Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/09

ATA QE MORALIN DHE POLITIKEN I TRAJTONE VECMAS , NUK DO KUPTOJNE AS NJEREN PREJ TYRE” RUSOI


Nga Ksenofon M.  Dilo

Mbresa   Zagorie  Vlera njerezore
      
Dikur, ndalej veshtrimi…te ajo  Kokojkè !…    
                                                                     
Asnjehere nuk  ishte pare ne Zagori pamje si  e Kokojkes,…pershendetete dhe kurbetllinjte … Me 1936-tè poeti Anastas Duka tere gezim shkroi :  ” Balli i fshatit  Sheper  mori pamje europiane” Mjaft qe te keshe sy te dalloje ndryshimet.  Tere ambienti, veçanerisht ai qe rrethon shtepine e Ilia Dilo Sheperit nje arkitekture e rralle…
                                      “…Te çdo bulè e kuqe gjaku
                                            Do mbijne qershi Kokojke,
                                            E ç’ka ne bote me te dashur
                                            Se nje grusht i kesaj toke?!”…
AGIM SHEHU  “MEMEDHETARI  i NDRITUR” (Balade pèr  ILIA DILO SHEPERIN     Page 9 DIELLI  Aprille ) 
Askush nuk mund ta imagjinoje bukurine e kesaj panorame :me  qindra e qindra peme frutore qe u sherbehej me nje agrokulture te larte e ne vazhdimesi pèrmiresohej variacioni i tyre. Nje park madheshtor formonte kjo Kokojke se togu me vreshtat, rrethuar me tere ata lisa te mbjellè nga dora e te zoteve…                                                                                          
Mund   ta krahasonje me  ç’ ke pare ne Europe  Kokojken mal me lule.
Bukuria e saj marramendese… Zemra e saj”- shpirti atdhetar qe brumosi Ilia Dilo Sheperi me  te shoqen,. Kjo e  ben dhe mè te veçante kete Kokojke. Vinin nga shkolla   , edhe pse nuk e ndanin librin nga dora do degjohej ne kete KOKOJKE kazma, sharra, gershera e Males qe i jepte molles,apo ndonje peme tjeter formen e duhur ---
C’do prerje –nje domethenie…  C’do sharrim… percjell ndjenja ose mendime…
C’do peme e lulezuar,krasitur bukur dhe me pasion…njè mrekulli e vogel…njè” pamje europiane” Njerezit filluan e  thithin ide te reja…
“ Ketu tregon me gisht vellezerve ,Oresti me gezim e  kenaqesi  -vendin ne Kokojke- do ndertoj kliniken time dhe do tu sherbej -une  doktori i ardheshem gjithe kesaj krahine – “  Realizoi enderren e tij u be doktor: Doktor i shkencave mjekesore   ,aq i njohur ne profesion te tij-, m’u  ne zemren e vendit me te qyteteruar te botes,ne  Amerike –shkruan dhe enciklopedia amerikane per  Te. Por,  Dr. Orest Dilo, Ai qe kish aq dashuri te madhe per Atdheun e, shqiptareve u sherbente gratis ne megrim  te detyruar politik,kurre nuk mundi enderren e tij te madhe ta realizonte : –te sherbente ne Sheperin e tij,ne Shqiperi !  edhe pse  mekuar qe ne vogeli :  Gjithçka per Shqiperine . Vlera qe nderon njerine : shijo jeten me tension patriotik .   
Nè   ate Kokojke,  ne Sheper -Zagorio vihej- llogjika dhe zemra,dhe shpirti e sakrifica dhe dashuria pèr dhene- e Atit, MEMEDHENE. Faktor vendimtar - vullneti per te ecur perpara:  me pune te ndereshme duke  perqafuar shpirtin dhe mendjen e Rilindasve
                                                              Nje fund ..dhe nje fillim…
Pranvera stine e gezueshme..…ndjen qe diçka largohet e diçka po vjen ne ate park madheshtor… Sa force shprehese kane  tani keto peme ne kete Kokojke ! I shikon  dhe…mendja udheton ne kohe dhe hapesire ne keto troje…ndjen te duash dhe te adhurosh njeriun e punes .
Sa krenare e hije ka! kjo toke shqiptare ! ZOTI na i ka bere aq te mrekullueshme pèr bijte e shqipes . Filizat e rinj  ne kete vater familjare ushqehen  me edukate pune, benin shkollen patriotike me ndjenat e shqiptarizmit Puna shoqerohet me kulture europiane
Nje bukuri e nje pune te tille jep Lavdi dhe Nder .  Vetbesimi  sheperjot si individ , anetar i rregullit dhe i korektesise pasqyron kudo ,jep respekt. Celnikos karakterin, vullnetin  e njeriut qe me gjak-ftohtesi merr fryme –vetem pèr qellimin drejt te cilit ecen. 
Valle kjo dhurate piqet me moshen   dhe u sponsorizon me bujari bijve, dhe atdhetareve me gjere- u meson se,cilèsite e karakterit ,jane shkallè qe te ngjitin ne lartesine  e ATDHEUT
                                                               KOKOJKA   MAL  ME  LULE !
I tere ky lulezim i gezohet Diellit freskise,cicerimave…ne pranvere.   Ketu  tjeter eshte ne mengjes , tjeter ne dreke dhe ne darke ndryshe   ! Kush e ka ndjere padurimin… sa te shohe  te ziret nje peme (sidomos  fidanet te  marra nga jashte …) shpresen e sythave te pare qe dalin tek ajo ,kenaqesine e perditeshme qe diçka  gjallon,  merr jete nga kujdesi i tij mendon : C’do flete gjetheje, nje pergjigje e punes se vemendjes qe ka treguar  , ç’do lule nje “faleminderit !”  Ndersa lekundja e degeve te pemes nga flladi i pranveres  -  nje pershendetje miqesore  nga kjo mrekulli e vogele  per ç’do vizitor! . ..
Gumezhijne bletet n’ate jeshillèk e lule me lule qe i gezohen nektarit ne to , ngrohtesise Diellit …cicerimave te zogjeve qe, s’kane te pushuar  !  n’ato qershi,molle, bajame ,vadheza, rifeza, zerdeli etj… Ja thone kenges tyre dhe s’dine te pertojne…  fluturojnù nga nje dege te tjetra  dhe, ngjan sikur u bejne  shenje miqesie te palodhurve …  Momentalisht u ndalin syte dhe larg te … nje mace e zeze … Shqetesuar nxjerr turiçken neper gjembat e atij gardhi qe rrethon kète Kokojke… Nxitimthi leviz nga nje cep te tjetri  me sy te kuq te zgurdulluar .mjaullin e egersuar…kthen koken pas  dhe veshtron nga dajkua duke lèpir jarget qe i ka  leshuar dhe… perseri si me pare   … Ka vene re ndryshimet (   mendon…ta ktheje Kokojken  mal me dhimbje) ne tokè shqiptare, po… dhe, kush dreqin e di ç’fare mendojne macet…?!   Djali  i madh, Themua,  me ate moral èngjellor ,sjell humor si te tine “..ç’hyn ne goje nuk ndyn dhe njerine, ( zbret ne bark dhe pastaj…nxirret jashte po,…)ç’del nga goja kjo e ndyn ;  
Sido qe te jete ata perpiqen ta mendojne  “keq-veshtrimin”e saj jo si nje  ligesi  …ku  kasaphana e hordhive barbare do kaloje ç’do kufi te imagjinates e …viktimè do jete dhe kjo Kokojke …!… po,si nje krijese Zoti fat-keqe qe ka nevoje pèr ndihme dhe, do insistojne ta pèrçmojne  sa me pak…si dhe pasanikun me shpirt te verbuar. Mbi te gjitha kane  keshillen kembengulese  te prinderve:“Vlerat Njerezore , virtytet shqiptare  u bejne  nder ne jete!
E qarte! ,edhe zemra harrin  te mesohet apo jo? Asgje nuk e lind miresine, dashurine me shume se dashuria.” “Hapni mire syte dhe zemren tuaj! -  vazhdimisht u fliste  Mema
                                                  Sava  Ruci  Dilo
                                     Bashkeshortja e Ilia  Dilo  Sheperit
 qe ç’do vit e le pak me  te lodhur  po, para Saj ,gjithnje femije e per hir te se vertetes nuk e flaken kete thesar pèr gjithe kohen qe Deda jetoi  –  shihni se  kudo i pafuqishmi ka nevoje pèr nje fjale te mire, dashuri, mendim dhe kujdes …Te ligut largoju..tu vije keq per te ,i tillè  gatuar“
Porosite  e prinderve  ata perpiqen ti vene ne jete me kembengulje stoike  dhe,kur ndokush prej tyre sado pak nga to nuk ja kursejne  verejtjen ne sy . Te shoket e miqte e tyre per te tjeret-gjithmone kujtojne- ç’fare te mire kane  dhe, ç’fare mund ti beje interesante.
Kuptohet kjo, jo qe ti mburrin po, ne natyre  kane te thone te verteten qe nxit e  mobilizon  .“Si e lindi natyra dhe e poqi Atdhetarizmi kjo familje ju ngrit Zagorise- shkroi shkrimtari , Agim Shehu-  si nje lis me dege te gjera,te hijsheme ,njera me e bukur se tjetra”          E tere kjo pamje te ben te adhurosh Njeriun. Nje pervoje e veçante.  Pak veta po e ndertojne po shume  ta gezojne. E tillè kjo punè ne ate Kokojke tere shkurre  e gure me pare qe, nuk u fillua puna per lavdi personale dhe,aq mè pak pèr fitime.
U nis per te bere nje detyre … Veper  Frymezimi… 
Ne menyre te ndergjegjeshme sakrifikoheshin te gjitha forcat e te gjitheve . Te tille do ta dorezojme-mendojne – te brezat qe do vijne ..Pershtypja me jetesore qe ruhet nga ç’po bejne te 10 –te femijet e Dilo-s ne ate KOKOJKE ku dhe brezaret e vreshtave kane skicim  panorame mbi vete   :  eshte njeriu-Njeri krijohet nga  perpjekja  dhe jo nga aftesia qe  dhuron natyra…
Nga kenaqesia tundej  vendi nga kenga… Eshte zeri i jetes qe  oshetin e jehon fort,   lodhjen largon, e fiton njeriu entusiazmin qe te ben te shohesh boten me te madhe :
”Edhe  ketu, ku njerezit bashkohen me malet, me pune behemi si EUROPA“  
E tere kjo madheshti,ku nje muaj i flet tjetrit dhe,nje vit tregon te  tjetri mènçurine ,djersen dhe dashurine per dhene e Atit , deshmi Kokjka . S’ka goje as fjale dhe zeri nuk i degjohet po eshte nje dhurate mirenjohje . Drita ketu  madheshtore ; largohesh   nga telashet dhe, per te qene te sinqerte ja vlen te rrish dhe pak ketu ..-mendohej.  Ddeshmia e heshtur e saj e fuqishme: …Hijeshon si nje nuse  kur del ne leme dhe heq valle zagorite po, krenare  si nje burre i fuqishem ecen ne rrugen e nisur qe,macet ,zvarriniket i fshihen ferrave.  Nuk ke ç’i thua MADHESHTISE se  nje shembelli  ne natyre qe jepte dje mesazhin :” Ja ç’ben puna e djersa per ATDHE !”
Dhurate  e nje qyteterimi shpirteror zagorit,  kontribut i nje edukate prinderore me kulture te admirueshme europiane,veper e bijve  te Ilia Dilo Sheperit qe , kur dhe koha e te kuqit hante mish njeriu me artin e barbarise te te pareve te Hormova ( si flet  nga ajo kollone e gurtè nen ate Kokojke, Kostandinèja e beses se madhe ,qe me frymen e  zagorites mbante hapur porten Dilo  “ze qe nuk vritet” dhe sot nen ate Kokojke ,  mbishkrim  Neneje  Shqiptare aq i ngjashèm me spartanet-… ne mbrojtje te ketyre trojeve, ku abuzimi kalon çdo kufi te imagjinates nga sulmi barbar … e,    natyra  Kokojke perballet me mizoren …”na ishte nje here natyra sheperjote!”, -    ) ata,   s’u tunden nga ideali  ndaj,  me mirenjohje  –thote,  kenga labe :
(Foto Sheper1935,4 nga djemtè e Ilia Dilo Sheperit , Jani(ulur) Margariti, Malja dhe Oresti  )
”.. Fjala juaj ninull djepi
     Oshetime oqeani …
     Bijte e Dilo-s lavdi plote
S u tunden nga IDEALI “te gjithe me Janin fanua(si thone ne Zagori) shkelqejne  me madheshtine qe perben edhe nje nga kryeveprat e Ilia Dilo Sheperit sa populli  i thote :
“O Illi , ILLI i YLLTE
   U dhe gjithe miresite…”    
Vlerat e  se kaluares,  vyrtytet njerezore te burrave te vyer te Kombit ,i japin me teper kuptim te sotmes  ,   te drejten  nuk e lene burgosur , te persekutuarin ,qe eshte dhe kraharori i demokracise e qe dje e rrethonte muri Spaçit e sot  muri i korrupsionit nga komuniste te verbuar nga etja per pasuri e pushtet, nuk e lene te persekutuar. Marrin  fund  deshperimet qe kane pushtuar njerine demokrat “pa demokraci” ,nuk lejojne  te ecet mbrapsht . Ato jane nderi  i shkelqyer i races shqiptare  se, 
“Malet mbeten MALE  edhe kur i zene me gure… “ (Etien Dilo “NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” fq.18)  
Ndaj, le te na vine shpesh ne mendje  e te na mbushin plot optimizem . Edhe pse  sakrilegjin,çvarrimin e ILIA DILO SHEPERIT  stalinisti nudo e quajti progres  episodin me te turpeshem te luftes se klasave.  Ndersa ne menyre artistike ju pergjegj kesaj masakre çnjerezore dhe me ton burreror,  poeti   qe kish si mision te bente  pèr dije-  jete   pas   vdekjes  :
“ ..Zbuluar te mbeti balli
     Brezat te shohin ne sy. 
     MBI  DHEMBEL  , KOHA   STERRALLIN
     PO  E  PJEK  NE  BRONX  PER  TY .”       ( AGIM SHEHU  )     

     Shpresojme te marrim me vehte ca nga dituria,dashuria e kesaj jete  shqiptare pèr tua percjelle brezave te sotem me ritme shume  me te shpejta ate dinjitet zagoriti me  ate bukuri shpirti si te tyre  e te ç’do shqiptari  me dashuri pèr Shqiperine e  plote qe  e thene me fjalet e burrit te kombit  -“Te jemi krenare qe jemi lindur ne token shqiptare”
E kaluara dhe e nesermja  kane kenaqesine e  tyre por, kurre nuk duhet lene te fluturoje e mira dhe kur kjo  thellè…jep drite  .
Vetem keshtu, asnje hije nuk mund ta erresoje qofte dhe sado pak ndriçimin e drites   DEMOKRACI  PERENDIMORE

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...