Plotësimin e aplikacionit për këtë të fundit e ka bërë njëri nga anëtarët e familjes së tij.
Emrat e këtyre dy ish-funksionarëve të lartë komunistë gjenden në listën e aplikantëve që e ka dorëzuar Zyra Politike e UÇK-së në Prishtinë, të cilën e ka udhëhequr veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, shkruan “Epoka e Re”.
Në listën e aplikantëve të kësaj zyre, të cilën e ka siguruar “Epoka e re”, figurojnë emrat e 63 personave. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” edhe vetë Vllasi.
“Po, e kam plotësuar aplikacionin me kërkesë të Zyrës Politike, pasi kam qenë këshilltar i Adem Demaçit gjatë vitit ’98-’99”, ka thënë Vllasi.
I burgosuri më i njohur politik në vitet 1989-1990 si viktimë e dhunës së çmendur të regjimit të satrapit Sllobodan Millosheviqit. E botoi librin "Majstori mraka" (Mjeshtërit e territ), analiza tjera të shumta politike dhe studime në revista profesionale; pjesëmarrës i përhershëm i Forumit “Lëvizja evropiane për paqë, bashkëpunim dhe zhvillim”, etj.
Mr.sci .Mahmut Bakalli.lindi në Gjakovë më 19 janar 1936. Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e shkencave politike, e kreu në Beograd Punoi si pedagog nëUniversitetin e Prishtinës .Për rreth 1O vjet Mahmut Bakalli ishte kryetar i Komitetit Krahinor të LKJ-së, kur në vitin 1981 pas demostratave studentore në Prishtinë u deturua të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake. Pas luftës Mahmut Bakalli u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, në legjislaturën 2OO1-2OO4.Ndërkaq pas zgjedhjeve të dyta parlamentare në Qeverinë e koalicionit LDK-AAK, Bakalli ishte këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërkaq aktualisht ishte këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Agim Çeku.Autori i këtyre rreshtave të ndjerin profesor Mahmut Bakalli e ka patur pedagog të Sociologjisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës(viti 1971-1972).Ai ishte i dashur dhe i respektuar në Fakultetin e Mjekësisë ku ishte pedagog dhe njëherit Kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës.
Flori Bruqi