Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/11

Agustin


From: vaso papaj <vasopapaj@yahoo.it>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Thursday, 11 April 2013, 7:52
Subject: Re: Agjencioni Floripress: Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri(Debat publike)

Faleminderit! Ja dhe nje poezi te fundit, ndoshta me kete teme:

Agustin
 
 
Agustin!
Katër mure, mik me hiçin, në një odë me lagështinë,
Bora hesht, bora rëndon, mbi pullaz zgërlaq çatinë.
Nga poshtë dheu e rrëmben, po e çon nëpër rrëpinë,
Agustin.
 
 
Agustin!
Një e çarë aty në mur, nga lart poshtë si zhgarravinë,
Muri pis, si dërrasë e zezë dhe ti vetëm psherëtin,
Por mbi kryq Krisht i gozhduar sikur të largon vetminë,
Agustin.
 
 
Agustin!
Sonte ma rrëmbeve gjumin, ma afrove Perëndinë,
Që kur the me sy të shuar: “e lashë shkollën”, malet nxinë,
Qiellin e zura me duar e gozhdët duke kërkuar, shpalla zinë,
Agustin.
 
 
Agustin!
Pse në fshat rri i gozhduar, si një Krisht në Dukagjin.
Kush aq fort të ka ngujuar, humbur librat, dashurinë?
As trumcakë s’kanë cicëruar, ngrirë e tharë përmbi qershinë,
Agustin.
 
 
Agustin!
I harruar në shpat mali, një qen vetëm angullin.
Çantën sheh me sytë e shkruar, në gozhdë varur, Krishtin fqinjë.
Gozhdë që kurrë nuk u mbaruan, duar shpuan, zemra ngrinë,
 Agustin.
 


Da: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
A: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Inviato: Mercoledì 10 Aprile 2013 23:59
Oggetto: Agjencioni Floripress: Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri(Debat publike)

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...