2016-01-29

Sonja Haxhia :Perkedhelin shpojn tejpertej zemrat(Cikël poetik)

Poezia s




Ai është i njohur

Dhe errësirë e fortë,
Errësira shtohet si mbreti i fortë, i njohur
Unë jam giaciate gjithashtu detrat,
Valët shkrijë brenda,
Zëri që ata janë të frikësuar,
Vuaj nga klithmën nga shpirtra të vdekur,
Në vend të fshehtë ochi, qesh
Qesh.
Ndodh shpenzuar cossi...
Mendimet bëhen afocano
Shikoj yjet që janë spiunon,
Dielli fluturoj kokën mënjanë,
Shpirtrat e zezë, si uccellini giaciati, dhe fle mbi re.
Jam i vogël dritë dhe i lodhur,
Ai nuk mund të ecë më.
Ndoshta ai është duke pritur për çfarë kemi lënë pas tërmetit...
Mendja dhe i shurdhër, dollar, ai është memec
Prit se ne jemi lindur përsëri, jam i vogël dritë,
Çfarë më shumë është afër, më shumë për të humbur.



MBI DEBORE


Eshte si embelsi magjike,
Zot,sa e bukur eshte!
S'di si te shpjegoj,
gjitmone thuhet
pa te sdi te jeme.
Shume romantike.,Ajo...!
E personalizoj
Lule
Ajer
Hene
Dallge, 
dallge plot mister,
lule qe s'mundem me e prek,
ne mendje nis e lexoj
s'dua te me vyshket,
ngjason me gjakun e pakendueshem,
E,ku ta ruaj...?!
Mbi debore do te qendroj
pa levizur,
ku as ajri se perqafon dot.


foto e Yllka Qosja



PAK MBETEN


Si keshtjelle rere ku dielle sdeperton,
ndjesite mendja futen ne hije.
Dhe kembet dhe shpirtrat slevizin.
Sjane shume ato cka mbeten,
vec pamjet virtuale
Mendje-Sy,
Sy te ngrire!
Qendron nje Kishe...,
Atje...!
Ku rrefehen pas perendimit,
ku rrjedh lehte lumi gjarperosh,
e ne ajer ngre buleza uji te argjente,
freskon zemrat e thateruara njerzore.
Mbetet dhe nje Velore ne lundrim,
pret ererat ti diktojne drejtimin.
Kudo mbizoteron nje oshetime qe
kurre sndallon,
e mbetet papritmas ne piken gjeografike,
ku hapsire-kohe takojne.




SA TE ARRIJE, E GEDHIRE
Ndegjoj zerin,
zerin e cjerre prej melankonise,
ashtu mbyturazi.
Vertete skuptoj asgje.
Ndegjoj rrahjet e zemres,
ajo zien,zien si ne vale.
Zbathur mbi te eci,e s'pervelohem.
Te ndalem s'dua,s'mundem,
Mjafton vec nje kujtim, ne mijera qe ishin,
udhetim nis perseri mendja,
si rob i cfilitur.
Larg o afer,
per te pare driten e fanarit ne mes territ,
atje ku dallget gumezhijne ashper,
ku dhe gjaku turbullohet.
Heshtur qendroj mbi shkembinj,shtufi,
sa te arrije ne te gedhire e te hape driten e fikur nga kohe,kohe.


Hapsira...

Eshte e te gjitheve
Dhe kur DIKUSH se njeh...
Eshte dhe imja ,kur e shoh...
Hapsire bosh...
Ndermjet yjesh plot.
KA vend tju japesh velere gjerave
Jo per ate qe vlejne.
Per ate qe ne ne to kuptojm..





VELLO QETESIE

Me hekur s'palosen kujtimet,
as dhimjet
as gezimet 
as vete jetet...
Vello e arte pluhuri ndoshta dhe bie,
E heqim me pastertine e lotit me duat qe dridhen..
Ngrin zeri i zemres,tkurret
e di,
Gjithca ngelet e strukur,
Oh sa shume qe dhemb!
Tkurrja te behet binjake!
Dhe eshte pamundesi...
Rrezet e para te mengjezit te ftohte
zgjojn,
Heshtin dhe ato.
Kan frike te ngacmojne,c'ka eshte.
Perkedhelin shpojn tejpertej zemrat.
Te bukura por te trishtume,
skan me fjale,
Nje univers dashurie e paqeje,
Qendron!
Jan plot embelsi dhimje,Skuptohet.
Kerkoj te therras,Je Vetem Ti!
Mendime pa perballje,
ne ikje s'lem as hije.
Kujtimet nuk shuhen,fjalet nuk vdesin!
Sekziston nje celes hapes,mbreteron dhimshem qetesia.
Heshtja vezullon ne PERJETESI!

Rexhep Shahu : Kjo verë mërzie (Cikël poetik "Përenditë e vjetra" dhe "Ti je shpirt")

Rexhep Shahu

Nga Rexhep Shahu

njerëz pa dhëmbë
             
Këtu kemi mbetë ne njerëzit pa dhëmbë, zemra ime
Dhëmbërënë me duda të vrame
As kore buke nuk mundemi të hamë.

Hamë qull dhe përshesh qeverie me mbetë gjallë.
Ata që hanë hekur me dhëmbë kanë vdekë ose kanë ikë
Larg atdheut, marrë peng prej hajnave që zgrapin lekë e dashnore.

Në bulevard lëvizin hije frike me kryet në tokë e bythë përpjetë
Me rrathë xunkthi në qafë bien në gjunjë para qeverisë.

Këtu kemi mbetë ne dhëmbërënët. Zoti ynë i rremë
Na thotë, jeni të lumtur e të lirë, ne themi, po, jemi
Me flatra gomari fluturojmë në qiell.

Çdo burrë e grua si pemë frike lëkundet në erë
Hije të shëmtuara që i tremb stuhia.

Në qiellin tonë, zemër, nuk ka shqiponja që shkojnë mbi re
E si rrufe të zbresin nga qielli, t’ia marrin ujkut prenë në gojë
Jo ! Shqipja sot ha miza toke. Edhe hardhucat ka frikë t’i hajë.




komunizmi ka rënë

Komunizmi ka rënë
Serbët kanë ikë.

Por ne
Si viktima që e do xhelatin
Nuk po mësohemi të jetojmë
Pa komunizëm
Të jetojmë
Pa serbë…




perënditë e vjetra

Perënditë e vjetra i kemi shti n'dhe´

Perënditë e reja na pshurrin në qafë.  




ushqeji qentë e tu Sulltani im

Ushqeji qentë e tu, mos i le të uritur
se më shqyen si Qabanin, Sulltani im.
Mos u jep vetëm kocka, por edhe ndonjë thelë
mishi i këmbëve të mia nuk i ngop
as pantallonat që m’i bënë copë.
Lidhi qentë e tu, mos u bëj horë
se janë tërbuar kundër meje.

Vetem ty të ka hije tërbimi.

  
luftra të mëdha

Luftra të mëdha bëjmë me të vdekurit
Dhe fitojmë vdekje e turpe të mëdha.



kush qeveris qytetin

Askush nuk e di se kush qeveris qytetin
Kush është zot e kush rob i tij
Kush shpërfill njerëz, shkërdhen jetë e fate.

Zotat e vërtetë
Ngrenë në skenë kukullat
Në podiumet e shesheve e sallave luksoze
Mbushur me budallej që duartrokasin.

Askush nuk e di se kush qeveris qytetin.

 
liria e vdekjes
 
Luftrat e mëdha po digjen me shpejtësi
Mijëra njerëz vdesin para syve të heshtjes.
Bota vallëzon me muzikën e lopatave
Që hedhin baltë mbi të vdekurit që harrohen.
 
Shakatë e mëdha po bëhen të gjitha
Shtirjet luhen në teatrin e urrejtjes që vret.
Njerzit sot vlejnë më pak se qentë
Për të cilët modernët nxjerrin sytë e vet.
 
Luftrat e mëdha po sosen me shpejtësi
Digjen në lufta të vogla me vdekje të mëdha.
Në petkat e vdekjes shkruhet fjala liri
Liri veç vdekja ka…



vajtimi i qytetit
 
Rrëzë malit të vjetër, poshtë lisave
Me kokën në shkëmbij mbështetë
Qyteti im si ëndrrat e mia
Është shtri me vdekë.
 
Vajton e tretet në dhimbjen e vet
Lutja nuk vlen, askush s’e vë re
Të gjallët e fundit që pshurrin mbi të
Fërshëllejnë melodinë e vdekjes së re.
 
Qyteti ka ethe, s’flet asnjë fjalë
Dhimbja e varreve i dhemb mbi çdo plagë
Vajzat iu bënë kurva të ndershme
Vëllezërit e tyre i shitën larg.
 
Frika si smog është derdhë mbi qytet
As shkurret s’i le të rriten 


paqe s’do të ketë
 
Nga varrimet vijmë, në varrime shkojmë
Te varrosë njerëz na shkoi kjo jetë.
Derisa vrasësit ngushëllojnë në vdekje
Paqe s’do të ketë.
 
Nga talljet vijmë, në përbuzje shkojmë
Te përbuzë njerëz rrimë në pushtet.
Derisa shpërblehen njerëzit me përbuzje
Paqe s’do të ketë.


vdesim pa leje

Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
E po t’i përdorim vërtetë si duar të forta
Që e kapin fatin tonë për gryke
Nuk do të ketë përbindësh që na tmerron.

Po t’i bëjmë vërtetë duar këmbët tona të para
Duar që dinë të mbledhin e të dhurojnë lule
Të këpusin pranga e të përqafojnë të dashurën
S’do të përbuzemi kurrë nga fëmijët.
            
Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
Që bëjnë gërshet rrezet e diellit e pikat e shiut
E po t’i lidhim me besë duart me njëri - tjetrin
Vdekja e qeveria s’do të gjejë vrimë të fshihet.

Po t’i ngremë këmbët e para e t’i bëjmë duar
E sejcili t’i përdorë dy duar për një kokë
E sejcili t’ia zgjasë dorën të pamundurit
S’do të vdesim më pa leje.



le të vdesë vdekja

Vdekjet na erdhën në majë të hundës

Sikur s’dimë të bëjmë gjë tjetër me mend.


Po të duan, le të vdesin zotat
Le të vdesë vetë vdekja.

  
kur të shkoni në luftë

Kur të shkoni në luftë -
E di se do të shkoni një ditë patjetër
Në frymë të fundit, pak pa vdekur
Kur ta kuptoni se po shuheni, po soseni krejt
Kur ta ndjeni se po ngelni pa palcë se po ua thithin
Kur ta ndjeni se po ngelni pa sy
Kur dhimbjen të mos e duroni
Kur të fillojnë të qajnë zogjtë për ju
Kur të mos e duroni qyqen mbi krye -
Më merrni edhe mua
Më merrni se një fjalë mund ta mbaj në dorë si flamur
Një fjalë mund ta mbaj në dorë si flakë zjarri
Që del prej eshtrave të mia që kanë marrë flakë.

Merrni ëndrrat më të bukura në duar
Zemrat tuaja të gjalla në duar
Si zogj që s’duan të vdesin
Le të dëgjohen në sheshe vetëm trokitjet e zemrave tuaja
Zemrave tuaja që s’duan të vdesin
Si cicërima të jetës që s’don të shuhet.

Kur të niseni për luftë
Merrni edhe të vdekurit me vete
Të vdekurit pa arkivole, arkivolet e varret le të rrinë
Por mos merrni deledashët
Ata që lyejnë buzët si gra
As lakuriqët e natës mos i merrni
Se kur duan shpallen shpendë e kur duan kafshë.




a i bëjmë varret varka

Arkivolët janë kalbë
Pllakat e betonta të varrit janë prishë
Se është vjedhë çimento kur janë ndërtuar
Harresa e shpërfillja peshojnë shumë
Varret janë bërë gropë, pellgje harrimi.

A i bëjmë varret varka
Dalim në det ta gjejmë njëri – tjetrin?
Në mos u takofshim,
T’i mbushim varkat me yje.

A i bëjmë varret varka e dalim në det
Pa mbetë atdheu krejt i shkretë?
Ne nuk humbasim se eshtrat tona bëjnë dritë
Dhe na shohin patjetër të vdekurit e ri
Që do të shtrihen të vdekur fushës
Pasi për t’i varrosë s’do të ketë më njeri
Disa të vdekur do të rrinë roje në varret – shtëpi.

Varret janë varka
A dalim në det…


CIKLI   TI JE SHPIRT


***
Eja se pa ty nuk di si të rri
Ose më mëso si rrihet pa ty.


***
Kopilat e paligjshëm të herojve të rremë
Ndërtojnë përmendore për baballarët.


***
Në qiellin e syve të mi nuk ka asnjë yll
Në cilin qiell shkove të bësh dritë…


***
Ti ke ikë në qiell
Nuk ka çfarë vdes më në mua.




u ndamë

U ndamë sikur s’do shihemi kurrë
Si t’ia bëj pa ty këtë vjeshtë lëngimesh
Këtë vjeshtë dertesh si t’ia bëj pa ty
Teksa dimri troket në derë si vdekje.



po ikin zogjtë

Po ikin zogjtë. E morën me vete shpirtin tonë
Një zog – një shpirt, një ëndërr, një shpresë
Skeleti i atdheut si varr bosh
Kokat tona i bën këmbanë vdekje.


po vdes

Po vdes kjo mbrëmje kështu ngadalë
Me sy të përlotur se s’erdhe ti
Po vdes siç vdesin orët dhe yjet
Por si vdes mbrëmja ti nuk e di.

Po vdes kjo mbrëmje po vdes për ty
Dielli i gjallë po mbytet në det
Për mungesën tënde nata mban zi
Zi të gjatë një jetë.

Po vdes kjo mbrëmje dalëngadalë
Deti nga dhimbja më hyn në gji
Si ta shëroj detin që s’thotë asnjë fjalë
Si ta shëroj veten pa ty.



njëmijë vjet

Qe njëmijë vjet, ditë e natë sheh nga deti
Statujë malli në breg,
Po nuk jam në det.

Çoje dorën flokëve, aty jam
Si qerpik i rënë i syrit tënd
Që e merr loti dhe e nxjerr në breg.

Është shpejt të mbytem në det.

Çoje dorën nëpër fytyrë, preke buzën
Kanë me t’u dukë të fryra e mpira
Fol me fjalët pa zë e heshtjen e puthjeve
Ke me pa mijëra zogj që dalin prej fytyrës e qafës tënde.

Nga çdo shenjë puthje që të kam lënë, një zog ka me fluturue
Ka me t’u mbushë qielli me zogj
Dalin tufa – tufa prej gjinjve tu
Dhe s’ke me m’thirrë, boll se m’i shkule gjinjtë.

Nuk jam në det
Nuk di ku e kam vorrin.


ti je shpirt

Ti nuk je femër, as bukuri e skajshme, por je shpirt
Je magjia që më bën krenar, më bën të fluturoj
E diellit t’ia bëj me sy
E përveçme je dhe s’ngjan më askënd në botë
E madhe sa gjithë bota me zota, qiej, tokë e dete përsosen në ty.

Sendet e gjërat rreth teje qeshin, marrin jetë
S’mundet askush kur të sheh ty të mos shtanget për një çast
Të të deshirojë pastaj me gjithë fuqinë e tij, të mbetet duarthatë
Dhe i kënaqur, gojëhapur të të ndjekë me sy
I lumtur për fatin që të pa ty.

Ti je zjarri i ngrohtë që s’shihet, flaka që të përcëllon kur e prek
Zjarri që shkrumbon botën, prushi që s’shuhesh në mua
Shpirti që ecën, oh shumë më i mrekullueshëm se trupi yt i derdhur
Shpirti që fluturon mbi mua, më merr në krahë, më mbështjell në gji.

Ti je levizja, rendja, rrufeja
Që shkruan ballit tim dashurinë, në palat e rrudhave që m’thellohen
Je reja në qiell e dëbuar prej erërave, reja që nga puthja bëhet shi
Lot malli në sy.

Ti nuk je thjeshtë një grua speciale
Je fari në breg që si marinar ëndërroj e ndjek të shpëtoj
Je toka që më pret, bregu ku mbërrij
Penelopa që tjerr e thur ëndrra, shpresa e mbretëri.
Më bërë të ndjehem mbret
Ti je shpirt, shpirti im i veshur me ty
Shpirti që s’vdes.



kam tjetër fat

Zoti i ndezi yjet në qiell
Të ma tregojnë udhën nëpër natë
Por unë s’kam sy të shoh dritat e zotit
Kam tjetër fat.

Tjetër fat i shkrova vetes në jetë
Telemaku t’më kërkojë e Penelopa t’më presë
Edhe në vloftë vullkan uji i detit
Pse doni ju, s’do të vdes.

S’më lënë gjethet e blirit të shkoj
Netëve në dritare fëshfërijnë për ne
Kur bënim dashuri si të çmendur
Dhe përroi këndonte për ne këngë të re.

Kam tjetër fat për veten, fat tjetër
Të shkruar me lot në gur
Zoti le të çmendet po desh atje lart
Të mos i ndezë yjet kurrë.




pikojnë

Pikojnë e shkilen ëndrrat tona në udhë
O vjeshtë ndarjesh, vjeshtë e verdhë ikjesh
Zogjtë në ikje vizatojnë portretin tënd pa sy
Mua më lënë si dimër të sertë pritjesh.

I mbështjell era ëndrrat e shkelura në udhë
Vjeshtë e artë pjekjesh, vjeshtë e trishtë pikjesh
Endem lapë gjethi në erë, vetem, pa ty 
S’dua të ik, të bëhem shteg ikjesh.





ti ike

Ti ike
Nuk di në ishte lamtumirë.

Zogjtë si gjethe bien nga lisi
Dhe palohen në kujtesë.




gjithë ditën ra shi


Gjithë ditën ra shi, ricoi mall
Asnjë zog nuk shihet në pemë
Brenda këmishës time lanë cicërimat
Nuk di në ç’strehë harrimi rrinë.


Gjithë ditën e shiut të mendova 
Të ëndërrova këtë ditë më shi
Telat e zogjve te dritarja ime 
Lotojnë trishtim e mall për ty.



bari e ka bërë të pakalueshëm shtegun

Bari e ka bërë të pakalueshëm shtegun
Për te dera e ëndrrës së vjetër
Një zog që ma lexon trishtimin
Më pret në tela ku varja ëndrrën.

Në krahët e tij më merr zogu
Siç më kanë marrë zogjtë përherë
Me yjet vështrojmë nga qielli
Të të gjejmë në tokë.

E di se je duke pritë diku
Dhe pritjen e ke ndezë dritë fari
Në bregun e inatit të lumit tim
Ku turfullojnë dallgët e detit tënd.


  
Image result for REXHEP SHAHU 


Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 në Bardhoc të Lumës, mes Kukësit e Prizrenit. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimin në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.
Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të. Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithfarë lloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineral kërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, në Radio Tirana, në Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit, zëdhënës shtypi në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, më pas drejtues i sektorit të Informacionit Bujqësor në këtë Ministri.

Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe shtatë vite edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë së Bujqësisë, Tiranë.

Rexhep Shahu ka botuar disa libra : 

 “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988;
 “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000;
 “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; 
“Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006;
 “Lis i Vetëm në Fushë, Tiranë 2011; 
“Apologji për Udhën e Kombit”, Tiranë 2012; 
“Bukën Tonë të Përditshme”, Tiranë 2014
 “Qyteti i Lutjeve”, Tiranë 2014 
 dhe “Sytë e Lirisë” – monografi, kushtuar heroit kaçanikas Ismail Raka.
“Kjo verë mërzie”.Tiranë 2016

Etj.

Rexhep Shahu është kryetar i Klubit të Poezisë, organizatë Kulture që synon të mbledhë bashkë gjithë poetët shqiptarë në hapësirën e tyre dhe në diasporë.



Flori Bruqi

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...