2016-10-04

Në vend të përkujtimit : Shaban Cakolli, letrar dhe veprimtar i njohur kombëtar

Shaban Cakolli

Në vend të përkujtimit

Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit.

Me shkrime dhe kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botënë Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.

Ka udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA “Aleksandër Moisiu” në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH.

Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.

U vendos me banim në Gjermani ku vazhdoi aktivitetin kombëtar dhe letrar me më shumë elan gjer në momentet e fundit të jetës së tij të frytshme atdhetare më 27.08.2014.

Ka botuar:

“TOKË DARDANE”
“LOTI I ATDHEUT”
“DETI I QIELLIT”
“KRISMA E FJALËS”
“AGSHOLI”




Poezi nga Shaban Cakolli



I HUMBURI

Babai për të shkolluar
shiti mbulesën e shtëpisë
ti sikur kishe harruar
s´ju gjete në ditët e pleqërisë

Nëna për të harrnuar
kacafytej me varfërinë
ka vdekur e gjymtuar
ti varrin nuk ia din.

Motra që tërë kohën
të këndoi,o vëlla
e ka lidhë kurorën
të afërm askend nuk ka.

Trojet tu kanë rrënuar
s´dihet ku ka pasur shtëpi
mbi një trung të vjetruar
pushojnë korbat e zi.


ZEMËR E HUMBUR

O zemër e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku le motrën ,vëllanë
ku le tokën e të parëve tanë

Kush të ndoq nga trolli yt
pse s´qëndrove fyt për fyt
po ike aq larg
në ato porta,ku s´gjen fat.

O,zemër e gjora
ti më je sikur ora

nëpër kohë punon
një ditë nga jeta pushon

Të pushoje për tokë shqiptare
do të ngriteshin lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote.


ATY RRON VEQ NËNA

Nën pullaze të vjetruara
vende,vende lëshojnë pikën
e vetmuar rron veq nëna

jetën e shoqëron me frikën

Hedh shikim nga arë e bukës
përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rrin pranë stufës
pa djema,pa çupa

Rron me shpresë ne tuj na pritë
Numron ditët e pleqërisë

i thotë zemrës duro
Jeta bëhet domosdo.


KUR TË KTHEHEM NJË DITË

Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli lule
mbi varrin e gjyshit

Në male e fusha
do të bëjë verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time

Do të shfryaj mallin
që më dogji flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken plakë

Do të shuaj etjen
Që më ka përvëlua
nën hijen e shelgut
Aty kam një krua

Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam me u djegë me u shkri
më vendin sé lëshoj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...