Nga Flori Bruqi
Mbi 750 mijë të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën
Sipas faqes së internetit "Worldometer" 750.864 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 750 mijë.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 750.864 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.
Gjermania me 106.800, Spanja me 89.250, SHBA-ja me 85.922, Kina me 77.257, Irani me 64.843, Italia me 57.576, Franca me 42.088, Brazili me 26.573 dhe Zvicra me 20.600 janë vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë.
Ndërsa në Turqi deri më tani janë shëruar 18.491 persona.
Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.732.702 ndërsa 191.150 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.7 milionë raste aktive që presin të shërohen.
Konfirmohen edhe 39 raste me coronavirus, shkon në 669 numri i të infektuarve në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 39 raste pozitive me coronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar.
IKSHPK po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 21 persona.
Në njoftim thuhet se rastet pozitive janë raste kontakti, 26 raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: (15) raste Katund i ri dhe (11) raste Pejë), (9) raste me vendbanim në Prizren, (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.
Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e COVID-19.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
NJËZET E NJË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!
Sot më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.
Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19.
Më datë 23 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 53 vjeç me vendbanim në Prizren dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 10.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 13.04.20 në gjendje të rënduar dhe në përkujdesje Intensive. Te i sëmuri gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e COVID-19.
Sot më 23 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e një (21) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e pesëdhjetë e nëntë (159) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.627 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë (669) raste, ndërsa gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.699.462 raste të COVID-19 dhe 188.930 raste të vdekjes.
Vërejtje nga Floripress:
Theksojmë që Komuna e Deçanit nuk e ka asnjë rast më coronavirus.Pacijentja e konfirmuar nga Lëbusha tash e 20 vjet nuk jeton në Komunën e Deçanit ,por në Komunën e Gjakovës, por e njajta nuk e ka ndrruar vendbanimin në letërnjoftim.
Shqipëri, rritet në 678 numri i rasteve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19, ku nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive
Me konfirmimin e 15 rasteve të reja, në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur gjithsej në 678, përfshirë edhe 27 personat që kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19, ku nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive.
“Deri në këto momente janë testuar 6,768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, rreth 10 për qind e totalit të rasteve të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1 për qind e totalit të të prekurve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas ministrisë, aktualisht në Shqipëri 257 të prekur janë persona aktivë me COVID-19.
Në Shqipëri për shkak të COVID-19 është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat e shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Serbi, 7.276 persona të infektuar me COVID-19
Sekretari krahinor Zoran Gojkoviç në konferencën qendrore për gazetarë tha se në Serbi gjithsej janë testuar 51.324 persona dhe se koronavirusi është konfirmuar tek gjithsej 7.276 persona, ndërsa 3.477 persona janë në spital, prej tyre 96 janë në respirator.
Ai tha se 139 persona në Serbi kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa 1.063 persona janë shëruar. Gojkoviç shtoi se në Serbi që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 622 punonjës shëndetësorë.
Covid 19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është rritur në 301.
Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë rast i ri i vdekjes, ndërsa deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 56 persona.
Nga ministria informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1.300.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 649 teste ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 13.649 teste për COVID-19.
Sipas masave më të reja qeveritare për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, ora policore çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të jetë nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Gjatë fundjavës, ora policore do të fillojë në orën 15:00 të së shtunës dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00.
Besimtarët shqiptar ( të fesë islame etj) në Maqedoninë e Veriut po hyjnë në "heshtje" në muajin e Ramazanit për shkak të masave të ndërmarra kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19)
Besimtarët përfunduan përgatitjet e tyre duke blerë gjërat esenciale për iftar dhe syfyr, kryesisht në kryeqytetin Shkup si dhe në mbarë vendin, ndërsa nuk do të mund të falen namazet ditore si dhe ato të teravive nëpër xhamitë për shkak të COVID-19.
Një banor i kryeqytetit, Selaettin Idriz, i cili kishte dalë në Bit Pazarin e njohur të Shkupit, për të blerë disa gjëra për Ramazan, në prononcimin për AA tha se që 50 vite është esnaf në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
"Ramazani do të kalojë pak me pikëllim. Xhamitë e Shkupit fatkeqësisht janë mbyllur", tha ai.
Një ensaf tjetër, i cili që 20 vite punon në Bit Pazar, Nazim Murati, tha se sot për shkak të Ramazanit ka pasur lëvizje në pazar.
"Inshallah me të mira vjen, e kalon me të mira. Inshallah edhe korona hiqet, lirohemi prej kësaj situate", u shpreh Murati.
Banori tjetër i Shkupit, Abdulkadir Kurtish tha se për shkak të COVID-19 të moshuarit nuk kanë mundësi të shkojnë shpesh në pazar.
"Ramazani është shumë i mirë, por edhe xhamitë të ishin hapur do ishte më mirë", tha ai.
Ndërkohë, nga xhamia e Murat Pashës, ka filluar para namazit të drekës leximi i mukabeles (leximi i Kur'anit), e cila me anë altoparlantit është transmetuar edhe jashtë xhamisë.
Në një njoftim nga BFI-ja, thuhet se për çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në xhami do të qëndrojnë imami, muezini, kryetari i Mexhlisit të xhamisë apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, me qëllim për të qenë në "lidhshmëri të përhershme" me besimtarët.
"Gjatë muajit të Ramazanit në çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë", theksojnë nga BFI.
Ndërkohë xhamitë dhe oborret e tyre u pastruan për shkak të Ramazanit.
KORONAVIRUSI COVID -19 NË SUEDI
Suedia kërcënoi se do të mbyllë baret dhe restorantet që nuk ndjekin rekomandimet për distancën në shoqëri të rekomanduar nga autoritetet e shëndetit publik
"Ne shohim raporte shqetësuese për ngrënie të shumta në natyrë dhe turma me njerëz. Më lejoni të jem jashtëzakonisht i qartë. Nuk dua të shoh ndonjë restorant të hapur të mbushur me njerëz në Stokholm ose diku tjetër", tha ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg në një konferencë për media.
Qeveria suedeze sot u kërkoi 290 komunave të vendit të raportojnë se si dhe sa ndjekin restorantet dhe kafenetë këshillat e Autoritetit të Shëndetit Publik.
"Këto udhëzime duhet të ndiqen, përndryshe ato do të mbyllen", tha Damberg.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri suedez Stefan Lofven tha se "nuk është numri i orëve me diell apo temperatura që vendos nëse do të dëgjohen këshillat e autoriteteve apo jo".
"Mos mendoni për asnjë moment që kemi kaluar këtë krizë", tha ai në një konferencë për media.
Suedia është përcaktuar për politika relativisht liberale për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Turqia konfirmoi 115 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.941
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Turqi u rrit në 101.790, pasi 3.116 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha Ministria turke e Shëndetësisë në Twitter.
Ndërkaq, me 2.014 të shëruar në 24 orët e fundit, numri i pacientëve që e kanë mposhtur koronavirusin në Turqi shkoi në 18.491.
Gjithsej 40.962 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara në vend, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani arrin në 791.906.
"Sot ne jemi në një gjendje më të mirë se dje. Ne arritëm në këtë pikë me një total prej 791.906 testesh, prej të cilëve asnjëri nuk është bërë rastësisht", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Izrael është rritur në 193, pasi dy pesona të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit.
Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 79 raste të reja të koronavirusit u raportuan në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 14.882.
Në Izrael, të paktën 5.685 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se dy personave.
Të gjitha biznet, duke përjashtuar supermarketet, farmacitë, stacionet e karburantit dhe bankat, janë mbyllur që nga 15 marsi.
Tel Avivi po ashtu ndaloi hyrjen e shtetasvet të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëdnetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.7 milionë, me mbi 190 mijë të vdekur dhe mbi 740 mijë të shëruar.
Kina mbyll kalimin kufitar me Mianmarin në mes luftës kundër COVID-19
Transmetuesi shtetëror CCTV tha se automjetet, një shkollë dhe ndërtesa të tjera në provincën Yunnan u dëmtuan nga plumbat, zjarri i artilerisë dhe flakët nga një pikë karburanti që shpërtheu në
Kina mbyll kalimin kufitar me Mianmarin në mes luftës kundër COVID-19
Kina ka mbyllur një vendkalim kufitar me Mianmarin pas luftimeve në atë vend.
Transmetuesi shtetëror CCTV tha se automjetet, një shkollë dhe ndërtesa të tjera në provincën Yunnan u dëmtuan nga plumbat, zjarri i artilerisë dhe flakët nga një pikë karburanti që shpërtheu në Mianmar.
CCTV raportoi se nuk janë regjistruar vdekje apo plagosje në qytetin kinez Jiegao, por se situata brenda Mianmarit ishte e paqartë.
Grupe të ndryshme rebele etnike të bazuara përgjatë kufirit të të dy vendeve po luftojnë ushtrinë e Mianmarit përderisa kërkojnë autonomi nga qeveria qendrore. Luftimet kanë shkaktuar vdekje të rastësishme në Kinë, kanë nxitur krimin ndërkufitar dhe kanë shkaktuar ikjen e përkohshme të refugjatëve në Kinë, ku shumë ndajnë lidhje etnike, gjuhësore dhe familjare.
Kina ka lidhje të gjata me udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit, të cilët mbajnë mjaft pushtet pavarësisht reformave të fundit demokratike. Presidenti kinez, Xi Jinping, vizitoi Mianmarin në muajin janar, por në Mianmar vazhdon të mbetet aktive një rrymë e ndjenjës anti-kineze.
Ndikimi kinez, veçanërisht në rajonet veriore si Mandalay si dhe pakënaqësia lokale është ushqyer nga një fluks i popullsisë dhe ndonjëherë nga zbatim me duar të rënda të projekteve të mbështetura ng kinezët që drejtojnë ashpër mbi komunitetet lokale.
Për Kinën, Mianmari po ashtu ofron qasje në një rrugë importi të Oqeanit Indian për naftën dhe gazin e Gjirit Persik, si dhe është një urë drejt Azisë Juglindore dhe më gjerë për Nismën e Lidhjes dhe Rrugës së presidentit Xi për të ndërtuar një infrastrukturë që lidh Kinën me Evropën dhe Afrikën.
Ndërkohë, Kina shërben si një aleat për Mianmarin, duke i dhënë asaj një mbulim diplomatik pasi vendi përballet me një ndëshkim të gjerë për çështjet e të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin me muslimanëve Rohingya.
Rusi, vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 5.489 raste të reja të infektimeve dhe 60 raste të reja të vdekjeve
Autoritetet shëndetësore ruse kanë konfirmuar 5.849 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), prej të cilëve, 2.697 janë diagnostikuar përmes testimit pasi pacientët nuk kishin simptoma.
Gjithsej 68.622 njerëz në Rusi janë infektuar me COVID-19, që është përhapur në të gjitha 85 rajonet e vendit.
Në 24 orët e fundit në Rusi kanë humbur jetën 60 persona nga COVIDf-19, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 615.
Gjithsej janë shëruar 5.568 persona ndërsa rreth 50 të tjerë po trajtohen në spitale.
Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur dhe kryetari i saj Sergey Sobyanin tha se qyteti nuk është as në gjysmën e rrugës për të kapërcyer pandeminë.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën me Evropën dhe SHBA-të që janë rajonet më të goditura.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, rastet në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën 2,71 milionë me më shumë se 190 mijë vdekje dhe mbi 743 mijë të shëruar nga virusi.
Në vendet arabe rritet numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19
Si pasojë e koronavirusit në Algjeri kanë vdekur 407 persona, 287 në Egjipt, 83 në Irak, 16 në Somali, 9 në Oman, 8 në Bahrein dhe 7 në Jordani
Në vendet arabe është duke u rritur numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa po rritet edhe numri i rasteve me infektim.
Si pasojë e koronavirusit në
407 persona kanë vdekur në Algjeri
287 persona kanë vdekur në Egjipt,
83 persona kanë vdekur në Irak,
16 persona kanë vdekur në Somali,
9 persona kanë vdekur në Oman,
8 persona kanë vdekur në Bahrein dhe
7 persona kanë vdekurnë Jordani.
Në Oman pozitiv ndaj koronavirusit janë 1.716 persona,
në Algjeri pozitiv ndaj koronavirusit janë 3.007 ,
në Irak pozitiv ndaj koronavirusit janë 1.677 ,
në Egjipt pozitiv ndaj koronavirusit janë 3.891 ,
në Somali pozitiv ndaj koronavirusit janë 328 ,
në Jordani pozitiv ndaj koronavirusit janë 435 ,
në Bahrein pozitiv ndaj koronavirusit janë 2.217 dhe
në Tunizi pozitiv ndaj koronavirusit janë 918 .
Ministria e Shëndetësisë së Omanit theksoi se në 24 orët e fundit regjistroi një vdekje, duke e çuar totalin në 9.
Sipas Ministrisë algjeriane të Shëndetësisë, 5 të tjerë kanë vdekur në këtë vend, duke e çuar totalin në 407.
Si pasojë e koronavirusit në Irak kanë vdekur 83 persona, ndërsa në Egjipt me 11 viktimat e fundit numri i të vdekurve është rritur në 287.
Spanjë, me 367 vdekje të reja në 24 orët e fundit rritet në 22.524 numri i vdekjeve nga COVID-19
Koreja e Jugut duke filluar nga java e ardhshme do t'u vendosë shirita elektronikë personave që injorojnë urdhrat e karantinës në shtëpi, duke përdorur teknologjinë e fundit të ndjekjes për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit (COVID-19).
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip sot deklaroi se ata që refuzojnë të vendosin shiritin elektronik do të dërgohen në strehimore, ku do t'u kërkohet të paguajnë për akomodimin.
Zyrtarët thanë se rreth 46.300 persona aktualisht janë nën karantinë. Numri u rrit ndjeshëm pasi qeveria filloi të zbatojë karantinë 14-ditore për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë nga 1 prilli në mes të përkeqësimeve të përhapjes së virusit në Evropë dhe SHBA.
Megjithëse individëve të karantinuar u kërkohet të shkarkojnë një aplikacion ndjekjeje që paralajmëron autoritetet nëse largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre janë kapur duke dalë jashtë dhe duke lënë telefonat e tyre brenda.
Shiritat e dorës do të komunikojnë me aplikacionet e telefonit përmes 'Bluetooth' dhe do të alarmojnë autoritetet në rast se njerëzit largohen nga shtëpia ose përpiqen të heqin shiritat elektronikë.
"Mjekësia japoneze përballet me sfida të rënda në luftën kundër COVID-19"
Ekspertët mjekësorë thonë se qendrat e urgjencës në Japoni janë pranë kolapsit nën barrën e COVID-
Mjekësia japoneze e urgjencës ka filluar të shembet mes mungesës së rëndë të mjeteve mbrojtëse dhe kutive të testimit që mund të identifikojnë shpejt pacientët e infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Kjo i ka vendosur profesionistët mjekësorë në rrezik nga infeksioni, gjë që ka shkaktuar refuzimin e tyre për të trajtuar pacientët e dyshuar me COVID-19, madje edhe të tjerët që vuajnë nga sulme në zemër dhe lëndime të jashtme, thanë sot përfaqësuesit e mjekësisë akute.
"Numri i kufizuar i qendrave të përparuara dhe emergjencave është i mbingarkuar me pacientët në rritje dhe me rrezikun e infeksioneve nga koronavirusi sepse shumë spitale të tjera gjithnjë e më shumë po largojnë pacientët e dyshuar", tha Takeshi Shimazu, kreu i Shoqatës Japoneze për Mjekësinë Akute dhe Tetsuya Sakamoto, i cili kryeson Shoqatën Japoneze për Mjekësinë e Urgjencës, në një konferencë të përbashkët për media.
"Ne nuk mund të operojmë më në mënyrë normale dhe në këtë kontekst them se kolapsi i mjekësisë urgjente tashmë ka filluar. Unë më shumë jam i shqetësuar për kolapsin e kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje kritike", tha Shimazu.
Japonia fillimisht dukej se kishte vënë në kontroll shpërthimin duke grumbulluar të infektuarit në vende specifike, por përhapja e virusit ka tejkaluar këtë qasje dhe shumica e rasteve të reja janë të pamundura të kontrollohen.
Ekspertët thonë se është koha për të shtuar testimet për të vlerësuar se sa është përhapur infeksioni. Disa ekspertë thonë se infeksionet në Japoni tashmë janë shumë më tepër sesa numri i rasteve të publikuara nga qeveria.
Japonia ka rreth 12.400 raste dhe më shumë se 300 vdekje, tregojnë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
(AGJENCIONI "FLORIPRESS", 24.04.2020)
No comments:
Post a Comment