2017-12-29

Shkruan Murat Gecaj:Letër nga Tirana


PAK RADHË, PËR LIBRIN E RI TË BAJAME HOXHËS-ÇELIKU,
“VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE…”
(Ndodhet te Libraria “Adrion”, në qendër të kryeqytetit tonë)
Nga: Prof.Murat Gecaj,publicist e studiues
Një lexues i vëmendshëm, ka parë këto ditë, të publikuar në Internet, një Bisedë, që zhvillova me poeten e shkrimtaren Bajame Hoxha-Çeliku, e përndjekur nga diktatura në Shqipëri dhe tani me banim, familjarisht, në Bruksel të Belgjikës. Titulli i saj ishte, “17 librat e botuar, dëshmojnë punën time shumëvjeçare e të palodhur, përpara të vërtetave, që unë kam përjetuar...”. Duke folur për tërë këto botime të saj, ajo u ndal posaçërisht në përmbajtjen e këtij libri, i cili të tërheq që nga titulli i tij. Pasi sillte në kujtesë periudhën e interntimit në Lushnjë dhe vuajtjet pambarim aje, bëri këtë sqarim, sigurisht shkurt, për përmbajtjen e tij:
“ “Kush mbjell erën, korrë furtunën!...” Por, ne e prindërit tanë, mbollëm paqen dhe gjetëm ferrin mbi tokë! Në romanin me 581 faqe, "Vajet e Pranverës Mashtruese", që botova fundvitin e kaluar, te Shtëpia Botuese”Nacional”, trajtohet pikërisht kjo temë, që përfshin kohën, nga viti dyzetë e pesë dhe deri në nëntëdhjetë e njëshin, kur trokiti demokracia dhe ne u lamë të lirë të marrim vetëm rrugët e kurbetit, me rrobat që kishim veshur. Kush është i interesuar për ta njohur atë histori të hidhur, por të vërtetë, mund ta lexojë këtë libër, ku personazhet janë me emra të vërtetë. Megjithatë, besoj se nuk i ka nxënë dot ai libër, prej qindra faqesh, të tëra ato drama, që ne i përjetuam. Një jetë-në skëterrë, do ta quaja!” 
Prandaj  dhe, në mbyllje të tërë këtij botimi voluminoz, në faqen 578, autorja ka shkruar: “Kjo histori dhe tëra ngjarjet në libër, janë të vërteta, si  dhe personazhet, me emra të vërtetë”. Pra, kemi të bëjmë me ngjarje të përjetuara nga vetë  autorja, çka e bën më interesant leximin e këtij. Prandaj dhe unë e mora atë, në Librarinë “Adrion”, në qendër të kryeqytetit tonë dhe do ta lexoj, me kurreshtje e dëshirë.
Kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, për këto pak radhë, që duken si një “reklamë”, për këtë libër të ri të autores prodhimtare, Bajame Hoxha-Çeliku. Me këtë rast, e përgëzojmë atë dhe i urojmë shëndet e mbarësi, vetjake e familjare dhe botime të tjera, gjithnjë e më të arrira, për të cilat ajo ka folur edhe në atë Bisedë, që përmenda më lart, pra se i ka të gatshëm për botim!
Tiranë, 19 qershor 2017



Letër nga Gjeneva

 z.Prof.Dr.FLORI, 
Ju përshëndes nga Gjeneva!  
Kam ardhur këtu te fëmijët për festat e fund-vitit 2017! 
Shpresoj të gëzoni shëndet të mirë dhe vullnet krijues! 
JU UROJ T'A KALONI TË GËZUAR FAMILJARISHT VITIN E RI 2018!

Në Tiranë ka filluar një fushatë pastrimi në pushtetin gjuqësor.  
Prandaj po ju përcjell tregimin FUNDI "BELAMI", I cili bën fjalë për këtë temë. 
Lexim të këndshëm! 

Shumë shoqërisht, 
Sotir Athanasi, 
Gjenevë, 
28, Dhjetor, 2017! 



     SOTIR ATHANASI
    F U N D I  "B E L A M I  
       (Paramnezi)
                             
             E treguar nga një veteran i policisë që meritoi buqetën me lule të freskëta vendosur mbi trapezën e shoqërisë sonë letrare e quajtur XINGOGRAFIA.t
  
            Blegtori, la çelsat e makinës mbi tryezë dhe përpara se të largohej, tha: - Zoti zëvëndës shef, serbatori është plot me karburant. Në qoftëse nuk keni porosi tjetër, unë po dal.
            Gerti nuk u përgjigj menjëherë. Ai morri nga sirtari kutinë e shkrepses, nxorri prej aty një kunjë dhe si i këputi kokën e hodhi atë në taketuke, kurse spicën e futi në gojë midis dy dhëmbëve qëndrorë.
            E bënte këtë veprim, sa herë kishte vendosur të nisej në një aksion policor kundër keqbërësve. Qe më shumë se një gjest, si të ishte fillimi i një akti luftimi. Se dhe maja e kokës së shkrepses, tek ai njeri, si ndonjë  bajonetë e drejtonte me gjuhë përpara. E barazonte atë me fillesën e kryerjes së detyrës dhe ndjelljen e fitores. Shkurt: qe supersticioz, siç mbase ju pëlqen ju shkrimtarëve, t'a quani. Por, edhe siç e njihnim të gjithë ne, bashkëpuntorët e tij. 
            Pastaj kapi çelsat dhe shkoi te dritarja. Pulsoi butonin dy herë dhe kur pa si u ndezën dhe u fikën sinjalet e furgonit, u përgjigj:
            - Domethënë makina është e para në këmbësoren përballë, kështu?
            - Po, zotni!
            - Mirë, faleminderit. E shumta tre ditë. Të katërtën ejani të merrni çelësat në vëndin  ku i latë. Dakort?
            Tjetri nuk u përgjigj me fjalë, por tundi kryet në atë mënyrë  kur duam të themi: të gjithë të mirat, ose...,  paç fat,  Buzëqeshi dhe derën e hapi lehtë për të dalë. Se e dinte: aksioni niste që tani. Por oficeri e ndali me një pyetje:
            - Viçat që i dërgoni në grumbullim për mish, çfarë karakteristikash duhet të kenë?
            - Duhet të dish, - nisi spjegimin specialisti i tyre: ato duhet të jenë të shëndetshme dhe të kenë një farë peshe.
            Gerti buzëqeshi: - Faleminderit! E paskam të fituar bastin me mikun tim.
            Pas kësaj, e hoqi spicën e futur midis dy dhëmbëve qëndrorë dhe e hodhi në tavëll për të përsëritur ritualin. Ky veprim do të thoshte se biseda mbaroi.
            Specialisti i blegtorisë e përshëndeti me kokë dhe doli.
            Gerti ishte Zëvëndës shef i rajonit. Ai pra, hapi sërish dosjen.  Përpara kishte një shkresë ku bëhej fjalë për një urdhër - ndalimi policor, fotografinë e një ish tutori femrash të keqtrajtuara e të trafikuara prej tij në Itali. Tre fotografitë e tyre, ku spikasnin vështrimet jo vetëm të njoma e të pafajshme (më të vogla se njëzetë vjeç), por edhe ai reliev i përbashkët e tejet i brishtë.
            Thirrja e tyre drejtuar, kujt? Mos ndofta Zotit. Po. Se çastin e fotografimit, nuk e kishin kërkuar me dëshirën e tyre. Kurësesi . Ato ishin sjellë aty me përdhunë dhe që t'i shpëtonin shëmtimit fizik, kishin pranuar një tjetër dhimbje, atë më të madhen: shkatërrimin shpirtëror. Se e kishin njehsuar si më të pranushëm. Prandaj, të shtrënguara u detyruaran dhe i plazmuan portretit një pamje ikone edhe pse tanimë kishin përfunduar në skllave.
            Zëvëndës shefi duke ditur pozicionin e tyre, sa herë që i shihte, i nëpërmendej përcaktimi mëse i gjetur, vetëm me një shprehje e psikologut në Akademi:
            Maska e një ikone rrezikzezë.
            Por këtë herë, në vënd të saj, lexoi vetëm pak rreshta.
            E kishte shkruar njëra nga Ato, nëpërmjet klientit të saj të rradhës (i cili, për fat të mirë, kishte qënë bashkatdhetari ynë dhe se, jo pa rrezik, e kish pranuar një pusullë për t'ia shpënë babait të saj në Tiranë).
            Le t'a lexojmë atë:

           "Idhuli im BABA! 
           Mamaja kishte të drejtë, por ne nuk ia dhamë.
           "I fejuari im, doli MASKARA. Më ka nxjerrë në trotuar 
           në shoqërinë e dy vajzave të tjera nga Kombinati.
           Të lutem më shpëto përpara se të hidhem 
            në rrotat e ndonjë makine 
                         Me lot në sy, dobësia jote.
                                                          Moza!"

            Një ditë më parë ia kishte treguar psikologut të akademisë fotografinë fotozhenike të tutorit dhe ky, si e pa me vëmëndje, qe shprehur:
            Shkathtësitë verbale dhe matematikore, janë frutëdhënëse në kulturën amerikane, të cilët e kanë përvetësuar lehtësisht të tillë tipa . . . , BELAMI ( "bukuroshë).
            Po këtyre mund t'u kundërvihemi me shpejtësinë dhe shkathtësinë e hedhjes së heshtës, karakteristikë kjo e kulturës së gjahtarëve. A nuk e kemi ne një detyrë të tillë, I dashur koleg?
            Dhe oficeri hodhi me pezm kujin e shkrepses në taketuke për të vënë midis dhëmbëve një tjetër sfinë, të cilën, pas dy a tre minutash edhe kjo  do të përfundonte në zjarrishte, pa e kuptuar aspak se për vete goja e tij qe kthyer në..., shpuzore.

            Qe dita e fundit për të përfituar nga AMNISTIA disa kategori ish të dënuarish,  të cilët jetonin në liri jashtë burgjeve. Mjafton të ktheheshin me dëshirën e tyre në vëndin e kryerjes së dënimit. Këtu futej edhe ky kalorës që kishte llogaritur t'ia hidhte paq, pa i hyrë asnjë gjëmb në këmbë, vetëm të gdhihej një natë në burg.
            Gerti zbrazi himbajtësen në koshin e plehrave dhe, pasi morri me vete gjithçka që duhej, përfshi edhe grykëgjatën (domethënë pistoletën heshtëse), doli.
2.-
Rrugica ishte bosh. Oficer ynë, furgonin me portën e hapur e kishte puthitur në trotuar.  Vetë, qëndronte në kabinë, në ndenjësen e pasagjerit dhe vëzhgonte rrugën nga të dy pasqyrat: atë në qëndër të makinës, tepër e madhe dhe e gjërë që e kishte montuar vetë,  si dhe tjetrën në krahun e djathtë.
           Qëndronte kështu i gatshëm me orë të tëra. Sytë i qenë bërë ujë. Kujat e shkrepses i përtypte nga nervozizmi përpara se t'i pështynte te hapsira e vockël e derës paksa e hapur. Ndërsa kokat i hidhte jashtë, si të qenë krerë peshku.
            Aty, në të ngrysur, atëhere kur durimi po e lëshonte, ndërsa këmbëngulja luftonte me 'të, u përputhën si t'a quajmë: thepi me shtjegëzën.  Ky qe: parashikimi dhe FATI.
            Në të dy pasqyrat u shfaq peshku, I veshur si për në bordello, të cilin ai e kishte pagëzuar: BELAMI. 
            Oficerit i hypi gjaku në tru. Vendosi menjëherë kapuçin-maskë mbi krye dhe në çastin e përshtatshëm,  u hodh jashtë kabinës.
            Grykëgjata në dorën e..., "maskës" e tmerroi Bukuroshin.
            Ky, kur pa se, arma lëvizi pak në të majtën e tij e kuptoi se duhet të futej në kabinë dhe u bind. Kaq duhej që oficeri vetëm me një gjest tjetër, t'a detyronte të shtrihej përmbys me duar dhe këmbë të hapura si bretëkoca në fekondim. Atij iu kujtua biseda me mbarështruesin e viçave atë paradite herët, që dërgonte në thertore viçat dhe u çtensionua. Madje, tek po i lidhte nga mbrapa, duart me litar ashtu siç ai dinte i erdhi edhe për të qeshur. Por, s'qe koha. Duhet t'ia vinte në krye edhe thesin e zi. Pa duhej lidhur edhe me litar: midis ganxheve  rrafsh në dyshemenë e mjetit, i cili ishte enkas për kafshë.
             Ky tip bukuroshi, miqtë e mi shkrimtarë, të mos ju bëjë përshtypje që u lidh rrafsh. Se nuk mund t'a klasifikojmë në rradhët e njerëzve. Që të bindeni, mjafton t'u them se Ai, viktimat (dhe ato ishin vajza të reja e të brishta), diktuar nga sadizmi i tij i detyronte të ishin bashkëpu-nuese në seks.  Ashtu nga mbrapa. Dhe kur ato s'pranonin, Ai i digjte në shpatull me cigaren që mbante në buzë.
3.-
Mbas dyzetëetetë orësh oficeri,  me maskë në fytyrë dhe me gojën mbushur për të ndryshuar zërin, ia hapi derën makinës dhe i tregoi telefonin e tij:
            -Thuamë tani numrin e telefonit te simahorrët e tu në Itali dhe t'u japish urdhër që, jo më larg se pasnesër të tria këto vajza që sheh në këto fotografi, të jenë kthyer në Tiranë. Në të kundërt, në darkë, do të përfundosh i mbytur dhe askush nuk ka për t'a marrë vesh se ç'të ndodhi.
4.-
             Belami s'ishte budalla.
            Të tria vajzat të nesërmen u kthyen në Rinas. 
            Kur oficeri mori konfirmimin nga aviacioni, mrekullia kishte ndodhur. 
            Tirana për 'to ishte qyteti më i bukur në botë!
            Ndërkaq, oficeri mendonte se tutorit po i plaste organi për të shuruar dhe fyti për një pikë ujë. Kur e hapi sërish portën e karrocerisë, nuk deshi t'a besonte, se ajo qelbej e gjitha. Bukuroshi qe kthyer në një kafshë që vetëm frymonte. Se urina e kishte mbushur të gjithë dyshemenë. Kishin kaluar kështu tre ditë nga afati i kushti për  t'u kthyer në Burg të atyre që përfitonin nga AMNISTIA.
           Kërcënimi se në rast përsëritje, do t'i pritej fare vegla e urinimit e tmerronte BELAMINË. 

           Zëvëndës shefi vendosi furgonin në trotuar dhe u ngjit lart në zyrën e tij. Vuri çelsat e makinës mbi tryezë dhe nisi të formulojë Dorëheqjen. Ndërkaq, erdhi i zoti i mjetit.
            - Faleminderit! - i tha atij.
            - Asgje, zoti zëvëndësshef, asgjë.
            - Serbatori është plot e përplot me  karburant. Kurse brënda e ke të pastër se e çova në lavazh, nga që m'u desh të shpija një viç dhuratë për në dasëm.
            Tjetri buzëqeshi, si të donte të thoshte: qoftë kështu siç po e thoni ju, zoti zëvëndës shef dhe paçim përherë viça për të shpënë në dasëm.
            Ai  doli.
            - Viçi kishte ngrënë shumë hasëll dhe e kish qelbur "shtrojën", - mendoi oficeri.          
Gerti shkoi në zyrën e shefit të tij. Ky ngrijti kryet dhe, nga që s'e priste t'a shihte kaq..., papandehur e disi vrullshëm si të hiqte një barrë nga shpina,  pyeti me habi:
            - Mbarove punë, apo do të shkosh përsëri?  Se ti sikur kërkove shtatë ditë nga leja e zakonshme e prapambetur?
            - Ashtu është zoti shef. Por viçi që duhet të siguroja për dasmën u gjet më shpejt dhe më lirë nga sa e mendova, - tha kështu dhe i la mbi tryezë kërkesën për largimin e tij nga policia.
            - Dorëheqje!?! - u befasua shefi.
            - Po, - dhe ai la në cep të tryezës edhe pistoletën me grykën e gjatë heshtëse.
            - Pse e gjithë kjo
            Atë çast ra zilja e telefonit. Flisnin nga  burgu.
            Belami, që ishte futur një natë më parë në burg, shtatëdhjetëegjashtë orë pas skadimit të afatit, me urdhër të prokurorit, duhet të linte qelinë.
            - Të mos zbatohet ky urdhër, - tha shefi pa ditur ende se si ishte problemi, por vetëm nga kënaqësia që një tip si Belam, më në fund ishte mbërthyer. 
            - Të mos zbatohet, - përsëriti,-  deri sa të vij unë atje.
            Dhe shefi, në ato nerva e sipër i tha zëvëndësit të tij: - Edhe ti do të më lësh? 
            Edhe ti, o BRUT? 
           - Po.
           - Pse?
            - Sepse..., - E para, Bruti, ishte shok i Çesarit, por Ai qe kundër Çesarit Diktator. Kurse unë jam shoku yt në luftën me keqbërësit, tutorët, kriminelët. Dhe... - në vënd të përgjigjes më konkrete,  zëvëndës shefi nxorri nga xhepi një gazetë.
            Aty me gërma të mëdha shkruhej për njeriun me maskë që e kishte detyruar Belaminë të sillte me telefon nga Italia të tri vajzat e trafikuara.

            Kaq u desh që shef Mentori të bindej se viçin e kishte futur në stallë Gerti, zëvëndës i tij dhe kjo e mbushte me admirim për guximin. Ai kuptoi tri gjëra. E para se kolegu i tij kishte sfiduar ligjin (edhe pse në emër të së mirës).  E  dyta: një kuadër si ai, rrezikonte karrierën.
            Dhe e treta:
            Një prokuror duhet të ishte i mbleksur në aferë koruptive, për derisa jepte urdhër të lirohej një tip i tillë: Belami
            Shefi ngrijti receptorin e telefonit. Formoi një numur dhe tha:
            - Sekretaria? 
            - Po, flisni, ju lutem!  
            - Jam Mentori, shefi i komisariatit "X". Kam nevojë urgjente të takohem me ministrin. Kur të jetë i lirë, bëmëni një zile, ju lutem. 
              Uli dorezën e aparatit në vënd dhe i hodhi një vështrim plot admirim kolegut të tij një dekadë e ca më të ri:
            - Nuk ke biseduar ende me tjetër kënd mbi këtë Dorëheqje, sigurisht?
            - Jo, zoti shef Mentori dhe s'e kam aspak ndërmënd t'a bëj me kërkënd.  
            - As për atë që shkruhej dhe aludohej në shtyp?
            - Jo, zoti shef.
            - Shumë mirë. Puna, mbas ikjes nga kjo botë, aksidentalisht të gruas sime, fare e re dhe pa fëmijë;  mua më la një beqar të përjetshëm, - i tha ai dhe si ndezi një cingare, e morri Dorëheqjen dhe e grisi. - Në qoftëse ministri, nuk do të gjejë kohë të më presë, dije se, do të jetë i detyruar ai palo prokuroruc i koruptuar të anullojë urdhërin e tij që,  "bukuroshi” Belami të mos përfitojë nga Amnistia. AtMegjtMmëhere do të bëj unë një Dorëheqje   dhe do t'ia paraqes ministrit. Edhe një vit më duhet të dal në pension. Për mua s'është  ndonjë humbje që peshon.
            Atë çast mori armën nga cepi i tryezës dhe përpara se t'a fuste në sirtar, shtoi: - kjo, padyshim që e ndreq punën, - dhe e futi grykëgjatën në paisej e tij personale.

            Zëvëndës shef - Gerti, kur u takua sërisht me psikologun në Akademi, thuhet se një nga bisedat, larg e larg, ishte edhe kjo batutë:
            - Që Bota rrotullohet , ka thënë Gëte e kanë ditur edhe të tjerë përpara Galileo Galileit, por ata kanë qënë të martuar dhe me fëmijë. "EPUR SIMUOVE "( Megjithatë rrotullohet).
            Shef Mentori dha Dorëheqje,  e cila u pranua nga zoti ministër.
            Zëvëndësi i tij , Berti, u bë shef i komisarjatit.
            Belami mbeti në burg.
            Por. . . 
Prokurori e hodhi një shkallë më lart vendimin e gjykatës e cila i dha të drejtë Atij. Vonesa në paraqitjen e të pandehurit. . . , Belami, pranë vëndit të kryerjes së dënimit, ishte bërë nga Forca të errëta. Prandaj, Ai lirohet në sallën e gjyqit me një Vendi të formës së prerë.

            Këtu mbaron rrëfimi I ish veteranit  të policisë. 

           Një javë më vonë, një gazetar investigativ, do të thoshte në një "STUDIO e HAPUR", se:
           Një farë totori femrash, i njohur si BELAMI që, përfitoi nga kushtet e AMNISTISË, i del                   përpara një Maskë dhe i hedh acid në fytyrë. 
           BELAMI, që do të thotë "I BUKUR", u SHËMTUA në një farë mënyre të frikshme.
           Ky ishte fundi BELAMI. 

___________________
*)Paramnezi= Përzierje e realitetit me trillin artistik.

    SOTIR ATHANASI
    Athinë, Shkurt, 2017! 
    Gjenevë, Dhjetor, 2017
                                                                                                                                                   
                                          

Dërguar nga Samsung tablet.

Shkruan Akademik Dibran Fylli : Letër nga Açareva

Açarevë, 2017

PASUROHET EDHE ME AFRO 200 TITUJ BIBLIOTEKA E SHKOLLËS NË AÇAREVË

Duke i përmbyllur aktivitetet artistike, kulturore e humane të këtij viti, sot më 27 dhjetor 2017, me iniciativën e Z. Agim Tahiraj e të regjisorit Dibran Fylli, Bibliotekës së shkollës fillore “Ismet Rrahmani” në Açarevë të Drenicës iu dhuruan afro 200 tituj libra, dhurim ky nga Z. Sebush Dermaku - Instituti Albanologjik i Kosovës, nga Afrim Hamiti - Biblioteka e Institutit të Historisë dhe veprat letrare të autorit nga Açareva Z. Dibran Fylli.

Këto libra, në emër të dy Instituteve i dorëzuan Z. Agim Tahiraj e Dibran Fylli dhe me dashamirësi i pranuan Drejtori i shkollës Z. Ilaz Azemi e Sekretari Z. Musli Haxha, me ç’rast, në shenj respekti Drejtoria e Shkollës i nderoi me Mirënjohje Z. Agim Tahiraj, Z. Sebush Dermaku, Z. Afrim Hamiti dhe Z. Dibran Fylli.

Açareva, edhe pse vend i largët e i harruar nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, është vendi më i afërt e i preferuar i liridashësve, çerdhja e luftëtarëve të lirisë ngase aty për herë të parë në historinë e shqiptarëve u themelua më 4 prill 1998, Akademia Ushtarake e UÇK-së, e ideuar, themeluar e konsoliduar nga strategu i luftërave çlirimtare Gjeneral Bekim Berisha - ABEJA.

2017-12-25

Gjenerali amerikan Robert Neller paralajmëron trupat e tij: Lufta po vjen

Nga Flori Bruqi


Ndonëse nuk ka patur një konflikt madhor mes fuqive të mëdha që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ekzistojnë tre fronte të cilët e bëjnë të mundshëm që konflikt të tretë global






Perspektiva e një konflikti global – Lufta e Tretë Botërore III nëse doni – duket disi e paimagjinueshme. Që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur konflikt madhor midis fuqive të mëdha. Projekti origjinal i pasluftës evropiane u bazua në paqen, drejtësinë sociale dhe harmoninë. Zhbërja e këtij projekti, shoqëruar nga nacionalizmin në rritje, ka gjasa të përkeqësojë rreziqet e luftës në një kontinent me një histori të mbushur me konflikte të përgjakshme.

Në shekullin e 20-të, të dy luftërat botërore ishin të papritura. Libri shumë i vlerësuar i Christopher Clark, “Somnambulët: Si Evropa shkoi në Luftë në vitin 1914” – botuar në kohën e duhur, me rastin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, përshkruan një rrëshkitje të papritur të Evropës në luftë. Lufta e Parë Botërore ishte paraprirë nga një prelud qetësie – shekulli i gjatë i 19-të, me paqe dhe stabilitet relativ. Fuqitë e mëdha të Evropës Eduardiane kishin qenë të angazhuara në diplomacinë dhe tregtinë, përpara mësymjes së kasaphanës.

Gjatë viteve 1930, fuqitë kryesore ishin të prirura për të shmangur një luftë tjetër, prandaj dhe ndoqin një politikë zbutjeje, prandaj edhe SHBA në fillim nguronin për t’u përfshirë, prandaj erdhi edhe pakti nazisto-sovjetik. Njoftimi i Neville Chamberlain për “paqe për kohën tonë” duhet të shihet në këtë kontekst. Gjatë Luftës së Ftohtë, koncepti i një lufte të tretë botërore ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me luftën bërthamore dhe doktrinën e shkatërrimit të ndërsjellë.

363a7eb500000578-3688017-image-a-55-1468404053590_1468507400-9068601
Megjithatë, është e mundur që konflikti i ardhshëm mes fuqive të mëdha mund të marrë formën e një lufte tjetër të ftohtë, apo edhe një lufte të nxehtë konvencionale (pra, jo termobërthamore). 

Në shekullin e 21-të, ka tri fronte kyçe për luftërat e ardhshme. I pari është frontia Evropë-Rusi me një luftë të re të ftohtë të shkaktuar nga konflikti ukrainas. I dyti është fronti i Lindjes së Mesme, përqendruar rreth Isis dhe luftës siriane. I treti është fronti i Azisë dhe Paqësorit me një përballje të fortë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
363a7ec600000578-3688017-image-a-54-1468404045063_1468507400-70830

Lufta e Ftohtë II
Revista Time – zëdhënësja origjinale e establishmentit amerikan gjatë Luftës së Ftohtë – i bëri jehonë fillimit të Luftës së Ftohtë II, në vitin 2014. Fuqitë perëndimore i kanë karakterizuar inkursionet e Vladimir Putinit në Gjeorgji në vitin 2008 dhe ato në Ukrainë si ekspansionizëm agresiv. Me sa duket, ironia e faktit që SHBA bën thirrje për të mos shkelur sovranitetin kombëtar, ndërkohë që vetë është zhytur kokë e këmbë në Irak, i ka shpëtuar shumëkujt. Perspektiva realiste – siç artikulohet nga John Mearsheimer në faqet e Foreign Affairs – është se kriza ukrainase u parapri nga dy dekada ekspansionizmi të NATO-s deri në kufijtë e Rusisë. Kjo ishte në kundërshtim me premtimet e bëra për respektimin e këtyre kufijve, në fund të Luftës së Ftohtë.
363a7edc00000578-3688017-image-a-57-1468404089046_1468507400-7790397

Kohët e fundit, SHBA ka vendosur trupa në Poloni në vendosjen më të madhe të trupave amerikane në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Siç raportohet, këto trupa amerikane gjithashtu do të “shtrihen përtej shteteve të tjera të Evropës Lindore, përfshirë Estoninë, Bullgarinë dhe Rumaninë”. Rusia alarmoi shtetet baltike duke “lëvizur raketa bërthamore Iskander-M në bazën e saj detare në Kaliningrad në vjeshtë”.

363a7ed400000578-3688017-image-a-60-1468404114151_1468507400-379838
Tre frontet e sipërpërmendur, janë të tre mjaftueshëm të rrezikshëm sa për t’u konsideruar si shkaqe potencialë të një tjetër konflikti madhor, që do të përfshinte fuqitë e mëdha.
363a7ee300000578-3688017-image-a-59-1468404108403_1468507400-417337

‘Lufta po vjen, bëhuni gati’, komandanti amerikan porosit trupat e SHBA


‘Lufta po vjen, bëhuni gati’, komandanti amerikan porosit trupat e SHBA



Marinsat e SHBA janë paralajmëruar të jenë të gatshëm për një “luftë të madhe” pas tensioneve në rritje me Rusinë dhe Korenë e Veriut.


Mediat e huaja shkruajne se komandanti i Trupave Detare, Robert Neller lëshoi një parashikim të zymtë gjatë një takimi me trupat amerikane të vendosur në Norvegji, duke u thënë atyre se “po vjen një luftë”.

amerikani marina


Paralajmërimi erdhi një ditë para se sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis i tha trupave në Fort Bragg të Karolinës së Veriut se “retë e stuhisë po grumbullohen” mbi Gadishullin Korean.



Neller tha se ushtria amerikane mund të zhvendoste fokusin e saj nga Lindja e Mesme në Evropën Lindore, duke cituar konfliktet e Rusisë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë si justifikim.

Komandanti i marinsave amerikanë ka paralajmëruar ushtarët e tij të stacionuar në Norvegji, që të përgatiten për luftën e ardhshme, shkruan Fox News.


Kore e Veriut - foto arkivi

“Shpresoj ta kem gabim, por lufta është duke ardhur”, ka deklaruar gjenerali Robert Neller gjatë një vizite që u ka bërë trupave të tij.

“Me prezencën e juaj këtu ju jeni duke bërë luftë politike dhe atë të informacionit”, ka shtuar ai.

Neller pretendon se në një të ardhme të afërt Rusia dhe Paqësori mund të jenë zona të konflikteve.

Njësoj mendon edhe kolegu i tij Ronald Green, i cili ua rikujtoi ushtarëve se të mos harrojnë se për çfarë janë këtu.

Koreja e Veriut hodhi 4 raketa balistike, reagon Koreja e Jugut dhe Japonia

“Ata janë duke ju parë juve, ashtu siç ne po i shikojmë ata. Shumë lehtë ekziston mundësia që ta rrisim numrin e marinsave në këtë vend nga 300 në 3 mijë”, ka shtuar ai.

Ky paralajmërim vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Jim Mattis, u tha ushtarëve në Fort Bragg se mbi gadishullin Korean “janë ngritur disa re të zeza"




Shkuarja e Nellerit dhe Greenit në Norvegji koincidoi me rritjen e tensioneve midis SHBA-ve, dhe aleatëve të saj në NATO dhe Rusisë. Sipas ueb-faqes Military.com, Rusia ka paralajmëruar Norvegjinë që vendimi për të pranuar një njësi të re të ushtrisë amerikane që do të qëndrojnë deri në fund të vitit 2018, do të ndikojë negativisht në raportet reciproke.

Related image

Ndërkaq, Norvegjia i është kundërpërgjigjur duke thënë se prezenca e ushtarëve amerikanë nënkupton forcimin e lidhjes me NATO-n, të cilëve u ka mundësuar të bëjnë ushtrime në kushte ekstreme.

Neller beson se SHBA-të mund ta ndërrojnë fokusin nga Lindja e Mesme në Evropën Lindore.

Related image

Rusia duket qartë se nuk është e kënaqur me prezencën e trupave amerikane afër kufijve të saj, ku që nga qershori i vitit 2016, afro 300 marinsa amerikanë janë stacionuar në Norvegji, që njëherësh konsiderohen si trupat e para të huaja në vend që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Image result for lufta e trete boterore

Në shtator të këtij viti Rusia ka kryer një ushtrim të përbashkët me fqinjin e saj Bjellorusinë, ku kanë marrë pjesë 12.700 ushtarë.

Nga do të nisë Lufta e Tretë Botërore? 
Shihni parashikimet e mediave britanike!


 Nga do të nisë Lufta e Tretë Botërore? Shihni parashikimet e mediave britanike!

Lufta e tretë Botërore mund të jetë më afër se sa mendojmë. Që nga Izraeli tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daily Express tregon vendet që mund të preken nga një luftë e tillë.

Sipas një raporti të Control Risks, përcjell Tema, britanikët votuan për t’u larguar nga BE, zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës dhe vala e sulmeve terroriste ka sjellë një pasiguri ekonomike. Një lloj pasigurie që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.


Dhe me marrëdhëniet midis vendeve të caktuara që kanë sjellë tensione të reja, Lufta Botërore mund të jetë shumë afër. Daily Express rendit vendet që mund të preken dhe arsyet pse.

Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 70 vjetët e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët.Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtri, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kah aspekti u fuqisë dhe prestigjit ushtarak.

Tre këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore – nëse jo të vetme – dhe janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”.
Këto shtete përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar balancë delikatë politik që mund të shpie te kolapsi.
Një numër i ekspertëve kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore.
Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës, transmeton Koha.net.
Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim edhe jostabilitetin e Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita ditës në këtë shtet.


Izraeli

Izraeli është në krye të listës, dhe kjo për shkakun se tensionet e tij me Iranin janë të larta, veçanërisht për marrëveshjen e armëve me SHBA-në. Por Izraeli gjithashtu ka tensione me Sirinë dhe nëse izraelitët e sulmojnë, ka gjasa që të gjitha vendet myslimane të bëhen bashkë për t’iu kundërpërgjigjur dhe që mund të përfshijë dhe dy superfuqitë, SHBA-në dhe Rusinë.

SHBA

Që kur Trump u zgjodh President ka pasur mjaft ngacmime mes SHBA dhe vendeve të Lindjes së Mesme.

Ekspertët parashikojnë se Trump do të trondit mbrojtjen amerikane dhe politikën e jashtme të vendit kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, çka do të sillte pasoja të rënda globale.

Këtë javë presidenti në detyrë Barack Obama akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe fitoren e Donald Trump. Kjo jo vetëm që do të mundë të sjellë një tjetër Luftë të Ftohtë, por ushqen potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

Irani

Ministri iranian i Mbrojtjes është shprehur se Lufta e Tretë Botërore është tek dera, që pas fitores së Donald Trump.

Vitin e kaluar Barack Obama bëri një marrëveshje me Iranin për armët bërthamore, një marrëveshje që Trump e ka quajtur “katastrofë” dhe se do të tërhiqet prej saj. Nëse ndodh kjo, Irani mund të nis sulme çka për pasojë do të sillte një luftë të re.

Siria

Siria është në trazira politike dhe situata po degradon nga dita në ditë. Vendi ka gjithashtu dhe armë bërthamore, diçka që qeveria nuk ka gjasa ta mbrojë në situatën aktuale. Dhe nëse përdoret ndonjë nga këto armë, do të shkaktonte reagimin e vendeve të tjera, duke nisur luftën.

Rusia

Që nga koha e Bashkimit Sovjetik e deri tani, Rusia ka qenë gjithmonë një nga superfuqitë botërore dhe dihen përplasjet e saj me SHBA gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky vend është gati të nisë një sulm në çdo moment. Por është gjithashtu dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, që do të thotë se nëse vendi sulmohet, shanset për një hap tjetër për të deklaruar luftën në vendet e tjera janë gati.



Vladimir Putin ka urdhëruar stërvitjen e më shumë se 40 milionë shtetasve rusë, ku për këtë besohet se ai po përgatit fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Pas një komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë, Kremlini ka organizuar stërvitje dhe praktika emergjente – në rast të ndonjë rreziku shtetëror, shkruan Express.uk, transmeton GazetaExpress.
Kjo stërvitje do të përgatisë qytetarët rusë për “fatkeqësi të mëdha natyrore ose të bëra nga njeriu”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.
Ekspertët thonë se Putin këtë stërvitje masive të qytetarëve rus po e bën pasi po përgatitet për Luftën e Tretë Botërore.

Kina

Ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe për këtë mund të shihet si një nga më të rrezikshmet. Tensionet gjigantit lindor dhe SHBA kanë qenë të heshtura për disa kohë, por 2017 mund të shohë një rritje të tyre pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese për 45 për qind të mallrave kineze.

Pas vendimit të Hagës se aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore ishin të paligjshme, ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Wanquan, ka paralajmëruar qytetarët për t’u përgatitur për Luftën e tretë Botërore.
Ministri Wanquan bëri një deklaratë para disa ditesh, gjatë inspektimit të instalimeve ushtarake në provincën lindore të Kinës bregdetare ku tha se publiku kinez duhet të jetë i informuar në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare, për shkak se sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit janë në rrezik.
Sipas agjencisë shtetërore të Kinës lajmeve ‘Xinhua’, Wanquan gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e sigurisë në det të hapur, si dhe pranoi seriozitetin e rrezikut për sigurinë kombëtare të Kinës. Ai më tej ngarkoi të gjitha struktura e sigurisë së vendit,transmeton syri.net duke përfshirë ushtrinë, policinë, së bashku me qytetarët për t’u përgatitur dhe mobilizuar për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe territorial.

Që nga vendimi i korrikut nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) Kina ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sfidojnë vendimin dhe për të mbrojtur sovranitetin e saj.


Koreja e Veriut

Ky vend është një kërcënim për nisjen e Luftës së Tretë Botërore, dhe nëse kjo ndodh, ajo potencialisht mund të shkatërrojë menjëherë disa vende. Marrëdhëniet e saj me Korenë e Jugut nuk kanë qenë kur të qeta. Me mbështetjen e SHBA për Jugun, tensionet mund të shpërthejnë në nivele të tjera, dhe kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Turqia

Vitit 2016 për Turqinë ka qenë një trazirë, si politike dhe ekonomike. Nëse gjërat nuk rregullohen shpejt, ka mundësi që vendi të sulmojë kundër armikut të tij dhe me vendet e Lindjes së Mesme si Irani, Siria dhe Izraeli afër tij kjo do të ishte shumë e lehtë.

Egjipti

Egjipti është një vend i fuqishëm, dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në vendet myslimane, që në vetvete është shqetësuese.

Marrëdhëniet e tij me vendet fqinje, dhe në veçanti Izraelin janë të tensionuara, shto këtu dhe sulmet terrorist në vend. Për këtë renditet në vendet nga ku mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore.

Pakistan

Pakistani është një vend i paqëndrueshëm më një rritje të madhe të terrorizmit në vend. Për më tepër, ai nuk ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, në veçanti me Indinë për shkak të qëndrimeve për Kashmirin. Vendi ka dhe armë bërthamore dhe një kryengritje kundër pushtetit mund të çojë në një luftë botërore.




Ja ku mund të fshiheni në rast lufte bërthamore 


Ka thashetheme se Lufta III Botërore mund të fillojë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Kjo me gjasë nuk do të ndodhë, por qëndron fakti se midis SHBA-së dhe Rusisë moti nuk ka mbretëruar një situatë më e tendosur .

1. Islanda

Me gjasë Islanda është lokacioni më i sigurt në këtë listë. Islanda gjendet me qindra kilometra larg nga çdo cak potencial në një luftë bërthamore. Me gjasë ky ishull nuk do të goditej me asnjë projekti, e as nuk do të prekej nga rrezatimi radioaktiv nga shpërthimet në qytetet e Evropës, apo Amerikës. Islanda ka edhe përparësi të tjera: peshkatarinë dhe energjinë gjeotermale.

2. Ishulli Louis

Ishulli skocez Louis gjendet tri orë lundrim larg pjesës tokësore të Skocisë. Bëhet fjalë për një vend të përshtatshëm për jetë, i cili nuk tërheq vëmendjen e të mëdhenjve.



3. Antarktiku

Edhe pse këtu gjatë tërë vitit bën ftohtë, mbijetesa është e mundur nëse i keni aftësitë e duhura. Përparësia më e madhe është se, me gjasë, të gjitha fuqitë që do të merrnin pjesë në një luftë bërthamore, do ta injoronin Antarktikun.



4. Kanzas Siti

Është qyteti më i përshtatshëm në rast të një lufte bërthamore. Ky qytet është i rrethuar me ara të pëlleshme, të cilat lehtë mund të mbrohen nga sulmuesit potencialë.

5. Jukon



Njëra ndër provincat më të largëta të Kanadasë, Jukon gjendet larg nga të gjitha caqet potenciale. Një përparësi shtesë është se bëhet fjalë për një destinacion plot me kafshë të egra dhe pasuri minerare, për ushqim dhe për fillim të ri të civilizimit.









Ish-agjenti amerikan trondit CNN-in: Nuk jemi vetëm, kam parë gjëra që…


Ish-agjenti amerikan trondit CNN-in: Nuk jemi vetëm, kam parë gjëra që…(VIDEO)
“Ekzistenca e UFO-ve është provuar përtej dyshimeve që ekzistojnë”.
Kështu thotë ish-agjenti amerikan, Louis Elizondo, i cili shërbeu si kreu i departamentit “X-Files” në Pentagon nga viti 2008.
Ai dha dorëheqjen duke dashur të vërë në dukje se ky sektor është i superfinancuar nga qeveritë në mbarë botën.
Në deklaratat e tij ai thotë se “objekte të paidentifikuara fluturuese dhe madje edhe aftësi të përparuara, janë identifikuar shumë herë” çdo vit.
“Unë mendoj se është mjaft e qartë se ne nuk jemi vetëm, kështu që duhet të pyesim se ku janë këto objekte”, thotë ai për “CNN”.
Programi që ai drejtoi filloi në vitin 2007 dhe kushtoi 22 milionë dollarë.
Ekzistenca e tij u publikua vetëm muajin e kaluar, pasi deri vonë ishte shumë konfidencial.
Elizondo argumenton se UFO-t janë gjetur mjaft shpesh pranë objekteve bërthamore dhe termocentraleve.
Sipas tij, gjatë programit u elaboruan fenomene që u ngjanin filmave fantastiko-shkencorë, ndërsa u regjistruan eksperienca te pilotëve ose anëtarëve të misioneve ushtarake që raportonin për kontakte me objekte të paidentifikuara fluturuese.
Ai shtoi se disa nga pilotët e Marinës amerikane përshkruajnë lëvizjet e çuditshme të avionëve dhe sjelljet përtej atyre njerëzore.
“Nuk kishim parë diçka të tillë kurrë më parë”, shtoi Elizondo.

https://www.youtube.com/watch?v=-2b4qSoMnKE

Janullatos merr nënshtetësinë; Jehonë në mediet greke

Janullatos merr nënshtetësinë; Jehonë në mediet greke
Reagime tepër pozitive ka pasur në Greqi dhënia e nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Reagimi i parë ka ardhur nga vetë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili me një mesazh në Twitter ka përshëndetur vendimin e Presidentit së Shqipërisë, për dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit të Shqipërisë, një njeriu të mençur.
“Ky akt, shkruan kreu i diplomacisë greke, është një hap i njohjes së kontributit të tij të thellë humanitar dhe i përforcimit të besimit midis popujve tanë”.
Lajmi është transmetuar fillimisht nga kanali i tretë shtetëror i Greqisë ‘ERT 3’ dhe më pas nga mediat e tjera. Në shtypin e shkruar ka pasur referime nga gazetat Kathimerini, Eleftheros Typos, Gazeta e Redaktorëve.

Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!


Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!
Nga Artan Lame
Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit).

Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre.

Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.

Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare – dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re.
Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar – dhe Zoti e mbajttë në krah.
I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij.

I dyti, shqiptar i përjetshëm, s’mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).
Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t’i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit.

Do pyes për këtë gjë një njeri të ditur në punë feje, por mendja më thote se Perëndia e di vetë se ku meriton të shkojë i vdekuri dhe nuk ka nevoje për lutjet tona që të vendosë a të ndërrojë mëndje.

Ndaj, mesha nuk u shërben të vdekurve por të gjallëve.

Përmes lutjes së tyre, Perëndia i gjykon nëse e kanë gjetur udhën e drejtë dhe nëse e kanë kuptuar se nga është e vërteta.
Ndaj o të krishterë të mirë, sot në mesnatë, teksa të dëgjoni meshën nga shqiptari i sotëm, cojeni mendjen tek shqiptari i përjetshëm – at Stathi – se Zoti do jua dijë për të mirë në llogarinë e jetës.

Ilir Demalia: Jemi bërë gazi e turpi botës


Demalia: Jemi bërë gazi e turpi botës
Ilir Demalia në profilin e tij në facebook ka reagur, se si presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i dha Kryepeshkopit Grek nënshtetësinë Shqiptare.
Demalia: Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e dinte shqipen mjaft mirë, e mbajti meshën në mesnatën e ditëlindjes se Jezu Krishtit në greqisht, duke i thënë shqiptarëve: se monumenti më i madh kombëtar i Fanolit, ndarja e Kishës Shqiptare nga Kisha Greke duke krijuar Autoqefaline Orthodokse Shqiptare e mvarur direkt nga Kostandinopoja, pikërisht në mesnatën e 24-25 dhjetorit 2017 kjo vepër u vra dhe defakto Kisha Shqiptare nuk funksionon më si Autoqefale, ajo është defacto nën juriduksionin e Kishës Greek dhe nën hyqmin e Kolonelit Asfalisë Janullatos.
Statusi i plotë:
Nga Ilir Demalia/ Boll ma. Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, I dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e din shqipen mjaft mirë, e mbajti meshën në mesnatën e ditëlindjes se Jezu Krishtit në greqisht, duke I thënë shqiptarëve: se monumenti më I madh kombëtar I Fanolit, ndarja e Kishës Shqiptare nga Kisha Greek duke krijuar Autoqefaline Orthodokse Shqiptare e mvarur direkt nga Kostandinopoja, pikërisht në mesnatën e 24-25 dhjetorit 2017 kjo vepër u vra dhe defakto Kisha Shqiptare nuk funksionon më si Autoqefale, ajo është defacto nën juriduksionin e Kishës Greek dhe nën hyqmin e Kolonelit Asfalisë Janullatos. Sot sipas një shkrimi tê Artur Zhejit në 360grade që duhet lexuar sëpari nga presidenti, kryeministri që pretendon se është nxënës I Nolit, nga të gjithë politikanët e pozitēs-opozitiës, nga Lulzim Basha, Sali Berisha, e karrocat parti mbrapa tyre, të cilët, nuk I kish zënë gjumi gjithë natën, duke pritur, kush do të përulej para Kolonel Janullatos që ti puthte dorën, në të njëjtë kohë , me urdhër të Janulatos, “ mbyllën me zinxhirë derën e Kishës së Përmetit, për të ndaluar Ringjalljen e Kujtimit të At Stath Melanit, në ditë Krisht-Lindjeje, na bënë një shërbim shumë të mirë: Na rizgjuan akoma edhe më fort Kujtesën, se mjerisht “lufta e veladonëve vazhdon”. 360 grade. Shqiptarë, orthodoks, katolik,myslyman, për hatër të Zotit, në këtë ditë të shenjtë, sot e mbrapa mos I bini gjoksit për patriotizma e trimrira për Fe e Atdhe se kem përdhos gjithçka që u munduan me ngrit emrin shqiptar ata fatosa të shqiptarizmës për integritetin dhe dinjitetin e vendosjen e themeleve të Shqipnisë, që shqiptarët e sodit e kanë kthyer me klasën politike dhe nënshtrimin kolektiv si bashkëpunimin me të keqen, në një karakatinë shterore, politike, morale, ekonomike e atdhetare.
Jemi bërë gazi e turpi botës.
Boll ma.

Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?


Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?
Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Janullatosit, nuk ka shkaktuar reagime vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një kryelajm edhe në Greqi. Të gjithë mediat greke e kanë pasqyruar këtë lajm, ndërsa ka reaguar edhe politike greke, me në krye ministrin e Jashtëm, Kotzias.
Raportohet ndërohë, se edhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe “kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë”.
Pavlopulos do të komunikojë me telefon të marten edhe me Metën, për t’i shprehur atij falenderimet e pse i dha pasaportën shqiptare Janullatosit. Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse janë ngazëllyer kaq shumë drejtuesit më të lartë të shtetit grek dhe mediat e këtij vendi, me faktin që Janullatos ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Manjani: Gjest që shteti duket ta kishte bërë më parë

Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Manjani: Gjest që shteti duket ta kishte bërë më parë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet vendimin e Presidentit Meta për dhëneien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.
"Dhënia e shtetësisë Shqipëtare z. Anastas Janullatos ishte gjëja e duhur! Zoti Janullatos shërben në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë prej 27 vitesh. Shtetësia Shqipëtare veçse shton vlerën e fjalës “Autoqefale” të Kishës Ortodokse. Ndoshta më shpejt duhet të ishte bërë ky gjest nga shteti Shqipëtar!", shkruan Manjani në Facebook.
Ndërsa e mbyll shkrimin me një urim: "Sidoqoftë, Gëzuar Lindjen e Krishtit!"

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...