Posts

Showing posts from October, 2013

Hitleri jetoi deri në moshën 74-vjeçare në Argjentinë?

Image
Hitleri ishte i varur nga droga

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spermë demash dhe morfine, kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell.

Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist.

Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se, abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur.

“Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi.

Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 …

Vepror Hasani -Belkizja, bija e Mahmud Pashë Elbasanit dhe shkëlqimi i gocave të Tiranës

Image
KORÇË – Ne nuk dimë pothuajse asgjë për atë vajzë. Nuk e dimë as si e kishte emrin. Ajo që dimë për të është pak, madje shumë pak. Kemi në dorë vetëm një letër të saj. Është e shkruar bukur. E lexon dhe të rrëqeth. Dhe kjo është shumë. Dimë gjithashtu që ajo jetonte në një nga fshatrat e Tiranës. E dimë këtë sepse kështu thuhet në fund të letrës. Kur e mëson këtë fakt, letra e shkruar prej saj të duket edhe më e pabesueshme. Si është e mundur? Fjalët e shkruara janë të zgjedhura; gjithçka shkëlqen; rrëzëllijnë mendimet e saj; befasia është e madhe. Të gjitha idetë përshkruhen me një ndiesi mbresëlënëse. Ajo është e qartë në të gjitha ato që shkruan dhe dëshiron të thotë. Dhe mendo vetëm për një çast: letra është shkruar 100 vjet më parë nga nji goc’ Tirane që jetonte diku në një fshat. Si është e mundur që e zotëronte kaq bukur gjuhën shqipe, që kishte një fjalor kaq të admirueshëm dhe që dinte kaq mirë se çfarë ndodhte rreth saj e larg nëpër botë. Tek ajo letër gjithçka shkëlqen. Du…

Kur gratë shkriheshin në hamamet e aksionerit Tefik bej Lamçe

Image
Vepror Hasani



Histori/100 vjet më parë: Hamamet e aksionerit Tefik bej Lamçe dhe thashethemet për gratë dhe vajzat që i frekuentonin


Ndoshta muhabeti për hamame turke e banja evropiane nuk do të ishte ngjizur ditën e 13 marsit, sepse ishte ende ftohtë dhe ardhja e pranverës as që kishte filluar të ndihej, ndaj dhe kjo bisedë dukej sikur kishte ardhur në kohën më të papërshtatshme, por siç dihet, çudirat ndodhin në çdo kohë pa pyetur për stinët e vitit dhe as për të ftohtin dhe të nxehtin. Megjithatë sebep për një kuvendim të tillë, mbushur plot dëshira, thashetheme dhe hamendje, ishte bërë “Zëri i Korçës”. Atë ditë kjo gazetë kishte dalë me një artikull të zgjeruar mbi hamamet që po ndërtoheshin në Korçë nga shoqëria “Shëndeti”, e cila kryhesohej nga aksioneri Tefik bej Lamçe. Gazeta u lexua nga shumë njerëz, por ato që mbetën të magjepsura për gjithçka që thuhej dhe shkruhej në artikull ishin gratë dhe vajzat e qytetit të Korçës. Lamçe kishte shpjeguar për gazetarin e “Zërit të Korç…