
Nga Flori Bruqi
Çfarë duhet të dini për depresionin
Depresioni është sëmundje reale.
Depresioni është gjendje serioze.
Depresioni nuk është stres apo thjesht të mosndjerit mirë.
Depresioni nuk është thjesht një çrregullim mendor.
Depresioni përfshin procese biologjike.
Depresioni është çrregullim
Depresioni është sëmundje sistemike.
Depresioni është çrregullim i zakonshëm/që prek çdo njeri.
Depresioni mund të prekë çdo njeri.
Depresioni mund të përsëritet apo të jetë kronik.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit?
Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por tërë trupin, duke ndikuar në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, ndihet për veten e tij/saj dhe mendon
Depresioni nuk është një gjendje normale kalimtare e mendjes, dhe nuk është as shenjë e dobësisë personale, as situatë që mund të "shuhet". Nuk i takon personit të prekur që të vendosë të “mbledhë veten” dhe të përmirësohet.
Depresioni është shumë më larg se një shqetësim ose vuajtje normale: është një sëmundje që përfshin shenja dhe simptoma që zgjasin javë, muaj apo vite, pa njohjen e gjendjes ose pa trajtimin e duhur.
Shenja dhe simptoma të zakonshme të depresionit janë:
Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe;
Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë seksin;
Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, ndjenja e ngadalësimit;
Humbja e oreksit (me humbje peshe) ose ngrënie e vazhdueshme (me shtim në peshë);
Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë;
Humbja e shprehjes emocionale (ndikim i sheshtë);
Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël;
Tërheqja sociale;
Problemet me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;
Nervozizmi ose irritimi i pazakontë;
Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit;
Mendimet rreth vdekjes, vetëvrasjes, përpjekjet për vetëvrasje ose dëmtim të vetes.
Depresioni shoqërohet shpesh nga ankthi dhe gjithmonë lidhet me probleme të rëndësishme në familje, me shoqërinë, punën ose shkollën për shkak të efektit që depresioni ka te personi.
Disa nga simptomat janë specifike për moshën dhe mund të jenë më të zakonshme te fëmijët (çështjet e sjelljes), te të rinjtë (agjitacion dhe nervozizëm), ose në mesin e njerëzve të moshuar (tërheqje, apati dhe mendime joreale/deluzione).
Gjithashtu, për shkak se çrregullimet depresive nuk janë vetëm çrregullime psikologjike por përfshijnë procese biologjike, simptomat fizike janë shumë të zakonshme.
Disa nga simptomat janë specifike për moshën dhe mund të jenë më të zakonshme te fëmijët (çështjet e sjelljes), te të rinjtë (agjitacion dhe nervozizëm), ose në mesin e njerëzve të moshuar (tërheqje, apati dhe mendime joreale/deluzione).
Gjithashtu, për shkak se çrregullimet depresive nuk janë vetëm çrregullime psikologjike por përfshijnë procese biologjike, simptomat fizike janë shumë të zakonshme.
Simptomat tipike fizike të lidhura me depresionin janë:
Reduktimi i oreksit dhe humbja e peshës;
Humbja e interesit seksual;
Dhimbje koke;
Marramendje;
Problemet me zemrën;
Problemet me frymëmarrjen;
Dhimbje kurrizi;
Ankesat gastrointestinale;
Dhimbje barku.
Këto simptoma fizike shpesh vërehen në fillim, por nuk mund të njihen menjëherë si të lidhura me depresionin. Për më tepër, problemet ekzistuese p.sh. dhimbje kurrizi - mund të përjetohen më rendë gjatë një faze depresive.
Për shkak të simptomave të njohura fizike, shpesh është e vështirë që një mjek i përgjithshëm të njohë dhe të diagnostikojë një depresion të fshehur edhe nëse, në dy të tretat e rasteve, ankesa kryesore është një simptomë somatike. Ndonjëherë është e dobishme marrja e një mendimi të dytë. Ju duhet të flisni për këtë me mjekun tuaj.
Depresioni karakterizohet nga simptomat e ankthit dhe shumë prej tyre janë të natyrës fizike, të tilla si ngushtësimi i gjoksit, gulçimi, përzierje dhe marramendje.
Testet vetëplotësuese
Hidhini një sy dhe plotësoni testin për depresionin në këtë website:
Testi vetëplotësues i humorit(disponimit)
Njohja e depresionit nuk është gjithmonë e drejtpërdrejtë.
Më poshtë është një test për vetëvlerësimin që është krijuar si një vlerësim i shpejtë i humorit tuaj, dhe për të kontrolluar nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga shenjat dhe simptomat kryesore të depresionit.
Shumë profesionistë të shëndetit përdorin këtë test ("Pyetësori i Shëndetit të Pacientit" ose "PHQ-9") për të identifikuar depresionin. Testi në këtë faqe është tërësisht anonim dhe konfidencial.
Rezultatet mund të jenë treguese, por nuk do të thotë që ju keni një diagnozë për depresion.
Vetëm doktori ose ndonjë profesionist tjetër i shëndetit mund të konfirmojë një diagnozë.
Nëse jeni ndjerë me të vërtetë me humor të ulët dhe mendoni se mund të jeni në depresion, duhet të shkoni te mjeku juaj.
Merrni rezultatet e këtij testi me vete; ato mund të jenë një mënyrë e dobishme për të filluar një diskutim.
Plotësoni pyetësorin më poshtë, ose mund të shkarkoni një version PDF nga seksioni i burimeve.
Në shek.XIII u quajt për studim me termin latinisht suicidium (sui-vetja dhe cidium-vrasja). Por pavarësisht ndërgjegjësimit dhe zhvillimit social dhe kulturor të njerëzve, përsëri fenomeni mbetet si një fatkeqësi e madhe dhe e pariparueshme, si për ata që e kryejnë, por edhe për të afërmit e tyre dhe mbarë shoqërinë.Madje edhe në kohët moderne fenomeni nuk po zvogëlohet, por po shtohet frikshëm dhe me shifra alarmante.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit OBSH, çdo 40 sekonda në botë, një person vret veten ose 3000 njerëz në ditë dhe 1 million në vit. Suicidi është një nga tre shkaqet e vdekjes për grupmoshat 15 deri 44 vjeç,qëështë mosha më e bukur dhe produktive për njeriun.
Vetëvrasja nuk ndodh vetëm në vendet e botës së tretë me një zhvillim ekonomik social dhe kulturor të ulët, por edhe në vendet me zhvillim të lartë dhe në të gjithë sferat e shoqërisë.
Në SHBA në çdo 12.3 minuta kryhet një akt vetëvrasjeje, pothuajse 43 mijë amerikanë në vit.
Po ashtu edhe në Europë dhe në vende me standarde të larta jetese si në Francë ka të paktën 20 mijë suicide në vit dhe 200 mijë – 400 mijë tentativa,në Belgjikë po ashtu ka më shumë vdekje nga vetëvrasja sesa nga aksidentet rrugore, në Suedi vetëvrasja është në një shkallë shumë të lartë, vendi me vetvrasje më të madhe në botë është ishulli i Groelandës, ku një në katër qytetarë kryejnë vetëvrasje.
Edhe në Shqipëri gjatë vitit 2016 janë evidentuar 277 raste vetëvrasjesh dhe 325 raste tentative për vrasje.
Rritja e numrit të vetëvrasjeve është shqetësuese në Kosovë
''Kosova ende nuk ka statistika të sakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente.Ekspertët vlerësojnë se shkaku kryesor që shtynë këta persona për t’ia marrë jetën vetes është gjendja e rëndë socio-ekonomike . Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 200o deri në vitin 2013, në Kosovë janë evidentuar 786 raste të vetëvrasjes dhe 2.494 raste të tentim vetëvrasje. Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Kosovë mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë.''
Rasti i fundit i mësueses, Fillojeta, që u vetëvra në lagjen ''Dardania'',na shqetëson shumë, pasi emri i saj, Fillojeta, ajo mbaroi jetën e saj mu në moshën më të mirë, 34 vjeçare duke u hedhur nga një objekt, në lagjen që e cekëm më lartë.
Sa i përket moshës, mendimit dhe tentativës për suicidështë zakonisht adoleshenca, mosha 15 vjeçare, për disa arsye të kësaj moshe delikate dhe shumë të ndjeshme si: problemet me prindërit, divorci,keqtrajtimi,abuzimi,ose jashtë shtëpisëdhuna nga bullizmi, apo kapriço të moshës, për fëmijëttë moshës 10 vjeç më tepër është quajtur aksident sepse fëmijët nuk e bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes. Suicidi vazhdon në çdo moshë tjetër, sidomos në rastet më të shumta shfaqet në moshat 55-65 vjeç, mosha kur njeriu fillon tatëpjetën n.q.s. ka dështuar ose ka humbur qëllimin e jetës edhe po ashtu shfaqet në pleqëri, sepse procesi i plakjes krijon problem sociale, psikologjike dhe fizike, për mbijetesë, kjo kalon në dëshpërim, depresion dhe në aktin e vetëvrasjes. Sa i përket gjinisë, ajo femërore duke qenë më sentimentale dhe e paqëndrueshme emocionalisht, bëjnë gati tri herë tentativë për suicid më shumë se meshkujt, por meshkujt për nga fiziku dhe kurajo arrijnë ta realizojnë suicidin tri herë më shumë se femrat. Fenomeni i vetëvrasjes sipas OBSH nga viti 45 deri me sot, ka një rritje globale gati 60%. Për sensibilizimin dhe ndalimin e kësaj fatkeqësie që po kthehet si epidemi sociale, është vendosur 10 shtatori si dita e ndalimit të suicidit (vetëvrasjes).
Në përgjithësi suicidi është fenomen kompleks produkt i shumë faktorëve të cilët e pështjellojnë viktimën dhe e shtyjnë në aktin e eliminimit të vetes. Këto faktorë janë psikologjikë, socialë, biologjikë (sëmundje mendore), kulturorë, mjedisorë, madje edhe fetarë,d.m.th. për ato fe që e tolerojnë dhe e nxisin vetëvrasjen si akt i shenjtë dhe sublim para “Zotit”. Në përgjithësi njerëzit që duan të vrasin veten, të të gjitha moshave përgjegjëse, kur duan të kryejnë aktin e vetëvrasjes janë përballë dilemës filozofike: “të rrosh apo të mos rrosh” dhe kjo si zgjidhja më e mirë e mundshme përballë realitetit pa shpresë ku gjendet personi. Vetëvrasja kryhet nga të gjitha nivelet intelektuale nga më të ulëtat deri tek inteligjenca gjeniale. Mund të themi se nga studimet pothuajse shumica e njerëzve kanë menduar ose kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.
Sipas studiuesit të parë për fenomenin e suicidit Emile Durkehin, në studimin e tij publikuar në vitin 1897 citohet se: “Vetëvrasja si fenomen nënkupton të gjitha rastet e vdekjes të cilat rezultojnë në mënyrë direkte dhe indirekte prej aktit pozitiv dhe negativ të vetë viktimës, i cili e kupton se çdo të prodhojë rezultati i aktit të tillë “. Ai e përcakton vetëvrasjen në katër forma: 1. Si vetëvrasje egoiste, kur personi e ndjen veten të përjashtuar nga shoqëria, i paintegruar, me vështirësi ekonomike, të cilat kanë ardhur si pasojë e një dështimi personal. 2.Vetëvrasje altruiste; personi është i integruar në shoqëri, por i ndikuar nga tradita apo feja se akti i vetëvrasjes është shërbimi më i mirë apo akt heroik për nderim, si harakiri, vetëvrasje për japonezët ose sekte që përligjin vetëvrasjen si kamikazët etj, 3. Vetëvrasje anomike vjen nga çregullimet sociale prej ndërrimit të sistemet shoqëror, numri i madh i popullsisë, rregullat shoqërore janë në disavantazh apo të papërshtashme, papunësi, varfëri, depresion ekonomik duke humbur shpresën. 4. Fataliste; kur individi i ka të gjitha, por ka humbur drejtimin në jetë dhe kontrollin mbi fatet e tij.
Për psikiatrët vetëvrasja është parë dhe trajtuar prej kohësh si sëmundje mendore. Sipas tyre suicidi është pasojë e sëmundjeve mendore si skizofrenia, epilepsia.Kur personat e ndiejnë se po çmenden dhe po humbin personalitetin bëjnë vetëvrasje. Por pavarësisht trajtimit klinikal të personave me tendenca vetëvrasjeje, problemi nuk është zgjidhur dhe në disa raste ai ka dështuar në trajtimin e tij nga ana mjekësore. Sepse mbetet e pashpjegueshme për mjekët se përse dy persona me të njëjtën diagnozë dhe terapi antidepresive njëri e kryen aktin e suicidit dhe tjetri jo. Shumica e studiuesve të fenomenit mendojnë se 30-60 % e suicidantëve janë me probleme mendore. Madje antidepresorët duke eliminuar frenimin psikomotor krijojnë tek pacienti mundësi fizike për të kryer suicid. Është për t’u çuditur se si psikiatrët që merren me trajtimin e pacientëve mendorë, janë njerëzit më me rrisk për suicid se nga mjekët e tjerë si ata pediatër, kirurgë dhe të tjerë.
Por përveç psikiatrëve ka mendime të ndryshme nga psikologë, se suicid nuk është sëmundje por një akt pozitiv nëpërmjet të cilit individi qoftë dhe i sëmurë zgjidh një problem. Pra për shumicën e psikologëve modernë suicide është aspekt specifik dhe eksluzivisht human, d.m.th. se vetëvrasja nuk është gjë tjetër veçse një veprim i një qenieje me vetëdije të mjaftueshme për të bërë dallim midis jetës dhe vdekjes. Kjo është arsyeja që në disa vende vetëvrasja është pjesë e kultures si: në Japoni akti i vetëvrasjes shikohet me respekt për të zgjidhur një problem pa zgjidhje, ose në Belgjikë suicide është diçka e lejuar. Por përveç rasteve që përmendëm ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në një vetëvrasje pasive si droga, alkooli, duhani, pakujdesi në aktivitetin fizik, aventura përtej limiteve, aksidenteve prej pakujdesisë, abuzim me trupin nga ana seksuale shkak i sëmundjeve vdekjeprurëse si sida, etj.
Po le ta shikojmë vetëvrasjen nga një tjetër plan dhe dimension që shpesh psikologët dhe psikiatrët dhe gjithë ata që merren me fenomenin e suicidit e anashkalojnë, që është dimensioni fetar ose religjoz. Bazuar në studime të shumta, njerëzit religjiozë janë më pak të prirur të bëjnë vetvrasje. Kjo ndodh sepse fetë monoteiste dhe në mënyrë të veçantë krishtërimi e dënon aktin e vetëvrasjes pa ekuivok, sepse njeriu nuk është një qenie autonome, ai nuk është zot i vetes por një krijesë e krijuar me një trup prej dheu i cili ka brenda një frymë jete (shpirtin e arsyeshëm) që gjendet brenda trupit dhe e gjallëron atë. Prandaj njeriu duke qenë një qenie psiko-somatike (shpirt- trup) ku shpirti, (uni i tij) është futur dhe banon në një trup që mund ta quajmë si një çadër, shtëpi, ose një mjet lëvizësh, për të cilin njeriu duhet të përkujdeset gjatë gjithë jetës së tij mbi tokë. Asnjëherë krishtërimi se ka parë trupin si armik të shpirtit, por banesë dhe bashkëpunëtor të tij, për të përmbushur qëllimin e jetës brenda kohës dhe hapësirës në këtë botë.
Në Dekalogun që është shtylla kurrizore e moralit të besimtarit monotheist, në porosinë e gjashtë Zoti thotë: “Mos vrit” (Eks.20:13) Kjo porosi kuptohet në dy aspekte, mos vrit për egoizmin tënd dhe mos vrit veten po ashtu nga egoizmi yt. Njeriu normal pavarësisht se jeton bashkë me vdekjen ose ka lindur për të vdekur, çuditërisht nuk e do vdekjen si shumë gjëra të tjera në jetë si ushqimi, gjumi etj, por i frikësohet vdekjes, e shmang, e lufton deri në momentin e fundit duke u përpjekur të jetojë sa më gjatë, madje edhe një ditë, edhe një orë më shumë dhe në qoftë se është e mundur të gjejë ilaçin e pavdeksisë që përfundimisht ta mundë armikun e tij më të madh dhe të pamëshirshm vetë vdekjen. Ky instikt për të jetuar dhe mbrojtur jetën është vendosur tek njeriu nga Zoti Krijues që duke qenë një Qenia e pavdekshme e krijoi njeriun sipas ikonës së tij, me potencialin dhe mundësinë e pavdeksisë, duke u bërë i ngjashëm me Zotin e tij. Vdekja hyri tek njerëzit aksidentalisht për shkak të mëkatit fillestar, kur njeriu i mashtruar nga djalli ziliqar, (engjëlli rebel), shkeli porosinë e Perëndisë: “mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes se në ditën që do të hash prej saj me siguri do të vdesësh”(Zan. 2:13).
Vdekja është produkt i mëkatit dhe djalli duke qenë shkaku i mëkatit fillestar dhe çdo mëkat personal ka pushtet mbi mëkatarët (njerëzit) të cilët i çon në vdekje të parakoshme me anën e vetëvrasjes. Prandaj dhe dëshira për vetëvrasje fillon të shfaqet në adoleshencë kur njeriu fillon të dallojë të mirën nga e keqja dhe ai është i lirë të zgjedhë dhe të shkojë mbas të keqes, mbas mëkatit që të bashkon me djallin dhe që të çon në vdekje. Prandaj dhe Krishti tha për djallin “njerivrasës që nga fillimi” (Jn. 8:44). Ai së bashku me demonët e ajrit ndikojnë që njeriu të shkelë porosinë; mos vra ose mos vrit veten. Kjo na tregohet shumë qartë me Juda Iskariotin i cili e tradhëtoi Krishtin: “Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët. ( Lk. 22:3) “Dhe ai,… u largua dhe shkoi e u var në litar.” ( Math. 27:5)
Shumë herë personat që vrasin veten janë të bombarduar me mendime dhe zëra të brendshëm që e shtyjnë njeriun drejt aktit të vrasjes dhe vetëvrasjes që në të vërtetë është i njëjti krim, ashtu siç thotë dhe shën Agustini (354-430): “të vetëvritesh është sikur të vrasësh një njeri”. Këto zëra demoniakë, që psikiatrët dhe psikologët duke mos ditur origjinën i quajnë “zëra të brendshëm” ose “personalitet i dyfishtë”në një mendje të çoroditur, shoqërohen me melankoli dhe ankth, mendim i ulët për veten, dëshpërim ose një ego të tepruar sa kërkon të sfidosh edhe veten. Në Shkrimin e Shenjtë përmenden vetëm dy njerëz që vranë veten. Njëri ishte Ahitofeli, tradhtari i mbretit David (II Sam. 17:23), dhe tjetri Juda, tradhtari i Krishtit, (Math. 27:5) të dy vranë veten nga egoizmi i sëmurë dhe dëshpërimi i pashpresë.
Shën Nektari i Egjinas (1846-1920) një atë i madh Kishës Orthodhokse thotë: “Dëshpërimi është një e keqe e frikshme dhe një pasion i pashërueshëm që dëmton shpirtin e njeriut. Shkatërron çdo gjë të shëndoshë brenda tij, e udhëzon në shkatërrim dhe e bën t’i japë fund jetës së tij. I dëshpëruari, edhe pse jeton, është i vdekur, sepse ka humbur lidhjen me botën dhe me çdo kënaqësi të jetës. Dhe mendon se një vdekje më e shpejtë se ajo natyrore, do ta çlirojë nga hidhërimet dhe vështirësitë e jetës dhe përfundon në vetëvrasje. Por nuk është kështu. Ai që vret veten, nuk është i çmendur, por i dëshpëruar në kulm. Pra, vetëvrasësit nuk vuajnë psikologjikisht, por moralisht. Dëshpërimi është një devijim moral. Ata lanë pas dore kurimin moral dhe kur i pushtoi paniku i dëshpërimit vranë veten. Kështu ata janë përgjegjës të veprimeve të tyre dhe bëjnë mëkat të madh, të pafalshëm (përderisa nuk mund të pendohen).
Shkaqet e dëshpërimit janë të shumta. Por ai më kryesori është sëmundja morale. Dhe këta të sëmurë moralisht i ndajmë në tri kategori: a)ateistë që nuk besojnë në jetën pas vdekjes dhe në gjyqin e Perëndisë dhe kjo të çon në çmenduri: “ Tha i marri në zemrëne tij, nuk ka Perëndi, janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.” (Ps. 14:1), b)frikacakë, besëpakë: Në këtë grup bëjnë pjesë ata njerëz që fillimisht jetojnë sipas ligjeve hyjnore dhe njerëzore, por sa takojnë vështirësi të mëdha në jetë, humbin guximin dhe shpresën e tyre te Perëndia. c) të pushtuarit nga ndjenja të ndryshme, pra të sëmurët sentimentalë. Në këtë grup bëjnë pjesë ata që vriten të zhgënjyer nga dashuria njerëzore, qoftë kjo e pastër (si dashuria rinore), ose e paligjshme. Dhe i riu, i pushtuar nga zhgënjimi, kaq shumë vuan dhe duke qenë i papërvojë për temat e jetës, i kushton rëndësi të madhe ngjarjes, e cila, për të rinjtë e zhgënjyer konsiderohet si e keqja më e madhe.
Vetëvrasja jo vetëm që është një fatkeqësi dhe nënshtrim ndaj demonëve por është dhe një mëkat i pafalshëm, sepse e para, njeriu që vret veten sfidon Zotin, dhuruesin e jetës dhe blasfemon ndaj Tij, duke e quajtur të paaftë për ta shpëtuar në situatën ku u rrëzua. E dyta më e keqja njeriu që vret veten, i humb vetvetes çdo mundësi rikthimi, pendimi dhe korrigjimi, ndryshe nga ai që vret tjetrin dhe bën çdo mëkat por ka mundësi të pendohet të korrigjohet gjatë jetës. Ai që vret veten shkëputet përfundimisht nga Zoti i jetës, nga jeta e përjetshme dhe bashkohet me djallin, shkaktarin e vdekjes dhe vdekjen e përjetshme (ferrin). Për këtë arsye ata njerëz që vrasin veten nuk përkrahen as nga kisha e Krishtit, ndaj tyre nuk kryhen shërbesa fetare, madje më përpara nuk varroseshin me të tjerët që kishin vdekur me shpresën e ngjalljes.
Për ta ilustruar atë që thamë më sipër po iu tregoj një rrëfim të një personi të cilin e kam takuar në burg. Ai kishte bërë një krim dhe duke parë pastaj çdo gjë të shkatërruar, ra në dëshpërim dhe vendosi të vrasë veten duke u varur. Mbasi kaloi në gjendje kome tregon se një zë I qartë i tha: “tani nuk të ndihmojmë dot”. Për “fatin” e tij të mirë ai u rikthye në jetë dhe u pendua thellësisht për aktin e vetëvrasjes, që ishte i pafalshëm nga Zoti.
I vetmi tolerim që bën Kisha Orthodhokse është kur personi që kryen aktin e vetëvrasjes është i dalë mendsh d.m.th.i pavetëdijshëm, i marrë, i demonizuar, saqë ka humbur çdo kontroll ndaj vetes dhe kështu është i papërgjegjshëm dhe nuk gjykohet. Ose në një tjetër rast, kur personat pranojnë të vrasin veten për të ruajtur moralin siç ka raste të përmendura edhe në historinë e popullit tonë, ku gra së bashku me fëmijët e tyre hidheshin nga shkëmbijtë për të mos rënë në duart e armiqve të cilët kërkonin t’i çnderonin.
Por vetëvrasja si akt është shumë dimensionale dhe e kamufluar, p.sh. siç është dhe eutanazia që si term vjen nga greqishtja që do të thotë (vras veten) ose vdekja e ëmbël, kemi (eutanazi vullnetare) ku kërkohet nga vetë pacienti, ajo quhet vetëvrasje nga Kisha, kurse (eutanazi e imponuar) kur kërkohet nga të afërmit pa dëshirën e pacientit, kjo konsiderohet si krim (vrasje). Ata njerëz që ndërgjegjësohen se do të vdesin, me siguri mendojnë, në qoftë se unë do të vdes, pse të mos vdes më përpara, ose pse të bëhem barrë e shoqërisë, ndërsa të afërmit e tij mendojnë se me eutanazi do ta letësojnë nga dhimbja dhe kështu e justifikojnë eutanazinë. Kisha Orthodhokse është kundër sepse jeta nuk është pronë e njeriut por dhuratë e Zotit dhe vetëm Zoti ka të drejtë të marrë shpirtin duke e ndarë atë nga trupi. Jeta e njeriut nuk është e matur me minuta, orë, ditë, dhe vite, por me frymëmarrje, prandaj thuhet: “dha frymën e fundit”. Jeta në trup në këtë kohë dhe hapësirë ka një qëllim të madh, për të formuar plotësisht shpirtin që ta bëjë të përshtatshëm për jetën e përjetshme. Ky është një proces i gjatë të cilën vetëm Perëndia e di kur mbaron, ashtu siç ndodh me frutin që kur piqet shkëputet vetë nga dega.
Vetëvrasja është shtuar në këto kohë apostazie (mohimi i Zotit) dhe kjo është neuroza më e madhe e këtij brezi të pabesë dhe imoral, që të çon në dëshpërim edhe fatalitet. Zgjidhja më e mirë e këtij fenomeni, si fatkeqësia më e madhe dhe mëkati më i pafalshëm, është besimi tek Zoti i jetës dhe i dashurisë dhe të mos dëshpërohesh, mos të frikësohesh, mos e dëgjosh djallin që të pëshpërit vrite veten, por shko drejt tek Zoti-Njeri Jisu Krisht, Ai që e mundi vdekjen me vdekje dhe ngjalljen e tij të lavdëruar, i cili i fton të gjithë njerëzit pa dallim: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë” (Mt. 11:28-30).
Rasti i fundit i vetvrasjës , së 26 vjeçarit nga Gjilani , që u vetëvra në lKonviktin e Studentëve në Prishtinë , na shqetëson shumë, pasi emri i tij u politizue shumë nga partitë politike , ajo mbaroi jetën e tij mu në moshën më të re duke u hedhur nga objekti, në lagjen s Studentëve që e cekëm më lartë.
Vendi ynë po tronditet nga ky fenomen ''vetëvrasje''
Na ka ra rasti të dëgjojmë, psh. Një 19 vjeqar, 20 vjeqare, 21 vjeqare, moshe e re, tani rasti i fundit i studentit 26 vjeçare i shkolluar,kaq kanë bërë vetëvrasje, kaq kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje, etj e etj.
A ka kush në këtë rruzull tokësorë të zbuloj këto depresione nga vijnë?!
Sociologët përjashtojnë motivet ekonomike si shkaktarin kryesor i vetëvrasjeve, dhe shka tjetër duhet përjashtuar për të ardhur deri ky parandalim i shëtuar.
Dukuria e vetëvrasjeve, kohëve të fundit është duke tronditur vendin tonë, siç është rasti i Filloretës, një mësuese 34 vjeçare ti ep fund jetës, deri sa vëllai i saj e ngushllon, ndryshe, pa mundësi nga cili presion e shtyri motrën e tij të vetëvritej?! Kisha të bëjë një pyetje, a ka mundësi sa do pak familjaret, ditë ku ndonjë anëtar i familjes mund të jetë në presion, ndoshta pak vërehet dhe me punu me te, me bisedu çfarë halli ka disi nuk po dukesh mirë, nuk po ndihesh mirë, unë jam afër teje, si prind, motër, vlla etj, ndoshta do të kishte suksese në parandalimin e kësaj dukurie e cila kohën e fundit sa vije e shtohet në Kosovë.
Forma më e mirë e informimit të Policisë së Kosovës
Zyrtari për informim në PK(Policia e Kosoves), disa herë kanë thënë se ka raste kur policia njoftohet me kohë për një tentim vetëvrasje, ku shpeshherë arrijnë me kohë për të shpëtuar jetë. Mirëpo, për këto raste tragjike më shpesh policia informohet pasi që ndodh më e keqja.
“Ka pasur disa raste kur ne jemi njoftuar me kohë dhe kemi arritur të shpëtojmë personin që po tentonte të bëjë vetëvrasje. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të riu 27 vjeç, i cili kishte tentuar të hidhej nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Mirëpo, për fat të keq, më shpesh ndodh që ne të informohemi kur është tepër vonë”, version i policisë.
''Sipas zyrtarëve policorë, format më të përhapura të vetëvrasjes janë vetëhelmimi, që kryesisht përdoret nga femrat, pastaj janë vetëvarjet, vdekja nga arma e zjarrit dhe hedhja nga lartësitë.''.
Disa faktor cilsohen si shkas i këtyre vetëvrasjeve
Faktori social që mund të jetë ndryshimi i funksionimit të familjes apo ndryshimet e të jetuarit, ballafaqimi me situata të papritura, siç është humbja e personave të dashur të familjes, ose të lidhjeve të dashurisë dhe mundësia e ballafaqimit me situata të reja, duke përfshirë edhe ato ekonomiko-financiare.
“Personat e ndjeshëm ose të paekuilibruar mentalisht janë më të prirë për të bërë vetëvrasje. Ky është faktori kryesor. Personat e paekuilibruar nuk e ndjejnë sigurinë, prandaj ndodh më e keqja. Po ashtu mund të ndodhë që vetëvrasja të bëhet për shkak të abuzimit me alkool dhe me substanca narkotike”,
“Në hulumtimet e shumta që janë bërë nëpër botë, kanë ardhur në konkludim se numri i përqindjeve të vetëvrasjeve ka qenë më i lartë te shtresat më të larta ose të mesme sesa tek ato të ulëta”,
Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dukuria e kryerjes së vetëvrasjeve cilësohet si një ndër tre faktorët kryesore të vdekjeve në botë.
Sipas statistikave të kësaj organizate, shumica e vetëvrasjeve të raportuar në botë, kryhen nga personat mbi 60 vjeç.
Ndërkaq në mbarë botën, në 50 vitet e fundit vetëvrasjet janë rritur për 60 për qind dhe se kjo rritje është shënuar më shumë në shtetet e zhvilluara.
- Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje, ndërkaq tentim vetëvrasjet bëhen për çdo 3 sekonda.
- Për çdo person që kryen vetëvrasje, 20 e më shumë bëjnë tentim vetëvrasje.
- Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në Azi, që përfshin mbi 60 për qind nga numri total i vetëvrasjeve në botë.
Pse ndodhin Vetëvrasjet?
''Në shumicën e rasteve të vetëvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera pos: mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajit për ndonjë arsye i cili faj nuk i lë të lirë në botën shpirtërore dhe arsye të ngjashme me to.
Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndjenja e pas tyre edhe vet aktin e vetëvrasjes janë ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike. Shkak i rritjes enorme të numrit (të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve), është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të të jetuarit.Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të. Shkaktarëve të vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janë të panumërt dhe, gjithmonë, do të mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriu!''
Kohë më parë suicid ka bërë një mjek zvicran i infektuar me Covid 19.Poashtu vetvrasje ka bërë edhe një mjek rusi cili ishte i traumatizuar në klinikë më të sëmurit më Covid 19. Në Sarajevë bëri vetëvrasje në Qendren studentore një grua.Kësisoji u vetvra edhe një vetëvra edhe një bokser i njohur amerikan i cili nuk e përballoi karantinimin.
Në prill të këtij viti vetëvrasje bëri edhe një vajzë me emrin Joe Smith 15 vjeçare nga Kalifornia.
Ajo nuk e përballoi izolimin dhe stresimin që kishte nga Covid 19 .
Kjo u gjet e varur në një apartament në Stockton.Nëna e vajzës, Daniel Hunt, me të cilën Joe jetonte, tha se ajo nuk kishte gjetur ndonjë letër lamtumirëse. Daniela tha se ajo po bënte gjithçka në fuqinë e saj si nënë dhe se arsyeja pse sot ajo u bëri thirrje të gjitha nënave dhe baballarëve që të ndalen dhe t'u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre në periudha të tilla ekstreme të izolimit dhe vetëizolimit nga Covid 19.Vajza ishte një nxënëse dhe atlete e mirë. Trajneri i sajë zt. Bill Fletcher, shkroi në Facebook se""... vdekja duhet të inkurajojë prindërit të komunikojnë me fëmijët e tyre në lidhje me pandeminë dhe virusin Covid".
A teenage girl in California killed herself after she reportedly struggled to cope with the state's stay-at-home orders amid the COVID19 outbreak. Jo’Vianni Smith,15, of Stockton, was found dead inside her home after she hanged herself last week. Authorities have said #COVID19
See PA-Solutions Online.'s other Tweets
Një pacient tjetër në Washington i dyshuar se kishte virusin Covid 19 bëri vetëvrasje. Zyrtarët amerikan për rastin në fjalë tentuan ta fshehin këtë të gjorë fatëkeqë.
Edhe një infermiere italiane gjatë mujait prill me emrin Danijela bëri vetëvrasje .
Politikanët tanë(Kosovë) për poena politikë krijojnë presedane brenda diagnozave dhe gjendjes pandemike me familjen e të ndjerit Agon Musliu nga Gjilani etj.etj.
Lexoni edhe këto shkrime lidhur me temën e vetëvrasjeve në Kosovë dhe Shqipëri:
http://floripress.blogspot.com/2012/03/mrsciflori-bruqi-vetvrasjet-ne-kosove.html
http://floripress.blogspot.com/2018/02/nga-flori-bruqi-vetevrasjet-dhe-vrasjet_20.html

No comments:
Post a Comment