Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

“Reichspost” jep detaje, të cilat raportojnë për masakrimin e 25 mijë personave që nga fillimi i luftës në Vilajetin e Kosovës, thuhet në shkrimin e botuar më 18 janar të vitit 1913.


“Reichspost” jep detaje, të cilat raportojnë për masakrimin e 25 mijë personave që nga fillimi i luftës në Vilajetin e Kosovës, thuhet në shkrimin e botuar më 18 janar të vitit 1913.

Shkrimi mbante titullin “Serbia fajtore për gjakun në Shqipëri”. Ai thotë se 100 nga 132 shqiptarë të plagosur në Shkup u lanë të vdesin nga uria. Ushtarët pranuan se në një fshat, ku pati të shtëna pas ngritjes së flamurit të bardhë, fshatarët u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe erdhën duke bërtitur e qarë në rrugë. Serbët qëlluan të rinjtë, shpuan me bajoneta fëmijët dhe dhunuan gratë e vajzat para baballarëve e burrave të tyre.
 
Serbët, thotë shkrimi, masakruan 1. 200 shqiptarë në Ferizoviq (Ferizaj – sqarim ynë), gjithë popullatën e Gjilanit, dhe 5000 në Prishtinë. Serbët në Prizren hynë në shtëpi, duke vrarë pavarësisht moshës apo gjinisë, dhe vranë 400 persona. Ata shkatërruan tri fshatra afër Prizrenit, duke qëlluar 30 burra, pasi favorizonin Austrinë. Ushtarët lidhën së bashku gratë shqiptare, i detyruan të kërcejnë në rrathë, dhe pastaj i qëlluan me pushkë, duke parë rënien e tyre një nga një. Gjenerali Jankoviq urdhëroi shkatërrimin e 27 fshatrave në distriktin e Lumës, dhe gratë e fëmijët ishin mbuluar me kashtë dhe u dogjën të gjallë, derisa 400 burra, të cilët u dorëzuan, u vranë.
Platforma politike "Te gjithe serbet kudo"u promovua ne 1844 nga programi i quajtur "Naçertania"(Programi per Serbine e Madhe). Ky program drejtohej nga lidershipi fetar, politik, dhe shteteror serb gjate shekujve 19 e 20. Kisha Ortodokse Ruse i mbeshteste aspiratat politike per nje Serbi te Madhe, sidomos permes miteve primitive te kosoves, te drejtuara njeheresh ndaj shkaterrimit te Perandorise Osmane dhe duke promovuar Stambollin si kryeqytetin e "Romes se Trete". Njekohesisht, Pan-Sllavizmi u perpoq qe te pengonte politiken e Austrise qe t'i largonte Otomanet nga Ballkani ne ndihme te Kristianizmit. Politika "Ose, Ose" u kuptua si nje detyre "e shenjte"ne ndihme te Serbise dhe kesaj iu dha nje aprovim i metejshem kur Serbia me idete e veta ekspansioniste u njoh si shtet nga Austria (Austro-Hungaria) dhe Rusia ne Kongresin e Berlinit (1878). Mqs Serbia ishte akoma e pastabilizuar per te penguar ushtarakisht Austro-Hungarine nga interesat e veta ne brigjet e Adriatikut, Serbia u fokusua ne territoret etnike shqiptare si nje fushe strategjike per zgjerim. Pengesa e pare per ta arritur kete qellim ishte provinca (vilajeti) i Kosoves. Ky pushtim ishte gjithashtu i komplikuar nga ekspansionizmi bullgar dhe grek, te njohur respektivisht si "Otofenstvenos" dhe "Megali-idea".

Ne keto kushte inteligjenca shqiptare ne Stamboll ishte e vendosur qe te krijonte tre shtete shqiptare: nje me qender ne Janine, nje me qender ne Shkoder, dhe nje me qender ne Shkup. Eshte me interes qe te shenohet se ndersa pan-sllavizmi ishte drejtuar nga nje fe, orientimi shqiptar drejtohej nga tre fe (Katolicizmi, Kristiane Ortodokse, dhe Islami) .Dmth kombet fqinje kishin politika te ndryshme per t'i ndare territoret shqiptare ne luften e tyre kunder perandorise osmane.

Ne menyre te veçante pas Marreveshjes se Paqes ne Paris ne 1856, politika serbe per te siguruar penetrimin ne detin Egje, per t'i spastruar shqiptaret nga territoret e tyre dhe per te penguar formimin e ndonje shteti shqiptar u forcua.Si rezultat i kesaj 714 fshatra shqiptare ne Sanxhak, Nish dhe Pirot (pjese te vilajetit te Kosoves) u spastruan, jo publikisht si ne format e meparshme te spastrimit, por duke perdorur nje terror shteteror te papare, duke perdorur kolonizimin, debimet, dhe krijimin e nje kampi perqendrimi per shqiparet.

Duke perdorur logjiken e "Naçertanijes" politika serbe qe pasonte kongresin e Berlinit te 1878-es krijoi nje program te ri te quajtur "Pushtimi i Bregdetit'ne 1881. Ky program gjithashtu ishte i bazuar ne paralajmerime te gjenocidit dhe rezultoi ne vrasje masive te individeve jo-sllave ne rastin e vdekjes se ndonje serbi (pavaresisht nese i vrare nga nje person jo-sllav apo serb), Kishte nje perceptim mes popullsise serbe qe nje vdekje e vetme sllave mund te shlyhej vetem me vdekjen e 400 vdekjeve jo-sllave.

Fillimi i shekullit 20, specifikisht 1912, solli nje politike te re serbe, e quajtur "Direktive per marredheniet me shqiptaret.Kjo direktive lexohej si "Ne duhet te mbeshtesim konfliktin mes turqve dhe shqiptareve me te gjitha menyrat.Konflikti duhet te jete sa me i ashper qe te jete e mundur dhe ne kete menyre turqit dhe shqiptaret do te dobesohen. Nga njera ane shqiptaret do te shohin nga ne serbet sepse ne i ndihmoje ata si miq, ndersa nga ana tjeter ne duhet te
ruajme me kujdes miqesine tone me turqit. Pasi shqiptaret te dobesohen nga lufta konstante me pushtuesin turk, ata [shqiptaret] do te sulmohen nga te gjitha anet fqinje duke u kthyer ne nje komb pa shkolla, ekonomi apo mundesi per te perparuar.

Duke u mbeshtetur ne perkrahjen nga trakatet me Austro-Hungarine ne 1897,dhe traktatet e mevonshme mes Rusise dhe Austro-Hungarise per ndarjen e bregdetit shqiptar politika e re serbe u drejtua veçanerisht ndaj ketij rajoni. Me keto traktate ajo nuk mund te pozicionohei ng brigjet e Adriatikut pas 1912,dhe ne kthim Serbise i jepej e drejta mbi vilajetin e Kosoves dhe pjesen me te madhe te vilajetit te Manastirit.

Pas 1912 shqiptaret u sulmuan ne shkalle kryqezate sepse feja e tyre kryesore ishte ajo muslimane. Ky sulm ishte ne vazhdim te qellimit serb te 1913-es i mbeshtetur nga konferenca e Londres, qe jo vetem te largonin Turqine nga Ballkani por gjithashtu te menjanonin mundesine e krijimit te nje shteti shqiptar.

Arkivat dokumentare serbe tregojne se çlirimtaret shqiptare gjate luftes ne 1912 nuk demtuan asnje fshat apo civil serb. Megjithate, diplomatet austriake,ruse, franceze, dhe gjermane nuk rane dakord me kete vleresim duke thene se "shqiptaret jane hajdute, vrases, anarkiste dhe shkaktare te nje padrejtesie ekstreme. Kjo nuk reflektonte ngjarjet aktuale te 1912-es. Per shembull nje serb ne te vertete shkruante "Shqiptaret nuk jane hajdute, fakti me i mire eshte
kryengritja dhe marrja e Shkupit, ku asnje nuk humbi asgje nga trupat e tyre,as koken, as syte as qerpiket. Kishte njerez te varfer ne ate rebelim, kishte shqiptare kembezbathur...por asnje prej tyre nuk mori asgje nga askush nepermjet sekuestrimit."

E kunderta ndodhi gjate luflrave te Ballkanit kater muaj me vone kur ushtria serbe ndermori nje vjedhje te zgjeruar kunder gjithckaje shqiptare,me nje fjale çdo gjeje qe mund te levizej. Rreth kesaj kohe Vladan Gjorgjeviç publikoi nje traktat te titulluar "Shqiperia dhe Fuqite e Medha" qe bente thirrje per asgjesimin e shqiptareve dhe te disa kombeve ne Afriken e Veriut. Nga 1912 ne 1915 ushtria serbe vrau 150,000 civile, ndaloi 14,000 civile dhe deportoi 500,000 civile, Pastaj ata rivendosen 12,000 sllave ne keto toka shqiptare perpara se te fillonte lufta e dyte boterore ne 1914.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...