkombëtar 1914, Washington thotë: “Krimet mbi shqiptarët të kryera nga serbët dhe malaziasit ndërthuren me vrasje masive, masakrime të popullatës civile, spastrim etnik, ndërrim të detyruar të fesë dhe shpërngulje. Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës ndërkontrollin serb vlerësohet në 25.000 njerëz”. Kosta Novakoviqi e vlerësonte në 120 000 numrin e të vrarëve të dy gjinive, me qëllim që të kryhet spastrimi etnik dhe të manipulimit me statistika para konferencave të Fuqive të mëdha të cilat do t`i caktonin kufijtë e rinj në Ballkan.
“Për krimet e ushtrisë serbe dha malazeze si dhe forcave paraushtarake (paramilitare) mbi popullatën shqiptare kryesisht ka folur shtypi opozitar Europian dhe ai amerikan. Lajmëtarët e shumtë flasin për vrasjet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimeve të vendbanimeve shqiptare, djegiet e fshatrave shqiptare, plaçkitjen e shtëpive, vrasjen e njerëzve me mjete të ftohta, dhunimin e femrave dhe sjelljeve shtazarake mbi popullsinë (The New York Times, 31.Dhjetor1912.) L`Humanite i Parisit shkruan në raportin zyrtar të konsullatës franceze në Selanik duke i përshkruar krimet serbe si plaçkitje, shkatërrim dhe vrasje. Kurse gazeta daneze Riget gjendjen në Maqedoni e përshkruan si zhbërje të popullit shqiptar. Kryeipeshkvi i Shkupit Lazër Mjeda lajmëronte se pas hyrjes së ushtrisë serbe në fshatrat e Kumanovës, shumë banorë fshiheshin në tavanet e shtëpive të tyre. Ushtria serbe i ndizte ato shtëpi dhe njerëzit digjeshin të gjallë .Ai tregonte se pas Kalasë së Shkupit gjendej një gropë e madhe e mbushur më trupat e pajetë të shqiptarëve. Meqenëse toka ishte e ngrirë ,të vrarit nuk varroseshin por gjuheshin në bunarë. Me qëllim janë numëruar mbi 68 puse në rrethine e Shkupit të mbushur me trupatë vdekurish.”
Si thuani ju zotërinj kozmolitë?
T`i harrojmë këto? Pse mos t`i përmendim?
Sikur serbët të kërkonin falje atëherë, ndoshta!“Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë.” na thotë “gazetarja”, por duhet ta ketë lexuar së pari Reichpostin e vitit 1912 ku jepet gjendja në spitalin e Shkupit me pacientët shqiptarë. Në fillim i numërova 132 fatkeq, të nesërmen i gjeta vetë 80 dhe të pasnesërmen vetëm 30. Pacientëve shqiptar nuk iu epej ushqim për të vdekur të ritshëm. Por edhe të gjallë hidheshin në Vardar.
Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi ,por ushtria serbe e dinte që kishte hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak “kozmopolit” dhe nuk kishte ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi e as që do të vij ajo kohë. Ishin, janë dhe mbesin bisha të rrezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminel ashtu janë vërtet të gjithë serbët, jo, jo nuk dallojnë kur jemi në pyetje në shqiptarët ngase me ju ardh dita përsëri do e bëjnë të njëjtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se deri sa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njëjtë mbesin.( Xhevat Rexhaj)”
“Falni por mos harroni” thoshte autori i shpëtimit të shqiptarëve nga zhbërja serbe. Ne do falim, por kurrë s`do t`a harrojmë. Do ta shkruajmë dhe do t`a theksojmë kudo që jemi në secilën kohë që do të jemi.