Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

I Burgosuri kroat tregon për “Torturat” nga Serbët



Një dëshmitar në gjyqin e ish-liderit serb të Kroacisë, Goran Hadzic tha se u rrah brutalisht nga trupat serbë pas rënies së qytetit të Vukovarit në vitin 1991.


                                        Dëshmitari Branko Culic I Foto nga ICTY

Dëshmitari Branko Culic dëshmoi të enjten në gjyqin e Hadzicit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi se ai ishte një nga luftëtarët kroatë të Vukovarit i cili u mbajt në burgun serb në Stajicevo pasi qyteti ra në duart e Armatës Jugosllve në nëntor të vitit 1991.

“Iu dorëzuam [Ushtrisë së Popullit Jugosllav]. Na thanë të hipnim nëpër autobuzë. Isha në autobuzin e tretë, nuk e mbaj mend. Nuk e dija se ku po shkonim. Më vonë, mësova se isha në kampin Stajicevo”, tha Culic.

Stajicevo, afër qytetit të Zrenjaninit, ishte një nga kampet e shumta ushtarake në provincën e veriut të Vojvodinës, afër kufirit me Kroacinë, që udhëhiqej nga ushtria serbe në vitin 1991.

“U plagosa në dorën e djathtë. Nuk mund ta shpjegoj se si na rrahën. Policia ushtarake na rrahu me grushta, shkelma, shkopinj dhe dru”, shtoi Culic.

“Na bërtisnin. Na rrihnin. Na poshtëronin. Nuk mund ta shpjegoj se cfarë kam kaluar. Ishte kaq stresuese sa nuk mund të haja për gjashtë ditë”, tha dëshmitari teksa qante.

“E mbëj mend që e rrahën kaq shumë një burrë saqë nuk u ngrit më kurrë. Vdiq pas dhjetë ditësh”, vazhdoi ai.

Prokuroria thotë se si lideri serb i Kroacisë, Hadzic ishte përgjegjës për rënien e Vukovarit pas rrethimit të gjatë të qytetit.

Ai akuzohet për 14 krime lufte, përfshirë persekutim, zhdukje dhe torturim të civilëve jo-serbë nga Kroacia mes vitit 1991 dhe 1993.

Culic tha se më vonë u transferua nga Stajicevo në një kamp në qytetin jugor të Serbisë të Nishit.

“Na rrahën rregullisht. Një herë më thirrën për të më marrë në pyetje dhe më mbajtën shtatë orë. Më rrahën gjatë gjithë kohës”, tha ai.

“Nuk e pashë kur Goran Hadzicin aty, por dëgjova nga të tjerët se vinte. Iu kishte thënë se do të na kthenin në Vukovar ku do të gjykoheshim si të burgosur lufte”, vazhdoi ai.







Për disa shikues pamjet e mëposhtme mund të jenë shqetësuese.





No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...