Posts

Showing posts from December, 2017

Shkruan Murat Gecaj:Letër nga Tirana

PAK RADHË, PËR LIBRIN E RI TË BAJAME HOXHËS-ÇELIKU, “VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE…” (Ndodhet te Libraria “Adrion”, në qendër të kryeqytetit tonë) Nga: Prof.Murat Gecaj,publicist e studiues Një lexues i vëmendshëm, ka parë këto ditë, të publikuar në Internet, një Bisedë, që zhvillova me poeten e shkrimtaren Bajame Hoxha-Çeliku, e përndjekur nga diktatura në Shqipëri dhe tani me banim, familjarisht, në Bruksel të Belgjikës. Titulli i saj ishte, “17 librat e botuar, dëshmojnë punën time shumëvjeçare e të palodhur, përpara të vërtetave, që unë kam përjetuar...”. Duke folur për tërë këto botime të saj, ajo u ndal posaçërisht në përmbajtjen e këtij libri, i cili të tërheq që nga titulli i tij. Pasi sillte në kujtesë periudhën e interntimit në Lushnjë dhe vuajtjet pambarim aje, bëri këtë sqarim, sigurisht shkurt, për përmbajtjen e tij: “ “Kush mbjell erën, korrë furtunën!...” Por, ne e prindërit tanë, mbollëm paqen dhe gjetëm ferrin mbi tokë! Në romanin me 581 faqe, "Vajet e Pranverës Masht…

Letër nga Gjeneva

 z.Prof.Dr.FLORI,  Ju përshëndes nga Gjeneva!   Kam ardhur këtu te fëmijët për festat e fund-vitit 2017!  Shpresoj të gëzoni shëndet të mirë dhe vullnet krijues!  JU UROJ T'A KALONI TË GËZUAR FAMILJARISHT VITIN E RI 2018!
Në Tiranë ka filluar një fushatë pastrimi në pushtetin gjuqësor.   Prandaj po ju përcjell tregimin FUNDI "BELAMI", I cili bën fjalë për këtë temë.  Lexim të këndshëm! 
Shumë shoqërisht,  Sotir Athanasi,  Gjenevë,  28, Dhjetor, 2017! 


SOTIR ATHANASI
F U N D I  "B E L A M I 
(Paramnezi)

E treguar nga një veteran i policisë që meritoi buqetën me lule të freskëta vendosur mbi trapezën e shoqërisë sonë letrare e quajtur XINGOGRAFIA.t

            Blegtori, la çelsat e makinës mbi tryezë dhe përpara se të largohej, tha: - Zoti zëvëndës shef, serbatori është plot me karburant. Në qoftëse nuk keni porosi tjetër, unë po dal.
            Gerti nuk u përgjigj menjëherë. Ai morri nga sirtari kutinë e shkrepses, nxorri prej aty një kunjë dhe si i këputi kokën e hodhi atë …

Shkruan Akademik Dibran Fylli : Letër nga Açareva

Açarevë, 2017

PASUROHET EDHE ME AFRO 200 TITUJ BIBLIOTEKA E SHKOLLËS NË AÇAREVË

Duke i përmbyllur aktivitetet artistike, kulturore e humane të këtij viti, sot më 27 dhjetor 2017, me iniciativën e Z. Agim Tahiraj e të regjisorit Dibran Fylli, Bibliotekës së shkollës fillore “Ismet Rrahmani” në Açarevë të Drenicës iu dhuruan afro 200 tituj libra, dhurim ky nga Z. Sebush Dermaku - Instituti Albanologjik i Kosovës, nga Afrim Hamiti - Biblioteka e Institutit të Historisë dhe veprat letrare të autorit nga Açareva Z. Dibran Fylli.

Këto libra, në emër të dy Instituteve i dorëzuan Z. Agim Tahiraj e Dibran Fylli dhe me dashamirësi i pranuan Drejtori i shkollës Z. Ilaz Azemi e Sekretari Z. Musli Haxha, me ç’rast, në shenj respekti Drejtoria e Shkollës i nderoi me Mirënjohje Z. Agim Tahiraj, Z. Sebush Dermaku, Z. Afrim Hamiti dhe Z. Dibran Fylli.

Açareva, edhe pse vend i largët e i harruar nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, është vendi më i afërt e i preferuar i liridashësve, çerdhja e luft…

Gjenerali amerikan Robert Neller paralajmëron trupat e tij: Lufta po vjen

Image
Nga Flori Bruqi
Ndonëse nuk ka patur një konflikt madhor mes fuqive të mëdha që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ekzistojnë tre fronte të cilët e bëjnë të mundshëm që konflikt të tretë global




Perspektiva e një konflikti global – Lufta e Tretë Botërore III nëse doni – duket disi e paimagjinueshme. Që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur konflikt madhor midis fuqive të mëdha. Projekti origjinal i pasluftës evropiane u bazua në paqen, drejtësinë sociale dhe harmoninë. Zhbërja e këtij projekti, shoqëruar nga nacionalizmin në rritje, ka gjasa të përkeqësojë rreziqet e luftës në një kontinent me një histori të mbushur me konflikte të përgjakshme.
Në shekullin e 20-të, të dy luftërat botërore ishin të papritura. Libri shumë i vlerësuar i Christopher Clark, “Somnambulët: Si Evropa shkoi në Luftë në vitin 1914” – botuar në kohën e duhur, me rastin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, përshkruan një rrëshkitje të papritur të Evropës në luftë. Lufta e Parë Botërore ishte paraprirë n…

Ish-agjenti amerikan trondit CNN-in: Nuk jemi vetëm, kam parë gjëra që…

Image
“Ekzistenca e UFO-ve është provuar përtej dyshimeve që ekzistojnë”. Kështu thotë ish-agjenti amerikan, Louis Elizondo, i cili shërbeu si kreu i departamentit “X-Files” në Pentagon nga viti 2008. Ai dha dorëheqjen duke dashur të vërë në dukje se ky sektor është i superfinancuar nga qeveritë në mbarë botën. Në deklaratat e tij ai thotë se “objekte të paidentifikuara fluturuese dhe madje edhe aftësi të përparuara, janë identifikuar shumë herë” çdo vit. “Unë mendoj se është mjaft e qartë se ne nuk jemi vetëm, kështu që duhet të pyesim se ku janë këto objekte”, thotë ai për “CNN”. Programi që ai drejtoi filloi në vitin 2007 dhe kushtoi 22 milionë dollarë. Ekzistenca e tij u publikua vetëm muajin e kaluar, pasi deri vonë ishte shumë konfidencial. Elizondo argumenton se UFO-t janë gjetur mjaft shpesh pranë objekteve bërthamore dhe termocentraleve. Sipas tij, gjatë programit u elaboruan fenomene që u ngjanin filmave fantastiko-shkencorë, ndërsa u regjistruan eksperienca te pilotëve ose anëtarëve të m…

Janullatos merr nënshtetësinë; Jehonë në mediet greke

Image
Reagime tepër pozitive ka pasur në Greqi dhënia e nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, kryepeshkopit Anastas Janullatos. Reagimi i parë ka ardhur nga vetë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili me një mesazh në Twitter ka përshëndetur vendimin e Presidentit së Shqipërisë, për dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit të Shqipërisë, një njeriu të mençur. “Ky akt, shkruan kreu i diplomacisë greke, është një hap i njohjes së kontributit të tij të thellë humanitar dhe i përforcimit të besimit midis popujve tanë”. Lajmi është transmetuar fillimisht nga kanali i tretë shtetëror i Greqisë ‘ERT 3’ dhe më pas nga mediat e tjera. Në shtypin e shkruar ka pasur referime nga gazetat Kathimerini, Eleftheros Typos, Gazeta e Redaktorëve.

Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!

Image
Nga Artan Lame Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit).
Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre.
Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.
Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare – dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re.
Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar – dhe Zoti e mbajttë në krah.
I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij.
I dyti, shqiptar i përjetshëm, s’mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).
Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t’i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit.
Do pye…

Ilir Demalia: Jemi bërë gazi e turpi botës

Image
Ilir Demalia në profilin e tij në facebook ka reagur, se si presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i dha Kryepeshkopit Grek nënshtetësinë Shqiptare. Demalia: Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e dinte shqipen mjaft mirë, e mbajti meshën në mesnatën e ditëlindjes se Jezu Krishtit në greqisht, duke i thënë shqiptarëve: se monumenti më i madh kombëtar i Fanolit, ndarja e Kishës Shqiptare nga Kisha Greke duke krijuar Autoqefaline Orthodokse Shqiptare e mvarur direkt nga Kostandinopoja, pikërisht në mesnatën e 24-25 dhjetorit 2017 kjo vepër u vra dhe defakto Kisha Shqiptare nuk funksionon më si Autoqefale, ajo është defacto nën juriduksionin e Kishës Greek dhe nën hyqmin e Kolonelit Asfalisë Janullatos. Statusi i plotë: Nga Ilir Demalia/ Boll ma. Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, I dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e din shqipen mjaft mirë, e mbajti…

Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?

Image
Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Janullatosit, nuk ka shkaktuar reagime vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një kryelajm edhe në Greqi. Të gjithë mediat greke e kanë pasqyruar këtë lajm, ndërsa ka reaguar edhe politike greke, me në krye ministrin e Jashtëm, Kotzias. Raportohet ndërohë, se edhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe “kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë”. Pavlopulos do të komunikojë me telefon të marten edhe me Metën, për t’i shprehur atij falenderimet e pse i dha pasaportën shqiptare Janullatosit. Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse janë ngazëllyer kaq shumë drejtuesit më të lartë të shtetit grek dhe mediat e këtij vendi, me faktin që Janullatos ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Manjani: Gjest që shteti duket ta kishte bërë më parë

Image
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet vendimin e Presidentit Meta për dhëneien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos. "Dhënia e shtetësisë Shqipëtare z. Anastas Janullatos ishte gjëja e duhur! Zoti Janullatos shërben në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë prej 27 vitesh. Shtetësia Shqipëtare veçse shton vlerën e fjalës “Autoqefale” të Kishës Ortodokse. Ndoshta më shpejt duhet të ishte bërë ky gjest nga shteti Shqipëtar!", shkruan Manjani në Facebook. Ndërsa e mbyll shkrimin me një urim: "Sidoqoftë, Gëzuar Lindjen e Krishtit!"