Gentiana Zagoridha
Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të ç`do shoqërie dhe të ç`do sistemi. Arsimi është edhe një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Faktet që sistemet e arsimit janë në ndryshim të përhershëm, shërben për t´ju përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë e të ecet me hapin e kohës. Shqipëria është një vend i vogël,por me shumë vlera,me njerëz të zotë, të talentuar e me shumë vullnet ,të etur për ndryshim e përparim. Në Shqipëri niveli arsimor është i kënaqshëm dhe po ecën me ritmet e duhura .Reformat e ndërmarra këto 20 vitet e fundit kanë sjell një nivel më të mirë e cilësor të mësimdhënies. Këtë e dëshmon më së miri dhe Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve ( PISA 2009) ku vendi ynë u evidentua si një nga tre vendet që ka realizuar progresin më të ndjeshëm duke u ngjitur 5 vende më lart në renditje krahasuar me rezultatet e arritura në vitin 2000 ku ai u rendit i parafundit,midis vendeve pjesëmarrëse. Por shqiptarët janë shumë kërkues ndaj vetes, ambiciozë i pëlqen të integrohen sa më shpejt në ç`do fushë të jetës,dhe nuk mjaftohen me kaq. Si objektiv afatgjatë i Ministrisë së Arsimit e Shkencës janë standardet e OECD kështu që mund të thuhet se ka akoma vend për punë dhe për përmirësime. Në këtë kontekst mund të thuhet se ç`do reformë që ndërmerret në një sistem të caktuar që siguron shërbime për publikun ka për qëllim që të plotësojë më mirë nevojat e këtij të fundit për këto shërbime. Për këtë qëllim ç`do institucion që është përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij sistemi është e nevojshme që jo vetëm të njohë situatën dhe nevojat,por të gjejë rrugët dhe të përcaktojë politikat e duhura për përmirësimet e duhura siç ka bërë dhe Ministria e Arsimit këto vitet e fundit me zbatimin e reformave në arsim. Është domosdoshmëri që e kërkon koha veçanërisht për arsimin,pasi dobësitë e këtij sistemi do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë ekomomik e social të vendit. Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të gjithë sistemin arsimor. Reforma në arsim ka përfshirë : legjstacionin, kurrikulat, infrastrukturën, arsimin parauniversitar, arsimin e lartë publik e privat si dhe kualifikimin e mësuesve në nivelet më të larta pasi suksesi i arsimit bazohet tek mësuesi i kualifikuar.
Lidhur me legjislacionin është propozuar nga Ministria e Arsimit një projektligj i cili i kthyer në ligj,do të fillojë të zbatohet brenda vitit 2011. Risia e këtij ligji do të jetë, se për herë të parë në Shqipëri do të zbatohet një ligj që në themelet e tij do të ketë mendimet e sugjerimet e vetë arsimtarëve si palë të interesuara duke iu nënshtruar një diskutimi publik me qëllim që ky ligj ta meritojë plotësisht të quhet : Ligji i Arsimit Shqiptar të Standardeve Evropiane.
Për sa i përket reformës së kurrikulave janë bërë përparime të dukshme që e sjellin arsimin shqiptar pranë standardeve të vendeve të tjera Evropiane. Ky reformim ka përfshirë : sistemin 9-vjeçar, gjimnazin e ri, altertekstin, Maturën Shtetërore etj. Kurrikula e arsimit tonë parauniversitar do të realizojë jo vetëm një formim solid në gjuhën amtare,letërsi,matematikë,shkenca natyrore dhe ato shoqërore,por do të bëjë të mundur që ç`do nxënës që mbaron arsimin e mesëm të njohë mirë 2 gjuhë të huaja.
Lidhur me përmirësimin e infrastrukturës arsimore janë planifikuar për tu ndërtuar 15 shkolla të reja, rehabilitimi i shkollave ekzistuese dhe zgjerimi i 3 shkollave gjithashtu ekzistuese (rikonstruksion dhe shtesa).Në fushën e investimeve e infrastrukturës fizike dhe laboratorike, didaktike-mësimore me ndihmën e projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” për vitin 2011 janë parashikuar të fillojnë ndërtimet e 19 shkollave të reja dhe rehabilitimi i 10 shkollave të tjera të pajisura e mobiluara sipas standardeve Evropiane. Investimet do të drejtohen gjithashtu edhe drejt përmirësimit të bazës mësimore,didaktike e laboratorike në të gjitha nivelet e arsimit. Sipas planifikimit për 2011 rreth 25% e të gjitha shkollave 9-vjeçare në Shqipëri përfitojnë laboratorë didaktik mësimor. Gjithashtu gati 50% e shkollave të mesme përfitojnë laboratorë didaktikë-mësimorë dhe 15% e shkollave të arsimit parauniversitar përfitojnë biblioteka.
Në “Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009-2013” për të jetësuar decentralizimin në arsimin parauniversitar janë përcaktuar këto hapa:
- Në nivel qendror . Ristrukturimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të varësisë duke ndërtuar një skemë të qartë menaxhimi me bazë përformance. Kjo është realizuar tashmë me ngritjen dhe funksionimin e Drejtorisë së Decentralizimit dhe Koordinimin Rajonal.
- Në nivel rajonal . Ristrukturimi i Drejtorive Arsimore Rajonale dhe zyrave Arsimore me qëllim rritjen e kapaciteteve në ndihmë të shkollave. Tanimë Drejtoritë Arsimore Rajonale kanë një strukturë që tenton më shumë nga menaxhimi, politikë bërja dhe administrimi,sesa vetëm evidentimi i problematikave dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
- Në nivel shkolle . Zbatimi i autonomisë shkollore kërkon një autonomi gjithnjë e më të madhe veçanërisht në këto fusha:
- Programeve të lëndëve
- Mënyrës së financimit dhe përfitimit nga financime të tretëve dhe donatorëve
- Përzgjedhjes së personelit mësimdhënës dhe atij ndihmës
- Menaxhimit në nivel shkolle
Në këtë mënyrë duke hedhur hapat drejt autonomisë shkollore, ecet përpara drejt:
-transparencës së përdorimit të fondeve financiare
-shtimit të përgjegjësisë së personelit shkollor në përdorimin e mirë të mjeteve dhe shërbimeve që sigurohen nga këto fonde.
Autonomia në Arsimin Parauniversitar mund të konsiderohet pa frikë një sfidë dhe reformë bashkëkohore. Ky proçes është një nga përparësitë në kuadër të Partneritetit Evropian, sipas të cilit kërkohen të merren një sërë hapash për realizimin e autonomisë, duke ndarë përgjegjësitë që vijnë nga pushteti qendror pra Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e duke zbritur deri në nivel lokal pra në Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe zyrat Arsimore.
Lidhur me zbatimin e reformës së Arsimit të Lartë janë planifikuar për tu realizuar 25 projekte Didaktiko-Shkencore në të gjithë universitetet e vendit, këto të financuara nga Banka Botërore, Banka Evropiane të Investimeve dhe Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim si dhe Buxhetit të Shtetit për vitin 2010-2011. Gjithashtu janë bërë ndryshime që prekin strukturën e studimeve. Universitetet tona do të ofrojnë Bachelor të Shkencës shumë të gjera, por do të ofrojnë dhe Bachelor të ngushtë,që determinojnë në master profesional ose që janë më afër profesionit,kjo për shkak se ne jemi një vend që nuk kemi të diferencuara universitetet nga shkollat e larta teknike siç ndodh në vendet evropiane. Lidhur me politikën e financimit të arsimit të lartë parashikohen dy instrumente themelorë:
Instrumenti i parë për financimin dhe shpërndarjen e fondeve të orientuara tek studenti në të cilin janë përfshirë 4 drejtime kryesore: kuponi i studentit, bursa e ekselencës, mbështetja financiare e studentëve që vijnë nga familje në nevojë dhe kredia.
Instrumenti i dytë i cili nënkupton pjesën e fondit të orientuar për zhvillimin e institucionit me disa nën zëra; fond për zhvillimin institucional afatgjatë, fond për zhvillimin akademik që do të thotë drejtime të reja studimi, diploma të reja, orientime nga tregu, studime post sekondare, studime të shkurtra dhe bachelor. Fond për mbështetjen e qeverisjes së Institucionit, fond për infrastrukturën, fond për mbështetjen e zhvillimit shkencor-akademik, fond për kërkimin bazë por dhe të aplikuar.
Në të gjitha këto forma, financimi i universiteteve publike dhe private do të kenë akses dhe do të mbështeten në disa tregues të përformancës së tyre. Shkollat e larta që do të përfitojnë në financim, do të jenë të gjitha shkollat e certifikuara për cilësi nëpërmjet klasifikimit të rajtingut të universiteteve. Ndërsa për studentët, baza e financimit do të jetë rezultati i arritur në Maturën Shtetërore. Por do të ndiqen edhe fushat e studimit që ata do të përzgjedhin dhe jo vetëm thjesht rezultati i studentit.
Lidhur me reformën e mësuesisë do të fillojë zbatimi i modelit të diplomimit të mësuesve sipas standardeve Evropiane. Fakultetet e mësuesisë të universiteteve publike në vend kanë hartuar tashmë kurrikulat e reja të “Masterit në Edukim” sipas modeleve bashkëkohore. Reforma e mësuesisë përfshin riorganizimin e studimeve universitare, kualifikimin e vazhduar të mësuesve si dhe hallkat e tjera të rekrutimit dhe karrierës. Kjo reformë është në kohën e duhur. Efektet e saj janë afatgjata. Reforma në mësuesi me pak fjalë nënkupton:
Përshtatjen e një strukture të re të studimeve duke iu përmbajtur strukturës me tre cikle të Bolonjës. Në të gjitha universitetet do të përshtaten studimet e “Masterit në Shkencat e Edukimit” me kohëzgjatje 2 vjet për mësues të shkollës së mesme të përgjithshme dhe profesionale si dhe 1.5 vjet për mësues të shkollës së mesme të ulët. Implementimi i modelit të përshtatur të Finlandës për formimin e mësuesve në nivelet e integruara Bachelor dhe Master në Universitetin e Elbasanit, në formën e një projekti pilot. Atashimin e 1-2 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme pranë universiteteve që përgatisin mësues për të realizuar praktikën e plotë të studentëve si dhe kërkimet shkencore në fushën e edukimit. Ngritjen e Qendrave të Ekselencës Didaktike pranë universiteteve, që do të shërbejnë për kërkime shkencore në fushën e edukimit, formimit didaktik të mësuesve dhe asistentëve të universiteteve. Përshtatjen e numrit të studentëve në fushën e mësuesisë, veçanërisht në nivelin Master, në përputhje me nevojat e sistemit arsimor.
Me këto reforma të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës pritet ti kthehet dinjiteti i duhur arsimit shqiptar që ky komb të shkruajë përfundimisht kapitullin e së ardhmes së tij ashtu siç e meriton.

No comments:
Post a Comment