2013-04-09
Autizmi, problem dhe shqetësim për prindin
Një fëmijë që rritet përpara syve të tu me autizëm,nuk do të thotë kapitullim përpara sfidave që të sjell jeta. Do të thotë të mësosh ta vështrosh dhe të kuptosh përtej murit që kjo sëmundje krijon në zhvillimin mendor dhe perceptimin e botës prej fëmijëve që janë mbartës të saj. Po c`farë është autizmi? Është defekt truri apo c`rregullim sjellje? Lind apo bëhesh i tillë? A duhet të shkojnë në klasë të parë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre? A ka shpresa për ta? Këto janë disa nga pyetjet më shqetësuese për prindërit që përballen me pasojat e sëmundjes së autizmit tek fëmijët e tyre. Le të marrin përgjigjet e tyre një nga një.
Autizmi është moszhvillim normal i trurit,si pasojë e koncentrimit të tepërt të Merkurit në trurin e fëmijës që në barkun e nënës,e për rrjedhojë ai është i lindur e jo i fituar. Gjithashtu observimi i një përqindje të konkordancës së rritur tek binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi. Mendohet gjithashtu se shkaktari që nxit autizmin është njëkohësisht dhe shkaktari i lindjes para kohe. Prandaj dhe fëmijët që lindin para kohe janë 1-2 herë më të rrezikuar të shfaqin shenja autizmi. Kjo sëmundje prek ç’do aspekt të zhvillimit psikologjik e social. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si ç’do njeri normal. Për këtë arsye duke u nisur nga sjelljet e tyre shumë njerëz mendojnë se ato janë të pasjellshëm apo prindërit e tyre nuk mund ti kontrollojnë dot ato. Shenjat e autizmit mund të kuptohen që kur fëmija është 5-muajsh nga një specialist ose dhe nga vetë nëna po të jetë e vëmendshme. Këto foshnja nuk shfaqin shenja afrimiteti siç bëjnë foshnjat e tjera normale. Nuk e mbështesin kokën totalisht tek supi i nënës. Nuk reagojnë si foshnjat e tjera po tu thërrasësh në emër. Kanë probleme me gjumin. Flenë vonë dhe zgjohen disa herë natën. Prindërve u duhet përpjekje maksimale për ta vënë në gjumë. Më vonë me kalimin e viteve fillon shmangja e kontaktit me sy,qajnë e qeshin pa arsye. Kërkojnë prindërit ti kenë pranë në ç’do moment. Disa prej tyre janë totalisht indiferent ndaj mjedisit të jashtëm,nuk flasin,vetë izolohen dhe ulërasin vetëm në momente të caktuara,kur diçka nuk u pëlqen. Disa të tjerë janë të lëvizshëm,disa kanë një mënyrë të veçantë komunikimi përsëritin fjalët e të tjerëve ose ato që dëgjojnë në TV. Disa nga lëvizjet tipike të këtyre fëmijëve janë: lëvizja e derës për një kohë të gjatë,hapin këmbët e duart sikur fluturojnë,bëjnë rrotullime të objekteve që janë të rrumbullakëta,bëjnë lëvizje ritmike në vend. Ndonjëherë përplasin kokën në objekte të forta po kështu kafshojnë duart ose gërvishtin fytyrën e tyre. Edhe pse për të kuruar simptoma specifike të autizmit ka barna,teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri kanë rezultuar shumë efikase. Për vite me radhë personat me autizëm trajtoheshin nëpër institucione të veçanta. Që nga mesi i viteve 1990 e më saktësisht që prej vitit 1943 kur kjo sëmundje u identifikua, këto fëmijë u përfshinë në shkolla publike normale,ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës me fëmijët e tjerë të moshës së tyre,dhe një pjesë tjetër të kohës më mësuesit e psikologët që ndjekin nga afër zhvillimin e tyre. Ata mësojnë shumë më kollaj kur janë mes fëmijëve normal sesa kur janë në një klasë vetëm me fëmijë me aftësi të kufizuara si ato. Pëlqejnë veprimet rutinë prandaj dhe përsëritja e veprimeve i bën të ndihen mirë. E kanë të pamundur të kryejnë një detyrë deri në fund,sidomos kur ajo përmban 2-3 kërkesa. Në raste të tilla fillimisht duhet shtruar kërkesa e parë, pritet sa ta mbarojë e më pas kalohet tek kërkesa e dytë. Për një detyrë të re,fëmija duhet përgatitur që më parë,hap pas hapi. Një ndër terapitë më të suksesshme është ajo e përforcimit dhe e shpërblimit të sjelljes së mirë dhe jo ndëshkimit. Kur punohet shumë me këto metoda dhe kur problemi kapet shpejt disa autistë pasurojnë fjalorin e tyre madje shkojnë më tej,marrin nota të mira në mësime,por prapëseprapë në momente të caktuara duket qartë që janë në “linja të ndryshme”.Numri i madh i autistëve tregon shkallë të lartë dhuntie në fusha të ndryshme. Më së shumti në muzikë,art,ndonjëherë dhe në matematikë. Ka autiste që punojnë si sekretare por sigurisht as që mund të mendohet se mund të bëhen inxhinierë apo magazinier. Një autist nga Australia ka arritur të shkruajë një libër në lidhje me autizmin, duke treguar përjetimet e autizmit në jetën e tij. Mirëpo këto raste nuk duhet të ngjallin iluzione tek prindërit. Një fëmijë me autizëm është një fëmijë me probleme që kurrsesi nuk duhet ti fshehim dhe ti mendojmë si të paqena. Gjithsesi ai është një fëmijë që rritet dhe që mund të ketë disa mundësi në jetë. Është e vërtetë që këto persona mund të bëjnë jetë të lumtur nëse u ofrohet ndihma e duhur dhe në kohën e duhur.
Në një kuptim se si duhet të veprojmë me fëmijët tanë e kemi në dorë vetëm ne prindërit e tyre. Duhet të tregohemi të vëmendshëm karshi sjelljeve të tyre që në fëmijërinë e hershme. Duhet ta konsiderojmë një fëmijë autist si çdo pjesëtarë tjetër të shtëpisë. Ti qëndrojmë gjithmonë pranë e të gatshëm kurdoherë për ta ndihmuar. Dërgimi në sholla është rruga e duhur drejt shoqërizimit e integrimit për të cilën këta fëmijë kanë aq shumë nevojë.
Në ndihmë të prindërve të fëmijëve autikë
Disa aktivitete për komunikimin e sjelljen e autikëve
-Uluni përballë tyre, flitni dhe dëgjoni tingujt që ai thotë.
-Përsëritni tingujt që ai thotë.
-Nxiteni t`ju shikojë kur ju i flisni,me qëllim që të vërë re lëvizjen e buzëve.
-Nxiteni që të përsërisë tingujt që ai thotë.
-Në qoftë se ka përparim duhet të tregoheni entuziast.
-Nëse nuk i nxjerr tingujt ,ju duhet ti tregoni se si veprohet për të thënë tinguj të ndryshëm p.sh:hapni gojën shume dhe thoni a a a a ... në vazhdimësi. Nxiteni të bëjë të njëjtën gjë si ju.
-Vendosni duart e fëmijëve mbi buzët tuaja dhe i tregoni se si lëvizin ato kur ju shqiptoni tinguj të ndryshëm.
-Vendosni duart e tij mbi buzët e tij dhe i thoni të përsërisë ato tinguj.
-Uluni përballë fëmijës. Vendosni një rrobë në kokën tuaj. Tërhiqeni ngadalë dhe më pas qeshni bashkë me të .
-Nxiteni ti bëjë vetë më pas këto veprime.
-Kur ai prek diçka që nuk duhet ta prekë i thoni JO dhe MOS prerazi.
-Nxiteni të thotë JO si ju kur i afrohet diçkaje që nuk duhet.
-Largojeni menjëherë nga objekti i rrezikshëm e me shpejtësi.
-Kur bën diçka që ju nuk ju pëlqen, thoni prerë JO.
-Kur bën diçka që ju e pëlqeni stimulojeni.
-Kur është i vogël fillon të njohë pjesëtarët e familjes. Një personi që i afrohet prezantojani duke i thënë emrin dhe lidhjen që ka me fëmijën.P.sh: Shikoje Mirin si luan? Ai është vëllai. Kur të rritesh do të luash me të.
-Kërkoi vëllait ose motrës të luajë me fëmijët autikë.
-Kur fëmija shikon dikë që nuk e njeh fillon të qajë e të ketë frikë. Shpjegojani se cili është personi dhe i flisni me ëmbëlsi për të.
-Nëse fëmija juaj ulet ndenjur jepini atij të mbajë objekte të ndryshme. Vendosni sende të ndryshme rreth tij dhe me ngjyra të ndryshme,të theksuara. Kjo do ta nxisë që ti kapi këto objekte.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
No comments:
Post a Comment