2013-04-11

Agim Ramadani, model i oficerit modern


Agim Ramadani, model i oficerit modern
Në kuadër të manifestimit “Ditës e Shqipes”, që po mbahet për nderë të 14 vjetorit të Betejës së Koshares, nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi është duke u mbajtur akademia përkujtimore, për heroin e kombit Agim Ramadanin. Me këtë rast kryeministri Thaçi, ka thënë se ish komandanti i Brigadës 138 Agim Ramadani ishte model i oficerit modern.
“UÇK-ja arriti për herë të parë t’i bashkojë shqiptarët, pa dallime politike, fetare, e krahinore. UÇK-ja arriti t’i bashkojë mbarë shqiptarët në trojet ku jetojnë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Betejën e Koshares, Thaçi e ka quajtur si më të suksesshëm dhe të lavdishmen, ndërsa Brigadën 138 të udhëhequr nga komandanti Agim Ramadani, e ka vlerësuar si më të rëndësishmen për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
“Agim Ramadani ishte enciklopedi, ishte model i oficerit modern, ishte njeri i paqes dhe i luftës, artist dhe piktor, i arsimuar dhe i përgatitur mirë, që e donte jetën, por më shumë e donte lirinë”, ka thënë ai.
Premieri i Kosovës Hashim Thaçi: Duke nderuar jetën, kontributin dhe sakrificën e Heroit të Kombit Agim Ramadanit - nderojmë të gjithë dëshmorët dhe luftëtarët e Brigadës 138
Në emër të veteranëve të “Brigadës 138 Agim Ramadani”, të pranishmit i përshëndeti Ferid Përzhnjeva, i cili tha se 14 vjet më parë në veri-perëndim të Kosovës, ishte një kufi i hekurt nga forcat serbe, por UÇK-ja ishte e bindur se kufiri duhet të hiqet me luftë, duke bërë një strategji, në krye të së cilës ishte heroi Agim Ramadani.
Ai ka thënë se kjo ditë do të mbetët në kujtesën e të gjithë ushtarëve të “Brigadës 138 Agim Ramadani”.
Ndërsa në emër të familjes Ramadani, të pranishmit i përshëndeti vajza e heroit Agim Ramadani.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...