Një studim i kryer nga Universiteti Huachong i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan paralajmëroi dy simptoma të reja dhe të buta që mund të jenë një shenjë e coronavirusit SARS-CoV-2.
Studiuesit vëzhguan 214 pacientë me Covid-19 dhe u përqendruan në simptomat fillestare të sëmundjes.
Rezultatet treguan se rreth 36 për qind pësuan një lloj simptomash neurologjike përfshirë dhimbje koke dhe marramendje.
Dhimbje muskulore si dhe tension nervor janë raportuar gjithashtu në disa pacientë.

Në disa raste, këto simptoma janë përshkruar përveç simptomave të frymëmarrjes që përfshijnë kollë dhe ethe, ndërsa në raste të tjera pacientët përjetuan vetëm simptoma neurologjike.
“Disa pacientë pa simptoma karakteristike (ethe, kollë dhe diarre) erdhën në spital vetëm me manifestime neurologjike”, tha drejtuesi i kërkimit Dr. Ling Mao nga Universiteti Huachong i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan
“Prandaj, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë manifestimeve neurologjike për pacientët me COVID-19, veçanërisht ato me infeksione të rënda sepse ato mund të kenë kontribuar në vdekjen e tyre”, shtoi Dr. Ling Mao.
Një numër simptomash të tjera janë raportuar gjithashtu javët e fundit, përfshirë dhimbje testikulare dhe një ndjesi të pazakontë si “ndjesi shpimi gjilpërash ose rrjedhjeje” në lëkurë.
(Studimi u botua në revistën JAMA Neurology)
***
Administrata e qytetit Wuhan në rajonin Hubei, lidhur me numrin e vdekjeve nga COVID-19 të deklaruar më parë si 2.579 i ka shtuar edhe 1.290 vdekje të tjera duke e prditësuar numrin e vdekjeve në gjithsej 3.869
Kina përditëson shifrat, shtohen 1.290 vdekje nga COVID-19 në Wuhan
Është rritur në 3.869 numri i të vdekurve në Wuhan në rajonin Hubei të Kinës si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, administrata e qytetit Wuhan në rajonin Hubei, lidhur me numrin e vdekjeve nga COVID-19 të deklaruar më parë si 2.579 i ka shtuar edhe 1.290 vdekje të tjera duke e përditësuar numrin e vdekjeve në gjithsej 3.869.
Ndërkohë numri i rasteve në Wuhan me 325 raste të reja të shtuara ka arritur në 50.333, thuhet në deklaratë. Më tej theksohet se këto të dhëna të ndryshme janë shkaktuar nga fakti se nuk janë regjistruar të sëmurët që kanë vdekur në shtëpi, për shkak të personelit të pamjaftueshëm shëndetësor, raportimit të gabuar si dhe nga mungesa e koordinimit ndërinstitucional.
Në deklaratë thuhet se çdo jetë e humbur në pandemi është dhimbje e një familjeje dhe u shprehen ngushëllime familjeve që kanë pasur humbje jetësh.
No comments:
Post a Comment