Posts

Showing posts from January, 2017

Skandali, 2000 euro për të marrë minimumin e dënimit

Image
Ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe bëhet fjalë për një gjyqtare e dy prokurorë. Skandali i radhës është publikuar në emisionin “STOP” në TV Klan.

Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka.

Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.

Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore.

Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.

Sekseri – E paska me 25?

Qytetari – Me 25 apo 26?

Oficeri – Me 25 e ka.

Qytetari – E sigurt?

Oficeri – Po, e pashë unë tani.

Seksesi – E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë? Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.

Sekseri – Ky është shoku jonë.

Qytetari – Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?

Qy…

GjNH-ja dhe krimet e luftës në Ballkan

Image
Kopi Kyçyku
Më 17 korrik 1998 u adoptua Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjNH), që hyri në fuqi më 1 korrik 2002. Ky institucion u vesh me kompetenca të plota për të gjykuar fajtorë për shkelje të rënda të së Drejtës Ndërkombëtare dhe pikërisht gjenocidin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit. Selia e GjNH-së u vendos në kryeqytetin e Holandës, Hagë, e njohur për traditat e pasura juridike në shkallë ndërkombëtare. Aty ndodhet edhe selia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara, si dhe e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, krahas shumë institucionesh të tjera ndërkombëtare. GjNH-ja ka lidhje me OKB-në, me shtetet – palë të Statutit dhe me shtetet e treta.
Luftërat jugosllave janë përshkruar si konflikte etnike ndërmjet qytetarëve të ish-Jugosllavisë, veçanërisht midis serbëve, nga njëra anë, dhe kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve, nga ana tjetër. Gjithashtu ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjë-Hercegovinës, si…

Kumtet e një e-mail-i dhe thirrjet për shpëtim të një testamenti

Image
Nga Fatbardh Rustemi Shkak i këtij shkrimi u bë një e-mail, ardhur përtej oqeanit, nga një femër klasi: në dukje mondane, por, me një thjeshtësi prekëse, e sapokthyer nga një pritje ceremoniale: e dominuar prej bosësh dhe autoritetesh të rangut të lartë, ku e ftuara në fjalë, kishte rastin të mburrej, shih ku kam qenë, fotot mund t’i hidhte dhe në Facebook apo instagram, si e si t’i ngrinte pazarin vetes, sallon mondan tek e fundit, por, sikur ajo të kthehej nga një panair kotësie, më shkruante: “aty pashë shakanë më të madhe të botës, që, dëmton botën.” I dukshëm zhgënjimi i saj prej një madhështie false, me plot volum, ku mungon tharmi, sikurse ndodh me shumë produkte të sotme, të cilat shtojnë në peshë, por, humbasin në shije. Ky mesazh vinte nga bota e lirë: ku vlera e individit nuk matet nga sasia e parasë apo nga rangu i postit. Atje ku presidenti ndjehet i nderuar, kur takon artistin, pasi sa herë ka nevojë për imazh, kërkon ndihmën e Hollivudit dhe jo sikundër tek ne: ku artis…

Nga themelimi, dosja e parë te krimet e Sigurimit: Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar

Image
Krijimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Vlorës 1912 Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 Dhjetor 1912, u mor Vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”. Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.
Konsolidimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Ahmet Zogut 1921 – 1939 Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brends…