2013-04-12

Ljubisha Bogdanoviç ,kishte shtënë mbi veten e tij para syve të policisë

Ljubisha Bogdanoviç, i cili vrau të martën 13 persona në afërsi të Beogradit ka vdekur sot në Qendrën Emergjente në kryeqytetin serb.
description

 Mediat lokale raportojnë se gjendja e bashkëshortes së tij është e qëndrueshme dhe se ajo ka filluar të përmirësohet pas një operacioni të cilit iu nënshtrua ditën e djeshme. Mëngjesin e së martës së kësaj jave, Bogdanovic vrau gjashtë burra, përfshirë djalin e tij, shtatë gra dhe një fëmijë dyvjeçar. Me mbërritjen e policisë 60- vjeçari qëlloi bashkëshorten dhe veten derisa motivet nuk janë ende të njohura.
description

Lubisha Bogdanoviq (60 vjeç) i ka vrarë të martën në mëngjes 13 fqinj me armë zjarri në fshatin Velika Ivança te Mlladenovci i Serbisë. Janë vrarë gjashtë meshkuj, gjashtë femra dhe një bebe.


Sipas asaj që tregojnë fqinjët, Lubisha në fillim e kishte mbytur djalin e vet me një plumb në kokë, e më pas kishte hyrë nëpër shtëpitë e fqinjëve, ku kishte bërë masakër.


Merret vesh se gjendja e gruas së tij, kundër të cilës po ashtu maniaku kishte shtirë, është stabile. Ajo ka pësuar lëndim të qafës, por është e vetëdijshme dhe është në gjendje që të flasë me mjekët.

E vrau edhe nënën

Vetë Lubisha gjendet në komë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.


 “Lubisha së pari në shtëpi e ka vrarë të birin dhe nënën e tij. Më pas ka dalë nga shtëpia dhe e ka nisur aventurën e përgjakshme duke bërë masakër në katër shtëpi të fqinjëve.


 Në shtëpinë e familjes Stekiq ai e ka vrarë nënën dhe të bijën e asaj familjeje, e më pas në familjen Despotoviq e ka vrarë Mikailin dhe Milenën, nipin e tyre Goranin, gruan e tij dhe djalin e tyre dyvjeçar.


 Në shtëpinë tjetër, atë të familjes Mijailoviq, Lubisha ka vrarë bashkëshortët Vela dhe Ollga, e më pas në shtëpinë e familjes Jeshiq e vrau një grua me të birin e saj, thonë fqinjët e tij.

E goditi vetën me plumb në prani të policisë

Sikur merret vesh, krimi është raportuar nga gruaja e Lubishës, Javorka dhe derisa ajo ishte duke folur me policinë, ishte dëgjuar klithma e saj, për çka supozohet se, në atë moment, Lubisha kishte shtirë mbi të.


Policia e Mlladenovcit menjëherë ishte nisur për në vendin e krimit, duke e gjetur Lubishën në oborrin e shtëpisë së vet.


Merret vesh se ai kishte shtënë mbi veten e tij para syve të policisë. Drejtori i policisë ka thënë se 12 persona kanë vdekur në vend të ngjarjes, kurse i 13-ti kishte vdekur në Emergjencën e Beogradit.



Ai thotë se dy persona janë duke luftuar për jetë, në mesin e të cilëve edhe kryesi i kësaj vepre makabër. Shefi i policisë thotë se, për momentin, nuk dihen motivet e kësaj vepre.


Gazetat serbe bëjnë me dije se, rreth orës 9 të së martës, në Velika Ivança kishin arritur edhe vajzat binjake të Lubishës, të cilat nuk jetonin me prindërit.


Fshati është i përfshirë nga bërtitjet dhe vaji i të mbijetuarve. Vajzat janë në një gjendje të vështirë dhe janë duke qëndruar në shtëpinë e një fqinji.



Policia ka bllokuar qasjen në të gjitha shtëpitë ku kanë ndodhur vrasjet. Fqinjët thonë se tragjedia ka ndodhur diku rreth orës 5 të mëngjesit të të martës dhe se policia i ka vizituar të gjitha shtëpitë e fshatit, për të parë sesi janë njerëzit. “Lubisha ishte një njeri i qetë.


Nuk e dimë se çka e shtyri për ta bërë këtë. Dëgjuam se të birin e ka vrarë me plumb në kokë, thonë fqinjët e tronditur.


 Ajo që dihet është se Bogdanoviq kishte marrë pjesë në luftën e Kroacisë, në Sllavoni dhe se armën sipas të gjitha gjasave e mbante me leje. Motivi për të shtënat nuk ka qenë menjëherë i qartë. I dyshuari thuhet të mos ketë pasur dosje kriminale në polici.


Vitin e kaluar ka mbetur pa punë, është veteran lufte, i cili në vitin 1992 kishte luftuar në Kroaci. Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në këtë vend, Nada Macura, ka thënë se 60-vjeçari se i dyshuari për vrasje, i identifikuar vetëm si Lubisha Bogdanoviq, ka bërë përpjekje të vrasë edhe veten dhe gruan e tij.


 “Të dy ata janë ende të gjallë, por me plagë të rënda, ka thënë drejtori i policisë serbe, Milorad Veloviq. “Sipas informacioneve nga qendra emergjente ne spital, dy të plagosurit janë i Lubisha Bogdanoviq, dhe bashkëshortja e tij Javorka, që të dy të lindur në vitin 1953. Ata janë në gjendje kritike”, ka thënë Veloviq.

http://www.kurir-info.rs/preminuo-ubica-iz-velike-ivance-clanak-738585

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...