Posts

Showing posts from July, 2016

Pazari i doktorëve: Letër tim biri për kirurgët e huaj që kanë mbushur Tiranën – Nga Dr. ADEM HARXHI

Image
Të shkruaj nga Tirana. Siç e di, kam disa ditë që ndodhem këtu dhe çudirat janë pafund në vendin tonë të dashur. Do të të shkruaj për një çudi që ka lidhje me profesionin që unë i kushtova gjithë jetën dhe që ti sapo e ke filluar. Në Shqipëri ka diçka që nuk e gjen në asnjë vend të botës, këtu ka një “pazar” të madh doktorësh.

Jam i befasuar nga reklama e shfrenuar që u bëhet në radio, televizion, në gazeta, në internet, shumë kirurgëve të spitaleve të huaja që janë hapur në Shqipëri pa kursim. Nuk e di dhe nuk më intereson leverdia që kanë këto spitale në Shqipëri, ku popullata është e vogël dhe e varfër. Sigurisht, kjo është çështje e tyre, mua më intereson dhe më shqetëson ana mjekësore në këtë reklamë të shfrenuar. Kam parë e dëgjuar doktorë gjermanë, turq, italianë, shqiptarë që dalin e flasin se, unë bëj këtë dhe atë operacion me rezultate perfekte, për të gjitha rastet e operuara. Dëgjon e shikon reklama që thonë se filan doktor në spitalin gjerman bën këtë operacion në perfek…

Adem Harxhi: Martesa është si bisha

Image
Njerëzit janë qenie komplekse dhe të ndërlikuara. Ne të gjithë ndjehemi, mendojmë sillemi dhe kërkojmë ndryshimin, nga dita në ditë. Megjithatë, psikologët, doktorët e hulumtuesit kanë sjellëpërvoja, procese dhe eksperienca të ndryshme, duke trajtuar kështu çështje të ndryshme, në mënyrë që njerëzit të mësojnë e të mos harrojnë qëndrimet e tyre dhe të personalitetit të njeriut, dhe ajo çka i motivon në të përditshmen njerëzore.
Dr. Adem Harxhi pasi ka përfunduar karrierën e tij me sukses në fushën e okulistikës, “në muzgun e jetës”, pasi kishte dalë në pension, siç shprehet edhe vetë dr. Harxhi, filloi të merrej me subjektin e edukatës seksuale, kaq pak të njohur dhe të keqinterpretuar në shoqërinë tonë. Përpos shkrimeve e artikujve studimorë, leksioneve për edukatën seksuale e artin e dashurisë, ka botuar disa libra, siç janë “Seksualiteti dhe seksi”, “Fëmijët duan të dinë për seksin”, “HIV/AIDS dhe të rinjtë”, “ Në sinkron me natyrën”, duke treguar vlerat dhe etikën e shërbimit për…

LETËR NGA DANIMARKA : Urime te perzemerta z. Flori Miku

Urime te perzemerta z. Flori Miku im i mire! Eshte nder dhe krenari jo vetem per ju por per te gjithe ne qe ju kemi njohur punen tuaj te madhe ne sherbim te kombit dhe te atdheut,me shkrimet e librat tuaja. Kontributi juaj eshte i madh dhe meriton te vlersohet !

 Respekt !

Luigj Shkodrani


http://floripress.blogspot.com/2016/07/anetar-i-rinje-i-aaas-it-ne-new-york.html


LETËR NGA AMERIKA: URIME FLORI BRUQI

Image
Anëtar i rinjë i AAAS-it në New York është studiuesi kosovar Flori Bruqi

http://floripress.blogspot.com/2016/07/anetar-i-rinje-i-aaas-it-ne-new-york.html
From:ymerieshref@gmail.com
To:floribruqi@yahoo.com

Date:Saturday, 30 July 2016, 0:42
;
Intelektuali i shquar dhe krijuesi në shumë fusha të dijes, Profesori Flori Bruqi, e nderon dhe ia rrit edhe më shumë autoritetin Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë anëtar i saj. Por nuk e di nëse Akademi e Shkencave dhe e Arteve në Prishtinë dhe Akademia e Shkencave në Tiranë, a e kanë menduar ndonjëherë se do t'i bënin nder vetes sikur ta anëtarësonin në radhët e veta këtë krijues emblematik?Urime nga zemra Profesor Florit dhe Akademisë Shqiptaro-Amerikane për anëtarin e ri të saj.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

29 korrik 2016

LETËR NGA MELBURNI : URIME FLORI BRUQI

Image
Subject: Urime...

From: Fritz RADOVANI (fritzradovani@hotmail.com)

To: floribruqi@yahoo.com;

Date: Saturday, 30 July 2016, 3:09


I dashtun Mik i vertete Flori,

Urimet ma te mira per Titullin e Merituem nga Ju, te dhanun nga Akademia Shqiptaro - Amerikane.

 Kam bindjen se tek Ky vlersim per Ju, nuk ka asnje koncesion, perkundrazi pak i vonuem.

Edhe anmiqte nje dite sado vone, do te kujtohen per vepren e vet!

Ndoshta, ndonjeni edhe do te kerkoje ndonje moment me u pendue!

Nder Miqte Tuej, disa kerkojne qe edhe dy "akademite komuniste" me gjete rasen dhe me "rishikue qendrimin e vet" ndaj Jush.

Sinqerisht, te them se, nuk do te me pelqente njollosja e Titullit Tuej, me dy "pseudoakademite" e Tiranes dhe te Prishtines.

Nder tjera merita, Ju keni dy te paperseriteshme nder shume Akademike:

1. Ju mungon fare qeliza e fanatizmit, gja te cilen e keni tregue ndaj meje.

2. Historia e Popullit Shqiptar shkruhet vetem si keni veprue Ju, tue kene gjithmone prane …

Anëtar i rinjë i AAAS-it në New York është studiuesi kosovar Flori Bruqi

Image



Subject: Njoftim

From: Adam Harxhi ....

To: floribruqi@yahoo.com;

Date: Thursday, 28 July 2016, 17:38

Z. Flori Bruqi,

Kam kënaqësinë t'u njoftojë se Senati i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në mbledhjen e tij të fundit pranoi kërkesen tuaj dhe ju regjistroi si anëtar të kësaj Akademie

Duke ju uruar për këtë pranim, shpreh bindjen se me punën dhe njohuritë tuaja ju do të jepni një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve të Akademisë.

Si anëtar i Akademisë me afër Kosovës dhe Maqedonisë, në mendojmë se ju do ta kryeni më se miri detyrëen e Kordinatorit të Akademisë me Degët tona Akademike në Maqedoni dhe Kosovë.

Dokumentat e pranimit tuaj si Anëtar në Akademi , ndjekin rrugën postare.


Dr. Adem Harxhi

Nënkryetar i Akademisë




Falenderim publikë

I nderuari nënkryetar Akademik Prof.Dr. Adem Harxhi,

Falenderojë kryetarin e Akademisë së AAAS, Akademikun tonë të mirënjohur …

Dr. Adem Harxhi : A janë normale fantazitë seksuale?

Po qe se ëndërroni veten të veshur seksi para bosit, ju nuk jeni e vetmja që fantazoni kështu. Studimet kanë treguar se mbi 50% e grave fantazojnë në këtë mënyrë.

Madje, edhe gratë më të fuqishme kënaqen me këto lloj fantazish.

Mbani mend: fantazitë dhe realiteti janë dy botë të ndryshme, që nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.

Adem Harxhi: Gratë kanë “më shumë tru” nga burrat?

Në 1986 kërkuesit zbuluan një ndryshim midis trurit të femrave dhe trurit të meshkujve. Tufa nervore që lidh hemisferën e djathtë me të majtën (Corpus callosum), është më i trashë dhe më i pasur me lidhje nervore tek femrat, nga sa është tek meshkujt. Femrat duket se janë më bilaterale në mendimet e tyre, përfitojnë më shumë nga “intuita” e hemisferës së djathtë dhe po ashtu nga “analitika” e hemisferës së majtë. Disa, këtë veçori anatomo-fiziologjike të trurit të grave, i kanë interpretuar dhe kuptuar si tru superior të grave, kur burrat e kanë trurin vetëm të specializuar për detyrat shkencore dhe teknologjike. Në këtë këndvështrim, gratë kanë më shumë tru nga burrat.

***

Që nga kohët më të vjetra, njerëzit, vazhdimisht, e kanë kuptuar se trupi i tyre është seksual, mashkull ose femër. Por, duke filluar që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkencëtarët filluan të dyshojnë se edhe truri i njerëzve, gjithashtu, është seksual. Kjo do të thotë se shumë veçori që ne i konsiderojmë…

Nga Dr. Adem Harxhi : Kurimi i një biznesmeni. Këshilla për 50-vjeçarët

Në qoftë se mendja u shkon shpesh për të bërë seks, ju, (të lumtur!), duhet të dini, se kjo është, tamam, ajo që duhet të bëni. Kur u shkon mendja të bëni seks, ju indirekt mendoni për shëndetin tuaj dhe pa asnjë dyshim, është një gjë e mirë.

Edhe pse ju nuk e dini këtë, sepse nuk ua kanë thënë, seksi i mirë e kënaqshëm kërkon që shumë pjesë të trupit tuaj të funksionojnë mirë. Kur bie dëshira për seks, ose kur seksi nuk ju kënaq, kjo do të thotë se edhe shëndeti juaj nuk është shumë i mirë. Këtë që sapo u thashë, u lutem ta kuptoni edhe në këtë mënyrë: Organi ynë mashkullor është “termometri” që tregon për shëndetin tonë të përgjithshëm.

“Termometri” i Gjergjit (le ta quaj kështu një nga pacientët e mi), nuk “po bindej” më si më parë, kur Gjergji më takoi mua para katër vjetëve, në verë të vitit 2007. Ai ishte në atë kohë 56 vjeç. Gjergji ishte një biznesmen i suksesshëm. Ai e konsideronte veten perfeksionist. Deri para se t’i shfaqej kjo vështirësi (pamundësi për ereksion), ai mend…

Flet Prof. Dr. Adem Harxhi: Seksi nuk duhet të jetë një problem

Dëshira për seks të përgjegjshëm, është e shëndetshme dhe normale

Nga Albert ZHOLI

“Bën nxehtë dhe lagështirë. Prindërit nuk janë në shtëpi. Genta, këndon në radio dhe shtrati është gati. Puthje, përkëdhelje, dhe unë shkopsita kopsën e parë të bluzës së saj. Ndonëse, nuk bëjmë interkursë dhe seks oral, por, gjithsesi, është seks. Pamja, puthjet me buzët e nxehta dhe prekjet me gishtat e paduruara, në vendet që kisha zbuluar, e rritën nivelin e eksitimit. Me puthje pasionante, largova sutjenin dhe futa duart nëpër zinxhirin e hapur të pantallonave. Duke fërkuar trupat e veshur të njëri–tjetrit, arritëm pikën orgasmike të një ekstaze adoleshente”. (Fragmente nga letra e një të riu)

-Atëherë ky është seksi i adoleshentëve? Përse i keni shkëputur këto rreshta?

Ky është seksi i adoleshentëve, përpara se ata të angazhohen në seks oral dhe në interkursën vaginale. Sot, për shumë nga ju, fërkimet dhe përkëdheljet e jashtme, nuk janë më problem. Ju shpesh, në variante të ndryshme pyesni: “A…