2013-04-09

BOLL ME ,PREMIER MOS I DËGJO RRENAT E SERBISË!



Përmes një letre dërguar medieve, Këshilli Kombëtar Shqiptar, nënshkruar nga kryetari Galip Beqiri, i drejtohet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës i ka përcjellë me shumë interes bisedat e Kosovës me Serbinë.

“Duke pasur parasysh, vazhdon letra, se Beogradi ka refuzuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, Këshilli Kombëtar Shqiptarë shpreh shqetësime të thella për evoluimin e ngjarjeve në rajon e posaçërisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si një hapësirë reflektimi ngjarjesh që kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë(intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung).

Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon me urgjencë që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë më pro aktive në mbrojtjet e të drejtave të shqiptarëve edhe ashtu të pambrojtur, dhe të marrin me seriozitet kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për reciprocitet të nënvizuara nga Kuvendi Këshilltarëve Shqiptar si në Platformën politike të 14 janarit 2006 ashtu edhe në Deklaratën e miratuar së fundmi.

Zgjidhjet e ofruara në Bruksel për asociacionin e komunave serbe në Kosovë të jetë njëkohësisht edhe zgjidhje për Luginën e Preshevës, pasur parasysh kompetencat në fushat me rëndësi jetike si në arsim, kulturë, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe ato kompetenca për vetëqeverisje në fusha tjera të caktuara në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtarë dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive”, përfundon letra e KKSH – së drejtuar kryeministrit Thaçi.

description

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka deklaruar se shpreh keqardhje për vendimin e qeverisë serbe që të hedhë poshtë propozimet e ofruara në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë kësaj qeverie, që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve. Duke rikujtuar takimet që ka zhvillluar në gjashtë muajt e fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq, baronesha Eshton ka thënë se “të gjitha elementet për një marrëveshje mbi veriun e Kosovës janë në tavolinë”. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Ashton citohet të ketë thënë se “marrëveshja duhet të jetë e arritur midis dy palëve, nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë”. “Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësië për qytetarët – veçanërisht në veriun e Kosovës – të kenë një jetë më të mirë”. “Shpresoj se Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin këtë shans, për ta lënë të kaluarën prapa tyre dhe për të lëvizur përpara drejt së ardhmes”, ka thënë baronesha Eshton, transmeton REL. Ajo shpreson se do të zhvillojë diskutime brenda BE-së në ditët e ardhshme, në mbështetje të, siç ka thënë, një hapi të vërtetë përpara për Serbinë dhe Kosovën drejt së ardhmes së tyre evropiane.



Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Beogradi është i gatshëm që të bisedojë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, pas kthimit të tij nga Moska, ku do të qëndrojë të mërkurën dhe të enjten. Ai ka theksuar se nuk ka pasur kontakte me Brukselin për çështjen e bisedimeve. Në konferencën për media në Beograd, pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Belgjikës Didier Reynders, ai ka bërë të ditur ku qëndrojnë mospajtimet me palën kosovare dhe BE-në. “Çështja kryesore është siguria, policia, gjyqësia – përfaqësimi etnik dhe vija e komandimit, çështja rregullimit të kuadrove në polici, pastaj që në veri të ketë njësi të përhershme të gjykatës së apelit si dhe një moratorium për praninë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës”, ka thënë kryeministri serbe Ivica Daçiq, raportojnë mediat serbe.

description
Zyrtarët nga kabineti i baroneshës Ketrin Eshton nuk qartësojnë nëse ndërmjetësja e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë do ishte e gatshme që të thërret raund të ri të dialogut, ashtu siç ka kërkuar Beogradi zyrtar. E pyetur rreth kësaj çështje, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, vetëm citoi reagimin e mbrëmshëm të baroneshës Eshton pas konfirmimit zyrtar se Qeveria e Serbisë ka refuzuar marrëveshjen me Kosovën ku ajo kërkon nga autoritete serbe që të bëjnë përpjekjen e fundit për arritjen e marrëveshjes. Sipas burimeve diplomatike të Brukselit kjo ftesë e Eshtonit nënkupton se Beogradi zyrtar e ka gati edhe një javë në dispozicion për ndryshim të qëndrimit nëse dëshiron që samiti i Bashkimit Evropian në qershor të jetë frytdhënës për Serbinë. Sipas Kocijançiq, veprimet e Bashkimit Evropian përballë Beogradit zyrtarë bazohen në konkluzat e samitit të dhjetorit. Ajo konfirmon se pavarësisht refuzimit të djeshëm, Komisari për Zgjerim, Shtefan Fyle, gjithashtu edhe shefja e diplomacisë Evropiane do i dorëzojnë raportet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Në të vërtetë, më 16 prill Komisioni Evropian, miraton raportin për përparimin në procesin e integrimeve për këto vende, ndërsa më 22 prill baronesha Eshton raporton para ministrave të jashtëm të bashkimit evropian për procesin e dialogut. Këto dy moment janë vendimtare për atë se çfarë do ndodhë në samitin e qershorit pasi që vihen kornizat për vendimin formal të shefëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Nga mbledhja e qershorit Kosova, shpreson marrjen e vendimit për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Ascoiimit, ndërsa Serbia pret dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit me BE-në, transmeton RTK. Të dyja janë ngushtë të lidhura me rezultatet konkrete nga dialogu politik. Nëse deri më 15 prill Serbia nuk pranon propozimin e Eshtonit atëherë shteti nuk mund të llogaritë në vendime pozitive në qershor.
description

Koalicioni për themelimin e Komisionit Rajonal për verifikimin e fakteve për krimet e luftës – KOMRA, ka inkurajuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe konsideron se njohja e institucioneve të Kosovës. “Vendosja e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore është parakusht për jetë më të mirë të serbëve në Kosovë”, ka deklaruar koordinatorja e procesit KOMRA, Natasa Kandiq. “Nuk është vendimtare çështja nëse data për fillimin e negociatave do të jetë qershori, korriku, shtatori i këtij viti ose i vitit të ardhshëm, çështje e rëndësishme është normalizimi i marrëdhënieve dhe konsekuenca në përfaqësimin politik të idesë së integrimit evropian”, ka thënë Kandiq, raportojnë mediat serbe. Në raportin “E drejta transicionale në vendet e ish-Jugosllavisë” Kandiq ka thënë se Serbia në fakt nuk ka sovranitet, as kompetenca juridike në Kosovë, kurse autoritetet në Beograd flasin se Serbia është e gatshme për dialog më institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë. “Duhet të ketë një qasje e re për njohjen e institucioneve të Kosovës, meqë nga kjo varet siguria, mbijetesa dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore të serbëve dhe i pakicave të tjera në Kosovë”, është shprehur Kandiq. Sipas saj, normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën është çështje dhe kusht vendimtar i ballafaqimit konstruktiv i Serbisë me të kaluarën.



Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...