Siç del nga kujtimet e Dushan Mugoshës, ideator i mbledhjes pa rezultat të Pezës më 16 shtator 1942 ka qenë Miladin Popoviçi. Qëllimi i mbledhjes ka qenë që nacionalistët të tërhiqeshin për hunde e të shfrytëzoheshin si fasadë nga komunistët. Në Pezë u pi kafe e raki e nuk u realizua asgjë tjetër, gjithçka “bashkuese” mbaroi brenda një dite
16 shtatori 1942 ka hyrë në historinë komuniste si një ditë ku komunistë dhe nacionalistë u mblodhën së bashku për fatin e mëmëdheut. Kjo mbledhje u thirr nga Miladin Popoviçi, bashkëkryetari i Partisë Komuniste të Shqipëri (tjetri ishte Dushan Mugosha). Ajo kishte si synon që t’i paraqiste komunistët si bashkëpunues në luftën kundër pushtuesit. U zgjodh Peza pasi vëllai i Myslim Pezës, Shyqyriu ishte në relata të mira me pushtetin e kohës e kësisoj mund të bëhej çdo mbledhje me qetësi e siguri. Në thelb mbledhja e Pezës nuk ka qenë as konferencë e asgjë tjetër e këtij lloji. Përgjithësisht elementi nacionalist, u tërhoq qysh atë ditë e nuk mori pjesë në asnjë aktivitet. Kryetari i këshillit nacionalçlirimtar, Kamber Qafmolla, jo vetëm që nuk mori pjesë, por vazhdonte punën me forcat e karabinierisë. Nuk u ngrit asnjë njësi e armatosur për të luftuar okupatorin e asnjë tjetër. Peza as arriti bashkim e as solli ndonjë dobi. Simotra e Pezës, ishte mbledhja e Mukjes. Edhe këtu, u pi kafe e raki, u fol për patriotizmin e asgjë më shumë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Komunistët e kishin ndarë mendjen për të mos ndarë pushtet me asnjë forcë tjetër. Eh mor Erion Veliaj! Çdo gjë që vjen nga komunizmi është verem. Nuk ka asnjë të bardhë ajo kohë. Ti si përfaqësues i brezit të tyre, sado të përmendshim që ke lindur në vitin 1979, politikisht ke lindur në vitin 1941 se atë formim politik ke marrë qysh kur ke lindur.
Në kujtimet e tij për mbledhjen e Pezës Dushan Mugosha ka shkruar:
“Kushtet e ndryshme dhe aftësitë e ndryshme dhe këshillave i jepnin edhe karakteristika të veçanta veprimtarisë së tyre. E gjithë kjo do të thoshte se duhej koordinuar puna për të gjitha këshillat nacionalçlirimtare në Shqipëri. Këtë gjë e sugjeroi Miladin Popoviçi duke propozuar krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar. Shpejt ai organizoi në kushte shumë të vështira konferencën e parë për krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar, në shtator 1942 në Pezë. Ky i fundit, menjëherë pas krijimit të tij, filloi të veprojë si udhëheqje e përgjithshme politike e popullit shqiptar, duke kërkuar përkrahjen e plotë të gjithë këshillave nacionalçlirimtare. Menjëherë pas konferencës kombëtare, një poet anonim thuri një vjershë për këshillat dhe një muzikant, emrin e të cilit nuk e di, mbi këto vargje kompozoi muzikën. Kjo këngë, së shpejti u përvetësua nga njësitë partizane dhe qytetarët e Shqipërisë. ajo këndohej me çdo rast solemn si himn”.
Si logjikë e këtyre rreshtave, shokut Miladin i shkon një bust krahas shokut Myslim në Pezë.