Porosia e të prekurit nga koronavirusi në Kosovë: Nuk është aspak e lehtë, merreni seriozisht këtë pandemi
I prekuri me koronavirus nga fshati Bibaj i Ferizajt ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, gjithashtu ai bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ky virus.
Ai ka thënë se ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak e lehtë.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Miq dhe familjar të dashur
Së pari shpresoj që të jeni mirë dhe shëndosh. Faleminderit shumë për mesazhet e pafundëme që më keni dërguar dhe për mbështetjen tuaj në këtë kohë të vështirë.
Pas kthimit tim nga Gjermania, ju nënshtrova procesit të kuarantinës si të gjithë bashkë udhëtarët e tjerë, dhe fatkeqësisht rezultatet e testimit për Covid-19 më dolën pozitiv. Gjatë tërë këtij procesi kam qëndruar në konviktin e studentave në Prishtinë.
Gjatë mbrëmjes së 20 Marsit, gjendje ime shëndetsore u perkeqesua dhe kerkova qe te dergohem në repartin infektiv të QKUKs.
Falenderoj stafin mjekësor per përkujdesjen e tyre deri më tash dhe dua të ju informoj që gjendja ime shëndetsore momentalisht është stabile.