Shkruan: Lulzim Susuri
(VËSHTRIM NGA ASPEKTI FETAR PËR SHKAQET E VETËVRASJEVE)
S`ka dyshim se nga problemet më të dukshme dhe më serioze nëpër të cilën sot po kalon shoqëria shqiptare e sidomos ajo e Kosovës është edhe paraqitja në skenë e vetëvrasjeve të shumta. Këtij krimi I shtohet rreziku dhe problemi edhe më tepër kur nuk dihen arsyet, por ato ndodhin pa kurrfarë motive, apo me motive të ulëta të cilat nuk ja vlen të ceken, e ka prej tyre që janë edhe ndoshta qesharake.
Është më se serioze kjo dukuri kur dihet se në vendin tonë brenda javës kanë ndodhur tetë ngjarje të tilla, numër ky me të cilin Kosova ngritët në vendin e parë në Evropë me këso rastesh të cilat kanë ndodhur brenda javës.
Është shumë e vërtetë se Islami njeriut i ka dhënë disa liri pak më të mëdha mbi trupin e tij të cilat nuk ja ka dhënë mbi të tjerët psh; njeriu është i lirë ta lodhë veten më shumë se të tjerët por jo të veprojë ashtu edhe me njerëzit. Mirpo megjithatë Allahu nuk ja lejoi njeriut që të bëjë ç të dojë me veten e tij dhe ta dënojë atë sit ë ketë dëshirë me preteks se ai është trupi I tij dhe ka të drejtë të veproj apo të shtrojë çfarë dhune të dojë mbi të. Trupi është emanet të cilin Allahu ja dha çdo njeriu që me të ti krzej adhurimet dhe të kënaqet me hallallet e Zotit por jo edhe ta dënojë apo keqpërdorë atë sit ë ketë dëshirë. Ngase trupin Zoti tad ha dhe e ke obligim që të kujdesesh për të poashtu t ja ktheshë atë Zotit ashtu siq e ke marrë.
Ai njeri që ja lejon një krim të tillë vetes së tij dhe e sheh gjë normale, mendon se ka të drejtë të veprojë një krim të tillë, adhua çfarë thua se ky njeri vepron me të tjerët. Pasi është në gjendje t ja bëjë padrejtësinë më të madhe truoit të tij, çfarë padrejtësie mendon se lë mangu për të tjerët ?!
Nga argumentet që flasin për këtë temë dhe që arbitrojnë ligjin e kësaj vepre veçojmë këto:
1- Nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Derguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e mbytë vetem me hekur ai do të dënohet në zjarrë duke e futur hekurin në bark me duart e veta, i cili vazhdon kështu përgjithmonë. Ai që ë mbytë veten me helm ai do të vazhdojë ta pijë atë përgjithmonë. Kush e hudhë veten nga mali dhe mbztet ashtu do të dënohet në xhehenem. (Shënon Muslimi nr. 175)
2- Thabit b. Dahaku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Derguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: “Kush e mbytë veten me hekur do të dënohet me të në zjarrë” (Shënon Buhariu nr. 1363 dhe Muslimi nr. 176)
3- Xhundubi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Derguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: “Një njeri kishte plagë në trup –e që të rehatohej prej tyre- e mbyti veten. Atëher Allahu tha: “robi im vetveten e tij me duart e veta e qoi kah dënimi andaj do ja bëj haram xhenetin” (Shënon Buhariu nr. 1364)
4- Ebu Hurejreh se i Derguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e varë veten e tij do të dënohet në zjarrë përgjithmonë me varje, kurse ai që e therë me thikë poashtu atje do ta therë veten” (Shënon Buhariu nr. 1365)
5- Thabit b. Dahaku, Allahu qoftë i kënaqur me të, trasmeton se i Derguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e mbytë veten e tij në çfardo mënyre ai ashtu do të dënohet në zjarrë” (Shënon Muslimi nr. 177)
6- Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se një njeri nga radhët e muslimanëve luftoi shumë fuqishëm në betejën e Hunejnit, e besimtarët e lavdëruan në prezenc të Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, por ai tha: “personi për të cilin po flisni është prej banorëve të zjarrit. Të pranishmit u habitën shumë, e njëri prej tyre tha se do ta përcjelli dhe të shoh pse tha kështu i Dërguari i Zotit. Ai person të cilin e lavdëruan më herët, në nje betej pasi luftoi ca, u plagos dhe nga dhimbjet e plagës e nguli gjoksin e tij në majën e shpatës dhe kështu e mbyti veten. Personi që e përcillte u bind me fjalën e Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, e me të vrapuar erdhi tek Resulullahi, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe bërtiti me të madhe: dëshmoj se je i dërguar i Zotit, pastaj i tregoi shkakun e fjalës së tij dhe rastin me atë person se si bëri vetvrasje. (Shënon Muslimi nr. 178)
ISLAMI DHE VETVRASJA
Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se vetvrasja është haram, pa marrë parasyshë motivet me të cilat bëhet ajo. Por është e nevojshme ti rrehim ca pika të cilat janë me rëndësi në kete qështje:
1- Vetvrasësit a i pranohet pendimi në botën tjetër, pasi nuk ka mundësi që ai të pendohet në këtë botë, apo jo?
Shumica e dijetarëve, e në krye të tyre Maliku dhe Buhariu thonë se nuk i pranohet pendimi. Kjo për shkak se në të gjitha argumentet vrasësi u cek se do të dënohet në po atë mënyrë si e ka mbytur veten në këtë botë. Poashtu në asnjë argument fetar nuk ceket se dikujt do ti pranohet pendimi në atë botë edhe pse që të gjithë do të pendohen pasi ta shohin të vërtetën. Gjithashtu prej kushteve të pendimit është që të jetë në këtë botë dhe para momentit të arritjes së shpirtit në gropë të fytit.
2- Në një hadith të shënuar tëk Muslimi dhe Nesaiu ceket se i Dërguari i Allahut nuk ja fali një vetvrasësi namazin e xhenazes. Lind pyetja: a lejohet dhe a duhet ti falet atij namazi i xhenazes apo jo?
Edhe pse pati prej tyre që nuk e lejuan por e vërteta është se kjo pikë ka nevojë për pak më shumë sqarime: Lejohet ti falet namazi i xhenazes nëse këtë krim e ka ditur për haram dhe nuk e ka konsideruar hallall, pra nuk e ka kundërshtuar dhe mohur me të ligjin e Allahut, por e ka mbytur veten nga injoranca, mashtrimi i shejtanit, shkurtpamësia e tij, etj. Nëse ka qenë e kundërta atëher nuk lejohet ti falet namazi por është haram, ngase nëse neriu e punon haramin me inat dhe që ta kundërshtojë me të Allahun duke thënë se nuk është e vërtetë se është e ndaluar por përkundrazi një gjë e tillë është hallall, atëher ai ka bërë kufër dhe kafirit nuk i falet namazi i xhenazes. Mirpo nëse e me punën e tij nuk ka dalur nga feja por prijësi i besimtarëve e sheh të arsyeshme që ai mos t ja falë namazin me qëllim që të tjerët të marrin mësim dhe mos të përsëritet tjetër herë kjo vepër negative, atëher nuk ja falë.
3- Me këtë vepër vrasësi a bën kufër apo jo?
Padyshim se kjo vepër është krim dhe padrejtësi e madhe por prapë ajo nuk e arrinë shkallën e kufrit. Përveç nëse me këtë vepër synohet kundërshtimi i ligjit të Allahut dhe konsiderimi i haramit të Allahut hallall, siq e sqaruam në pikën e dytë.
4- Vetvrasja a është shkak që personi të dënohet përgjithmonë me zjarr apo jo?
Në disa hadithe u cek se vetvrasësi do të jetë përgjithmonë në zjarrë, njëherit ky mendim që e përkrahin “mu'tezilët” por dijetarët e “ehlu sunetit” lidhur me këtë pikë mbrojnë mendimin se ai nuk do të jetë përgjithmon në zjarrë. Kjo për disa arsye:
A: Fjala e cekur në disa hadithe se “vetvrasësi do të jetë përgjithmon në zjarrë” është shtojcë prej fjalëve të disa trasmetuesve dhe nuk është fjalë e të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, përkundrazi trasmetimet më të sakta nuk e cekin këtë fjali.
B: Poashtu argumentet e tjera fetare tregojnë se vetvrasja nuk është kufër andaj çdo punë që s'është kufër vepruesi i saj edhe nëse dënohet me zjarrë ai dikur do të dalë nga ai.
SHKAQET SHTYTËSE PËR VETVRASJE
Padyshim ato janë shumë dhe kan nevojë për një stdim më serioz, ka prej tyre personale por në të shumtën e rasteve ato janë të përgjithshme. Ka të imëta por edhe të mëdha, prej tyre veçojmë:
1- Mosnjohja e ligjit fetarë, lidhur me këtë krim. (Dënimi në zjarrë në atë mënyrë si e ka vrarë veten)
2- krijimi i bindjes së gabuar se vetvrasja është përfundim dhe qetësim nga çdo problem, e në të vërtetë është e kundërta, vetvrasja ëstë vetëm fillim i problemeve serioze.
3- Kushtet e vështira ekonomike, politike, shoqërore... (si psh; papunësia, paga e ulët, luftërat, dashuria, divorci...)
4- Mos parapërgaditja shpirtërore për përballimin e problemeve dhe të jetuarit me ëndrra se jeta është vetëm kënaqësi pa kurrfar brenge.
5- Padrejtësitë e mëdha (zullumi) nga instutucione, njerëz, etj.
6- Mungesa e vendkthimit dhe vendprehjes shpirtërore gjatë apo pas çdo problemi, e i vetmi mbështetës i vërtet është Allahu.
7- Mosdija se pas çdo vështirësi vien dy lehtësime dhe sado më shumë që shtohet vështirësia aq më shpejtë i afrohet edhe fundi.
8- Mosangazhimi i plotë dhe serioz i hoxhallarëve në vetdijësimin e njerëzve lidhur me këtë krim.
9- Mos interesimi i udhëheqësve shtetërorë për luftimin e kësaj dukurie negative dhe mos ndihmesa e jerëzve me probleme që ti zgjidhin hallet e tyre, ndihmë kjo si morale ashtu edhe materiale që mos të vie puna deri tek vetvrasja.
10- Shumë prej njerëzve nuk kan durimin e mjaftueshëm kur u paraqiten probleme.
Ka prej tyre që mendon se çdo problem duhet ta zgjidhë sa qel e mbyll syt, e nëse i ndodhë e kundërta atëher mërzitet dhe e humbë durimin dhe mendon se e vetmja zgjithje e problemmit të tij të “pafund” është vetvrasja.
11- Nuk ka dyshim se ndikim të dukshëm në disa raste kan edhe xhinët të cilët e shtytin personin e ndikuar nga ta që të bëjë një krim të tillë.
SHKAQET PARANDALUESE TË VETVRASJES
Padyshim ato janë shumë por ne do ti veçojmë:
1- Vetdijësimi i popullit se Islami një vepër të tillë e dënon dhe e ndalon në çdo mënyrë.
2- Përmirësimi i gjendjes ekonomike, politike, shoqërore, etj.
3- Ngritja e padrejtësive nga njerëzit, qoftë kjo padrejtësi shtetërore, familjare; prind-fëmij, burrë-grua, etj.
4- krijimi nga ana e institucioneve shtetërore grupe njerëzish të specializuar të cilët të cilët do të qëndronin më shumë dhe më afër qytetarëve që ti studionin problemet e tyre e pastaj të mundohen edhe tu gjejnë zgjidhje.
5- Marrja e problemit seriozisht nga ana e hoxhallarëve dhe hapja e bisedave dhe debateve lidhur me këtë problem.
6- Interesimi më i madhë i pushtetarëve për klasat e ulëta dhe të varfëra, poashtu ndihmesa e tyre për eleminimin e telasheve të tyre në mënyrë sa më të lehtë. E jo vetëm bartja e derteve të veta se si të arrijnë deri tek pushteti, karriga autoriteti, paraja etj.
7- Bashkpunimi i madhë reciprik mes hoxhallarëve dhe pushtetarëve të cilët së bashku do ta luftonin këtë krim secili nga këndi i tij.
8- Afrimi i njerëzve rreth hoxhallarëve dhe shoqërsë Islame të cilët janë stimulues i madh për jetes duke i dhënë shpresë njëri-tjetrit dhe duke i dalur ndihmë secilit që ka probleme për zgjidhjen e tyre.
9- kthimi i njerëzve për çdo plroblem së pari tek Allahu për të kërkuar ndihmë dhe rezistencë prej Tij e pastaj tek njerëzit.
10- Lidhja e e njeriut me xhaminë i cili padyshim është vendqetësim shpirtërorë, pa të cilin ai sado të mira të ketë nga ato të kësaj bote prapë do ti kanosej rreziku në një mënyrë ap tjetrën, Kjo për arsye se pa qetësim shpirtëror nuk ka qetësim trupor.
No comments:
Post a Comment