Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/09

UÇK-ja kishte krijuar identitetin e vet ne Luften e Koshares

Shkruan Flori Bruqi

Pse po falsifikohet Beteja e Koshares?!


Fatkeqësisht shumë ngjarje të historisë sonë më të re, jo vetëm që po shpjegohen në mënyra të njëanshme, por edhe po falsifikohen siç po bëhet me Betejën e Koshares. Shumica e autorëve të shkrimeve për Betejën e Koshares, që u botuan prej 8-24 maj 2000, kanë rënë (me vetëdije apo pa vetëdije) në grackën e komplotistëve të UÇK-ës, përpos Dr.Fazli Shalës dhe Kadri Metajt. Siç dihet thyerjen e kufirit e bëri njësia me emrin “Grupi i Tretë Operativ” (GO-3), në gjirin e së cilës bënin pjesë Brigada 131 që komandohej nga Rrustem Berisha, Brigada 134 që komandohej nga Salih Çekaj dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues “Delta” që komandohej nga Anton Çuni. Agim Ramadani ishte zëvendës komandant i Brigadës 131 (që nga formimi i saj nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ahmet Krasniqi në qershor 1998) dhe Kryeshef i Shtabit të njësisë ushtarake GO-3.


Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që shënoi kulmin e unitetit politik e ushtarak.




 Ishte një prej betejave që ka kulmuar me rrëzimin e kufirit shqiptaro- shqiptar dhe e cila vuri një kufi tjetër me Serbinë. Kështu u tha në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes”, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Betejës së luftës së UÇK-së në Koshare, e cila u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit.

Me këtë rast zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se kjo ishte ndër betejat më të lavdishme, e cila shembi kufirin mes shqiptarëve, duke vënë një kufi tjetër me Serbinë.

“Bashkërisht po shënojmë përvjetorin e 14 të një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së, një prej betejave që shënon kulmin e unitetit politik dhe ushtarak të qytetarëve të republikës së Kosovës.



 Njëprej betejave, që ka kulmuar me rrëzimin simbolik të kufirit në mes shqiptarëve. Një beteje që ka dhënë 3 heronjtë e kombit, 114 dëshmorëështë një prej betejave, që duhet të kujtohet me lavdi dhe me respekt, një prej betejave që duhet të jetë gurthemeli i vendimeve tona, qoftë politik dhe institucionale”, pohoi Kuçi.

Ndërsa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehu përkushtimin për krijimin e një shteti, për të cilin u flijuan dëshmorët e vendit.

“Shprehu përkushtimin tonë të lartë, për dëshmorët tanë për familjaret e tyre, për luftëtarët e lirisë dhe përkushtimin që ne ta ndërtojmë një shtet për të cilin janë flijuar dëshmorët tanë, djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës.


                          Reporteri i luftes se Koshares,poeti Naim Kelmendi nga Ruhoti i Pejes


 Për një shtet me të cilin do të mburremi të gjithë ashtu siç mburremi me luftëtarët dhe dëshmorët tanë. Me një shtet i cili do të ofrojëperspektive për qytetarët dhe popullin”, tha ai.

Edhe lideri i  për Ardhmërinë e Kosovës ë Ramush Haradinaj tha se Epopeja e Koshares, i dha një dimension luftës së UÇK-Së.

“ Epopeja e Koshares i dha një kahje, dimension tjetër luftës. Të gjithë mburremi me këtë dhe i nderojmë të rënët.



Njëkohësisht ndjejmë peshën e përgjegjësisë që kemi secili prej nesh dhe zotohemi në këtë vend se do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit, ashtu siç ishin idealet e të rënëve për liri”, tha Haradinaj.



Kurse në emër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, foli komandanti i kësaj beteje Rrustem Berisha, i cili pati kritika për qeveritë qendrore dhe lokale, për shkak të mos rregullimit të infrastrukturës në këtë pjesë.

                                                              Harte ushtarake serbe gjate luftes


Ai tha se për të arritur deri në Koshare, në vendi i të rënëve në këtë beteje, rruga është vështirë e kalueshme.

“Rruga varrezat memoriali, të gjitha këto janë elemente të rëndësishme që madhështojnë veprën e dëshmorëve, të plagosurve dhe ne të gjallëve që ishim këto para 14 vitesh. Por po aq e rëndësishme është mënyra se si bëhen këto veprime.


Gjatë këtyre 14 viteve të kaluara janë ndërruar shumë qeveri në Prishtinë, janë ndërruar dhe shumë qeveri lokale këtu në Dukagjin.




 Gjatë këtyre 14 viteve sikur të ishin marrë luftëtarët e Kosovës me këtë rrugë deri tani do të ishte e kryer. Kërkojmë që sistemi shtetëror të kryej punën e vet , sepse beteja e Koshares nuk ka vetëm rëndësi përkujtimore. Rëndësia e saj shtrihet dhe në aspektin historik e ushtarak”, tha ai.

Në këtë ditë, nënat e dëshmorëve qëndronin pranë varreve të bijve të tyre , të cilët kishin dhënë jetën për këtë vend.





 Nëna e dëshmorit Fadil Maloku tha se ndihet krenare që djali i saj së bashku me shokët e tij, dhanë jetën për Kosovën dhe lirinë që ne sot e gëzojmë.

“Krenohem për këtë ditë, që e kam djalin këtu, ai ka rënë për dheun e Kosovës dhe për Kosovën. Ju bëjë thirrje të gjitha nënave që të jenë të forta, sepse i kemi dhënë djemtë për këtë ditë“, tha Maloku.

Ndryshe, në këtë vend 14 vjet më parë ranë heroikisht 114 dëshmorë të kombit, pas një lufte të gjatë frontale, me të cilën krijuan histori dhe shemben kufirin mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë



Hadërgjonaj: “Katana” më tha dita “D” ka ardhur, po numërojmë orët
Koshare
Zotëri komandant, kam njohuri se rruga e juaj luftarake është e gjatë, kur keni qenë në dijeni për planin e operacionit në Koshare?
Hadërgjonaj: Po, aktiviteti im dhe shumë bashkëluftëtarëve, nuk fillon në Koshare, por siç thashë edhe më parë analiza e veprimeve të mëhershme nxorën konkludimin se lufta duhet të zhvillohej edhe nga kufiri për shumë arsye:

- Furnizimi më i lehtë me mjete luftarake


- Forcat e armikut dhe politika e tyre shfarosëse tani veç ishte demaskuar

                                                               Ushtare serb ne Koshare


- Sovraniteti serb mbi territorin e Kosovës duhej përmbysur me luftë, që paprekshmëria e kufijve të marrë fund për propagandën serbe dhe diplomacinë e miqve të tyre



- Diplomacia ndërkombëtare e përgjumur ndaj zhvillimeve në Kosovë, lëkundet


- UÇK-ja kishte krijuar identitetin e vet

- “ Muri i Berlinit “ i fundit dhe më i vrazhdi në Evropë, duhet fshirë me të vetmin mjet që njeh Serbia, me forcë. E shumë arsye tjera që nuk do t’i numëroja tani.
Kurse sa i përket informimit tim për operacionin e Koshares, këto i mora nga dora e parë, konkretisht nga vet bashkëhartuesit e këtij plani Sali Çekaj dhe Agim Ramadani në takim me ta në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, më kujtohet kur më tha “KATANA” se dita “D” ka ardhur vetëm po numërojmë orët, kurse “VETERANI” më tha se duhesha sa më parë të paraqitesha në Papaj se koha nuk pret. Këtë takim e pata në fillim të muajit mars.



RENDESIA HISTORIKE E BETEJES SE KOSHARES


Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. 

Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë, si dhe nga "gabimet" e NATO-s. 

Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor.

 Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UÇK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë jugosllave.


Të rënët nga ana e shqiptarëve në betejë

Emri (Prindit) MbiemriD. e LindjesV. i lindjesD. e rëniesV. i rënie
Abedin Hysen Murtezi10 nëntor 1975Mollopolc-Shtime5 maj 1999Koshare
Abaz Isuf Thaqi14 shtator 1964Osdrim-Skenderaj16 maj 1999Koshare
Abush Liman Loku21 korrik 1978Kutlin-Kaçanik9 prill 1999Koshare
Adem Bajram Selmani1 korrik 1967Tropoj-Shqipëri19 qershor 1998Koshare
Afrim Mehmet Krasniqi13 nëntor 1968Malishevë6 maj 1999Koshare
Afrim Beslim Selmanaj3 maj 1973Savrovë-Therandë15 prill 1999Koshare
Afrim Ahmet Stojaku4 shkurt 1981Arbanë-Prizren19 prill 1999Koshare
Afrim Xhafer Gashi15 qershor 1969Hajvali-Prishtinë19 maj 1999Koshare
Agim Hysni Ramadani3 maj 1963Zhegër-Gjilan11 prill 1999Koshare
Ali Miftar Hasi23 dhjetor 1951Cermjan-Gjakovë11 maj 1999Koshare
Ali Daut Ivaja1 gusht 1968Cernillë-Ferizaj13 prill 1999Koshare
Ali Sadik Fejzulahu6 maj 1972Bajgorë-Mitrovicë25 qershor 1999Koshare
Arben Skender Jusufi24 maj 1976Cernicë-Gjilan11 prill 1999Koshare
Arsim Rexhep Rexhepi1 gusht 1975Sazli-Ferizaj13 qershor 1999Koshare
Avdyl Ali Jasiqi26 mars 1966Jasiq-Deçan28 korrik 1998Jasiq
Aziz Bajram Gashi16 gusht 1975Balincë-Malishevë19 prill 1999Koshare
Bashkim Ramadan Jasiqi8 maj 1977Jasiq-Deqan9 prill 1999Koshare
Bashkim Mustafë Idrizi28 nëntor 1967Gjakovë14 prill 1999Koshare
Bejtë Azem Kajdomqaj3 mars 1963Dedaj-Prizren19 prill 1999Koshare
Bekim Lutfi Thaqi16 qershor 1968Arbanë-Prizren27 prill 1999Koshare
Besim Saqip Rexhepi11 dhjetor 1974Ferizaj2 maj 1999Koshare
Besim Ismajl Nuka04 prill 1972Mitrovicë11 maj 1999Koshare
Besnik Sali Jasiqi17 mars 1971Jasiq-Deçan25 qershor 1999Koshare
Bexhet Ajet Shabani25 maj 1965Baks-Skenderaj5 maj 1999Koshare
Bujar Sali Jasiqi13 korrik 1979Jasiq-Deçan25 qershor 1999Koshare
Burim Ajet Grajqevci1 nëntor 1980Prishtinë18 maj 1999Koshare
Bylbyl Hazir Breqani15 maj 1974Markaj-B.Curri25 qershor 1999Koshare
Driton Gani Veliu14 gusht 1971Polac-Skenderaj11 prill 1999Koshare
Dugagjin Ruzhdi Vula9 qershor 1978Gjakovë25 prill 1999Koshare
Emin Ruzhdi Kryeziu31 korrik 1975Rogoçicë-Kamenicë11 maj 1999Koshare
Zekiri Musli Dardhishta2 gusht 1970Korbaliq-Kaqanik16 prill 1999Koshare
Imri Pajazit Curri4 mars 1971Elezit11 prill 1999Koshare
Ernes Nazmi Zariqi21 gusht1972Prishtinë2 qershor 1999Koshare
Fadil Halil Maloku23 maj 1977Gjocaj-Deçan16 prill 1999Koshare
Faik Beqir Qabrati1 janar 1982Planej-Prizren21 maj 1999Koshare
Fatmir Haki Kerqeli20 shtator 1969Softaj-Ferizaj10 qershor 1999Koshare
Fatos Muhamet Ademaj16 qershor 1980Katundi i Ri-Pejë11 maj 1999Koshare
Fatos Shefqet Limani8 janar 1978Prishtinë19 prill 1999Koshare
Fetah Sylajman Sylajmani14 gusht 1968Shajne-Dragash27 prill 1999Koshare
Fisnik Bajram Salihu26 dhjetor 1978Morinë-Gjakovë14 prill 1999Koshare
Fisnik Aledin Ibrahimi9 maj 1978Shajne-Drgash19 prill 1999Koshare
Fitush Rrustem Kukaj16 mars 1982Prishtinë18 maj 1999Koshare
Florim Baki Maliqi6 dhjetor1977Sandovinë-Ferizaj5 maj 1999Koshare
Francesko Giuseppe Bider10 janar 1961Biella-Itali7 maj 1999Koshare
Gazmend Zenel Berisha1 tetor 1968Pejë30 maj 1999Koshare
Genc Mustafë Bytyqi1 mars 1971Gjakovë13 prill 1999Koshare
Gëzim Haxhi Morina16 janar 1976Orllat-Gllogovc16 prill 1999Koshare
Gëzim Sahit Sahiti11 mars 1974Pojatishtë-Ferizaj25 prill 1999Koshare
Gëzim Rasim Berisha22 mars 1978Gllogovc29 maj 1999Koshare
Halil Mehmet Bajraktari13 tetor 1969Gllogovc17 prill 1999Koshare
Hamdi Brahim Sheremeti3 korrik 1976Shipol-Mitrovicë24 maj 1999Koshare
Hamez Ali Thaqi5 qershor 1963Xërxe-Rahovec21 prill 1999Koshare
Harun Nebih Beka3 qershor 1951Gushavc-Mitrovicë11 prill 1999Koshare
Hasan Sali Qerkini10 shkurt 1975Zaskok-Ferizaj16 maj 1999Koshare
Hasan LatifiKumanovë28 prill1999Koshare
Haziz Rasim Tolaj1 maj 1965Potoqan-Rahovec10 qershor 1999Koshare
Hysni Sylë Temaj15 nëntor 1976Kuzhnin-Prizren19 prill 1999Koshare
Ilir Ahmet Hoxha14 shtator 1979Arbanë-Prizren19 prill 1999Koshare
Ilmi Ismajl Bahtjari02 shkurt 1965Blaq-Dragash15 maj 1999Koshare
Imer Isak Kryeziu25 korrik 1955Pagarushë-Malishevë28 maj 1999Koshare
Ismet Esat Mustafa22 dhjetor 1970Qerkez-Kumanovë16 prill 1999Koshare
Izet Ali Beqiraj01 janar 1977Baballoq-Deçan11 maj 1999Koshare
Izet Islam Morina10 dhjetor 1961Ostrozub-Malishevë19 prill 1999Koshare
Januz Mehmet Krasniqi19 korrik 1971Arbanë-Prizren21 maj 1999Koshare
Januz Qazim Zejnullahu12 maj 1975Gjylekar-Viti05 maj 1999Koshare
Jusuf Ibush Hoxha14 prill 1967Komoran-Drenas28 prill 1999Koshare
Kasim Ibish Uka31 janar 1970Ponoshec-Gjakovë14 prill 1999Koshare
Korab Masar Binxhia14 prill 1961Gjakovë14 prill 1999Koshare
Kreshnik Avdi Ademaj16 nëntor 1982Katundi i Ri - Pejë11 maj 1999Koshare
Leonard Dedë Palucaj24 maj 1978Klinë19 prill 1999Koshare
Liman Aziz Rekaj23 nëntor 1973Prelez-Ferizaj06 maj 1999Koshare
Luan Ruzhdi Gashi03 nëntor 1977Hoqë e V.-Rahovec19 prill 1999Koshare
Lulzim Nail Veselaj05 shkurt 1976Reqan-Therandë18 maj 1999Koshare
Lutfi Avdush Musiqi18 dhjetor 1968Vushtri30 prill1 999Koshare
Mejdi Avdullah Korrani13 nëntor 1977Pozheran-Viti19 prill 1999Koshare
Mentor Isa Humolli05 mars 1976Lupq-Podujevë21 maj 1999Koshare
Milazim Sadri Mavraj28 shkurt 1966Staradran-Istog28 prill 1999Koshare
Milazim Qazim Shala08 shtator 1965Baballoq-Deçan31 maj 1999Koshare
Muharrem Fadil Mehmeti03 shkurt 1981Pakashticë-Podujevë15 maj 1999Koshare
Mujedin Qerim Aliu15 janar 1974Poroj-Tetovë14 prill 1999Koshare
Murad Muhamed Ali01 mars 1969Algjeri05 maj 1999Koshare
Naim Shefket Orllati17 tetor 1979Brestovc-Rahovec11 maj 1999Koshare
Nazim Misin Buduri16 nëntor 1963Hoqë-Prizren21 maj 1999Koshare
Nazim Mon Lushaj30 nëntor 1976Arbanë-Prizren21 prill 1999Koshare
Nikollë Mhillë Dodaj21 nëntor 1966Dujak-Gjakovë11 maj 1999Koshare
Njazi Ramiz Rexhepi26 nëntor 1966Sllatin e Ep.-Viti06 maj 1999Koshare
Paillard Arnaud Piere04 shtator 1971Francë07 maj 1999Koshare
Ramadan Gani Salihu24 shtator 1976Zaskok-Ferizaj30 maj 1999Koshare
Ramiz Binak Krasniqi03 dhjetor 1974Denje-Rahovec09 prill 1999Koshare
Ramush Ilaz Shatrolli12 maj 1963Pleshin-Ferizaj05 maj 1999Koshare
Remzi Danush Xhaferi05 mars 1963Daniqevc-Shkup10 qershor 1999Koshare
Rifat Sokol Qelaj05 maj 1980Leqinë-Skenderaj09 prill 1999Koshare
Rifat Xhelil Kastrati02 shtator 1968Polluzhan-Gllogovc30 prill 1999Koshare
Rifat Xhafer Goxhufi07 mars 1969Koliq-Prishtinë03 maj 1999Koshare
Rrahman Jetullah Tafa05 mars 1962Carralevë-Shtime11 prill 1999Koshare
Safet Ymer Gjinofci20 janar 1966Makermal-Skenderaj18 maj 1999Koshare
Safet Qemajl Rexhepi15 mars 1980Zhiti-Viti06 maj 1999Koshare
Sali Beqir Çekaj22 qershor 1956Broliq-Pejë19 prill 1999Koshare
Selver Bajram Kryeziu5 nëntor 1969Rogaqicë-Kamenicë29 prill 1999Koshare
Shaban Fetah Hajzeraj15 shtator 1979Veriq-Istog29 prill 1999Koshare
Shabi Faik Kajolli20 prill 1961Shkup05 maj 1999Koshare
Shefqet Fazli Mustafaj3 prill 1969Gllogjan-Deçan19 prill 1999Koshare
Shpetim Idriz Bojku31 dhjetor 1979Pejë28 prill 1999Koshare
Sinan Sahit Thaqi10 janar 1962Zojz-Prizren29 prill 1999Koshare
Sylejman Adem Shala23 shkurt 1970Vidishiq-Mitrovicë11 prill 1999Koshare
Tafil Veli Osmanaj4 janar 1971Kçiç-Mitrovicë6 maj 1999Koshare
Urim Gani Mehmeti18 prill 1975Cernicë-Gjilan11 maj 1999Koshare
Xhafer Rexhë Thaqi1 gusht 1964Gjakovë13 prill 1999Koshare
Xhafer Haxhi Lipveci2 tetor 1974Gjakovë19 maj 1999Koshare
Xhemajl Metë Fetahaj27 maj 1964Raushiq-Pejë31 maj 1999Koshare
Xhemshir Haziz Islami18 janar 1973Mikushnic-Skenderaj21 maj 1999Koshare
Xhevat Qaush Nitaj15 qershor 1978Voksh-Deçan16 prill 1999Koshare
Xhevdet Rrustem Loshaj6 qershor 1970Carrabreg-Deçan11 maj 1999Koshare
Zeki Xhevat Shulemaja23 korrik 1974Prishtinë16 prill 1999Koshare

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...