Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/24

Pro et Contra Liqenit të Ujmanit


Prof.dr.Muhamet Mustafa i reagon  presidentit serb Aleksandër Vuçiqit: 

Shteti serb nuk ka argumente të merr hise në Ujman




Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Muhamet Mustafa i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me pretendimet se për fatin e Liqenit të Ujmanit do të flasin me përfaqësuesit evropian.

Mustafa në këtë reagim thotë se, shteti serb nuk ka asnjë argument që të marr hise në Ujman.


“Shteti Serb nuk ka asnjë argument (kushtetues, financiar, pronësor, politik, historik) që të pretendojë të bëhët hisenik i Ujmanit. Investimi në Ujman ka qenë krejtësisht i denjuar, udhëhequr, financuar dhe menaxhuar nga Qeveria e Kosovës, i financuar nga Buxheti i Kosovës dhe huat duke e përfshirë edhe kredinë nga Banka Botërore , përçaka garncionet burimore i ka dhënë Kuvendi Kosovës, nëpërmjet Bankës Popullore të Kosovës dhe Bankës se Bashkuar të Kosovës, nëpërmjet të të cilave edhe janë kthyer kreditë. Serbia nuk ka investuar asnjë cent nga buxheti i saj në Ujman”, shkruan Mustafa në Facebook.

Po ashtu, profesori universitar argumenton se, shpronësimi i tokave është bërë nga ana e Kosovës.

“Dihet se akumulimi ujor e mbulon një pjesë të vogël edhe të territorin e Serbisë, tek Ribarici. Po edhe tokat e shpronësuara për këtë arrëse janë shpronësuar me para të buxhetit të Kosovës dhe për këtë dokumentacioni duhet të jetë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës”, thotë Mustafa.

Në fund, ai kërkon nga institucionet e Kosovës që reagojnë me këto argumente.

“Mendoj se institucionet tona qeveritare duhet të reagojnë me këto argumente secilën herë që Vuçiq e te tjerë paraqiten me këto pretendime. Sepse pastaj mos te habitemi nëse këto blofe edhe krijojnë ndonjë efekt të pafavorshëm për ne”, përfundon ai.


Pavarësimi i Kosovës në energji nxit reagime në Serbi,presidenti serb Aleksandër  Vuçiqi: 

Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta marr Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë


Pak ditë pasi Kosova e zyrtarizoi pavarësinë energjetike duke u pranuar në organizatën ndërkombëtare, kjo nuk i ka pëlqyer Qeverisë në Serbi e as kryetarit të këtij shteti.

Mediat në Serbi kanë publikuar lajmin se Kosova ka fituar pavarësinë energjetike. Por për këtë ka reaguar vet presidenti i këtij shteti Aleksandar Vuçiq, qeveria e të cilit pretendon se kanë “hise” në liqenin e Ujmanit, duke bërë thirrje që të mos tentohet që edhe fizikisht të vihet nën kontroll nga ana e shtetit të Kosovës kjo pjesë.

Ndryshe ditë më parë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, njoftoi se ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT-ENTSO-E, me të cilën sipas saj, Kosova fiton pavarësinë energjetike.

Këtë e kanë përshëndetur të gjithë liderët e partive politike në Kosovë e Shqipëri, por edhe shumë shtete që kanë ndihmuar Kosovën për t’u anëtarësuar si SHBA, Gjermania, e shumë shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Më i zëshmi kundër kësaj ka qenë presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë për këtë.

Sipas presidentit serb, sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjithashtu do të prezantohet raporti i UNMIK-ut sa i përket punës në Kosovë.

“Ne do të merremi me këtë. Do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta merr Valaçin dhe Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruarpresidentiserb Aleksandër  Vuçiq, raporton B92.

E për këtë ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha se edhe këtë betejë do ta fitojnë, duke aluduar në Ujmanin.


“Ua kujtoj se kjo betejë do të fitohet ashtu siç ka ndodhur me zvogëlimin e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën”, ka shtuar Gjuriq.

No comments:

Post a Comment

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...